{"id":76593,"date":"2023-05-31T17:22:30","date_gmt":"2023-05-31T15:22:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/sipas-kpk-izabela-radovani-deshtoi-te-arrinte-nivel-kualifikues-per-pasurine\/2023\/05\/31\/"},"modified":"2023-05-31T17:23:47","modified_gmt":"2023-05-31T15:23:47","slug":"sipas-kpk-izabela-radovani-deshtoi-te-arrinte-nivel-kualifikues-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/sipas-kpk-izabela-radovani-deshtoi-te-arrinte-nivel-kualifikues-per-pasurine\/2023\/05\/31\/","title":{"rendered":"Sipas KPK, Izabela Radovani d\u00ebshtoi t\u00eb arrinte nivel kualifikues p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Shkodr\u00ebs Izabela Radovani u shkarkua nga detyra m\u00eb 14 prill 2023 prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, pasi u konkludua se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb rrethanave t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, nuk arriti nivelin kualifikues n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Problemet e konstatuara n\u00eb aspektin profesional nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkim, por p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb tyre n\u00eb disa raste, si dhe pasi parashtrimet e subjektit p\u00ebr k\u00ebto gjetje kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pabazuara n\u00eb dokumente, jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb prej Komisionit n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar n\u00eb favor t\u00eb shkarkimit t\u00eb saj. P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figures, Radovani mori vler\u00ebsim pozitiv.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr shkarkimin e Radovanit u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shuli dhe an\u00ebtare Xhensila Pine.<\/p>\n<p>Izabela Radovani e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor si ndihm\u00ebsgjyqtare n\u00eb vitin 1996 dhe n\u00eb 2000-in u em\u00ebrua gjyqtare n\u00eb Shkod\u00ebr, ku dhe punoi prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar p\u00ebrfitimin me akt dhurimi t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 76 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr, por ka shtuar se n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb paguar vlera 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe se pasuria \u00ebsht\u00eb e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI ka konstatuar mosp\u00ebrputhje lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 1998, si dhe vler\u00ebn e paguar, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare t\u00eb vitit 2003 \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 1.8 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d shkruhet se \u00ebsht\u00eb dhuruar e paguar 500 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb ZVRPP Shkod\u00ebr rezulton se se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar me akt dhurimi.<\/p>\n<p>Pasi subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime lidhur me k\u00ebto mosp\u00ebrputhje, ajo ka deklaruar se nuk ka pasur dhurim, por shitje, pasi n\u00eb fakt pal\u00ebs shit\u00ebse i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb shuma 1.8 milion lek\u00eb. Sipas saj, hartimi i kontrat\u00ebs s\u00eb dhurimit \u00ebsht\u00eb kryer nga vet\u00eb noteri, i cili ka zgjedhur k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me burimin e shum\u00ebs 1.8 milion lek\u00eb, ka shpjeguar se n\u00eb vitin 1997 ka shitur nj\u00eb apartament p\u00ebr \u00e7mimin 1 milion e 350 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb e kishte bler\u00eb nj\u00eb vit para p\u00ebr 1.3 milion lek\u00eb me t\u00eb ardhurat nga puna e saj prej 11 vitesh, p\u00ebrpara se t\u00eb ushtronte detyr\u00ebn e ndihm\u00ebsgjyqtares.<\/p>\n<p>Radovani ka shpjeguar se pasi ka shitur apatamentin e saj, 1.3 milion\u00eb lek\u00eb i\u2019ua ka dh\u00ebn\u00eb shit\u00ebsve dhe kur \u00ebsht\u00eb hartuar kontrata e dhurimit, bashk\u00ebshorti ka shtuar edhe vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka vler\u00ebson se megjith\u00ebse pasuria de jure \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar me akt dhurimi, ka rezultuar se de facto \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar me shitje n\u00eb vitin 1998, kundrejt shum\u00ebn 1.8 milion lek\u00eb. N\u00eb p\u00ebrfundim KPK ka \u00e7muar se mosp\u00ebrputhjet nuk kan\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb pasoj\u00eb pasi subjekti ka pranuar se e ka bler\u00eb kundrejt shum\u00ebs 1.8 milion lek\u00eb<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti n\u00eb 98-\u00ebn. Komisioni konkludon se subjekti nuk arriti t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e t\u00eb ardhurave p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 1996 dhe as q\u00eb shuma e p\u00ebrfituar nga shitja e asaj pasurie nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 1998 apo p\u00ebr shtesat n\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb t\u00eb krijuar n\u00eb vitin 1995 e t\u00eb deklaruar n\u00eb 2003-in.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPK ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pretendimeve t\u00eb Radovanit lidhur me burimet e banes\u00ebs s\u00eb bler\u00eb n\u00eb 98-\u00ebn, s\u00ebrish nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb e 174 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Radovani ka deklaruar blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit \u201cDaimler Chrysler\u201d n\u00eb vitin 2008, kundrejt vler\u00ebs 1000 euro dhe shpenzime doganore 3500 euro me t\u00eb ardhura nga puna.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake \u00ebsht\u00eb konstatuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 739 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Radovani ka pretenduar se balanca negative e fondeve p\u00ebr blerjen e mjetit \u00ebsht\u00eb e lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e pasqyrimit t\u00eb shlyerjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsie tregatare me sip\u00ebrfaqe 34.5 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr po n\u00eb 2008-\u00ebn. Ajo ka pretenduar se n\u00eb vitin 2008 ka paguar vet\u00ebm shum\u00ebn 1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb dhe jo 3 milion\u00eb lek\u00eb si e ka konsideruar KPK.<\/p>\n<p>Por, Komisioni konstaton se subjekti nuk ka deklaruar pak\u00ebsim likujditeti cash n\u00eb vitet 2007, 2008 dhe 2009 p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb ashtu si ajo ka pretenduar dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se shlyerja e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb prej 3 milion\u00eb lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb kryer sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2008.<\/p>\n<p>Po ashtu, subjekti ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi analiz\u00ebn financiare duke pretenduar nd\u00ebr t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb ardhurat e realizuara nga bashk\u00ebshorti p\u00ebr periudh\u00ebn janar \u2013 tetor t\u00eb vitit 2008 t\u00eb rip\u00ebrllogariten nga ana e Komisionit sipas qarkullimit dhe fitimit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb realizuar sipas regjistrave fizik\u00eb t\u00eb akteve dhe veprimeve t\u00eb aktivitetit noterial t\u00eb tij dhe jo duke u bazuar n\u00eb deklarimet e kryera si person fizik n\u00eb organet tatimore p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb kohore.<\/p>\n<p>Por, Komisioni ka vler\u00ebsuar q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhurat e krijuara nga bashk\u00ebshorti do t\u00eb reflektohen n\u00eb analiz\u00eb vet\u00ebm ato t\u00eb cilat jan\u00eb konfirmuar nga organet tatimore, nga ku ka q\u00ebndruar pamund\u00ebsia financiare n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr investimin n\u00eb k\u00ebto pasuri.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebrkimeve p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi, ka rezultuar se subjekti ka shqyrtuar dy \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb t\u00eb paditur trash\u00ebgimtaren e shit\u00ebsit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuese e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, kur ende ishin n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien juridiko-civile shitjeje t\u00eb pap\u00ebrfunduar me nj\u00ebri-tjetrin. Po ashtu, ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i subjektit ka mbajtur p\u00ebr nd\u00ebr vite praktik\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, situata q\u00eb jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb mjaftueshme si arsye serioze nj\u00ebanshm\u00ebrie dhe shkaqe p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb fjal\u00eb, duke hequr dor\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>Radovani \u00ebsht\u00eb gjetur me balanc\u00eb negative edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite 1 milion e 259 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se n\u00eb parashtrimet e saj, subjekti nuk dha ndonj\u00eb sqarim specifik n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb konstatim, por ka pretenduar nd\u00ebr t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb ardhurat e realizuara nga bashk\u00ebshorti p\u00ebr vitet 2008, 2010 dhe 2011 t\u00eb rip\u00ebrllogariten nga Komisioni sipas qarkullimit dhe fitimit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb realizuar.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb rastin e analiz\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00ebsis\u00eb dhe automjetit n\u00eb vitin 2008, KPK ka vler\u00ebsuar t\u00eb konsideroj\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ardhurat e konfirmuara nga organet tatimore.<\/p>\n<p>KPK konstaton nd\u00ebr t\u00eb tjera se subjekti nuk ka deklaruar p\u00ebrdorimin e banes\u00ebs private t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, por se e ka deklaruar at\u00eb vet\u00ebm pasi \u00ebsht\u00eb njohur me rezultatet e hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Nga verifikimi akteve t\u00eb dosjes s\u00eb ILDKPKI, ka rezultuar se ZVRPP Shkod\u00ebr ka konfirmuar nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 54 m2 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Izabela Radovani, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1996. Po ashtu ka rezultuar se n\u00eb vitin 1997 \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb shitje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, n\u00eb emrin e saj.<\/p>\n<p>Subjekti ka mohuar t\u00eb ket\u00eb lidhur kontrata me objekt k\u00ebt\u00eb pasuri dhe ka shpjeguar se nuk ka informacion mbi gjendjen aktuale juridike t\u00eb k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>Ajo ka kund\u00ebrshtuar si t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb aderes\u00ebn e vendbanimit q\u00eb sipas certifikat\u00ebs personale \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo banes\u00eb, duke deklaruar se kjo adres\u00eb nuk p\u00ebrputhet me vendbanimin e saj t\u00eb regjistruar zyrtarisht n\u00eb gjendjen civile dhe ka paraqitur dokument p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pretendimin e saj.<\/p>\n<p>Nga hetimi paraprak, KPK ka konstatuar se subjekti ka kryer deklarime t\u00eb paqarta dhe t\u00eb pav\u00ebrteta n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pasuri, pasi n\u00eb aktin e blerjes t\u00eb vitit 1996, ve\u00e7 dat\u00eblindjes, gjeneralitetet e tjera p\u00ebrputhen me ato t\u00eb subjektit, nd\u00ebrsa n\u00eb aktin e shitjes t\u00eb vitit 1997 ka rezultuar se p\u00ebrputhen plot\u00ebsisht gjeneralitetet e sh\u00ebnuara.<\/p>\n<p>Komisioni i ka vler\u00ebsuar jo bind\u00ebse dhe t\u00eb pabazuara deklarimet e subjektit lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, mes t\u00eb tjerash edhe pretendimin se ka v\u00ebrtetuar shkenc\u00ebrisht p\u00ebrmes nj\u00eb eksperti se nuk ka lidhje me kontrat\u00ebn e blerjes s\u00eb vitit 1996. KPK \u00e7mon se konkluzioni i ekspertit nuk \u00ebsht\u00eb kategorik dhe shton se nga analizimi i aktekspertimit grafik ka vler\u00eb fakti q\u00eb eksperti ka konkluduar se akt shitblerja e pasuris\u00eb t\u00eb paluajtshme e vitit 1997, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga shtetasja Izabela B. (Radovani.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vet\u00eb subjekti e ka vendosur k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb si model krahasues n\u00eb dispozicion t\u00eb ekspertit duke pranuar k\u00ebshtu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga ana e saj\u201d, v\u00ebren KPK dhe \u00e7mohet se, p\u00ebrderisa subjekti e ka shitur k\u00ebt\u00eb apartament, at\u00ebher\u00eb edhe e ka bler\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se pasuria e bler\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe shitur n\u00eb vitin 1997 i p\u00ebrket nj\u00eb periudhe t\u00eb hershme e para se Radovani t\u00eb b\u00ebhej subjekt deklarues dhe moskryerja e deklarimeve n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pasuri nuk ka ndonj\u00eb pasoj\u00eb direkte n\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, \u00e7mohet se subjekti d\u00ebshtoi t\u00eb argumentoj\u00eb bindsh\u00ebm se nuk ka lidhje me k\u00ebt\u00eb apartament. Nd\u00ebrkoh\u00eb, prej marrjes dijeni pas pyetjes n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2021 e deri n\u00eb momentin e njohjes me rezultatet e hetimit, nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb hap p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakuptueshme, pas njohjes me barr\u00ebn e prov\u00ebs, subjekti ka k\u00ebrkuar vet\u00ebm ekspertimin e n\u00ebnshkrimit n\u00eb kontrat\u00ebn e blerjes s\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb vitit 1996, ku ajo figuron n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pal\u00ebs bler\u00ebse, dhe jo t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb vitit 1997, ku ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pal\u00ebs shit\u00ebse, duke thelluar edhe m\u00eb shum\u00eb dyshimet n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb objekt verifikimi\u201d, konstaton KPK dhe shton se kjo sjellje e p\u00ebrs\u00ebritur e subjektit me deklarime q\u00eb nuk p\u00ebrkojn\u00eb me realitetin, deklarime kontradiktore dhe jokoherente, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor dhe p\u00ebrfundimtar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb favor t\u00eb mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr vitet 1996-2003 dhe 2004 -2016 ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ total n\u00eb shum\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Shkodr\u00ebs Izabela Radovani u shkarkua nga detyra m\u00eb 14 prill 2023 prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, pasi u konkludua se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb rrethanave t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, nuk arriti nivelin kualifikues n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Problemet e konstatuara n\u00eb aspektin profesional nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkim, por p\u00ebr shkak [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76594,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[784,132,103,843,118,906,973,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/IMG_5470-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, Izabela Radovani pas vendimit nga KPK. Foto:BIRN.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76593"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76593"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76593\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76595,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76593\/revisions\/76595"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76594"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76593"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76593"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76593"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}