{"id":76602,"date":"2023-06-02T15:58:15","date_gmt":"2023-06-02T13:58:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-besnik-shehu-kreu-deklarim-te-pasakte-dhe-te-pamjaftueshem-per-pasurine\/2023\/06\/02\/"},"modified":"2023-06-02T16:00:06","modified_gmt":"2023-06-02T14:00:06","slug":"kpk-besnik-shehu-kreu-deklarim-te-pasakte-dhe-te-pamjaftueshem-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-besnik-shehu-kreu-deklarim-te-pasakte-dhe-te-pamjaftueshem-per-pasurine\/2023\/06\/02\/","title":{"rendered":"KPK: Besnik Shehu kreu deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Kor\u00e7\u00ebs, Besnik Shehu u shkarkua nga detyra m\u00eb 6 prill 2023 p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe rezultoi me bilanc negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtare Genta Tafa Bungo, e p\u00ebrmbylli hetimin administrativ vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, duke konkluduar se hetimi i dy kritereve t\u00eb tjer\u00eb nuk do t\u00eb ndryshonte zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Besnik Shehu e filloi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe punoi prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtar pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Komisionit konstatohet konfuzion n\u00eb deklarimet e subjektit lidhur me krijimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2003. Sipas KPK, pretendimet e Shehut nuk gjejn\u00eb pasqyrim n\u00eb deklarimet periodike vjetore dhe se deklarimet e tij n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d duken si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar pagesat e kryera nd\u00ebr vite, p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nga analiza paraprake p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2006 kur jan\u00eb shlyer k\u00ebstet e k\u00ebsaj pasurie, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 3.9 milion\u00eb lek\u00eb, pasi nuk jan\u00eb pranuar dy prej burimeve. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shuma 11 mij\u00eb e 500 USD nga \u00e7elja e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve, p\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb provuar burimi t\u00eb ardhurave t\u00eb babait. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn paraprake nj\u00eb shum\u00eb 40 mij\u00eb euro e deklaruar se i \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kuant\u00ebs, pasi shpjegimet e dh\u00ebna nga subjekti n\u00eb ILDKPKI p\u00ebr vitin e marrjes s\u00eb huas, kan\u00eb rezultuar n\u00eb mosp\u00ebrputhje me ato n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe me p\u00ebrmbajtjen e kontrat\u00ebs s\u00eb huas t\u00eb vitit 2007.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, Shehu ka kund\u00ebrshtuar konstatimet e Komisionit duke pretenduar se deklarimet e tij kan\u00eb qen\u00eb kosistente dhe se huadh\u00ebn\u00ebsja ka pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme, pasi ve\u00e7 t\u00eb ardhurave n\u00eb emigrim, ka shitur dhe nj\u00eb apartament n\u00eb qytetin e Beratit n\u00eb vitin 1998 kundrej \u00e7mimit 600 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por, Komisioni i q\u00ebndron konstatimit se shpjegimet e Shehut jan\u00eb konfuze dhe nuk krijojn\u00eb qart\u00ebsi se kur ka filluar huamarrja. \u201c\u2026Duket se kjo hua p\u00ebrdoret nga subjekti si burim p\u00ebr t\u00eb mbuluar diferencat negative t\u00eb analiz\u00ebs financiare nd\u00ebr vite\u201d, vler\u00ebson KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb shpjegimeve dhe provave t\u00eb paraqitura nga Shehu, trupa e KPK ka pranuar n\u00eb p\u00ebrfundim si t\u00eb ardhura me burime t\u00eb ligjshme ato t\u00eb p\u00ebrfituara nga trash\u00ebgimia e prind\u00ebrve n\u00eb shum\u00ebn \u00bd e vler\u00ebs s\u00eb depozit\u00ebs s\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe nj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua nga shtetasja Zh.K., p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve, n\u00eb shum\u00ebn totale 13 mij\u00eb e 130 USD n\u00eb vitet 2003 dhe 2004.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nga analiza financiare e rishikuar, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 374 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Shehu ka deklaruar se pas blerjes s\u00eb banes\u00ebs n\u00eb Durr\u00ebs, me shpres\u00ebn se do t\u00eb jepej me qira tek ndonj\u00eb shtetas i huaj, kan\u00eb shitur nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs, e bler\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes me t\u00eb ardhurat prej shitjes s\u00eb nj\u00eb banese n\u00eb Elbasan, t\u00eb p\u00ebrfituar me privatizim. Ai ka sqaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d se ka investuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament p\u00ebr rregullimin e \u00e7atis\u00eb, duke e p\u00ebrshtatur si gjysm\u00eb ambienti banimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Shehu ka deklaruar se me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb, \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar shlyerja e huas\u00eb marr\u00eb kunat\u00ebs Zh.K..<\/p>\n<p>Ai ka shtuar se pas shitjes s\u00eb banes\u00ebs, kan\u00eb lidhur nj\u00eb aktmarr\u00ebveshje me nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtimi, ku me pjes\u00ebn e mbetur nga vlera e p\u00ebrfituar pas shlyerjes s\u00eb huas\u00eb, \u00ebsht\u00eb paguar k\u00ebsti i par\u00eb 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komisioni se ku ka jetuar pas shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Shehu ka deklaruar se deri n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2008 kur kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb banes\u00ebn e re, ka vijuar t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb apartamentin e shitur, pa pages\u00eb, sipas nj\u00eb marr\u00ebveshje verbale e bler\u00ebsin.<\/p>\n<p>KPK e ka vler\u00ebsuar \u00e7mimin e shitjes m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb raport me vler\u00ebn e apartamentit apo dokumentet e vler\u00ebsimit sipas bank\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, bler\u00ebsi ka marr\u00eb kredi bankare, q\u00eb nuk rezulton ta ket\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e apartamentit, por p\u00ebr interesa t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb tregtare. Po ashtu, ka rezultuar se faturat e sh\u00ebrbimeve utilitare kan\u00eb vijuar t\u00eb jen\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe t\u00eb paguhen prej tij.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna Komisioni ka ngritur dyshime se kjo pasuri mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb posedim t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe se kontrata e shitblerjes mund t\u00eb jet\u00eb fiktive. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, t\u00eb ardhurat nga shitja e k\u00ebtij apartamenti nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 125 m2 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb pas shitjes s\u00eb t\u00eb parit po n\u00eb at\u00eb qytet, subjekti ka deklaruar se ka paguar 1 milion lek\u00eb me burim nga vlera e shitjes s\u00eb apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. N\u00eb vitin 2009 ai ka deklaruar se p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit 5.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb k\u00ebtij apartamenti, ka marr\u00eb dhe nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi paraprak ka rezultuar se subjekti e ka bler\u00eb apartamentin e dyt\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se i referenc\u00ebs. \u201cObjekti \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtim i ri dhe ka nj\u00eb \u00e7mim duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se pasuria e shitur n\u00eb vitin 2007 (nd\u00ebrtim ekzistues). Duket se subjekti ble lir\u00eb dhe shet shtrenjt\u00eb\u201d, citohet n\u00eb konstatimet paraprake t\u00eb hetimit t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se pagesat e k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb kryer p\u00ebr periudh\u00ebn 2009-2011, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti ka deklaruar se e ka poseduar prej qershorit t\u00eb vitit 2008.<\/p>\n<p>Vlera prej 480 mij\u00eb lek\u00ebsh e deklaruar p\u00ebr arredimin n\u00eb vitin 2012 dhe 200 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr punime t\u00eb brendshme elektrike jan\u00eb konsideruar prej KPK t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr p\u00ebrshtatjen e saj p\u00ebr banim n\u00eb qershor t\u00eb 2008-\u00ebs. Ky konstatim \u00ebsht\u00eb bazuar dhe n\u00eb fotot e k\u00ebsaj pasurie q\u00eb gjenden n\u00eb dokumentet e kredimarrjes n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>KPK ka ngritur dyshime n\u00eb hetimin paraprak p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb lidhur me burimin e p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb huaje n\u00eb vitin 2011 t\u00eb marr\u00eb dy shtetasve, me burim fondet e p\u00ebrfituara nga nj\u00eb kredi e p\u00ebrfituar n\u00eb janar t\u00eb 2012-\u00ebs, pasi ato rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr veprimtari t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Trupa e KPK, pasi ka vler\u00ebsuar shpjegimet e subjektit t\u00eb dh\u00ebna gjat\u00eb prap\u00ebsimeve lidhur me burimet e deklaruara p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, ka \u00e7muar t\u00eb pranoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre, duke e reduktuar bilancin negativ paraprak nga 4.3 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb 2.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analizimi i kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2012 n\u00eb shum\u00ebn 4.6 milion\u00eb lek\u00eb, ka rezultuar se deklarimet e subjektit p\u00ebr destinacionin e fondeve nuk p\u00ebrputhen me t\u00eb dh\u00ebnat e dokumentacionit bankar.<\/p>\n<p>Shehu ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d se kredia \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr cash dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nd\u00ebr vite si burim p\u00ebr shlyerje detyrimesh, krijim pasurish dhe mbulim shpenzimesh.<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar se 938 mij\u00eb lek\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie t\u00eb m\u00ebparshme; 1 milion lek\u00eb p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb huaje marr\u00eb nga shtetasit G. K. dhe L. T.; 600 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin e dyt\u00eb e t\u00eb tret\u00eb t\u00eb Bachelorit dhe p\u00ebr masterin e bashk\u00ebshortes; 450 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shpenzimet e vdekjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes; 480 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr arredimin e sht\u00ebpis\u00eb; 650 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti dhe 500 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb garazh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi i veprimeve bankare n\u00eb llogarin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit ka rezultuar se fondet e kredis\u00eb s\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb janar t\u00eb 2012-\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb mas\u00ebn 938 mij\u00eb lek\u00eb; 500 mij\u00eb lek\u00eb jan\u00eb t\u00ebrhequr cash; nd\u00ebrsa 3 milion e 130 mij\u00eb lek\u00eb jan\u00eb transferuar n\u00eb llogarin\u00eb personale t\u00eb shtetasit E.S.. Subjekti ka shpjeguar se k\u00ebt\u00eb transfert\u00eb e ka kryer bashk\u00ebshortja n\u00eb favor t\u00eb nipit, p\u00ebr arsye t\u00eb ushtrimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb tij tregtar.<\/p>\n<p>\u201cDeklarimet e subjektit n\u00eb Deklarat\u00ebn Vetting dhe n\u00eb deklaratat periodike vjetore mbi disponimin cash t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb mbetur nga kredia dhe destinacioni i p\u00ebrdorimit p\u00ebr shlyerje huaje e krijim pasurish nuk gjejn\u00eb pasqyrim dhe nuk p\u00ebrputhen me veprimet bankare t\u00eb kryera\u201d, konstaton KPK dhe shton se subjekti i rivler\u00ebsimit ka fshehur transaksionin financiar n\u00eb llogarin\u00eb e shtetasit E. S. , duke mos e pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe n\u00eb deklarimin periodik vjetor, duke ngritur dyshime mbi q\u00ebllimin real t\u00eb marrjes s\u00eb k\u00ebsaj kredie.<\/p>\n<p>Edhe pas shpjegimeve t\u00eb subjektit, trupa e KPK \u00e7mon se ai nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion justifikues ligjor pretendimin e tij se ka marr\u00eb mbrapsht fondet e dh\u00ebna nipit E. S. gjat\u00eb vitit 2012 dhe se paraqitja e deklaratave noteriale t\u00eb tanishme nuk p\u00ebrb\u00ebn prov\u00eb p\u00ebr Komisionin.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit t\u00eb destinacionit t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb, KPK \u00e7mon se Shehu nuk mundi t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit lidhur me deklarimin e tij p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fondeve t\u00eb kredis\u00eb si burim p\u00ebr krijimin e gjendjes cash n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2012, t\u00eb dekaruar si burim p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb tjera. N\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebrfundimtare, shuma 3 milion e 130 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb llogaritur si shpenzim n\u00eb vitin 2012 duke, mos u konsidurar si burim p\u00ebr pasurit\u00eb e krijuara n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb nj\u00eb nj\u00eb automjeti t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2014 dhe t\u00eb nj\u00eb garazhi t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2015-\u00ebn, ku si burim kan\u00eb deklaruar fondet e mbetura t\u00eb kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Shehu ka deklaruar n\u00eb pyet\u00ebsorin Standard se ka pasur n\u00eb p\u00ebrdorim automjetin e baxhanakut, shtetasit Q.S., duke dor\u00ebzuar dhe kontrat\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb vitit 2007, pa afat. Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka qen\u00eb p\u00ebrdorues i rregullt i k\u00ebtij automjeti nga viti 2007 kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb prej baxhanakut, deri n\u00eb 2014-\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsuar. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt automjetin p\u00ebr udh\u00ebtime jasht\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe rezulton se ky automjet \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur vet\u00ebm prej tij\u201d, citohet n\u00eb konkluzionin e KPK dhe shtohet fakti se Shehu nuk ka pasur automjete n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Trupa e KPK shprehet se bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna krijohet bindja se mjeti ka qen\u00eb i subjektit, q\u00eb prej fillimit e derisa \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni ka konkluduar se gjyqtari Besnik Shehu ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se ka rezultuar me nj\u00eb bilanc negativ p\u00ebr gjith\u00eb vitet e analizuara 1997-2016, n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 8.4 milion\u00eb lek\u00eb, duke \u00e7muar se hetimi n\u00eb dy kriteret e tjer\u00eb nuk do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Kor\u00e7\u00ebs, Besnik Shehu u shkarkua nga detyra m\u00eb 6 prill 2023 p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe rezultoi me bilanc negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtare Genta Tafa Bungo, e p\u00ebrmbylli hetimin administrativ vet\u00ebm n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76603,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[976,977,170,147,103,978,118,172,173],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Besnik-Shehu-qender.jpg","fifu_image_alt":"Besnik Shehu (n\u00eb qend\u00ebr) pas vendimit t\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76602"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76602"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76602\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76604,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76602\/revisions\/76604"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76603"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76602"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76602"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76602"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}