{"id":76607,"date":"2023-06-05T19:00:20","date_gmt":"2023-06-05T17:00:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-qendrimet-per-analizen-financiare-te-gjyqtares-irena-brahimi\/2023\/06\/05\/"},"modified":"2023-06-05T19:03:56","modified_gmt":"2023-06-05T17:03:56","slug":"kpa-degjon-qendrimet-per-analizen-financiare-te-gjyqtares-irena-brahimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-qendrimet-per-analizen-financiare-te-gjyqtares-irena-brahimi\/2023\/06\/05\/","title":{"rendered":"KPA d\u00ebgjon q\u00ebndrimet p\u00ebr analiz\u00ebn financiare t\u00eb gjyqtares Irena Brahimi"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 5 qershor me q\u00ebndrimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa dhe t\u00eb gjyqtares s\u00eb Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Irena Brahimi lidhur me analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer n\u00eb funksion t\u00eb ankimit t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues, Natasha Mulaj sqaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se Kolegji e kishte kryer dhe i kishte njoftuar pal\u00ebve analiz\u00ebn financiare mbi k\u00ebrkimet e Komisionerit Publik dhe pretendimet e ngritura nga gjyqtarja Brahimi.<\/p>\n<p>Pasi pal\u00ebt konfirmuan se ishin njohur me k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb financiare, Komisioneri Ballhysa parashtroi se nga analiza e kryer sipas shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankimin e tij, konstatohet pamund\u00ebsi e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve dhe investimeve, si dhe p\u00ebr krijimin e kursimeve.<\/p>\n<p>Ballhysa sqaroi se nga t\u00eb ardhurat e pretenduara nga subjekti se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebshorti nga nj\u00eb laborator privat gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb par\u00eb 2005-2008, nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar kushtet p\u00ebr ti konsideruar ato t\u00eb ardhura, pasi nuk jan\u00eb shlyer detyrimet tatimore. Ai v\u00ebrejti se nuk ka akt t\u00eb list\u00eb pages\u00ebs, ndonj\u00eb \u00e7ek apo kreditime monetare p\u00ebr llogari t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ballhysa konstatoi se nuk \u00ebsht\u00eb dokumentuar mbulimi i shpenzimeve t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit p\u00ebr udh\u00ebtimet n\u00eb Janin\u00eb nga ana e laboratorit.<\/p>\n<p>Ballhysa k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk duhej t\u00eb konsideroheshin n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb mjeti m\u00eb shtrenjt\u00eb nga sa ishte bler\u00eb, pasi nuk ishin provuar shpenzimet shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, Brahimi rezulton n\u00eb pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr periudh\u00ebn tjet\u00ebr 2014-2016. Sipas tij, nga t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga puna n\u00eb laborator mund t\u00eb konsiderohen vet\u00ebm ato q\u00eb konfirmohen nga sigurimet shoq\u00ebrore dhe tatimet.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar pretendimin e subjektit p\u00ebr konsiderimin e t\u00eb ardhurave nga dh\u00ebnia me qira e nj\u00eb prone, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e KPA-s\u00eb, sipas t\u00eb cil\u00ebs t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme konsiderohen vet\u00ebm ato p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb shlyer n\u00eb koh\u00eb reale detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Ballhysa kund\u00ebrshtoi dhe pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb Brahimit se nuk kishte pasur shpenzime p\u00ebr vajzat kur ato jetonin n\u00eb Tiran\u00eb tek gjysh\u00ebrit. Komisioneri v\u00ebrejti se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit kishin kryer nj\u00eb investim n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb dhe se me t\u00eb ardhurat e tyre nga pensionet rezultonin n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet jetike t\u00eb vajzave t\u00eb gjyqtares Brahimi.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit Ballhysa, p\u00ebr periudhat 2005-2008 dhe 2014-2016, gjyqtarja Brahimi rezulton me nj\u00eb bilan negativ total n\u00eb vler\u00ebn rreth 3.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Irena Brahimi e cil\u00ebsoi q\u00ebndrimin e Komisioneri Publik mbi analiz\u00ebn financiare n\u00eb tejkalim t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit. Ajo v\u00ebrejti se analiza financiare paraprake \u00ebsht\u00eb n\u00eb tre versione t\u00eb ndryshme. Sipas subjektit, q\u00ebndrimi i Komisionerit nuk duhet t\u00eb pranohet pasi bie ndesh me rrethanat faktike dhe c\u00ebnon t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb regullt. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo shprehu dakord\u00ebsin\u00eb me tabel\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi pasakt\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs duke e cil\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00eb analiz\u00ebn e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr vitin 2007. P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pretendimin se shpenzimet e vajzave p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe ishin mbuluar nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit, ajo dor\u00ebzoi si prov\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale dhe certifikat\u00eb personale t\u00eb vjehrrit, i cili deklaronte se mbesat kishin q\u00ebndruar tek ai. K\u00ebto dokumente u administruan nga KPA n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ballhysa k\u00ebrkoi t\u00eb specifikohej nga subjekti se ku ai i kishte tejkaluar shkaqet e ankimit, nd\u00ebrsa gjyqtarja Brahimi i k\u00ebrkoi Kolegjit m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb paraqiste pretendimet e saj ndaj q\u00ebndrimit t\u00eb Komisionerit p\u00ebr analiz\u00ebn financiare. KPA vler\u00ebsoi se subjekti mund ti paraqes\u00eb k\u00ebto q\u00ebndrime s\u00eb bashku me konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Brahimi paraqiti q\u00ebndrim mbi nj\u00eb denoncim t\u00eb parashtruar n\u00eb seanc\u00ebn parardh\u00ebse m\u00eb 11 maj n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb shkaqeve t\u00eb Komisinerit n\u00eb kriterin profesional, ku b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb link t\u00eb nj\u00eb materiali denoncues lidhur me shqyrtimin gjyq\u00ebsor t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje penale p\u00ebr nj\u00eb aksident me tre viktima n\u00eb vitin 2016. Subjekti i ka dh\u00ebn\u00eb dh\u00ebn\u00eb pafajsi shoferit me inicial H.D., nd\u00ebrsa n\u00eb denoncimin publik n\u00eb media pretendohej se nj\u00eb video tregonte qart\u00eb se ky i fundit kishte qen\u00eb fajtor n\u00eb p\u00ebrplasje. Gjat\u00eb paraqitjes s\u00eb parashtrimeve m\u00eb 11 maj, Brahimi pretendoi se nuk provohej tej \u00e7do dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm faj\u00ebsia e H.D. dhe se n\u00eb video nuk dukej momenti i p\u00ebrplasjes, pasi e pengonte nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, Brahimi pretendoi se denoncimi n\u00eb fjal\u00eb nuk i plot\u00ebsonte kushtet p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb saj t\u00eb rivler\u00ebsimit, pasi nuk dihej autori i shkrimit, pronari apo administratori i portalit q\u00eb e kishte publikuar.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se denoncimi \u00ebsht\u00eb kryer nga nj\u00eb burim anonim dhe se pretendimet lidhen me vler\u00ebsimin e provave nga gjykata, k\u00ebrkoj t\u00eb mos konsiderohet\u201d, u shpreh Brahimi nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Trupa e KPA i k\u00ebrkoi Komisionerit Publik t\u00eb d\u00ebrgonte me post\u00eb elektronike linkun e denoncimit publik, t\u00eb siguruar nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM dhe k\u00ebrkoi asistenc\u00ebn e specialist\u00ebve t\u00eb IT-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb aksesuar materialin.<\/p>\n<p>Specilist\u00ebt e IT-s\u00eb konstatuan se linku ishte i paaksuesuesh\u00ebm pasi mund t\u00eb ishte i fshir\u00eb ose nuk funksiononte. Ballhysa solli n\u00eb v\u00ebmendje se kishte vendosur n\u00eb dispozicion kopje shkresore t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb denoncimit dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb administrohen n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb ku \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjykim, kopje t\u00eb fashikujve t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e Ballhys\u00ebs p\u00ebr administrimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 6 korrik, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 5 qershor me q\u00ebndrimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa dhe t\u00eb gjyqtares s\u00eb Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Irena Brahimi lidhur me analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer n\u00eb funksion t\u00eb ankimit t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi. Kryesuesja e trupit gjykues, Natasha Mulaj [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76608,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[427,979,214,107,680,112,101,221,674,671,133],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/Gjyqtarja-Irena-Brahimi-dke-dale-nga-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Irena Brahimi dke dal\u00eb nga, Kolegji i Poasa\u00e7i Apelimit, KPA, dat\u00eb 06.05.2023 | Foto: Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76607"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76607"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76607\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76609,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76607\/revisions\/76609"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76607"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76607"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76607"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}