{"id":76651,"date":"2023-06-12T18:54:58","date_gmt":"2023-06-12T16:54:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-me-nje-kontrate-shit-blerje-vene-ne-veshtiresi-prokurorin-ylli-bashaj\/2023\/06\/12\/"},"modified":"2023-06-12T18:56:45","modified_gmt":"2023-06-12T16:56:45","slug":"problemet-me-nje-kontrate-shit-blerje-vene-ne-veshtiresi-prokurorin-ylli-bashaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-me-nje-kontrate-shit-blerje-vene-ne-veshtiresi-prokurorin-ylli-bashaj\/2023\/06\/12\/","title":{"rendered":"Problemet me nj\u00eb kontrat\u00eb shit-blerje v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi prokurorin Ylli Bashaj"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00eb Ylli Bashaj i tha Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se ai e vler\u00ebsonte procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, por k\u00ebmb\u00ebnguli se ai nuk do t\u00eb kishte k\u00ebrkuar edhe sot kontrata noteriale p\u00ebr huat\u00eb e marra nga t\u00eb af\u00ebrm.<\/p>\n<p>\u201cAta m\u00eb besojn\u00eb mua dhe un\u00eb u besoj atyre\u201d, tha Bashaj, i cili u p\u00ebrball n\u00eb KPK me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dokumentuar dy hua dhe shpjeguar diferenc\u00ebn mes \u00e7mimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb kontrat\u00eb dhe nj\u00eb pagese t\u00eb b\u00ebr\u00eb muaj pas k\u00ebsaj kontrate p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ i trup\u00ebs s\u00eb kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me an\u00ebtare Valbona Sanxhaktari dhe relatore Genta Tafa Bungo, ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje po ashtu se Bashaj nuk kishte qen\u00eb bashk\u00ebpunues me hetimin. Prokurori e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje, nd\u00ebrsa pretendoi para trup\u00ebs se bankat italiane ishin b\u00ebr\u00eb penges\u00eb p\u00ebr raportimin e t\u00eb dh\u00ebnave nga llogaria e t\u00eb bij\u00ebs. Basha megjithat\u00eb tha se shpenzimet p\u00ebr shkollimin ishin mbuluar prej tij.<\/p>\n<p>Bashaj ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb prokurori e cila \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Kavaj\u00eb dhe n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyqsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Hetimi mbi pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Bashaj u p\u00ebrball n\u00eb KPK me pyetje kryesisht mbi koherenc\u00ebn dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb kontrate p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb vitin 2000.<\/p>\n<p>Sipas relatimit Bashaj kishte n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn blinte nj\u00eb apartament p\u00ebr 28 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb dhejtor 2000. Kontrata vinte n\u00eb dukje se k\u00ebto para ishin paguar para n\u00ebnshkrimit t\u00eb saj. Por muaj m\u00eb von\u00eb Bashaj mori nj\u00eb kredi n\u00eb bank\u00eb dhe i pagoi kompanis\u00eb 8 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori pretendon se kjo ishte plot\u00ebsim i shum\u00ebs prej 28 mij\u00eb dollar\u00ebsh. Sipas tij ai kishte paguar vet\u00ebm 20 mij\u00eb para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs. Ai tha se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr mir\u00ebbesim mes pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Por Komisioni n\u00eb hetimin e tij vuri n\u00eb dukje se ishin ngritur dyshime q\u00eb apartamenti kishte kushtuar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb 36 mij\u00eb dollar\u00eb. KPK tha se kishte marr\u00eb kontrata t\u00eb ngjashme dhe se \u00e7mimi prej 36 mij\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebrputhej me \u00e7mimet referenc\u00eb t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave. \u00a0Bashaj pretendoi n\u00eb fjal\u00ebn e tij se \u00e7mimet referenc\u00eb ishin t\u00eb disa muajve m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb v\u00ebzhguesi i ONM n\u00eb seanc\u00eb Thepo Jacobs, k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb sqarimin e kontrat\u00ebs dhe marrjen e kredis\u00eb m\u00eb von\u00eb. Ai k\u00ebrkoi t\u00eb dinte pse Bashaj kishte n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb jo reale.<\/p>\n<p>Prokurori pretendoi q\u00eb kontrata nuk kishte probleme. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb besimin mes pal\u00ebve dhe problemet e bankave n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb dhe v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb kredi.<\/p>\n<p>Huat\u00eb e p\u00ebrdorura n\u00eb blerjen e k\u00ebsaj pasurie ishin po ashtu objekt debati. Nga sa u kuptua n\u00eb seanc\u00eb Bashja kishte marr\u00eb tre hua nga t\u00eb af\u00ebrm dhe v\u00ebllai, por KPK nuk kishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb dy prej tyre. Sipas Komisionit pa dy huat\u00eb ai rezultonte me nj\u00eb bilanc negativ prej 1.6 milion lek\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb kryer pagesat.<\/p>\n<p>Komisioni vuri n\u00eb dukje se k\u00ebto probleme lidheshin edhe me deklarimet e subjektit. Ky i fundit n\u00eb deklarimin veting kishte deklaruar 10 mij\u00eb dollar\u00eb hua, nd\u00ebrsa n\u00eb pyet\u00ebsor\u00eb kishte ulur shum\u00ebn n\u00eb 7 mij\u00eb. Ai po ashtu kishte deklaruar 10 mij\u00eb dollar\u00eb kredi, por kishte marr\u00eb vet\u00ebm 8 mij\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni tha se subjekti kishte pretenduar se k\u00ebto ishin pasakt\u00ebsi dhe kishin ndodhur nga mosverifikimi i plot\u00eb i deklarimit veting.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Jacobs k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb munges\u00ebn e provave p\u00ebr dy huat\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb KPK dhe sa u tha n\u00eb seanc\u00eb Bashaj nuk kishte t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr marrjen e tyre dhe as kishte deklaruar periodikisht shlyerjen e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb i pyetur nga Jacobs p\u00ebr prova, Bashaj k\u00ebmb\u00ebnguli se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie besimi dhe se ai s\u00ebrish nuk do t\u00eb k\u00ebrkonte kontrata nga t\u00eb af\u00ebrmit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj marr\u00ebdh\u00ebnie financiare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa KPK pretendoi se Bashaj nuk kishte qen\u00eb bashk\u00ebpunues n\u00eb deklarimin e llogarive t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb Itali, prokurori pretendoi n\u00eb seanc\u00eb se kishte qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb dokumente. Ai tha se t\u00eb gjitha veprimet n\u00eb llogari ishin kryer nga telefoni dhe pretendoi se edhe t\u00eb dh\u00ebnat e sjella ishin marr\u00eb prej telefonit. Bashaj k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte qen\u00eb bashk\u00ebpunues n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procesin.<\/p>\n<p>Prokurorit iu k\u00ebrkuan po ashtu shpjegime sa i p\u00ebrket dy \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb duket se ai i kishte trash\u00ebguar pasi ishin hetuar nga prokuor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. KPK ngriti pyetje mbi mos kryerje t\u00eb veprimeve hetimore.<\/p>\n<p>Por prokurori i kund\u00ebshtoi k\u00ebto pretendime q\u00eb dilnin nga dy denoncime. Ai tha n\u00eb seanc\u00eb se n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej \u00e7\u00ebshtjeve, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn akuzoheshin mjek\u00eb p\u00ebr mjekim t\u00eb pakujdessh\u00ebm, se viktim\u00ebs nuk i ishte kryer autopsi. Prokuroi tha se nuk kishte asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr mjekim t\u00eb pakujdessh\u00ebm apo t\u00eb vonuar.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin tjet\u00ebr ai vuri n\u00eb dukje se gjykata, q\u00eb kishte prishur nj\u00eb vendim pushimi, nuk kishte marr\u00eb parasysh pamjet nga nj\u00eb kamera sigurie. Ai vuri n\u00eb dukje se pas hetimeve q\u00eb kishte kryer ishte i bindur n\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb e personit t\u00eb akuzuar dhe se konsideroi se pamjet filmike ishin prov\u00eb mjaft e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. \u00a0Prokurori tha se dy \u00e7\u00ebshtjet ishin marr\u00eb me vones\u00eb prej tij.<\/p>\n<p>Bashajt nuk iu vun\u00eb n\u00eb dukje probleme t\u00eb figur\u00ebs dhe Komisioni konsideroi se ai arrinte nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter. N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs Bashja k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00eb Ylli Bashaj i tha Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se ai e vler\u00ebsonte procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, por k\u00ebmb\u00ebnguli se ai nuk do t\u00eb kishte k\u00ebrkuar edhe sot kontrata noteriale p\u00ebr huat\u00eb e marra nga t\u00eb af\u00ebrm. \u201cAta m\u00eb besojn\u00eb mua dhe un\u00eb u besoj atyre\u201d, tha [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":76652,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[170,118,171,172,671,133,993,149,122,359,316,173,891,994],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/WhatsApp-Image-2023-06-12-at-12.44.45.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ylli Bashaj, pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:Malton Dibra\/LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76651"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76651"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76651\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76653,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76651\/revisions\/76653"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76652"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76651"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76651"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76651"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}