{"id":76719,"date":"2023-06-19T14:56:34","date_gmt":"2023-06-19T12:56:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-prokurorin-bledar-bejko\/2023\/06\/19\/"},"modified":"2023-06-19T14:57:55","modified_gmt":"2023-06-19T12:57:55","slug":"kpa-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-prokurorin-bledar-bejko","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-prokurorin-bledar-bejko\/2023\/06\/19\/","title":{"rendered":"KPA mbyll hetimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr prokurorin Bledar Bejko"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 19 qershor t\u00eb administroj\u00eb si prova dokumentacionin e tre \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb denoncuara nga publiku ndaj prokuorit t\u00eb Durr\u00ebsit Bledar Bejko, pas konfirmimit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, si dhe u mbyll hetimi gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Prokurori Bledar Bejko u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 26 maj 2022 nga KPK, por Komisionerja Publike Irena Nino e vler\u00ebsoi vendimmarrjen e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut t\u00eb pamb\u00ebshtetur n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb fakteve, provave dhe legjislacionit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve. Ajo kreu ankim n\u00eb t\u00eb cilin k\u00ebrkon shkarkimin e tij p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs publike t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, kryesuesja e trupit gjykues t\u00eb KPA, Albana Shtylla sqaroi se ishin administruar si prova dokumentet e dor\u00ebzuara nga subjekti dhe listoi dokumentacionin e p\u00ebrcjell\u00eb nga prokuroria dhe gjykata e Durr\u00ebsit. Komisionerja Irena Nino dhe prokurori Bledar Bejko konfirmuan njohjen e tyre me dokumentacionin e administruar nga Kolegji. Nino u shpreh se nuk kishte ndonj\u00eb q\u00ebndrim, duke theksuar se denoncimet nuk ndikonin n\u00eb konkluzionet e saj p\u00ebrfundimtare t\u00eb bazuara n\u00eb shkaqet e ankimit. Komisionerja e la n\u00eb \u00e7mim t\u00eb KPA vendimarrjen p\u00ebr administrimin ose jo tr\u00eb k\u00ebtyre provave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa prokurori Bledar Bejko paraqiti q\u00ebndrim juridik mbi k\u00ebto denoncime, si dhe mbi pretendimet e ngritura. Ai theksoi se legjislacioni p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve p\u00ebrcakton konkretisht periudh\u00ebn se kur mund t\u00eb kryhet rivler\u00ebsimi profesional. Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk mund t\u00eb hetohen \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb legjislacionit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>Po ashtu, Bejko shtoi se Kolegji nuk mund ta shtrij\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor tej shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankimin e Komisioneres Publike. Sipas subjektit, p\u00ebr gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjet apo denoncimet p\u00ebr t\u00eb cilat nuk jan\u00eb ngritur shkaqe n\u00eb ankim, konsiderohet se \u00ebsht\u00eb hequr dor\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai parashtroi q\u00ebndrimin e tij edhe lidhur me pretendimet e ngritura nga denoncuesit. Ai renditi hetimet q\u00eb kishte kryer lidhur me nj\u00eb denoncim t\u00eb kryer nga banor\u00ebt e nj\u00eb pallati n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, t\u00eb d\u00ebmtuar nga t\u00ebrmeti i vitit 2019. Ai shtoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kishte pasur edhe ngarkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb pune p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb 8 prokuor\u00ebve n\u00eb prokurorin\u00eb ku ai punon.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimet e nj\u00eb pale n\u00eb proces p\u00ebr shtyrje t\u00eb seancave p\u00ebr shkak t\u00eb mosprezenc\u00ebs s\u00eb prokurorit Bejko, ky i fundit sqaroi se shtyrjen kishin ardhur si pasoj\u00eb e munges\u00ebs apo heqjes dor\u00eb t\u00eb avokat\u00ebve t\u00eb t\u00eb pandehurit. Subjekti deklaroi se n\u00eb nj\u00eb rast ishte duke pritur t\u00eb fillonte seanca, por p\u00ebr arsye t\u00eb pavarura prej tij nuk po niste nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte marr\u00eb informacion se i pandehuri kishte deklaruar se nuk njihej me k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb ndaj tij dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte k\u00ebrkuar t\u00eb mbrohej me avokat. Bejko theksoi se n\u00eb kushtet kur nuk dihej se kur do t\u00eb fillonte seanca, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb ngarkes\u00ebs n\u00eb pun\u00eb ishte larguar.<\/p>\n<p>N\u00eb dy seanca t\u00eb tjera ai tha se nuk ishte paraqitur p\u00ebr arsye objektive, pasi ishte njohur me faktin se nuk do t\u00eb paraqiteshin avokat\u00ebt si dhe me k\u00ebrkes\u00ebn e t\u00eb pandehurit p\u00ebr t\u00eb pasur p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor. Bejko theksoi se mosparaqitja e tij kishte qen\u00eb p\u00ebr arsye objektive dhe se nuk ka sjell\u00eb pasoja p\u00ebr pal\u00ebt n\u00eb process, pasi seancat do t\u00eb ishin shtyr\u00eb edhe n\u00ebse do t\u00eb kishte qen\u00eb i pranish\u00ebm, p\u00ebr shkaqe t\u00eb pavarura prej tij. Ai shtoi se kishte konsideruar edhe efektivitetin n\u00eb pun\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb ngarkes\u00ebs s\u00eb madhe q\u00eb ka pasur gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pezulluar, Bejko tha se i kishte rifilluar. Ai pohoi se ishte duke pritur nj\u00eb akt ekspertimi dhe nj\u00eb let\u00ebr porosi nga autoritetet belge, prandaj nuk kishte konkluduar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Bejko k\u00ebrkoi q\u00eb rivler\u00ebsimi profesional t\u00eb kryhet brenda afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb legjislacionin p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve. Ai n\u00ebnvizoi se sipas ligjit, shkarkimi p\u00ebr aspektin profesional mund t\u00eb kryhet vet\u00ebm kur provohet se subjektet e rivler\u00ebsimit nuk mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen nga trajnimi 1-vje\u00e7ar n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Ai i k\u00ebrkoi KPA-s\u00eb q\u00eb t\u00eb konsideroj\u00eb edhe ngarkesa e madhe n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mungesave t\u00eb prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, trupi gjykues i Kolegjit vendosi t\u00eb administroj\u00eb si prova aktet e d\u00ebrguara nga prokuoria dhe gjykata e Durr\u00ebsit, si dhe mbylli hetimin gjyq\u00ebsor. Pasi pal\u00ebt nuk ishin t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb vijuar me konkluzionet p\u00ebrfundimtare, Kolegji e shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 22 qershor, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 19 qershor t\u00eb administroj\u00eb si prova dokumentacionin e tre \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb denoncuara nga publiku ndaj prokuorit t\u00eb Durr\u00ebsit Bledar Bejko, pas konfirmimit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, si dhe u mbyll hetimi gjyq\u00ebsor. Prokurori Bledar Bejko u konfirmua n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76720,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[407,898,1019,892,112,893,221,171,149,122,359,420],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/IMG_6367-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Bledar Bejko pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto:Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76719"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76719"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76719\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76721,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76719\/revisions\/76721"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76720"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}