{"id":76734,"date":"2023-06-16T18:13:52","date_gmt":"2023-06-16T16:13:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-vitjuna-mata-jep-shpjegime-per-pasurite-e-bashkeshortit-para-marteses\/2023\/06\/16\/"},"modified":"2023-06-20T11:24:08","modified_gmt":"2023-06-20T09:24:08","slug":"prokurorja-vitjuna-mata-jep-shpjegime-per-pasurite-e-bashkeshortit-para-marteses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-vitjuna-mata-jep-shpjegime-per-pasurite-e-bashkeshortit-para-marteses\/2023\/06\/16\/","title":{"rendered":"Prokurorja Vitjuna Mata jep shpjegime p\u00ebr pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit para martes\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Vlor\u00ebs Vitjuna Mata u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 16 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ajo dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura p\u00ebr pamund\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb krijimin e pasurive t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Pasurit\u00eb si\u00e7 doli n\u00eb seanc\u00eb ishin v\u00ebn\u00eb kryesisht para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs nga Mata dhe nj\u00eb pjes\u00eb edhe p\u00ebrpara lidhjes s\u00eb martes\u00ebs. Mata po ashtu dha shpjegime edhe p\u00ebr bilancin negativ t\u00eb konstatuar n\u00eb nj\u00eb gjendje cash, duke pretenduar se kishte arritur t\u00eb kund\u00ebrshtonte barrat e prov\u00ebs. Mata u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokuroren Vitjuna Mata po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Firdes Shulin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Maria Tuma.<\/p>\n<p>Vitjuna Mata p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2016 dhe u em\u00ebrua si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs. N\u00eb janar t\u00eb vitit 2022 ajo u komandua pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Komici parashtroi se ILDKPKI kishte konstatuar deklarime te pasakta dhe munges\u00eb dokumentacioni ligjor p\u00ebr burimet pasurive.<\/p>\n<p>Ai nuk relatoi probleme p\u00ebr nj\u00eb banes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 64 m2 n\u00eb Durr\u00ebs, pasuri q\u00eb subjektit ia kan\u00eb dhuruar prind\u00ebrit. Nga hetimi ka rezultuar se apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit e prokurores Mata n\u00eb vitin 2006. Si burim krijimi subjekti jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve dhe nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb ata e kan\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb banese tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni i ka kaluar subjektit disa barra prove q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti me pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, t\u00eb krijuara p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe p\u00ebrpara lidhjes s\u00eb martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, Mat\u00ebs i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjeti p\u00ebr \u00e7mimin 200 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2013-\u00ebn, me burim t\u00eb deklaruar dhurim nga bashk\u00ebshorti. Komisioni v\u00ebren se nuk jan\u00eb provuar burimet financiare t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr dhurimin e shum\u00ebs 200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb, subjekti ka deklaruar para Komisionit kursimet n\u00eb mas\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs nga bursa e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, pak\u00ebsimin e nj\u00eb depozite rreth 200 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb overdraft 100 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e mosdeklarimit n\u00eb koh\u00eb reale t\u00eb vlerave t\u00eb t\u00ebrhequra nga banka si burime p\u00ebr krijimin e gjendjes cash, KPK vler\u00ebson paraprakisht se ato nuk mund t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Megjith\u00ebse ka rezultuar mund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 300 mij\u00eb lek\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, KPK konstaton pamund\u00ebsi p\u00ebr gjysm\u00ebn e krijimit t\u00eb shum\u00ebs cash.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim relatori Komici u ndal n\u00eb pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Nga hetimi i KPK ka rezultuar pamund\u00ebsi e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb dyqani n\u00eb vitin 2014 kundrejt vler\u00ebs 70 mij\u00eb euro dhe p\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn rreth 2.2 milion\u00eb lek\u00eb, me t\u00eb ardhura nga aktiviteti tregtar. Komici v\u00ebrejti se megjith\u00ebse nga kontrolli i llogarive bankare ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i Mat\u00ebs ka disponuar vlera t\u00eb konsiderueshme, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetohet me dokumentacion ligjor burimi p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb atyre shumave.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua se subjekti ka sqaruar dhe dor\u00ebzuar dokumentacion p\u00ebr regjistrimin e aktivitetit privat t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe prind\u00ebrve t\u00eb tij q\u00eb prej vitit 1991 me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi gjykate, si dhe regjistrimin pran\u00eb QKB-s\u00eb n\u00eb vitin 1992.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake e p\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare e subjektit para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 113 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe bilanci negativ p\u00ebr gjendjen cash p\u00ebr shkak t\u00eb moskonsiderimit t\u00eb shumave t\u00eb t\u00ebrhequra nga depozita dhe ajo e p\u00ebrfituar me overdraft.<\/p>\n<p>Prokurorja Vitjuna Mata fal\u00ebnderoi fillimisht Komisionin p\u00ebr hetimin administrativ t\u00eb kryer ndaj saj. Ajo e cil\u00ebsoi si lapsus mosdeklarimin e shtimit t\u00eb kursimeve n\u00eb vitet 2015-2016 me shumat e t\u00ebrhequra nga depozita dhe overdrafti.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat dhe pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit, ajo theksoi se ato ishin krijuar p\u00ebrpara martes\u00ebs s\u00eb lidhur n\u00eb vitin 2015 dhe para se t\u00eb fillonte ushtrimin e funksionit si prokurore. Subjekti v\u00ebrejti se ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb gjente dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr 32 vjet q\u00eb ata vijonin t\u00eb ushtronin aktivitet, por nuk kishte t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Sipas saj, bashk\u00ebshorti dhe prind\u00ebrit e tij nuk kishin pasur detyrim ligjor p\u00ebr t\u00eb ruajtur dokumentacionin lidhur me t\u00eb ardhurat. Mata k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb aplikim t\u00eb parimit t\u00eb objektivitetit dhe t\u00eb proporcionalitetit bashk\u00ebshorti t\u00eb mos konsiderohet si person i lidhur. Subjekti pohoi se ato jan\u00eb pasuri vetjake t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb krijuara para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs dhe se sipas Kodit t\u00eb Familjes, ajo nuk kishte asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb mbi to.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurorja Vitjuna Mata k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 20 qershor, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Vlor\u00ebs Vitjuna Mata u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 16 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ajo dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura p\u00ebr pamund\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb krijimin e pasurive t\u00eb bashk\u00ebshortit. Pasurit\u00eb si\u00e7 doli n\u00eb seanc\u00eb ishin v\u00ebn\u00eb kryesisht para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs nga Mata dhe nj\u00eb pjes\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76735,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[784,779,118,1013,906,119,275,916,1010,891,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/Vitjuna-Mata-prokurore-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja e Vlor\u00ebs Vitjuna Mata pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76734"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76734"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76734\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76736,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76734\/revisions\/76736"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76735"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76734"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76734"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76734"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}