{"id":76752,"date":"2023-06-21T17:42:45","date_gmt":"2023-06-21T15:42:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-ejona-lazellari-konfirmohet-ne-detyre\/2023\/06\/21\/"},"modified":"2023-06-21T17:44:25","modified_gmt":"2023-06-21T15:44:25","slug":"gjyqtarja-ejona-lazellari-konfirmohet-ne-detyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-ejona-lazellari-konfirmohet-ne-detyre\/2023\/06\/21\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Ejona Lazellari konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja\u00a0e Fierit, <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/tag\/ejona-lazellari\/\">Ejona Lazellari<\/a> u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 21 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur rreth nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, ajo u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb. Konfirmimi u vendos nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin, pas nj\u00eb raporti pozitiv p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn, si dhe konstatimit t\u00eb disa gjetjeve n\u00eb kriterin profesional p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara nga publiku, p\u00ebr t\u00eb cilat Lazellari dha shpjegime. Seanca u ndoq nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Ejona Lazellari p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2013 dhe punoi p\u00ebr dy vjet si gjyqtare pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs. Prej vitit 2015, Lazellari e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko paraqiti nj\u00eb raport t\u00eb detajuar p\u00ebr hetimin e kryer mbi nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 66 m2 + verand\u00eb 34.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb nga subjekti dhe bashk\u00ebjetuesi i saj n\u00eb vitin 2014, kundrejt \u00e7mimit 55 mij\u00eb euro. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Lazellari ka deklaruar 15 mij\u00eb euro nga t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2010, si dhe nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti ka deklaruar shlyerjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb kredis\u00eb n\u00eb vitin 2016, po me t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Qirko v\u00ebrejti se Lazellari ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs disponimin e nj\u00eb shume monetare prej 60 mij\u00eb euro, me burim t\u00eb ardhurat e siguruara nga prind\u00ebrit prej shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb 2010-\u00ebn, kundrejt vler\u00ebs 16 milion\u00eb lek\u00eb. Ajo ka depozituar dokumentacion mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve si dhe konfirmimin e tyre p\u00ebr dh\u00ebninen e shum\u00ebs 60 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPK ka rezultuar se prind\u00ebrit e subjektit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi me burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin dhe dh\u00ebnien e vler\u00ebs 60 mij\u00eb euro. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ka rezultuar se gjyqtarja Lazellari ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe shlyerjen e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme as p\u00ebr nj\u00eb automjet n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb subjektit, t\u00eb bler\u00eb nga babai i nsaj n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr \u00e7mimin 13 mij\u00eb euro. Qirko v\u00ebrejti se babai i subjektit e ka bler\u00eb makin\u00ebn p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe se ka pasur mund\u00ebsi financiare. Po ashtu, ka rezultuar se ai ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb momentin e l\u00ebshimit t\u00eb autorizimit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e mjetit nga e bija.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Lazellari ka rezultuar me bilanc pozitiv edhe p\u00ebr disponimin e likujditeteve n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro, me burim t\u00eb deklaruar po t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga prind\u00ebrit prej shitjes s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Edhe bashk\u00ebjetuesi ka rezultuar me bilanc pozitiv p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Benz n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr likujditete n\u00eb mas\u00ebn 1000 euro.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme, Lazellari dhe bashk\u00ebjetuesi i saj kan\u00eb rezultuar me balanca pozitive n\u00eb \u00e7do vit.<\/p>\n<p>E pyetur nga Qirko se ku e kishte ruajtur vler\u00ebn 60 mij\u00eb euro q\u00eb i kishin dh\u00ebn\u00eb prind\u00ebrit n\u00eb 2010-\u00ebn, p\u00ebrpara se ata t\u00eb largoheshin p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA, subjekti fillimisht nuk dha nj\u00eb p\u00ebrgjigje duke theksuar se u q\u00ebndronte shpjegimeve dhe se ishin mbajtur jasht\u00eb sistemit bankar. Por, pas insistimit t\u00eb relatores, ajo pohoi se shuma n\u00eb fjal\u00eb ishte ruajtur n\u00eb banes\u00ebn ku kishte jetuar me qira pasi prind\u00ebrit kishin shitur apartamentin e tyre.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se prind\u00ebrit n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb udh\u00ebtonin shesh nga SHBA drejt Shqip\u00ebris\u00eb. Interesimit t\u00eb Qirkos se p\u00ebrse nuk e kishte p\u00ebrdorur q\u00eb n\u00eb fillim vler\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit p\u00ebr pages\u00ebn e apartamentit por kishte marr\u00eb kredi, subjekti iu p\u00ebrgjigjse ata kishin pasur plane t\u00eb tjera dhe mund t\u00eb kishin n\u00ebvoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur ato likujditete.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Lazellari mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. P\u00ebr profesionalizmin u evidentuan gjetje p\u00ebr kat\u00ebr prej pes\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb denoncuara nga publiku pran\u00eb KPK-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej denoncuesve ka pretenduar se subjekti ka c\u00ebnuar t\u00eb drejtat procedurale n\u00eb gjykimin ku ka qen\u00eb pal\u00eb, pasi nuk ka hetuar bazuar n\u00eb provat e dor\u00ebzuara prej tij, por ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb dokumente t\u00eb falsifikuara, si dhe ka zvarritur procesin e ka shfaqur munges\u00eb etike p\u00ebr shkak se nuk ka pranuar k\u00ebrkesat e tij verbale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr denoncues ka ngritur pretendime ndaj subjektit dhe disa gjyqtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr zvarritje t\u00eb procesit ku ai ishte pal\u00eb. Sipas tij, procesi ka filluar q\u00eb prej vitit 2005 dhe se Lazellari e ka marr\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr shqyrtim n\u00eb 2015-\u00ebn dhe s\u00ebrish ka sjell\u00eb zvarritje, duke mos arsyetuar vendimin p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb humbjen e afateve.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se p\u00ebr k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyllur shqyrtimi gjyq\u00ebsor brenda afatit standard 6-mujor.<\/p>\n<p>Denoncuesi N.M. ka ngritur pretendime p\u00ebr manipulim t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor. Ai ka ngritur dyshime se procesverbali audio i seanc\u00ebs s\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb me q\u00ebllim, pasi gjyqtarja ka ndryshuar dispozitivin. Sipas denoncuesit, gjyqtarja ka shpallur tjet\u00ebr vendim nga ai i pasqyruar n\u00eb dispozitivin e shkruar.<\/p>\n<p>N\u00eb denoncimin e kat\u00ebrt p\u00ebr t\u00eb cilin i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime subjektit, jan\u00eb ngritur pretendime se ajo ka referuar n\u00eb arsyetimin e vendimit nj\u00eb nen t\u00eb shfuqizuar.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Lazellari deklaroi se vonesat asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb saj dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb vler\u00ebsimin e k\u00ebtij kriteri konsiderohen edhe ngarkesa n\u00eb pun\u00eb dhe kompleksiteti i \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve ku ngrihen pretendime p\u00ebr zvarritje, subjekti shpjegoi se \u00e7\u00ebshtja ishte shqyrtuar m\u00eb par\u00eb nga dy gjyqtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe m\u00eb pas i ishte kaluar asaj.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e ngritur p\u00ebr fshirjen e regjistrimit audio t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit, subjekti deklaroi se t\u00eb gjitha seancat ishin regjistruar n\u00eb audio. Ajo theksoi se aspekti teknik ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi e sekretares gjyq\u00ebsore dhe punonj\u00ebsve t\u00eb IT-s\u00eb.<\/p>\n<p>E pyetur nga Qirko se si ishte siguruar se po funksiononte regjistrimi audio gjat\u00eb seanca\u00ebs s\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit, Lazellari k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk ishte detyr\u00eb e gjyqtarit, por e sekretarit. \u201cUn\u00eb jam thjesht gjyqtare\u201d, pohoi Lazellari.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se i vetmi detyrim q\u00eb kishte pasur, ishte verifikimi i shtypjes s\u00eb nj\u00eb \u2018gogle\u2019 t\u00eb kuqe. \u201cSekretarja nuk m\u00eb ka njoftuar p\u00ebr probleme teknike\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>Lazellari kund\u00ebrshtoi pretendimet e ngritura mbi referimin e nj\u00eb neni t\u00eb shfuqizuar. Sipas saj, nuk ka pasur shfuqizim t\u00eb k\u00ebtij neni, por ripozicionim, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb \u00e7do shkalle t\u00eb gjyq\u00ebsorit q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb pushonte \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs gjyqtarja Ejona Lazellari k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb, q\u00eb ishte dhe vendimi i marr\u00eb nga trupa e KPK, q\u00eb u shpall n\u00eb or\u00ebn 12:30 t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 21 qershor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja\u00a0e Fierit, Ejona Lazellari u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 21 qershor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur rreth nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, ajo u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb. Konfirmimi u vendos nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin, pas [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76753,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[365,1022,1023,208,103,118,153,367,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/Ejona-Lazellari-pas-vendimit-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Ejona Lazellari pas vendimit t\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76752"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76752"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76752\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76754,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76752\/revisions\/76754"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76753"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76752"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76752"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76752"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}