{"id":76761,"date":"2023-06-22T14:02:09","date_gmt":"2023-06-22T12:02:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-konkluzionet-ne-ceshtjen-per-prokurorin-bledar-bejko\/2023\/06\/22\/"},"modified":"2023-06-22T14:06:33","modified_gmt":"2023-06-22T12:06:33","slug":"kpa-degjon-konkluzionet-ne-ceshtjen-per-prokurorin-bledar-bejko","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-konkluzionet-ne-ceshtjen-per-prokurorin-bledar-bejko\/2023\/06\/22\/","title":{"rendered":"KPA d\u00ebgjon konkluzionet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr prokurorin Bledar Bejko"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 22 qershor me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr prokurorin e Durr\u00ebsit, Bledar Bejko, kur Komisionerja Publike Irena Nino u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ngritura p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e tij, nd\u00ebrsa subjekti e cil\u00ebsoi ankimin t\u00eb dor\u00ebzuar jasht\u00eb afateve ligjore dhe t\u00eb pabazuar, duke k\u00ebrkuar l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit.<\/p>\n<p>Prokurori Bledar Bejko u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 26 maj 2022 nga trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. Ai iu n\u00ebnshtrua dy seancave d\u00ebgjimore, me pyetje kryesisht mbi pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. Por, vendimi i Komisionit u gjet prej Komisioneres Nino i pamb\u00ebshtetur n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb fakteve, provave dhe legjislacionit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb enjtes, Nino u shpreh fillimisht lidhur me denoncimet nga publiku, t\u00eb depozituara pas konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit. Ashtu si n\u00eb seanc\u00ebn parardh\u00ebse, ajo deklaroi se aktet e administruara n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtyre deoncimeve t\u00eb reja, nuk ndikojn\u00eb n\u00eb k\u00ebrkimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb institucionit t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb dhe e la n\u00eb \u00e7mim t\u00eb gjykat\u00ebs vler\u00ebsimin e tyre.<\/p>\n<p><strong>Konkluzionet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisionerja Nino u q\u00ebndroi edhe gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare shkaqeve t\u00eb ngritura prej saj n\u00eb ankim p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 96.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2008 kundrejt vler\u00ebs 87 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Bejko ka pasqyruar si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nj\u00eb transfert\u00eb 47 mij\u00eb euro nga prind\u00ebrit e tij q\u00eb rridhte nga shitja e nj\u00eb apartamenti q\u00eb ata zot\u00ebronin; dy kredi konsumatore n\u00eb shum\u00ebn totale 9000 euro, q\u00eb i ka shlyer para afatit; si dhe nj\u00eb kredi e marr\u00eb p\u00ebr blerje apartamenti n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro. N\u00eb vitin 2008 ka deklaruar si burime shum\u00ebn 57 mij\u00eb euro t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit dhe kredin\u00eb 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nino theksoi se mbetej e provuar se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2008 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese, p\u00ebrpara blerjes s\u00eb apartamentit q\u00eb zot\u00ebron aktualisht; pages\u00ebn e nj\u00eb shume 20 mij\u00eb euro n\u00eb prill t\u00eb atij viti; si dhe burimin e asaj vlere.<\/p>\n<p>Po ashtu, Nino konstatoi se Bejko nuk ka deklaruar as kredit\u00eb konsumatore dhe as burimin q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e tyre t\u00eb parakohshme. Komisionerja pretendoi se subjekti ka pasqyruar burime t\u00eb ndryshme n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, nga sa ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit administrtiv. Sipas saj, kjo situat\u00eb e b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur verifikimin e burimit q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e parakohshme t\u00eb kredive konsumatore. Ajo i q\u00ebndroi shkakut t\u00eb parashtruar n\u00eb ankim se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Pasi Prokurori Bejko rip\u00ebrs\u00ebriti q\u00ebndrimin e tij se ankimi ishte depozituar n\u00eb Kolegj jasht\u00eb afateve ligjore, paraqiti konkluzionet p\u00ebrfundimtare p\u00ebr \u00e7do shkak t\u00eb ngritur nga Komisionerja.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosdeklarimin e kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes n\u00eb vitin 2008, ai theksoi se ky transaksion ishte lidhur dhe zgjidhur brenda vitit, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebnte objekt deklarimi, as n\u00eb vitin 2008 dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d. Ai argumentoi se kjo kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje nuk ka sjell\u00eb ndryshim t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr kredit\u00eb konsumatore ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk ishin objekt deklarimi, pasi ishin marr\u00eb dhe shlyer brenda vitit. P\u00ebr burimin financiar t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e kredive, subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje deklarimin e 2008-\u00ebs, kur ka pasqyruar dh\u00ebnien e nj\u00eb shume 57 mij\u00eb euro nga prind\u00ebrit, nga e cila 47 mij\u00eb me transfert\u00eb bankare. Sipas tij, pjesa tjet\u00ebr kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e kredive brenda vitit kur i kishte marr\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me mosp\u00ebrputhjet n\u00eb deklarimet p\u00ebr shlyerjen e kredive, Bejko solli n\u00eb v\u00ebmendje jurisupudenc\u00ebn e institucioneve t\u00eb vetingut, sipas t\u00eb cil\u00ebs psakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime t\u00eb pashoq\u00ebruara me mungesa financiare, nuk mund t\u00eb sjellin penalizime. Ai e vuri theksin n\u00eb faktin se prind\u00ebrit e tij rezultonin me bilanc pozitiv p\u00ebr dh\u00ebnien e vler\u00ebs 57 mij\u00eb euro. Sipas tij, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb binte dakord edhe Komisionerja Publike.<\/p>\n<p>Nino i q\u00ebndroi edhe shkakut t\u00eb ngritur p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2007 n\u00eb Gjermani dhe t\u00eb shitur prej tij po at\u00eb vit, transaksion q\u00eb Bejko pretendon se e ka kryer p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb shoku dhe se nuk ka pasur asnj\u00eb lloj p\u00ebrfitimi.<\/p>\n<p>Sipas Ninos, Bejko nuk arriti t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe se ai ka pasur detyrim p\u00ebr ta deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri, pasi ka g\u00ebzuar t\u00eb drejta mbi t\u00eb. \u201cDeklarimi se e ka bler\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shokun e tij bie ndesh me kontrat\u00ebn e shitblerjes, ku sh\u00ebnohet se ata nuk e njohin nj\u00ebri-tjetrin\u201d, theksoi Nino dhe vler\u00ebsoi se Bejko gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Prokurori Bejko k\u00ebmb\u00ebnguli se automjetin e kishte bler\u00eb n\u00eb Gjermani p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb shoku t\u00eb tij. Ai pohoi se veprimet juridike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion ishin kryer brenda vitit duke mos sjell\u00eb ndryshim t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kishte pasur detyrim p\u00ebr ta deklaruar as n\u00eb 2007-\u00ebn dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d. Ai sqaroi se mjeti ishte bler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa sh\u00ebnimi n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes shokut t\u00eb tij p\u00ebr shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, ishte nj\u00eb lapsus.<\/p>\n<p>Komisionerja Nino konstatoi se Bejko kishte pasur detyrim p\u00ebr t\u00eb deklaruar edhe nj\u00eb automjet t\u00eb llojit Benz, p\u00ebr t\u00eb cilin ai ka sqaruar se e kishte marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr ta provuar p\u00ebr pak dit\u00eb dhe se ia kan\u00eb vjedhur. Subjekti ka kryer kall\u00ebzim penal p\u00ebr vjedhjen e k\u00ebtij mjeti.<\/p>\n<p>Prokurori Bejko deklaroi se nuk e ka zot\u00ebruar k\u00ebt\u00eb automjet n\u00eb fund t\u00eb vitit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kiste pasur detyrim p\u00ebr ta deklaruar.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Nino v\u00ebrejti se deklarimet e subjektit lidhur me disa transaksione t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshortja e tij n\u00eb llogarit\u00eb e t\u00eb atit, binin ndesh me t\u00eb dh\u00ebnat e administruara.<\/p>\n<p>Bejko i cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuara k\u00ebto pretendime duke theksuar se nuk kishte rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtyre transaksioneve. Ai pretendoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb t\u00eb nj\u00ebt\u00ebs shum\u00eb brenda dit\u00ebs. Po ashtu, shtoi se ato nuk jan\u00eb llogarit\u00eb e tij dhe se nuk mund t\u00eb ngrihej shkak p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb e deklarimeve t\u00eb tij lidhur me k\u00ebto transaksione t\u00eb kryera nga familjar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Nino u q\u00ebndroi edhe shkaqeve t\u00eb ngritura p\u00ebr figur\u00ebn dhe aspektin profesional. Duke iu referuar informacioneve t\u00eb depozituara n\u00eb Komision nga institucionet e verifikimit t\u00eb figur\u00ebs, Nino tha se konstatohen rrethana q\u00eb duhen konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, p\u00ebr t\u00eb konstatuar n\u00ebse ka situata t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb nga ana e subjektit.<\/p>\n<p>Bejko e kund\u00ebrshtoi k\u00ebrkimin e Ninos, duke e cil\u00ebsuar t\u00eb pabazuar n\u00eb aktet e administruara. Sipas subjektit, k\u00ebrkimi i Komisioneres Publike bie n\u00eb kund\u00ebrshtim edhe me vendimet e form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb gjykatave.<\/p>\n<p>P\u00ebr kriterin profesional, Nino tha se edhe pas parashtrimeve t\u00eb subjektit n\u00eb Kolegj, mbeteshin shkaqet e ngritura q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me moskryerjen e veprimeve hetimore n\u00eb drejtim t\u00eb zgjidhjeve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr t\u00eb cilat ishte vendosur mosfillim ose ishin pushuar. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebto shkaqe t\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Bejko nga ana e tij k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte arritur nivel kualifikues n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi k\u00ebrkimin lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e KPA-s\u00eb, se nj\u00eb q\u00ebndrim i till\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i argumentuar p\u00ebr shkelje konkrete. Subjekti shtoi se edhe ligjv\u00ebn\u00ebsi nuk kishte pasur qart\u00ebsi dhe sakt\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e indikator\u00ebve dhe n\u00ebnindikator\u00ebve mbi t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb vler\u00ebsohet c\u00ebnimi i besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb nga shkaqet e ngritura p\u00ebr pasurin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i bazuar, nd\u00ebrsa ato p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin marrin p\u00ebrgjigje nga vendime gjyq\u00ebsore t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb\u201d, deklaroi nd\u00ebr t\u00eb tjera prokurori Bejko dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin e tij.<\/p>\n<p>KPA njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 26 qershor, n\u00eb or\u00ebn 14:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 22 qershor me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr prokurorin e Durr\u00ebsit, Bledar Bejko, kur Komisionerja Publike Irena Nino u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ngritura p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e tij, nd\u00ebrsa subjekti e cil\u00ebsoi ankimin t\u00eb dor\u00ebzuar jasht\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76762,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[898,892,112,101,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/Bejko-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Bledar Bejko pas seanc\u00ebs s\u00eb konkluzioneve n\u00eb Kolegj. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76761"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76761"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76761\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76763,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76761\/revisions\/76763"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76762"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76761"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76761"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76761"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}