{"id":76764,"date":"2023-06-22T19:12:37","date_gmt":"2023-06-22T17:12:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-ankimon-ne-kolegj-konfirmimin-e-ylli-pjeternikajt\/2023\/06\/22\/"},"modified":"2023-06-22T19:12:56","modified_gmt":"2023-06-22T17:12:56","slug":"komisioneri-publik-ankimon-ne-kolegj-konfirmimin-e-ylli-pjeternikajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-ankimon-ne-kolegj-konfirmimin-e-ylli-pjeternikajt\/2023\/06\/22\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik ankimon n\u00eb Kolegj konfirmimin e Ylli Pjet\u00ebrnikajt"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi pran\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit t\u00eb enjten m\u00eb 22 qershor, vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Lezh\u00ebs, Ylli Pjet\u00ebrnikaj. Ballhysa ngre disa shkaqe p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin dhe k\u00ebrkon shkarkimin e Pjet\u00ebrnik\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurori Ylli Pjet\u00ebrnikaj u konfirmua me votat e dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb, relatores Firdes Shuli dhe komisioneres Suela Zhegu, q\u00eb n\u00eb aplikim t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit vler\u00ebsuan se Pjet\u00ebrnikaj kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. Po ashtu, u vler\u00ebsua se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr figur\u00ebn dhe kualifikues p\u00ebr profesionalizmin. Kryesuesja Etleda \u00c7iftja doli n\u00eb pakic\u00eb \u00e7moi se ky subjekt rivler\u00ebsimi nuk ka deklaruar sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr justifikimin e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhej t\u00eb ishte shkarkuar.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa analizon n\u00eb ankim konkluzionet e Komisionit ndaj t\u00eb cilave ka ngritur shkaqe duke i cil\u00ebsuar si t\u00eb pabazuara. Ai v\u00ebren se nga analizimi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i vendimit t\u00eb Komisionit, akteve t\u00eb administruara n\u00eb dosjen e hetimit administrativ, si dhe n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna nga subjekti i rivler\u00ebsimit, rezulton se n\u00eb total pasurit\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb deklaruara prej tij n\u00eb deklarat\u00ebn e interesave private para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2013, jan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 48.8 milion\u00eb lek\u00eb dhe 24 mij\u00eb e 600 euro. Si burim krijimi p\u00ebr pasurit\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e krijuara nd\u00ebr vite nga familja e subjektit nga pun\u00ebsimi dhe t\u00eb ardhurat nga ferma.<\/p>\n<p>Komisioni, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, referuar faktit q\u00eb deri n\u00eb vitin 2007 kur deklarohet t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb rikonstruksioni i nj\u00eb banese n\u00eb Tropoj\u00eb, subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs ka qen\u00eb i mitur pasi n\u00eb vitin 2005 ka mbushur 18-vje\u00e7.Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2007, kur ka qen\u00eb 20 vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb provuar se ka qen\u00eb n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs duke ndjekur studimet e larta. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPK ka vler\u00ebsuar se investimet e kryera para vitit 2007, nuk kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr efekt t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurorit Ylli Pjet\u00ebrnikaj.<\/p>\n<p>KPK ka kryer analiz\u00ebn financiare nga janari i vitit 2008 deri n\u00eb dat\u00ebn e em\u00ebrimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2013, kur ai ka deklaruar nj\u00eb likuiditet cash n\u00eb vler\u00ebn 20 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e kryer nga Komisioni nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat nga ferma, pasi ka mbetur e pav\u00ebrtetuar masa faktike e tyre dhe si rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar se familja e subjektit deri n\u00eb shtator t\u00eb 2013-\u00ebs mund t\u00eb kursente shum\u00ebn 137 mij\u00eb lek\u00eb dhe jo vler\u00ebn e deklaruar si gjendje cash.<\/p>\n<p>Komisioni ka kryer edhe analiz\u00ebn financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2013 \u2013 2016, prej nga ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb. Kjo pamjaftueshm\u00ebri ka ardhur si pasoj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb pjes\u00ebs takuese t\u00eb subjektit n\u00eb nj\u00eb investim gjat\u00eb vitit 2014, n\u00eb vler\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, KPK ka konkluduar nj\u00ebsoj. Komisioni ka vler\u00ebsuar se, pavar\u00ebsisht faktit se dokumentet shkresore t\u00eb paraqitura gjat\u00eb procesit dhe n\u00eb parashtrime d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitim t\u00eb ardhurash nga shitja e produkteve bujq\u00ebsore e blegtorale nga ana e familjes Pjet\u00ebrnikaj, ato nuk v\u00ebrtetojn\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2008 \u2013 2013.<\/p>\n<p>Por, gjat\u00eb procesit t\u00eb vendimmarrjes, Komisioni ka \u00e7muar q\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb pesh\u00ebs specifike q\u00eb ka balanca negative prej 2.1 milion\u00eb lek\u00ebsh, duhet t\u00eb udh\u00ebhiqet edhe nga parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit, duke iu referuar legjislacionit t\u00eb vetingut dhe jurispudenc\u00ebs s\u00eb KPA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica krijoi bindjen se balanca negative prej 2.1 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe shkaqet q\u00eb e kan\u00eb shkaktuar at\u00eb, nuk cenojn\u00eb q\u00ebllimin e legjislacionit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve dhe si e till\u00eb nuk mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja shkarkuese.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Komisioneri Ballhysa \u00e7mon se subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet, nuk arriti t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs dhe se konkluzioni i arritur nga Komisioni nuk gjen referenc\u00eb n\u00eb dispozitat kushtetuese e ligjore apo n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb provave dhe jurisprudenc\u00ebs s\u00eb konsoliduar t\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Nisur nga fakti q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e pasurive t\u00eb deklaruara nga subjekti dhe personi i lidhur jan\u00eb krijuar apo rrjedhin nga pasuri t\u00eb krijuara para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, \u00e7mon se zbatimi i parimit t\u00eb proporcionalitetit dhe objektivitetit gjen zbatim duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb edhe elemente t\u00eb tjer\u00eb,\u201d vler\u00ebson Ballhysa dhe konstaton se t\u00eb ardhurat e krijuara nga familja e subjektit p\u00ebr periudh\u00ebn 2008-2013, jan\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se kursimet e deklaruara.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurat nga ferma, Komisioneri Publik vler\u00ebson se, n\u00eb gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet, duket se nuk provohet realizimi faktik i k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave dhe as masa e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb analizim t\u00eb k\u00ebtyre rrethanave, Ballhysa konstaton se Pjet\u00ebrnikaj ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me pjes\u00ebn takuese t\u00eb likuiditeteve cash, pasi n\u00eb Deklarat\u00ebn e interesave private para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs deklaron pjes\u00eb takuese 50%, nd\u00ebrsa gjat\u00eb hetimit administrativ deklaron pjes\u00eb takuese 25%.<\/p>\n<p>Gjithashtu, komisioneri pretendon se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me likuiditetet cash, pasi nuk ka deklaruar ndryshime n\u00eb deklaratat periodike vjetore, si dhe nuk ka pasqyruar kursime cash n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d; nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb deklaruar n\u00eb asnj\u00eb prej deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb nj\u00eb hua t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2013 dhe as kthimin n\u00eb 2016-\u00ebn; se ka kryer deklarim kontradiktor lidhur me destinacionin dhe shlyerjen e nj\u00eb kredis\u00eb t\u00eb marr\u00eb vitin 2014, si dhe mbetet e paqart\u00eb pse, n\u00eb kushtet kur ka poseduar kursimeve cash n\u00eb shum\u00ebn 20 milion\u00eb lek\u00eb, vet\u00ebm 7 muaj m\u00eb pas i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb kredi bankare.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre rrethanave, Komisioneri Publik vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe, si rezultat, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb arrihet n\u00eb nj\u00eb konkluzion se cilat jan\u00eb deklarimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit q\u00eb p\u00ebrputhen me situat\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb faktike lidhur me dinamik\u00ebn dhe gjendjen e kursimeve cash.<\/p>\n<p>Ballhysa konstaton se, bazuar n\u00eb deklarimet e v\u00ebllait t\u00eb subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, rezulton se si burim krijimi p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 44 mij\u00eb euro dhe p\u00ebr mobilimin 2 milion\u00eb lek\u00eb, kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat q\u00eb familja u ka dh\u00ebn\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik vler\u00ebson se, referuar deklarimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe gjendjes s\u00eb dokumentacionit t\u00eb administruar gjat\u00eb hetimit administrativ, n\u00eb lidhje me pasurit\u00eb e luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij dhe t\u00eb personit t\u00eb lidhur me t\u00eb, ata ndodhen n\u00eb kushtet e pamjaftueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK q\u00eb ka \u00e7muar se Pjet\u00ebrnikaj ka arritur nivel kualifkues n\u00eb aspektin profesional, Komisioneri Ballhysa konstaton probleme t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik, n\u00eb konsiderat\u00eb dhe t\u00eb jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit si dhe vendimit nr. 2\/2017 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, lidhur me shkakun e ankimit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, dhe me vler\u00ebsimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, v\u00ebren se n\u00eb rastet kur gabimet e subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit evidentohen q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme dhe n\u00eb praktika t\u00eb ndryshme, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb p\u00ebrjashtim nga rastet e konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb dhe duhet t\u00eb vler\u00ebsohen negativisht,\u201d shprehet Ballhysa n\u00eb ankim dhe vler\u00ebson se t\u00eb metat e konstatuara n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb trajtuara gjat\u00eb procesit, duhet t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb procedurave t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioneri Florian Ballhysa k\u00ebrkon ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr prokurorin Ylli Pjet\u00ebrnikaj dhe shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi pran\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit t\u00eb enjten m\u00eb 22 qershor, vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Lezh\u00ebs, Ylli Pjet\u00ebrnikaj. Ballhysa ngre disa shkaqe p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin dhe k\u00ebrkon shkarkimin e Pjet\u00ebrnik\u00ebs. Prokurori Ylli Pjet\u00ebrnikaj u konfirmua me votat e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76765,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,2],"tags":[427,112,101,119,299,845],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Ylli-Pjeternikaj-pas-seances-111-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ylli Pjet\u00ebrnikaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK-n\u00eb. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76764"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76764"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76764\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76766,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76764\/revisions\/76766"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76765"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76764"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76764"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76764"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}