{"id":76767,"date":"2023-06-23T15:09:33","date_gmt":"2023-06-23T13:09:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurori-armand-gurakuqi-u-shkarkua-per-deklarim-te-pamjaftueshem\/2023\/06\/23\/"},"modified":"2023-06-23T15:10:14","modified_gmt":"2023-06-23T13:10:14","slug":"kpk-prokurori-armand-gurakuqi-u-shkarkua-per-deklarim-te-pamjaftueshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurori-armand-gurakuqi-u-shkarkua-per-deklarim-te-pamjaftueshem\/2023\/06\/23\/","title":{"rendered":"KPK: Prokurori Armand Gurakuqi u shkarkua p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Armand Gurakuqi u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 28 prill 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarime t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe se nuk ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e tyre. Po ashtu, n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm u \u00e7mua se marrdh\u00ebniet juridiko-financiare t\u00eb krijuara nga bashk\u00ebshortja me nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese, si dhe investimet e p\u00ebrs\u00ebritura duke p\u00ebrdorur mjete monetare n\u00eb mas\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga ato t\u00eb disponuara nga vet\u00eb subjekti, i kan\u00eb krijuar bindjen Komisionit se prokurori Gurakuqi, me veprimet dhe mosveprimet e tij ka cenuar besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe se ka arritur nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr shkarkimin e Gurakuqit u mor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin.<\/p>\n<p>Armand Gurakuqi p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2003 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare<\/strong><\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 92 m2 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 40 mij\u00eb e 500 euro, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat dhe kursimet familjare n\u00eb mas\u00ebn 20 mij\u00eb e 500 euro dhe kredi n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare kan\u00eb rezultuar balanca negative n\u00eb shumat 402 mij\u00eb lek\u00eb dhe 206 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pagesat e k\u00ebsteve t\u00eb k\u00ebtij apartamenti. Megjithat\u00eb, Komisioni ka \u00e7muar se bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit dhe duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb mas\u00ebn e k\u00ebsaj pamjaftueshm\u00ebrie, nuk mund t\u00eb kualifikohet si pasoj\u00eb shkarkuese.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009, subjekti ka porositur nj\u00eb tjet\u00ebr apartament me sip\u00ebrfaqe 61 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr \u00e7mimin 4.6 milion\u00eb lek\u00eb. Si burime ka deklaruar dy hua nga 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe 600 mij\u00eb lek\u00eb nga kursimet familjare.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se subjekti ka investuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri duke pasur si kontribut t\u00eb tij vet\u00ebm shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa 4 milion\u00eb lek\u00eb ka deklaruar se i ka marr\u00eb hua, Komisioni e ka konsideruar pa logjik\u00eb ekonomike dhe ka ngritur dyshime mbi v\u00ebret\u00ebsin\u00eb e huave.<\/p>\n<p>Nga analiza paraprake financiare e KPK ka rezultuar se nj\u00eb prej huadh\u00ebn\u00ebsve, vjehrra e subjektit nuk ka pasur mjaftueshm\u00ebri t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb dh\u00ebn\u00eb subjektit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pagesat n\u00eb vitin 2009 dhe 342 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2010-\u00ebn. Edhe pas rishikimit t\u00eb analiz\u00ebs bazuar n\u00eb shpjegimet dhe provat p\u00ebrfundimtare t\u00eb subjektit, bilanci negativ n\u00eb dy vitet ka mbetur i pandryshuar.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK vler\u00ebson se deklarimi i subjektit lidhur me burimin e k\u00ebsaj pasurie nuk ka paraqitur plot\u00ebsisht realitetin. \u201c[\u2026]Nuk krijohet bindja se kjo hua e p\u00ebrfituar nga vjehrra e subjektit, (edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb marr\u00eb v\u00ebrtet kur pretendohet \u2013 rethan\u00eb kjo e paprovuar dhe e paqart\u00eb), t\u00eb ket\u00eb pasur realisht subjektin si destinacion dhe p\u00ebrfitues fundor, pra t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur prej tij si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb banes\u00eb\u201d, shprehet KPK n\u00eb vendim dhe i vler\u00ebson gjetjet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri si shkak p\u00ebr shkarkimin nga detyra.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e kryera nga KPK ka rezultuar se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit figurojn\u00eb t\u00eb regjistruara edhe disa pasuri t\u00eb blera n\u00eb vitin 2022, konkretisht nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 120.2 m2 me vler\u00eb 84 mij\u00eb euro bler\u00eb n\u00eb vitin 2022; dy garazhe me sip\u00ebrfaqe nga 19.2 m2 dhe bler\u00eb p\u00ebr 1 milion e 126 mij\u00eb lek\u00eb secili; si dhe nj\u00eb depo me sip\u00ebrfaqe 3.2 m2 me vler\u00eb 180 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti q\u00eb k\u00ebto prona jan\u00eb bler\u00eb pas dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d, si dhe pasi nuk jan\u00eb gjetur indicie p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb kursimeve t\u00eb disponuara m\u00eb her\u00ebt, Komisioni ka vler\u00ebsuar se nuk ka arsye p\u00ebr t\u00eb hetuar m\u00eb tej lidhur me burimet financiare t\u00eb krijimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn totale prej 2 milion\u00eb e 693 mij\u00eb lek\u00ebsh, pamund\u00ebsi bazuar n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Komisioni arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ka d\u00ebshtuar t\u00eb provoj\u00eb bindsh\u00ebm pasurit\u00eb e tij.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi besimit <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rubrik\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave konfidenciale t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes t\u00eb vitit 2012, \u00ebsht\u00eb pasqyruar nj\u00eb kontrat\u00eb huaje e vitit 2012 e lidhur me shtetasin F. Sh., p\u00ebr marrjen e nj\u00eb vlere prej 75 mij\u00eb euro. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rubrik\u00eb, ajo ka deklaruar t\u00eb drejta pasurore nga investimi, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb po atij viti t\u00eb lidhur me nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se nga shqyrtimi i kontratave ka rezultuar se bashk\u00ebshortja e subjektit ka marr\u00eb nj\u00eb hua pa interes me afat 5 vje\u00e7ar n\u00eb shum\u00ebn 75 mij\u00eb euro nga shtetasi F.Sh. dhe k\u00ebt\u00eb vler\u00eb e ka investuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb objekti.<\/p>\n<p>Sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb bashk\u00ebpunimit, bashk\u00ebshortja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit do t\u00eb kontribuonte financiarisht me shum\u00ebn 75 mij\u00eb euro, nga e cila do t\u00eb p\u00ebrfitonte deri n\u00eb 15% t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb preventivit t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb punimeve, 15% t\u00eb fitimit t\u00eb realizuar.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d, prokurori Gurakuqi dhe bashk\u00ebshortja e tij nuk kan\u00eb deklaruar as shlyerje t\u00eb huas dhe as p\u00ebrfitime t\u00eb realizuara nga investimi i shum\u00ebs 75 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit nr. 2 gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut, Gurakuqi ka deklaruar se jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb realizuar asnj\u00eb p\u00ebrfitim nga ky investim, por se shtetasi me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb lidhur marr\u00ebveshja e bashk\u00ebpunimit, nuk ka kthyer as shum\u00ebn q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar si financim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga dokumentacioni i administruar nga Komisioni, ka rezultuar se gjat\u00eb viteve 2019 dhe 2020, nga ana e subjektit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij ka filluar shlyerja pjes\u00ebrisht e huas n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komisioni, huadh\u00ebn\u00ebsi ka shpjeguar se marrdh\u00ebnia me prokurorin Armand Gurakuqi ka nisur n\u00eb vitet 2005-2006, kur subjekti ka shkuar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin e par\u00eb. Ai ka shpjeguar se ka qen\u00eb pronar i truallit ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar objekti ku subjekti ka bler\u00eb apartamentin dhe nuk ka pasur asnj\u00eb interes tek prokuroria apo gjykata, pasi \u00ebsht\u00eb inxhinier me profesion.<\/p>\n<p>Huadh\u00ebn\u00ebsi ka sqaruar se vler\u00ebn 75 mij\u00eb euro e ka dh\u00ebn\u00eb pa interes p\u00ebr shkak t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb dhe se borxhin ia kan\u00eb kthyer.<\/p>\n<p>Pas shqyrtimit t\u00eb dokumentacionit t\u00eb administruar dhe shpjegimeve p\u00ebrfundimtare t\u00eb subjektit n\u00eb lidhje me huan 75 mij\u00eb euro, Komisioni v\u00ebren se rezulton q\u00eb bashk\u00ebshortja e subjektit t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb hua nga nj\u00eb biznesmen p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb zhvillimin e nj\u00eb projekti nd\u00ebrtues nga nj\u00eb tjet\u00ebr biznesmen, duke mos investuar asnj\u00eb shum\u00eb nga kursimet e veta.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka investuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, duke p\u00ebrdorur mjete monetare t\u00eb huazuara, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe sesa ato t\u00eb disponuara nga vet\u00eb ai, madje n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast investimi \u00ebsht\u00eb kryer totalisht me burim financiar t\u00eb p\u00ebrfituar nga nj\u00eb hua. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Komisioni ka ngritur dyshime mbi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e huamarrjes n\u00eb fjal\u00eb, duke i konsideruar si t\u00eb vet\u00eb subjektit shumat e investuara nga bashk\u00ebshortja e subjektit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201c***\u201d sh.p.k\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nga vler\u00ebsimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i dinamik\u00ebs s\u00eb transaksioneve, rrethanave, deklarimeve, shpjegimeve dhe dokumenteve t\u00eb administruara n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie juridiko-financiare t\u00eb krijuar de jure nga bashk\u00ebshortja dhe de facto nga vet\u00eb subjekti, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e huamarrjes dhe m\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb investuar, Komisioni v\u00ebren nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktesh q\u00eb vler\u00ebson se t\u00eb nd\u00ebrthurura mes tyre, \u00e7ojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb kombinim shkak-pasoj\u00eb q\u00eb evidenton cenimin e besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>\u201cInvestimi i kryer n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201c***\u201d sh.p.k. mbart tiparet q\u00eb konkretizohen n\u00eb ortak\u00ebri \u2013 ekspozim ndaj risqeve t\u00eb biznesit, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfitimi n\u00eb raport me p\u00ebrfitimet e shoq\u00ebris\u00eb. Ky kontekst dhe kjo marr\u00ebdh\u00ebnie rezultojn\u00eb jo n\u00eb p\u00ebrputhje me pozicionin e magjistratit dhe cenojn\u00eb besimin e publikut\u201d, vler\u00ebson KPK.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb midis bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit dhe shoq\u00ebris\u00eb nuk ka pasur nj\u00eb akt zyrtar q\u00eb t\u00eb revokonte apo ndryshonte marr\u00ebveshjen e bashk\u00ebpunimit t\u00eb lidhur m\u00eb her\u00ebt mes tyre, tregon sipas KPK q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse p\u00ebrfitimi i 15% t\u00eb fitimit q\u00eb shoq\u00ebria do t\u00eb realizoj\u00eb nga ky investim, mund t\u00eb ket\u00eb pasur shtyrje n\u00eb koh\u00eb, KPK konstaton se detyrimi q\u00eb kjo kompani mbart ndaj familjes s\u00eb subjektit mbetet gjithmon\u00eb i ekzekutuesh\u00ebm. Sipas KPK, nga kjo marrdh\u00ebnie n\u00eb t\u00eb ardhmen familja e subjektit mund t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme t\u00eb konsiderueshme, q\u00eb e ka zanafill\u00ebn mbi marrdh\u00ebnie t\u00eb dyshimta.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se huadh\u00ebn\u00ebsi dhe investitori kan\u00eb pasur hetime dhe procese penale n\u00eb prokurorin\u00eb ku subjekti ushtronte detyr\u00ebn, ngre dyshime t\u00eb arsyeshme se k\u00ebto marrdh\u00ebnie nuk duhej t\u00eb vendoseshin qysh prej fillimit.<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar historikun p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet, apo lidhur me krijimin e pasurive nga subjekti, mund\u00ebsit\u00eb e tij financiare nd\u00ebr vite, KPK vler\u00ebson se k\u00ebto marrdh\u00ebnie huadh\u00ebniesh t\u00eb vazhduara jan\u00eb nj\u00eb qasje p\u00ebr t\u00eb shtuar pasurit\u00eb. \u201c[\u2026]T\u00eb cilat n\u00eb fakt ngren\u00eb dyshime apo krijojn\u00eb perceptimin se jan\u00eb fiktive dhe kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim shtimin e pasurive t\u00eb vet\u00eb subjektit megjith\u00ebse ai nuk ka realisht t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb kryer ato.<\/p>\n<p>Komisioni e vler\u00ebson jo bind\u00ebs pretendimin se investimi 75 mij\u00eb euro i kryer \u00ebsht\u00eb financuar me bujari nga huadh\u00ebn\u00ebsi, pasi megjith\u00ebse ai ka pasur disponibilitet financiar t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, nuk mund t\u00eb privonte biznesin e vet nga nj\u00eb shum\u00eb e konsiderueshme monetare p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb relativisht t\u00eb gjat\u00eb 5-10 vjet pa asnj\u00eb interes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka paguar interesa p\u00ebr marrjen e kredive t\u00eb m\u00ebvonshme p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb bizneset e veta.<\/p>\n<p>\u201cE gjith\u00eb sjellja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr kthimin e huas\u00eb ndaj shtetasit F. Sh. daton pas deklarat\u00ebs veting, dhe pik\u00ebrisht n\u00eb periudh\u00ebn e kryerjes s\u00eb verifikimeve nga Komisioni, duke qen\u00eb k\u00ebshtu jo n\u00eb harmoni me angazhimet e marra nga personi i lidhur (bashk\u00ebshortja) n\u00eb marrveshjen e huas\u00eb. Po ashtu ata kan\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn vetting nj\u00eb gjendje cash q\u00eb e disponin n\u00eb banes\u00eb, megjith\u00ebse ndodheshin n\u00eb disa situata huamarrjeje ende t\u00eb pashlyera nga vitet m\u00eb pare\u201d v\u00ebren KPK.<\/p>\n<p>Komisioni \u00e7mon se sjellja e subjektit, dinamika n\u00eb koh\u00eb e vet\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies, si dhe kushtet dhe rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb krijuar dhe zhvilluar kjo marr\u00ebdh\u00ebnie interesi, krijon bindjen se e gjith\u00eb kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artificiale, p\u00ebr t\u00eb evituar verifikimin e burimeve reale dhe duke tentuar fshehjen e gjurm\u00ebve t\u00eb investimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb konkluduar se prokurori Armand Gurakuqi, me veprimet e tij, ka c\u00ebnuar besimin e publikut e p\u00ebr pasoj\u00eb duhet t\u00eb shkarkohet nga detyra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Armand Gurakuqi u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 28 prill 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarime t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe se nuk ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e tyre. Po ashtu, n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm u \u00e7mua se marrdh\u00ebniet juridiko-financiare [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76768,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[1024,170,118,172,119,122,173],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Gurakuqi-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Armand Gurakuqi pas vendimit t\u00eb shkarkimit. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76767"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76767"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76767\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76769,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76767\/revisions\/76769"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76768"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76767"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76767"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76767"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}