{"id":76770,"date":"2023-06-26T11:05:58","date_gmt":"2023-06-26T09:05:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpk-per-konfirmimin-ne-detyre-te-prokurorit-sokol-nishani\/2023\/06\/26\/"},"modified":"2023-06-26T11:06:40","modified_gmt":"2023-06-26T09:06:40","slug":"argumentet-e-kpk-per-konfirmimin-ne-detyre-te-prokurorit-sokol-nishani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpk-per-konfirmimin-ne-detyre-te-prokurorit-sokol-nishani\/2023\/06\/26\/","title":{"rendered":"Argumentet e KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Sokol Nishani"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Durr\u00ebsit, Sokol Nishani u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 19 prill 2023 bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, pasi KPK reduktoi bilancet negative bazuar n\u00eb provat e administruara dhe shpjegimet e subjektit. Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar, KPK ndryshoi gjithashtu nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm mbi shitjen e automjeteve m\u00eb shtrenjt\u00eb sesa ishin bler\u00eb, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb vullnet t\u00eb lir\u00eb mes pal\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb arritjen e konkluzionit se Nishani ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, Komisioni ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe faktin se ai ka marr\u00eb vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr konfirmimin e Nishanit u mor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen.<\/p>\n<p>Sokol Nishani e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 2008 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se prokurori Nishani ka deklaruar sakt\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb pune me sip\u00ebrfaqe 40 m2 n\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr 70 mij\u00eb euro, si dhe ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebshortja e subjektit me trash\u00ebgimi ligjore, pas vdekjes s\u00eb t\u00eb atit.<\/p>\n<p>Nishani ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nj\u00eb automjet t\u00eb llojit \u201cToyota RAV4, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga kursimet familjare dhe paga e pun\u00ebs; si dhe t\u00eb ardhura nga shitja e disa automjeteve gjat\u00eb viteve 2006-2011.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit paraprak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Komisioni ka konstatuar se subjekti nuk ka deklaruar burimin e krijimit n\u00eb vitin 2012, si dhe nuk ka pasqyruar shpenzimet e pretenduara n\u00eb shum\u00ebn mbi 300 mij\u00eb lek\u00eb, si n\u00eb deklarat\u00ebn periodike, ashtu dhe n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>KPK konstaton deklarime kontradiktore n\u00eb lidhje me burimin e krijimit p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij automjeti, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d jan\u00eb sh\u00ebnuar kursime familjare dhe t\u00eb ardhura nga shitja e mjeteve t\u00eb tjera gjat\u00eb viteve 2006-2011; n\u00eb procesverbalin e vitit 2016 n\u00eb ILDKPKI ka pasqyruar si burime 1.4 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb automjeti tjet\u00ebr t\u00eb llojit \u201cToyota\u201d n\u00eb vitin 2012 dhe 1.3 milion\u00eb lek\u00eb nga tepricat e likujditetit nga pagat e viteve 2010 dhe 2011; n\u00eb pyet\u00ebsorin standard, ve\u00e7 t\u00eb ardhurave nga shitja e makin\u00ebs n\u00eb 2012-\u00ebn dhe 4200 euro nga pagat, ka shtuar dhe nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga v\u00ebllai.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se subjekti nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike dhe n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d huan\u00eb e marr\u00eb prej v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Komisioni ka vler\u00ebsuar paraprakisht se ky pretendim duket se ka qen\u00eb p\u00ebrpjekje e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb rregulluar situat\u00ebn financiare me q\u00ebllim justifikimin e blerjes s\u00eb automjetit me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, huaja nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shitja e automjetit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb kryer rreth tre muaj pas blerjes s\u00eb makin\u00ebs s\u00eb re n\u00eb vitin 2012 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar paraprakisht se vlera 1.4 milion\u00eb lek\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb janar t\u00eb 2012-\u00ebs. Prej analiz\u00ebs financiare paraprake p\u00ebr blerjen n\u00eb vitin 2012 t\u00eb automjetit tp \u201cToyota RAV4\u201d ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vlerat 24 mij\u00eb e 200 euro dhe 701 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar fillimisht se tre automjete q\u00eb jan\u00eb bler\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe jan\u00eb shitur m\u00eb shtrenjt\u00eb pas p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre, duket se jan\u00eb veprime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe p\u00ebrpjekje t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb rregulluar situat\u00ebn financiare me q\u00ebllim justifikimin e blerjes s\u00eb automjetit n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Pasi i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs, prokurori Nishani ka shpjeguar se mosdeklarimi i burimit t\u00eb blerjes s\u00eb makin\u00ebs n\u00eb vitin 2012 ka qen\u00eb nj\u00eb pakujdesi. Pakujdesi ai ka cil\u00ebsuar edhe mosdeklarimin e shpenzimit n\u00eb mas\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr deklarimet kontradiktore n\u00eb lidhje me burimin e krijimit p\u00ebr blerjen e automjetit n\u00eb 2012-\u00ebn, subjekti ka rikonfirmuar se burimi i t\u00eb ardhurave financiare kan\u00eb qen\u00eb huaja e marr\u00eb nga v\u00ebllai; t\u00eb ardhurat nga shitja e makin\u00ebs n\u00eb 2012-\u00ebn; si dhe 1.5 milion\u00eb likujditete cash n\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosdeklarimin e huas\u00eb, ai ka argumentuar se, meqen\u00ebse nuk e kishte p\u00ebrpiluar apo konkretizuar k\u00ebt\u00eb marrdh\u00ebnie financiare me nj\u00eb dokument shkresor dhe ligjor, nuk mund ta deklaronte dhe dokumentonte n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kohore.<\/p>\n<p>P\u00ebr shitjen m\u00eb shtrenjt\u00eb t\u00eb automjeteve nga \u00e7mimi i blerjes, subjekti ka pretenduar se ka kryer sh\u00ebrbime mjaft t\u00eb mira dhe cil\u00ebsore. Ai ka k\u00ebmb\u00ebngulur se shitja m\u00eb shtrenjt\u00eb e mjeteve nuk ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rregullimin e situat\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>Pas dh\u00ebnies s\u00eb shpjegimeve p\u00ebrfundimtare, Komisioni i ka cil\u00ebsuar mosdeklarimet e burimeve t\u00eb blerjes s\u00eb mjetit n\u00eb vitin 2012 si pasakt\u00ebsi t\u00eb paq\u00ebllishme.<\/p>\n<p>KPK \u00ebsht\u00eb bindur edhe p\u00ebr huan\u00eb e marr\u00eb nga i v\u00ebllai. \u201cFakti i ekzistenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj huaje p\u00ebrforcohet edhe nga veprimi bankar i transferimit t\u00eb \u00e7mimit total prej 24,200 euro t\u00eb blerjes s\u00eb automjetit tip \u2018Toyota RAV4\u2019 n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201c***\u201d nga llogaria bankare e v\u00ebllait I. N. n\u00eb dat\u00ebn 18.1.2012, me p\u00ebrshkrimin \u2018blerje mjeti p\u00ebr Sokol Nishanin\u2019\u201d, shprehet KPK dhe shton se v\u00ebllai i subjektit ka rezultuar me t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme nga pun\u00ebsimi n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Trupa e Komisionit vler\u00ebson se subjekti nuk ka pasur asnj\u00eb arsye t\u00eb mos deklaronte huan\u00eb si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie dhe se kjo situat\u00eb nuk nuk mund t\u00eb konsiderohet e q\u00ebllimshme apo si nj\u00eb p\u00ebrpjekje e Nishanit p\u00ebr t\u00eb rregulluar situat\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr shitjen e automjeteve m\u00eb shtrenjt\u00eb nga sa i kishte bler\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim KPK ka \u00e7muar se ato jan\u00eb shprehje e vullnetit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb pal\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201c\u2026P\u00ebr sa koh\u00eb nuk u v\u00ebrtetuan raste t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit t\u00eb subjektit me pal\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb k\u00ebto kontrata, Komisioni nuk mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundime negative q\u00eb penalizojn\u00eb subjektin e rivler\u00ebsimit\u201d, citohet n\u00eb vendim dhe argumentohet se veprimet e shitblerjes s\u00eb automjeteve jan\u00eb pasqyruar n\u00eb deklaratat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb pasuris\u00eb e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara prej tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb konkluzion, Komisioni i referohet dhe nj\u00eb deklarate noteriale t\u00eb personit q\u00eb pretendohet se ka kryer punimet p\u00ebr sh\u00ebrbimet e automjeteve.<\/p>\n<p>KPK \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb konkluzionin p\u00ebrfundimtar dhe n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb tjet\u00ebr noteriale t\u00eb vitit 2023 t\u00eb l\u00ebshuar nga bler\u00ebsi i automjetit, ku ai \u00ebsht\u00eb shprehur se makin\u00ebn e subjektit e ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb muajit janar t\u00eb atij viti kur i ka dh\u00ebn\u00eb prokurorit shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa kontrata \u00ebsht\u00eb lidhur tre muaj m\u00eb von\u00eb, si periudh\u00eb kur do t\u00eb v\u00ebrtetohej gjendja e mjetit.<\/p>\n<p>Komisioni shprehet n\u00eb vendim, se n\u00eb analizimin e burimeve t\u00eb blerjes s\u00eb makin\u00ebs n\u00eb vitin 2012, ka mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb balanc\u00ebn e sh\u00ebndosh\u00eb pozitive financiare t\u00eb subjektit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij n\u00eb tre vitet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni, i udh\u00ebhequr nga parimi i objektivitetit dhe proporcionalitetit, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e vendosura nga jurisprudenca e deritanishme e Kolegjit, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb gjitha argumentet e m\u00ebsip\u00ebrme, vler\u00ebson se subjekti i rivler\u00ebsimit ka argumentuar mjaftuesh\u00ebm burimet financiare t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr blerjen e automjetit tip \u2018Toyota RAV4\u2019 n\u00eb t\u00eb gjitha elementet e tyre duke justifikuar n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme \u00e7mimin e blerjes s\u00eb k\u00ebtij automjeti\u201d, konkludon KPK dhe nj\u00eb pamund\u00ebsi financiare q\u00eb ka mbetur e vler\u00ebson me pesh\u00eb \u201cjo aq p\u00ebrcaktuese\u201d sa t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Nishani ka dh\u00ebn\u00eb mjaftuesh\u00ebm argumenta n\u00eb raport me faktet dhe e rrethanat e rezultuara nga hetimi administrativ dhe se ato nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr penalizim.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja e subjektit ka deklaruar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme nga aktiviteti i saj si notere. P\u00ebr periudh\u00ebn mars &#8211; dhjetor 2013 ka deklaruar t\u00eb ardhura neto n\u00eb mas\u00ebn 7,8 milion\u00eb lek\u00eb; p\u00ebr vitin 2014 rreth 4.7 milion\u00eb lek\u00eb; n\u00eb 2015-\u00ebn vler\u00ebn 8.7 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr vitin 2016 shum\u00ebn 7.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar se bashk\u00ebshortja e prokurorit Nishani nuk ka pasqyruar sakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe n\u00eb ato vjetore t\u00eb ardhurat nga aktiviteti privat i noteris\u00eb. Subjekti i ka pranuar k\u00ebto pasakt\u00ebsi, por ka sqaruar se kjo ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb gabimeve dhe mosnjohja e sakt\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave financiare q\u00eb duheshin d\u00ebrguar.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb p\u00ebrfundim \u00ebsht\u00eb konkluduar se k\u00ebto pasakt\u00ebsi mbeten, ato nuk jan\u00eb konsideruar me pasoj\u00eb, nisur dhe nga fakti se dokumentacioni i depozituar nga subjekti \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 97 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitet 2008-2016 kur Nishani ka ushtruar funksionin e prokurorit, balanca negative e konstatuar ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi KPK ka konsideruar provat e siguruara gjat\u00eb hetimet si dhe shpjegimet e subjektit, ka p\u00ebrmbysur balanc\u00ebn p\u00ebr periudh\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs me nj\u00eb rezultat pozitiv. Nd\u00ebrsa bilanci negativ gjat\u00eb viteve 2008-2016 \u00ebsht\u00eb reduktuar duke mbetur n\u00eb vler\u00ebn rreth 1.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, KPK vler\u00ebson se makina e bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri q\u00eb ka nj\u00eb lloj problematike, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar e pranueshme.<\/p>\n<p>Duke konsideruar vler\u00ebsimet pozitive n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit, Komisioni arrin n\u00eb konkluzionin se balanca financiare negative e mbetur n\u00eb shum\u00ebn rreth 1.1 milion lek\u00eb, bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, vler\u00ebsohet se nuk mund t\u00eb sjell\u00eb shkarkim p\u00ebr Nishanin dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, se ai ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Durr\u00ebsit, Sokol Nishani u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 19 prill 2023 bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, pasi KPK reduktoi bilancet negative bazuar n\u00eb provat e administruara dhe shpjegimet e subjektit. Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar, KPK ndryshoi gjithashtu nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm mbi shitjen e automjeteve m\u00eb shtrenjt\u00eb sesa ishin bler\u00eb, duke [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76771,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[784,978,118,906,119,129,1025,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Sokol-Nishani-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Sokol Nishani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76770"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76770"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76770\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76772,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76770\/revisions\/76772"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76771"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76770"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76770"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76770"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}