{"id":76779,"date":"2023-06-29T17:49:20","date_gmt":"2023-06-29T15:49:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtari-petraq-curi-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia\/2023\/06\/29\/"},"modified":"2023-06-29T17:50:26","modified_gmt":"2023-06-29T15:50:26","slug":"kpk-gjyqtari-petraq-curi-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtari-petraq-curi-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia\/2023\/06\/29\/","title":{"rendered":"KPK: Gjyqtari Petraq \u00c7uri c\u00ebnoi besimin e publikut tek drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 12 maj 2023 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, Petraq \u00c7uri, pasi konkludoi se ai kishte kryer deklaruar deklarim t\u00eb paplot\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe se kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia me q\u00ebndrimin e tij gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi jo bashk\u00ebpunues dhe dor\u00ebzimi t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pav\u00ebrteta p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar situat\u00ebn financiare pas konstatimit t\u00eb balancave negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr periudhat para dhe gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, u vler\u00ebsuan si sjellje q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut t\u00eb nj\u00eb funksionari t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Rivler\u00ebsimi i \u00c7urit u p\u00ebrfundua vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe vendimi p\u00ebr shkarkimin e tij u mor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtare Suela Zhegu.<\/p>\n<p>Petraq \u00c7uri e ka nisur karrier\u00ebn si avokat n\u00eb vitin 1993 dhe ka punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion deri n\u00eb 2010-\u00ebn, kur u em\u00ebrua gjyqtar. Prej vitit 2010 e deri n\u00eb shkarkimin e tij nga detyra, \u00c7uri e ushtroi funksionin e gjyqtarit n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Zvarritja e procesit<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se gjyqtari Petraq \u00c7uri nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb kryer ndaj tij, pasi ai nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb koh\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb hetimit administrativ, duke k\u00ebrkuar vazhdimisht shtyrjen e afatit p\u00ebr kthimin e p\u00ebrgjigjes s\u00eb pyet\u00ebsorit t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb fund t\u00eb janarit 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se, pasi KPK e ka shtyr\u00eb tre her\u00eb afatin, s\u00ebrish \u00c7uri nuk ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb plota, si dhe nuk ka depozituar dokumentacionin e k\u00ebrkuar nga Komisioni. Ai ka vijuar t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim edhe pas d\u00ebrgimit t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit n\u00eb fund t\u00eb muajt mars, duke k\u00ebrkuar s\u00ebrish koh\u00eb shtes\u00eb tre muaj dhe m\u00eb pas deri m\u00eb dat\u00eb 3 maj. Pas pranimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb fundit, ka k\u00ebrkuar s\u00ebrish dhe nj\u00eb muaj afat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00c7uri ka revokuar n\u00eb muajin prill prokuror\u00ebn e posa\u00e7me t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit p\u00ebr nj\u00eb avokat, pasi Komisioni i ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ai e kishte nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor q\u00eb mund t\u00eb kryente mbrojtjen e tij dhe se k\u00ebrkesa p\u00ebr shtyrjen e afatit nuk ishte e mb\u00ebshtetur.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha afatet e k\u00ebrkuara nga subjekti p\u00ebrfundonin n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, muaj i cili p\u00ebrkon me mbushjen e mosh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension, pasi subjekti \u00ebsht\u00eb i dat\u00eblindjes 13.6.1956. Trupi gjykues krijoi bindjen se subjekti ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb procesi i kontrollit t\u00eb verifikimit t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb shtyhet deri n\u00eb dat\u00ebn e mbushjes s\u00eb mosh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension, me q\u00ebllim shmangien e tij nga ky proces, duke prodhuar nj\u00eb rezultat n\u00eb favor t\u00eb tij\u201d, vler\u00ebson KPK dhe shton se kjo munges\u00eb bashk\u00ebpunimi e ka vendosur Komisionin n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr kryerjen e plot\u00eb e t\u00eb detajuar t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb pasurive t\u00eb subjektit dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pasuria \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore m\u00eb 10 maj, \u00c7uri dha shpjegime p\u00ebr balancat negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs kur ai ushtronte detyr\u00ebn e avokatit, si dhe gjat\u00eb periudh\u00ebs kur ka ushtruar funksionin e gjyqtarit.\u00a0Nga verifikimi dokumentacionit t\u00eb dor\u00ebzuar nga subjekti, Komisioni ka konstatuar se ka pasur raste kur deklaratat noteriale nuk p\u00ebrmbanin t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, ka paraqitur dokumente q\u00eb nuk p\u00ebrmbajn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb v\u00ebrteta me q\u00ebllim arritjen e nj\u00eb rezultati pozitiv t\u00eb procesit t\u00eb tij t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim KPK vler\u00ebson se \u00c7uri ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhurat nga dh\u00ebnia me qira e dhomave p\u00ebr fjetje gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs. Po ashtu, konkludohet se subjekti ka tentuar p\u00ebr t\u00eb fshehur apo paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb llogarit\u00eb bankare, si dhe shpenzimet e shkollimit, akomodimit dhe jetes\u00ebs s\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, po me q\u00ebllimin q\u00eb procesi i kontrollit e verifikimit t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb prodhonte nj\u00eb rezultat n\u00eb favor t\u00eb tij.<\/p>\n<p>KPK arsyeton dhe mbi faktin e kryerjes s\u00eb analiz\u00ebs p\u00ebr pasurit\u00eb e krijuara p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Bazuar n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e KPA, trupa e Komisionit vler\u00ebson se institucionet e rivler\u00ebsimit kontrollojn\u00eb burimin n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb krijuar pasuria e pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, n\u00eb funksion t\u00eb integritetit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e subjektit p\u00ebr funksione publike.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, KPK konkludoi se \u00c7uri dhe personat e lidhur me t\u00eb kan\u00eb pasur munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn 42.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e pasurive p\u00ebrpara detyr\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Trupa shprehet se p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb ezaurues me subjektin, \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb analiz\u00eb hipotetike duke u bazuar dhe n\u00eb pretendimet e tij, por s\u00ebrish ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 15.2 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioni shtoi, se edhe sikur n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb t\u00eb hiqeshin shpenzimet jetike t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb subjektit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, si dhe nj\u00eb godin\u00eb t\u00eb konsiderohej n\u00eb vler\u00ebn 15 milion\u00eb lek\u00eb dhe jo 20 milion\u00eb lek\u00eb sa pasqyrohej n\u00eb dokumentacionin e kolaudimit, s\u00ebrish do t\u00eb kishte nj\u00eb rezultat negativ t\u00eb konsideruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjyqtari Petraq \u00c7uri ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha edhe gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs. Nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPK p\u00ebr k\u00ebto vite, \u00ebsht\u00eb konkluduar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 26.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Komisioni ka kryer nj\u00eb analiz\u00eb hipotetike duke u bazuar n\u00eb pretendimet e subjektit, por s\u00ebrish ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 6.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe sikur t\u00eb mos p\u00ebrfshihen shpenzimet jetike t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tij, s\u00ebrish pamund\u00ebsia financiare \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme, e cila e kombinuar me pamund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebrpara detyr\u00ebs, me munges\u00ebn e bashk\u00ebpunimit t\u00eb subjektit, si dhe me p\u00ebrdorimin nga ana e tij t\u00eb deklaratave q\u00eb nuk p\u00ebrmbajn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb v\u00ebrteta, e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur zbatimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, KPK konkludon se gjyqtari \u00c7uri ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasurive dhe burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb tyre; se ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e tyre; si dhe se ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb ose t\u2019i paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb ato.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi besimit t\u00eb publikut<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb pasuris\u00eb, Komisioni shprehet se rezultojn\u00eb disa rrethana, t\u00eb cilat, t\u00eb analizuara s\u00eb bashku e t\u00eb para n\u00eb harmoni me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sjellje t\u00eb papranueshme t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb pasur besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe te roli i tij si nj\u00eb funksionar i denj\u00eb i k\u00ebtij sistemi.<\/p>\n<p>KPK rendit n\u00eb vjim rrethanat ku e bazon k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim, si q\u00ebndrimin jobashk\u00ebpunues gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit; paraqitjen prej tij t\u00eb deklaratave apo dokumenteve q\u00eb nuk p\u00ebrmbajn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb v\u00ebrteta; zvarritjen e procesit; si dhe tentativat p\u00ebr t\u00eb fshehur apo paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb disa llogari bankare, si dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shpenzimeve, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb arrihej nj\u00eb rezultat n\u00eb favor t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Subjekti, p\u00ebrve\u00e7se nuk \u00ebsht\u00eb treguar bashk\u00ebpunues p\u00ebr dh\u00ebnien e informacionit t\u00eb k\u00ebrkuar nga Komisioni, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimit, duke u p\u00ebrgjigjur n\u00eb disa raste se nuk mban mend apo nuk disponon dokumentacion, por nuk ka treguar nj\u00eb sjellje korrekte gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit,\u201d shprehet KPK.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit veprimet e tij t\u00eb krijojn\u00eb bindjen se nuk kan\u00eb pasur p\u00ebr q\u00ebllim zhvillimin e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt, por zvarritjen e k\u00ebtij procesi rivler\u00ebsimi, deri n\u00eb pamund\u00ebsimin e tij, gj\u00eb q\u00eb konstatohet duksh\u00ebm me k\u00ebrkesat e vazhdueshme, t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe haptazi t\u00eb pabazuara, para dhe pas d\u00ebrgimit t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti gjat\u00eb gjith\u00eb procesit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr ta shtyr\u00eb at\u00eb deri n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mbushte mosh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension, me q\u00ebllim shmangien e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, theksoi KPK, nd\u00ebrsa shtoi se \u00c7uri, qoft\u00eb edhe vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sjelljeje, ka c\u00ebnuar besimin e publikut te nj\u00eb funksionar i drejt\u00ebsis\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb situate si shkak autonom p\u00ebr shkarkimin nga detyra.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 12 maj 2023 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, Petraq \u00c7uri, pasi konkludoi se ai kishte kryer deklaruar deklarim t\u00eb paplot\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe se kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia me q\u00ebndrimin e tij gjat\u00eb hetimit administrativ. Q\u00ebndrimi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76780,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[170,180,107,103,118,1018,171,847,695],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/vendimi-petraq-curi.jpg","fifu_image_alt":"Trupa e KPK gjat\u00eb njoftimit t\u00eb vendimit p\u00ebr gjyqtarin Petraq \u00c7uri. Foto:Vladimir Karaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76779"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76779"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76779\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76781,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76779\/revisions\/76781"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76780"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}