{"id":76785,"date":"2023-06-30T18:18:55","date_gmt":"2023-06-30T16:18:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mbyllja-e-vetingut-per-kreun-e-klp-se-ankimohet-ne-kolegj\/2023\/06\/30\/"},"modified":"2023-06-30T18:20:40","modified_gmt":"2023-06-30T16:20:40","slug":"mbyllja-e-vetingut-per-kreun-e-klp-se-ankimohet-ne-kolegj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/mbyllja-e-vetingut-per-kreun-e-klp-se-ankimohet-ne-kolegj\/2023\/06\/30\/","title":{"rendered":"Mbyllja e vetingut p\u00ebr kreun e KLP-s\u00eb ankimohet n\u00eb Kolegj"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi t\u00eb premten m\u00eb 30 qershor vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr p\u00ebrfundimin e vetingut pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar dhe pa sanksion ndaj kreut aktual t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Alfred Balla.<\/p>\n<p>Balla iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr shkak t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs si ndihm\u00ebs ligjor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb deri m\u00eb 31 korrik t\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p>Ballhysa e cil\u00ebson vendimarrjen e shumic\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrcaktimet kushtetuese dhe k\u00ebrkon ndryshimin, ku ve\u00e7 nd\u00ebrprerjes s\u00eb vetingut, k\u00ebrkoi q\u00eb ndaj Ball\u00ebs t\u00eb caktohet edhe sanksioni q\u00eb i ndalon em\u00ebrimin n\u00eb disa pozicione n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vjet, p\u00ebrfshi dhe funksionin q\u00eb ai mban aktualisht.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb reagimi t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb me \u00cbhatsapp, kreu i KLP-s\u00eb, Alfred Balla tha se ankimi i komisionerit \u201ce kishte habitur\u201d, pasi sipas tij ishte ndjekur nj\u00eb praktik\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr rastet analoge.<\/p>\n<p>Balla shtoi se nuk ishte larguar me dor\u00ebheqje nga detyra si ndihm\u00ebs ligjor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, por ishte liruar. Sipas tij, procedura e e vetingut si k\u00ebshilltar duhej t\u00eb ishte pushuar pa vendim p\u00ebrfundimtar para 5 viteve.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN n\u00ebse kjo situat\u00eb ndikonte n\u00eb ushtrimin e funksionit t\u00eb tij si an\u00ebtar dhe kryetar i KLP-s\u00eb, Balla tha se \u201cs\u2019ka lidhje\u201d.<\/p>\n<p>Kreu i KLP-s\u00eb, Alfred Balla ishte sipas legjislacionit n\u00eb fuqi subjekt i vetingut p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij si ndihm\u00ebs ligjor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb deri n\u00eb 31 korrik 2017 dhe duhej t&#8217;i n\u00ebnshtrohej procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Por, dy prej an\u00ebtareve n\u00eb shumic\u00eb, kryesuesja Xhensila Pine dhe relatorja Alma Faskaj, vler\u00ebsuan se Balla nuk ishte m\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi dhe se procesi i tij duhej mbyllur pa vendim p\u00ebrfundimtar. Pine dhe Faskaj arsyetuan se Balla nuk kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen dhe se statusin e kishte humbur p\u00ebr shkak se ishte shkarkuar nga kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb korrik 2017.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb, komisionerja\u00a0Valbona Sanxhaktari\u00a0paraqiti mendim paralel. Ajo vler\u00ebsoi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm statusin ligjor n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb gjendur subjekti n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve, si dhe vullneti apo q\u00ebndrimi i Ball\u00ebs n\u00eb raport me ecurin\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Sipas saj, Balla ose duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, ose duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej dispozitave t\u00eb nenit \u201cG\u201d t\u00eb aneksit t\u00eb kushtetut\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb nd\u00ebrperjen e vetingut me sanksionim 15-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p><strong>Argumentet e ankimit<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa e cil\u00ebson t\u00eb pabazuar n\u00eb situat\u00ebn faktike vendimarrjen e shumic\u00ebs s\u00eb Komisionit. Ai sjell n\u00eb v\u00ebmendje q\u00ebllimin e p\u00ebrcaktuar n\u00eb Kushtetut\u00eb p\u00ebr procesin e vetingut, at\u00eb t\u00eb funksionimit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe rikthimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. Po ashtu, n\u00eb arsyetimin e tij bazohet n\u00eb jurispudenc\u00ebn e Kolegjit dhe n\u00eb gjetjet e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb paraqitura n\u00eb KPK n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Ballhysa konstaton se v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb shprehur se Balla ishte subjekt rivler\u00ebsimi n\u00eb koh\u00ebn e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve kushtetuese q\u00eb rregullonin procesin e rivler\u00ebsimit. N\u00eb ankim evidentohet fakti se Balla ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb betej\u00eb ligjore me Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb lidhur me lirimin e tij nga detyra, q\u00eb e ka fituar n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Apel ka pretenduar njohjen e statusit si k\u00ebshilltar ligjor jomagjistrat, duke pranuar se e ka statusin e subjektit edhe pasi \u00ebsht\u00eb liruar nga detyra nga kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata ka vendosur gjithashtu se Balla e ka humbur statusin e k\u00ebshilltarit ligjor vet\u00ebm kur u zgjodh si an\u00ebtar i KLP-s\u00eb n\u00eb vitin 2018, si dhe i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb e drejta t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb pages\u00ebn si k\u00ebshilltar ligjor deri n\u00eb at\u00eb moment.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku z. Balla nuk do ishte liruar (jo ligj\u00ebrisht) nga detyra e tij, ai do ushtronte sh\u00ebrbimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Fillimisht, n\u00eb Gjykat\u00ebn e lart\u00eb (si K\u00ebshilltar ligjor jo magjistrat) dhe m\u00eb pas n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb si magjistrat. Por n\u00eb t\u00eb dyja rastet, ai do mbante statusin si subjekt rivler\u00ebsimi dhe do ishte n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, pasqyrohet n\u00eb ankim mendimi i ONM.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb opininion e ONM-s\u00eb, trupa e KPK-s\u00eb ka vazhduar procedur\u00ebn e vetingut p\u00ebr Ball\u00ebn duke e konsideruar subjekt rivler\u00ebsimi, si dhe ka i d\u00ebrguar atij dy pyet\u00ebsor\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, procedur\u00eb e cila ka zgjatur deri m\u00eb dat\u00eb 30 maj t\u00eb vitit 2023, kur Komisioni i ka d\u00ebrguar subjektit rezultatet e hetimit, duke konkluduar me p\u00ebrfundimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit pa vendim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Referuar akteve n\u00eb fashikullin e Komisionit, Ballhysa vler\u00ebson se q\u00eb prej momentit kur v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka paraqitur mendimin e tij dhe kur trupa e KPK ka vendosur ta vijoj\u00eb procesin, e deri n\u00eb paraqitjen e rezultateve t\u00eb hetimit afro nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, nuk ka ndryshuar ndonj\u00eb rrethan\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb dilej me nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ndrysh\u00ebm, duke konstatuar se Balla nuk e g\u00ebzonte m\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Ai shton se sipas praktik\u00ebs s\u00eb konsoliduar t\u00eb Kolegjit, n\u00eb momentin kur fillonte procedura e rivler\u00ebsimit, jo domosdoshm\u00ebrisht subjektet e rivler\u00ebsimit mbanin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn detyr\u00eb funksionale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ex officio, Kushtetuta dhe ligji i kishte parashikuar si t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik vler\u00ebson se Alfred Balla e ka fituar statusin ligjor t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, q\u00eb n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve Kushtetuese e, p\u00ebr pasoj\u00eb, do t\u00eb duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej ex officio procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, n\u00eb zbatim t\u00eb kuadrit ligjor n\u00eb fuqi, i cili rregullon k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>\u201cArsyetimi i Komisionit se subjekti i rivler\u00ebsimit, z. Alfred Balla: \u2026 ka humbur statusin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, jo si pasoj\u00eb e p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, apo e dor\u00ebheqjes s\u00eb tij, por si pasoj\u00eb e nj\u00eb akti q\u00eb ka vendosur nd\u00ebrprerjen e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij, bie ndesh me Kushtetut\u00ebn dhe ligjin dhe nuk p\u00ebrputhet as me p\u00ebrmbajtjen e akteve n\u00eb fashikull,\u201d arsyeton Ballhysa dhe shton se kur subjektet vendosin t\u00eb mos i n\u00ebnshtrohen procesit t\u00eb vetingut, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrjashtohen nga mund\u00ebsia e em\u00ebrimit n\u00eb disa prej organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 15-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Ballhysa sjell n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit edhe faktin se Balla, teksa nga nj\u00ebra an\u00eb k\u00ebrkonte nd\u00ebrprerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nga ana tjet\u00ebr ka b\u00ebr\u00eb objekt gjykimi urdh\u00ebrin e Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr lirimin nga detyra, duke iu drejtuar juridiksionit gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 2020 ku nd\u00ebr t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb shprehur se kishte pritur t\u00eb krijohej K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor e t\u00eb rishikonte aktet n\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb kompetencave t\u00eb ish-Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Subjekti i rivler\u00ebsimit i \u00ebsht\u00eb drejtuar me k\u00ebrkes\u00eb me shkrim K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, duke i k\u00ebrkuar njohjen\/pasjen e statusit t\u00eb k\u00ebshilltarit ligjor pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb,\u201d v\u00ebren Ballhysa dhe sqaron se KLGJ n\u00eb vitin 2020 e ka pezulluar shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs me argumentin se kjo \u00e7\u00ebshtje ishte duke u trajtuar n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim pasqyrohet dhe fakti se, kur nga ana e trup\u00ebs s\u00eb KPK \u00ebsht\u00eb vijuar me d\u00ebrgimin e pyet\u00ebsor\u00ebve, n\u00eb shkurt t\u00eb 2023-it, Balla ka depozituar pran\u00eb Gjykat\u00ebs Afministrative t\u00eb Apelit k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr heqje dor\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht nga e drejta e padis\u00eb, pasi mendonte se statusi aktual pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb nuk p\u00ebrputhet me at\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebsit ligjor q\u00eb kishte g\u00ebzuar deri n\u00eb 2017-\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Balla i \u00ebsht\u00eb drejtuar edhe KLGJ-s\u00eb, me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr heqje dor\u00eb nga k\u00ebrkimi i m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr deklarimin e pasjes s\u00eb statusit t\u00eb k\u00ebshilltarit ligjor jomagjistrat n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, duke arsyetuar se gjykimi kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb dy shkall\u00ebt dhe se pozicioni aktual n\u00eb KLP nuk pajtohet me statusin e ndihm\u00ebsit ligjor.<\/p>\n<p>KLGJ ka vendosur n\u00eb muajin maj 2023 t\u00eb shfuqizoj\u00eb pezullimin e shqyrtimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs dhe p\u00ebrfundimin pa vendim p\u00ebrfundimtar t\u00eb shqyrtimit t\u00eb saj, p\u00ebr shkak t\u00eb heqjes dor\u00eb nga Balla.<\/p>\n<p>\u201c\u2026T\u00eb gjitha veprimet e kryera prej tij lidhur me procesin e rivler\u00ebsimit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vet\u00eb heqjen dor\u00eb nga e drejta e padis\u00eb s\u00eb paraqitur p\u00ebr gjykim nga subjekti i rivler\u00ebsimit, z. Alfred Balla, p\u00ebrpara juridiksionit gjyq\u00ebsor administrativ, si dhe heqjen dor\u00eb nga k\u00ebrkesa p\u00ebr njohjen\/pasjen e statusit t\u00eb K\u00ebshilltarit\/Ndihm\u00ebsit ligjor pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb paraqitur n\u00eb KLGJ, depozitimi i vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Administrativ p\u00ebr prishjen e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb dhe rr\u00ebzimin e padis\u00eb, si dhe ai i KLGJ-s\u00eb p\u00ebr heqjen dor\u00eb nga k\u00ebrkesa, si aktet ku subjekti i rivler\u00ebsimit bazonte k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit nga ana e Komisionit, jan\u00eb shprehje e qart\u00eb dhe e lir\u00eb e vullnetit t\u00eb tij p\u00ebr t\u2019iu shmangur kryerjes s\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, citohet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik n\u00ebnvizon se \u00e7do interpretim i kund\u00ebrt q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mundur, sikund\u00ebr ka lejuar Komisioni n\u00eb rastin konkret q\u00eb Balla, megjith\u00ebse ka shfaqur qart\u00ebsisht vullnetin t\u2019i shmanget procesit t\u00eb vetingut, t\u00eb vijoj\u00eb ushtrimin e nj\u00eb prej funksioneve t\u00eb parashikuara nga neni G i Aneksit t\u00eb Kusht\u00ebtut\u00ebs, si t\u00eb ndaluara p\u00ebr t\u2019u g\u00ebzuar p\u00ebr 15 vjet.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Subjekti i rivler\u00ebsimit ka ushtruar t\u00eb drejtat e tij, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjedhje personale, duke shprehur vullnetin e pavesur p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke zgjedhur ispo jure t\u00eb ket\u00eb dhe ndalimin q\u00eb parashikon neni G i aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, p\u00ebrfundon arsyetimin Ballhysa dhe i k\u00ebrkon Kolegjit ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisonit p\u00ebr Alfred Ball\u00ebn dhe q\u00eb nd\u00ebprerja e procesit t\u00eb vetingut ndaj tij t\u00eb shoq\u00ebrohet me sanksionin q\u00eb i ndalon em\u00ebrimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vjet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi t\u00eb premten m\u00eb 30 qershor vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr p\u00ebrfundimin e vetingut pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar dhe pa sanksion ndaj kreut aktual t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Alfred Balla. Balla iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr shkak t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs si ndihm\u00ebs ligjor [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76786,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,2],"tags":[1021,364,427,272,234,238,112,101,133,173,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/20230607_190624_070623_5_021-1_V0CBdOD.jpg","fifu_image_alt":"Kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Alfred Balla duke folur gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb komisionit parlamentar per \u00c7\u00ebshtjet Ligjore, Administrat\u00ebn Publike dhe te Drejtat e Njeriut | Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76785"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76785"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76785\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76787,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76785\/revisions\/76787"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76786"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76785"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76785"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76785"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}