{"id":76806,"date":"2023-07-04T17:51:13","date_gmt":"2023-07-04T15:51:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-ricel-hetimin-per-ceshtjen-ndaj-erarber-madhit\/2023\/07\/04\/"},"modified":"2023-07-04T19:06:36","modified_gmt":"2023-07-04T17:06:36","slug":"kolegji-ricel-hetimin-per-ceshtjen-ndaj-erarber-madhit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-ricel-hetimin-per-ceshtjen-ndaj-erarber-madhit\/2023\/07\/04\/","title":{"rendered":"Kolegji ri\u00e7el hetimin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen ndaj Erarb\u00ebr Madhit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Erarb\u00ebr Madhi u pyet gj\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb mart\u00ebn, gjat\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Steven Kessler, mbi marr\u00ebdh\u00ebniet me prind\u00ebrit dhe burimin e pasuris\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshin nj\u00eb apartament dhe disa milion lek\u00eb n\u00eb likujditete.<\/p>\n<p>Parat\u00eb, nj\u00eb shum\u00eb prej 350 mij\u00eb dollar\u00ebsh t\u00eb deklaruara si t\u00eb ardhura nga puna e babait t\u00eb ndjer\u00eb, pretendohet q\u00eb ishin mbajtur cash nga prind\u00ebrit t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb vitin 2005. Kessler k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb pyet\u00ebsor n\u00ebse Madhi e dinte ku ruheshin k\u00ebto para n\u00eb sht\u00ebpi. \u201cA mos ishin n\u00eb nj\u00eb kuti k\u00ebpuc\u00ebsh?\u201d, tha Kessler.<\/p>\n<p>Madhi nga ana e tij iu p\u00ebrgjigj kryesisht me \u201cnuk e di\u201d, pyetjeve. Ai tha se kurr\u00eb nuk kishte par\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha parash cash dhe informacioni q\u00eb ai kishte p\u00ebr to vinte nga bisedat me t\u00eb atin. Madhi foli p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ftoht\u00eb me n\u00ebn\u00ebn, nd\u00ebrsa tha se kishte m\u00ebsuar p\u00ebr pasurit\u00eb, pak koh\u00eb para se \u00ebma t\u00eb ndahej nga jeta.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb mbrojtja e\u00a0 gjyqtarit u fokusua kryesisht n\u00eb faktin se as e \u00ebma dhe as babai nuk duhej t\u00eb konsideroheshin persona t\u00eb lidhur dhe se p\u00ebrpos trash\u00ebgimis\u00eb ai nuk kishte pasur marr\u00ebdh\u00ebnie me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Madhi u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 13 shkurt me shumic\u00eb votash.\u00a0 Kryesuesi i trup\u00ebs, Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtarja Genta Tafa Bungo votuan n\u00eb favor t\u00eb konfirmimit, duke i konsideruar bind\u00ebse argumentet e tij, mbi burimin e pasuris\u00eb.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb pakic\u00eb, relatorja Valbona Sanxhaktari vler\u00ebsoi se Madhi duhej t\u00eb ishte shkarkuar p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr konfirmimin u rekomandua p\u00ebr apelim nga ONM dhe u ankimua nga Komisionerja Publike Irena Nino, kryesisht p\u00ebr munges\u00ebn e besueshm\u00ebris\u00eb mbi burimin e pasuris\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve dhe dyshimet se kjo ishte pasuri e fshehur e Madhit. \u00a0Trupa e Kolegjit q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me an\u00ebtare Ina Rama, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Mimoza Tasi.<\/p>\n<p>Por n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb mart\u00ebs Komisionerja Irena Nino, kishte njoftuar trup\u00ebn p\u00ebr pamund\u00ebsi p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore dhe u z\u00ebvend\u00ebsua nga Komisioneri Florian Ballhysa.<\/p>\n<p>Ky i fundit lexoi shkurt parashtrimet, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje munges\u00ebn e provave p\u00ebr pasurin\u00eb e babait t\u00eb gjyqtarit. Ballhysa tha se Madhi nuk kishte sjell\u00eb prova dhe q\u00ebndrimet e tij ishin deklarative, nd\u00ebrsa tha se situata dukej si nj\u00eb \u201cp\u00ebrpjekje p\u00ebr fshehje t\u00eb pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Avokati Julian M\u00ebrtiri, fjala e t\u00eb cilit u nd\u00ebrpre disa her\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve teknike, lexoi nga ana tjet\u00ebr parashtrime t\u00eb detajuara. M\u00ebrtiri k\u00ebmb\u00ebnguli se Madhi kishte jetuar ve\u00e7 familjes n\u00eb mjedise t\u00eb vogla me qira, n\u00eb Tiran\u00eb dhe Vlor\u00eb dhe se ai nuk ishte person i lidhur sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Ai megjithat\u00eb pretendoi se gjyqtari kishte sjell\u00eb prova mbi pun\u00ebn e babait, p\u00ebrfshi fotografi nga seminaret e zhvilluara dhe udh\u00ebtimet q\u00eb dokumentoheshin n\u00eb pasaport\u00ebn e tij. Avokati po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli se pas vdekjes s\u00eb babait, t\u00eb ardhurat e fituara prej tij dhe mbajtura cash n\u00eb sht\u00ebpi ishin trash\u00ebguar nga n\u00ebna dhe se Madhi nuk kishte pasur t\u00eb b\u00ebnte me m\u00ebnyr\u00ebn se si ato ishin menaxhuar.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Madhi foli vet\u00ebm pasi iu b\u00ebn\u00eb pyetje nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Kessler i cili k\u00ebrkoi t\u00eb dinte m\u00eb shum\u00eb mbi marr\u00ebdh\u00ebnit familjare e pyeti nd\u00ebr te tjera gjyqtarin n\u00ebse kishte pasur trauma n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri apo n\u00ebse ndaj tij ishte p\u00ebrdorur dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Madhi mohoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit dhe duke zgjedhur fjal\u00ebt i foli Kessler p\u00ebr familje tradicionale ku f\u00ebmij\u00ebt nuk p\u00ebrfshihehin n\u00eb menaxhimin e financave. Ai po ashtu pretendoi se familja kishte nj\u00eb histori t\u00eb komplikuar, p\u00ebrfshi nj\u00eb ndarje n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs, pasi nj\u00eb nga prind\u00ebrit ishte \u201ci goditur\u201d. Ai tha se p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb kishte jetuar vet\u00ebm me nj\u00ebrin prej tyre, pa sakt\u00ebsuar se k\u00eb, dhe m\u00eb pas tha se familja u ribashkua.<\/p>\n<p>K\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb Kessler n\u00ebse ai kishte pasur dijeni p\u00ebr pagesat q\u00eb merrte babai, Madhi iu p\u00ebrgjigj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vagullt se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrllogaritje q\u00eb ai i b\u00ebnte bazuar n\u00eb bisedat me t\u00eb atin. Madhi tha n\u00eb seanc\u00eb se ai maksimumi kishte par\u00eb 3-4 mij\u00eb dollar\u00eb cash.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me raportin e ftoht\u00eb me n\u00ebn\u00ebn Madhi p\u00ebrmendi disa her\u00eb, se ajo ishte nj\u00eb grua e pavarur dhe se pas ndarjes nga jeta t\u00eb babait kishte vazhduer jet\u00ebn e saj. Ai tha se nuk kishte dijeni se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur me parat\u00eb, por kishte gjetur se ato ishin vendosur n\u00eb bank\u00eb n\u00eb vitin 2005 me mbiemrin e n\u00ebn\u00ebs pas martese dhe m\u00eb pas ajo kishte ndryshuar emrin dhe llogarit\u00eb e tjera rezultonin me mbiemrin e vajz\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i tij dhe vet\u00eb Madhi k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn se kishin k\u00ebrkuar informacion nga institucionet ku babai i tij kishte punuar, por than\u00eb se nuk kishin marr\u00eb p\u00ebrgjigje. Duke iu referuar faktit q\u00eb babai ishte marr\u00eb me arm\u00ebt kimike dhe ndalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb tyre, Madhi tha se disa nga pun\u00ebt e tij mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb edhe sekret.<\/p>\n<p>Pasi KPA pranoi prova t\u00eb reja p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen dhe vendosi hapjen e hetimit, avokati M\u00ebrtiri parashtroi si k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb Kolegji t\u2019u jepte m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb pritur nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga NATO, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn babai i Madhit kishte kryer pun\u00eb.<\/p>\n<p>KPA pranoi k\u00ebrkesat dhe b\u00ebri me dije se seanca e rradh\u00ebs do t\u00eb mbahej n\u00eb 19 korrik.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Erarb\u00ebr Madhi u pyet gj\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb mart\u00ebn, gjat\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Steven Kessler, mbi marr\u00ebdh\u00ebniet me prind\u00ebrit dhe burimin e pasuris\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshin nj\u00eb apartament dhe disa milion lek\u00eb n\u00eb likujditete. Parat\u00eb, nj\u00eb shum\u00eb prej 350 mij\u00eb dollar\u00ebsh t\u00eb deklaruara si t\u00eb ardhura nga puna e babait [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":76807,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[407,138,102,103,789,892,921,112,430,674,133,989,1028],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Erarber-Madhi-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Erarb\u00ebr Madhi dhe avokati i tij, Julian M\u00ebrtiri pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76806"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76806"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76806\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76808,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76806\/revisions\/76808"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76807"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76806"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76806"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76806"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}