{"id":76821,"date":"2021-05-21T16:44:42","date_gmt":"2021-05-21T14:44:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/bari-shyti-argumentet-sterile-me-stoqe-kromi-nuk-e-binden-kpk\/2021\/05\/21\/"},"modified":"2023-07-06T11:19:46","modified_gmt":"2023-07-06T09:19:46","slug":"bari-shyti-argumentet-sterile-me-stoqe-kromi-nuk-e-binden-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/bari-shyti-argumentet-sterile-me-stoqe-kromi-nuk-e-binden-kpk\/2021\/05\/21\/","title":{"rendered":"Bari Shyti, argumentet sterile me stoqe kromi nuk e bind\u00ebn KPK"},"content":{"rendered":"<p>Me dat\u00eb 25 mars, Komisioni i Pavarur i Kualfikimit shpalli vendimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Bari Shyti.<br \/>\nVendimarrja p\u00ebr subjektin \u00ebsht\u00eb marr\u00eb duke vler\u00ebsuar vet\u00ebm kriterin e pasuris\u00eb, megjithes\u00eb hetimi \u00ebsht\u00eb kryer dhe p\u00ebr profesionalizmin dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Trupi gjykuese i KPK-s\u00eb, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Genta Tafa Bungo, relatorja Firdes Shuli dhe an\u00ebtarja Suela Zhegu, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjketi i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarime t\u00eb pasakta dhe t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb u v\u00ebrtetua se subjekti i rivler\u00ebsimit Bari Shyti ka kryer deklarime t\u00eb pasakta e q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, si dhe n\u00eb disa raste jan\u00eb konstatuar mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit me DPV-t\u00eb dhe akte t\u00eb administruara gjat\u00eb hetimit administrativ,\u201d shkruan KPK n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni shton se Shyti ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb dhe shpenzimet gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit, dhe gjithashtu \u00ebsht\u00eb ndodhur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb dukje.<\/p>\n<p>Bari Shyti e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar n\u00eb Gjykatat e Bulqiz\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Dibr\u00ebs. N\u00eb vitin 2013, ai u dekretua si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Durr\u00ebsit dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konflikit t\u00eb Interestit, ILDKPKI, t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualfikimit, deklarimi i pasuris\u00eb s\u00eb subjektit nuk \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb, ai nuk ka burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb; ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe ka falsifikim dokumentacioni.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej konkluzioneve t\u00eb raportit t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, Komisioni i Pavurur i Kualifikimit ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur administrativ p\u00ebr pasurit\u00eb e subjektit, ku p\u00ebrfshihen nj\u00eb apartament 57.6 m2 n\u00eb Durr\u00ebs, nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqje banimi 107 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaje 15.5 m2, nj\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore me sipq\u00ebfaqe 5738 m2, si dhe nj\u00eb depozit\u00eb bankare me vler\u00eb 700 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb fondin e Raiffaissen Presige.<\/p>\n<p>Apartamenti 57.6 m2 n\u00eb Durr\u00ebs \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kontrate sip\u00ebrmjarrje n\u00eb vitin 2012, e cila \u00ebsht\u00eb finalizuar me nj\u00eb kontrat\u00eb shitje n\u00eb vitin 2015. Ky apartament me vler\u00eb 2.8 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb prenotuar nga subjekti n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me t\u00eb v\u00ebllain.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, KPK ka konstatuar se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka kryer deklarimin p\u00ebr apartamentin n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb interesave private 2005 dhe 2006, si dhe nuk ka deklaruar pages\u00ebn p\u00ebr \u00e7mimin e blerjes dhe as burimin e t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pagese. Edhe n\u00eb deklarat\u00ebn periode t\u00eb vitit 2007 n\u00eb ILDKPKI, subjekti ka deklaruan vet\u00ebm pjes\u00ebn e tij paguese n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament, me vler\u00eb 1.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe nuk ka deklaruar shum\u00ebn q\u00eb pretendohet se \u00ebsht\u00eb paguar nga i v\u00ebllai me vler\u00eb 11,500 euro.<\/p>\n<p>KPK thekson se subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb deklarata kontradiktore n\u00eb lidhje me pagesat e kryera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aset, si dhe p\u00ebr detyrimin financiar ndaj personit t\u00eb lidhur. Sipas KPK-s\u00eb, gjyqtari Shyti ka munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme financiare n\u00eb vler\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2005, p\u00ebr krijimin e k\u00ebtij aseti dhe munges\u00eb dokumentacioni justifikiues ligjor p\u00ebr pages\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga i v\u00ebllai p\u00ebr shum\u00ebn 11,500 euro.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPK thekson se deklarata noteriale e dat\u00ebs 13 korrik 2012, p\u00ebr blerjen e apartamentit \u00a0p\u00ebrmban nj\u00eb fakt t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb, lidhur me n\u00ebnshkrimin e v\u00ebllait t\u00eb subjektut n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, pasi nga verifikimi i sistemit TIMS rezulton se ky shtetas nuk qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebs sa i p\u00ebrket apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfqje 107 m2, KPK konstaton se ai \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrjeje t\u00eb vitit 2010 dhe \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb kadast\u00ebr n\u00eb vitin 2015. Vlera e deklaruar e blerjes \u00ebsht\u00eb 75 mij\u00eb euro dhe \u00ebsht\u00eb paguar me kat\u00ebr k\u00ebste n\u00eb periudh\u00ebn mars 2010 \u2013 prill 2012. Si burim t\u00eb ardhurash p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij aseti, sukjeti ka deklaruar nj\u00eb shp\u00ebrblim prej 25 mij\u00eb dollar\u00ebsh i bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit nga puna p\u00ebr mbledhjen e 60 ton krom, i paguar cash; kursime nga paga e subjektit dhe bashk\u00ebshortes, nj\u00eb premtim shitjeje t\u00eb 50 % t\u00eb apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs, p\u00ebr pjes\u00eb takuese t\u00eb v\u00ebllait me vler\u00eb 18,500 euro. Nj\u00eb hua 9 mij\u00eb USD nga i v\u00ebllai i subjektit, si dhe t\u00ebrheqje depozite nga Tirana Bank n\u00eb vler\u00eb 3.2 million\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pasuri, ILDKPKI ka konstatuar n\u00eb raportin e saj p\u00ebr KPK, se subjekti i rivler\u00ebsimit ka munges\u00eb burimi dhe dokumentacioni t\u00eb ligjsh\u00ebm financiar p\u00ebr shum\u00ebn 21 mij\u00eb USD. Gjithashtu, gjendja cash nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb vitit 2008 dhe 2009, po ashtu dhe pak\u00ebsimi i saj n\u00eb vitin 2010. Sipas KPK-s\u00eb nga hetimit administrativ ka rezultuar se ky apartament \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb 80 mij\u00eb euro dhe p\u00ebrfshin gjithashtu nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqje 16.6 m2. \u00a0KPK thekson se ky garazh nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb vitit 2010, 2011 dhe 2013. Gjithashtu, KPK konstaton se pretendimi se gjyqtari ka p\u00ebrfituar shum\u00ebn 21 mij\u00eb USD si pages\u00eb, p\u00ebr mbledhje kromi nga stoku i sterileve t\u00eb nj\u00eb miniere, nuk q\u00ebndronte dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me statusin e gjyqtarit. Komisioni ka konstatuar gjithashtu probleme dhe deklarata kontradiktore n\u00eb lidhje me huan\u00eb prej 9 mij\u00eb USD q\u00eb ka financuar k\u00ebt\u00eb pasuri dhe kursimet si rrjedhoj\u00eb e pag\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit dhe pag\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>KPK gjithashtu ka zbuluar nga hetimi adminstrativ se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2012 shum\u00ebn e \u00a0investuar n\u00eb Raiffeisen Prestige prej 700 Mij\u00eb lek\u00eb, \u00e7far\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, me ndihm\u00ebn e Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Sh\u00ebrbimit Ligjor, Komisioni ka kryer analiz\u00ebn financiare p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn e vler\u00ebsimit, 2003 \u2012 2016 p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, e cila ka rezultuar me nj\u00eb balanc\u00eb negative totale n\u00eb shum\u00ebn 9.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me dat\u00eb 25 mars, Komisioni i Pavarur i Kualfikimit shpalli vendimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Bari Shyti. Vendimarrja p\u00ebr subjektin \u00ebsht\u00eb marr\u00eb duke vler\u00ebsuar vet\u00ebm kriterin e pasuris\u00eb, megjithes\u00eb hetimi \u00ebsht\u00eb kryer dhe p\u00ebr profesionalizmin dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Trupi gjykuese i KPK-s\u00eb, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Genta [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":76822,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[584,784,170,145,107,779,118,893,171,1031,1032,1033,695,1034],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20210325_134257_250321004-4_cMOpWrI.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari prane Gjykates Administrative te Apelit Tirane, Bari Shyti, | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76821"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76821"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76821\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76823,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76821\/revisions\/76823"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76822"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76821"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76821"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76821"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}