{"id":76833,"date":"2023-07-07T10:52:44","date_gmt":"2023-07-07T08:52:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-ndricim-troplini-jep-shpjegime-per-prolemet-e-pasurise-dhe-profesionalizmit\/2023\/07\/07\/"},"modified":"2023-07-07T10:54:56","modified_gmt":"2023-07-07T08:54:56","slug":"prokurori-ndricim-troplini-jep-shpjegime-per-prolemet-e-pasurise-dhe-profesionalizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-ndricim-troplini-jep-shpjegime-per-prolemet-e-pasurise-dhe-profesionalizmit\/2023\/07\/07\/","title":{"rendered":"Prokurori Ndri\u00e7im Troplini jep shpjegime p\u00ebr prolemet e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Ndri\u00e7im Troplini u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 6 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati rreth kat\u00ebr or\u00eb dha shpjegime p\u00ebr problemet e konstatuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin Troplini u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Ndri\u00e7im Troplini p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier. Prej vitit 2008, ai e ushtron detyr\u00ebn n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore subjekti u paraqit me p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e tij ligjore, avokaten Antoneta Sevdari.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Benz n\u00eb vitin 2005 kundrejt \u00e7mimit 800 mij\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting burimin e krijimit,<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb pasuri rezulton ta ket\u00eb shitur n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr shum\u00ebn 450 mij\u00eb lek\u00eb, por kjo pasuri ka rezultuar e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij deri n\u00eb 2017-\u00ebn. Relatorja Sanxhaktari konstatoi se p\u00ebr Benzin nuk jan\u00eb prer\u00eb policia prej vitit 2011 dhe duket se ka dal\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrdorimit prej asaj kohe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka deklaruar para Komisionit se Benzin fillimisht e ka shk\u00ebmbyer me nj\u00eb automjet t\u00eb llojit Audi t\u00eb vitit 2006, q\u00eb nj\u00eb i af\u00ebrmi i tij e kishte bler\u00eb n\u00eb Gjermani p\u00ebr 6000 euro, si dhe jan\u00eb paguar detyrimet doganore. Nd\u00ebrsa m\u00eb pas i af\u00ebrmi ka pretenduar probleme dhe e ka kthyer Benz-in tek subjekti, i cili ka arritur ta shesi pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Sanxhaktari tha se duket se k\u00ebto veprime jan\u00eb fiktive dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat nga shitja e makin\u00ebs n\u00eb 2012-\u00ebn, prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e Audi-t n\u00eb shum\u00ebn rreth 900 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari dhe prokurori Troplini shpjeguan se Benzi ishte bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb tij t\u00eb mir\u00eb, pasi pala shit\u00ebse kishte investuar n\u00eb vite. Ata pretenduan se n\u00eb vitin 2005 ishte shlyer shuma 500 mij\u00eb lek\u00eb, pasi makina ishte prodhim i vitit 1998 dhe subjekti druhej mos kishte ndonj\u00eb defekt. Sipas Troplinit, pasi e kishte p\u00ebrdorur disa koh\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2006 kishte shlyer edhe shum\u00ebn tjet\u00ebr 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sevdari pranoi se subjekti kishte kryer pasakt\u00ebsi me mosdeklarimin e kursimeve pasi ishte hera e par\u00eb q\u00eb kryente deklarim, por sipas saj ai rezulton me t\u00eb ardhura q\u00eb krijojn\u00eb bilanc pozitiv n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb, q\u00eb tejkalon investimin e kryer n\u00eb 2005-\u00ebn.<\/p>\n<p>Trroplini k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb seanc\u00eb se n\u00eb vitin 2012 e kishte shk\u00ebmbyer makin\u00ebn me kush\u00ebririn e tij, por pasi ai kishte konstatuar nj\u00eb defekt e kishte kthyer dhe i kishte paguar \u00e7mimin p\u00ebr Audin.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se n\u00eb vitin 2011 mjeti duhej t\u00eb kishte pasur patjet\u00ebr polics\u00eb sigurimi, pasi ishte prer\u00eb dhe sigurim i gjelb\u00ebr p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit q\u00eb k\u00ebrkonte fillimisht sigurimin e mjetit. Lidhur me mosndryshimin e pron\u00ebsis\u00eb, subjekti pohoi se kjo ishte detyrim i pal\u00ebs bler\u00ebse. Sipas tij, kur kishte m\u00ebsuar n\u00eb ILDKPKI p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem, kishte gjetur bler\u00ebsin, i cili i kishte shpjeguar se pak dit\u00eb pasi kishte marr\u00eb makin\u00ebn kishte p\u00ebsuar nj\u00eb aksident dhe se mjeti ishte b\u00ebr\u00eb i pap\u00ebrdorsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Troplini pretendoi se rezultonte me bilanc pozitiv p\u00ebr blerjen e automjetit tjet\u00ebr n\u00eb 2012-\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, Troplini ka sh\u00ebnuar dy adresa banimi, q\u00eb kan\u00eb rezultuar t\u00eb jen\u00eb dy apartamente n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij. Apartamenti ku ka jetuar p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2010 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga privatizimi dhe nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sht\u00ebpia q\u00eb ka deklaruar si adresa banimi nga viti 2010 e n\u00eb vijim, ka rezultuar se p\u00ebrb\u00ebhet nga dy apartamente, nj\u00eb me sip\u00ebrfaqe 56 m2 i bler\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs p\u00ebr shum\u00ebn 1 milion\u00eb e 650 mij\u00eb lek\u00eb dhe tjetri, shtes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 77 m2, bler\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 2.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2012-\u00ebn.<\/p>\n<p>Apartamenti me sip\u00ebrfaqe 56 m2, ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga pala shit\u00ebse n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr \u00e7mimin 1.8 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa shtesa rivler\u00ebsuar 5 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebrpara kryerjes s\u00eb transaksionit n\u00eb 2012-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nisur nga t\u00eb dh\u00ebnat e faturimeve p\u00ebr sh\u00ebrbimet e nevojshme n\u00eb apartamente, jan\u00eb ngritur dyshimet se k\u00ebto pasuri jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebrpara se t\u00eb bliheshin.<\/p>\n<p>Sanxhaktari konstatoi se Troplini nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dy apartamentet e blera n\u00eb n\u00ebna si dhe ka rezultuar se jan\u00eb p\u00ebrfituar p\u00ebr \u00e7mime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta nga ai i referenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 718 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2012. Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, KPK ngre dyshime se k\u00ebto dy banesa mund t\u00eb jen\u00eb pasuri t\u00eb prokurorit Ndri\u00e7im Troplini, t\u00eb blera n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua edhe mosdeklarimi i q\u00ebllimit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2010, n\u00eb vler\u00ebn rreth 940 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00eb momentin q\u00eb \u00ebsht\u00eb disbursur, kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr cash, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar si gjendje cash n\u00eb fund t\u00eb 2010-\u00ebs. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 890 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shlyerjen parakohe t\u00eb kredis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit pasardh\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e apartamenteve n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, subjekti pretendoi se nuk kishte pasur q\u00ebllim p\u00ebr fshehje, pasi ishin deklaruar adresat. Ai e cil\u00ebsoi si nj\u00eb pasakt\u00ebsi formale.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se apartamenti n\u00eb vitin 2010 ishte bler\u00eb nga prind\u00ebrit pasi ishte martuar motra dhe banes\u00ebn e p\u00ebrfituar nga privatizimi ia kishin l\u00ebn\u00eb asaj n\u00eb p\u00ebrdorim. Sipas subjektit, prind\u00ebrit e kan\u00eb bler\u00eb apartamentin me sip\u00ebrfaqe 56 m2 q\u00eb t\u00eb ishin pran\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tyre, megjith\u00ebse gjendej n\u00eb nj\u00eb pallat t\u00eb amortizuar t\u00eb viteve \u201960. Kjo, sipas tij ishte dhe arsyeja e \u00e7mimit t\u00eb dakord\u00ebsuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr shtes\u00ebn 77 m2 shpjegoi se ishte ende e paregjistruar dhe ishin dakord\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb blihej n\u00eb momentin e regjistrimit. Subjekti kund\u00ebrshtoi konstatimin p\u00ebr p\u00ebrdorimin p\u00ebrpara blerjes, duke argumentuar se kishte sjell\u00eb dokumente q\u00eb v\u00ebrtetonin se kontratat ishin lidhur m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb financiare, u k\u00ebrkua q\u00eb t\u00eb konsiderohej nj\u00eb shum\u00eb 7500 euro, q\u00eb pretendohet nga subjekti se i jan\u00eb dhuruar n\u00ebn\u00ebs nga motra e saj q\u00eb jeton n\u00eb Itali. Po ashtu, u pretendua se KPK nuk ka p\u00ebrllogaritur mund\u00ebsin\u00eb e kursimit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Bilanci negativ n\u00eb 2012-\u00ebn u lidh edhe me pamund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr shlyerjen e parakohshme t\u00eb kredis\u00eb n\u00eb 2011-\u00ebn, me burim po vler\u00ebn e marr\u00eb nga kredia.<\/p>\n<p>Troplini shpjegoi se at\u00ebher\u00eb vuante nga hernia diskale dhe kishte shum\u00eb dhimbje e kishte menduar t\u00eb kryente nd\u00ebrhyrje kirurgjikale. Ai pohoi se kjo ishte arsyeja p\u00ebrse kishte marr\u00eb kredin\u00eb. Por, sipas subjektit, nj\u00eb mjek e kishte k\u00ebshilluar q\u00eb t\u00eb priste dhe t\u00eb mos e kryente nd\u00ebhyrjen, pasi mund t\u00eb rikthehej e nj\u00ebjta gjendje sh\u00ebndet\u00ebsore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte vendosur t\u00eb shlyente kredin\u00eb me vler\u00ebn q\u00eb e kishte mbajtur n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari pohoi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ajo ushtronte funksionin e prokurores n\u00eb Durr\u00ebs dhe se ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb troplinit, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se ka munguar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye.<\/p>\n<p>Ata k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn se bilanci negativ kishte ardhur si pasoj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb dhurimit t\u00eb tezes s\u00eb subjektit dhe t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr shlyerjen e parakohshme t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00ebna e subjektit ka investuar n\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb bankare n\u00eb vitin 2015 shum\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb s\u00eb bashku me interesat \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb 2019-\u00ebn. Nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 191 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj depozite n\u00eb 2015-\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb barr\u00eb prove, subjekti pretendoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb t\u00eb krijuar nga n\u00ebna p\u00ebr llogari t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb saj. Ai argumentoi se vlera e investuar n\u00eb depozit\u00eb ishte e nj\u00ebjt\u00eb me t\u00eb ardhurat e motr\u00ebs nga qiradh\u00ebnia e pronave n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb cilat tha se i kishte dokumentuar.<\/p>\n<p>Sipas Sevdarit, subjekti rezulton vet\u00ebm n\u00eb vitin 2005 me nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 145 mij\u00eb lek\u00eb si pasoj\u00eb e pasakt\u00ebsis\u00eb n\u00eb deklarim, por sipas saj, kjo vler\u00eb nuk mund t\u00eb sjell\u00eb penalizim. \u201cMendoj se kemi p\u00ebrmbysur barr\u00ebn e prov\u00ebs\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Prokurorit Troplini i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr gjetjet n\u00eb disa prej 28 denoncimeve t\u00eb kryera nga publiku ndaj tij.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimet e denoncuesit S.T. t\u00eb ngritura ndaj nj\u00eb vendimi mosfillimi t\u00eb subjektit, ky i fundit sqaroi se n\u00eb kall\u00ebzimin e kryer k\u00ebrkohej njohja si trash\u00ebgimtar ligjor i disa pronave. Sipas Troplinit, nuk \u00ebsht\u00eb prokuroria q\u00eb investohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, pasi jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile.<\/p>\n<p>Shtetasi B.D. ka pretenduar zvarritje t\u00eb hetimit t\u00eb denoncimit t\u00eb tij, si dhe korrupsion. Troplini ka vendosur mosfillim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi dhe nga shkalla e par\u00eb e gjyq\u00ebsorit pas ankimit t\u00eb denoncuesit, por Apeli e ka ndryshuar duke urdh\u00ebruar regjistrimin e procedimit penal. Sanxhaktari v\u00ebrejti se subjekti e ka shtyr\u00eb tet\u00eb her\u00eb hetimin p\u00ebr t\u00eb pyetur nj\u00eb person dhe pasi ka kaluar nj\u00eb periudh\u00eb e gjat\u00eb kohe ka k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>KPK konstaton ashtu si Apeli se, duket se Troplini ka gabuar pasi nuk mund t\u00eb kryente veprime procedurale pa e regjistruar m\u00eb par\u00eb \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Troplini u shpreh se gjendeshin para nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7i procedural e ligjor. \u201c\u00c7far\u00eb veprimsh duhej t\u00eb kryeja n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb verifikimeve, a duhej t\u00eb pranoja dokumentet e dor\u00ebzuara nga i kall\u00ebzuari? Vendimarja ime \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me ligjin procedural\u201d, u shpreh Troplini dhe shtoi se kishte hequr dor\u00eb pasi kall\u00ebzuesi kishte kryer disa her\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e tij.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i jan\u00eb k\u00ebrkuar subjektit shpjegime ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ku nj\u00eb prej t\u00eb dyshuarve ka qen\u00eb nj\u00eb shtetas me t\u00eb cilin ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit. Sipas Sanxhaktarit, subjekti duhej t\u00eb kishte hequr dor\u00eb nga kjo \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Troplini shpjegoi se kall\u00ebzimi ishte kryer ndaj disa isnpektor\u00ebve t\u00eb IMT-s\u00eb, duke iu p\u00ebrmendur emrat, si dhe ndaj policis\u00eb bashkiake. Ai shpjegoi se veprimet e tyre kishin qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin lidhur me nj\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe prandaj kishte vendosur mosfillimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr shtetasin A.H. me t\u00eb cilin rezulton t\u00eb ket\u00eb udh\u00ebtuar jasht\u00eb, subjekti shpjegoi se ai kishte qen\u00eb drjtuei i IMT-s\u00eb, por nuk ishte p\u00ebrmendur n\u00eb kall\u00ebzim. I pyetur nga Sanxhaktari n\u00ebse kishte hetuar lidhur me k\u00ebt\u00eb person q\u00eb provohej se kishte udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit, Troplini sqaroi se nuk kishte hetuar asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku A.H. kishte qen\u00eb i regjistruar si person n\u00ebn hetim. Ai pretendoi se n\u00eb vendimarjes e mosfillimit nuk ishte n\u00eb papajtueshm\u00ebri apo konflikt intresi, pasi A.H. nuk ishte person n\u00ebn hetim q\u00eb t\u2019i duhej t\u00eb hiqte dor\u00eb.<\/p>\n<p>Nga shkrimet n\u00eb medie, KPK ka konstatuar t\u00eb dh\u00ebna se subjekti ka mbajtur pezull p\u00ebr tre vjet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr vrasjen e Elvis Ded\u00ebs n\u00eb vitin 2012, t\u00eb cilit m\u00eb von\u00eb iu ekzekutua edhe e \u00ebma pasi denonconte n\u00eb media personat q\u00eb dyshonte se i kishin vrar\u00eb t\u00eb birin.<\/p>\n<p>Sanxhaktari evidentoi se vrasja e n\u00ebn\u00ebs ishte hetuar nga tjet\u00ebr prokurore dhe ishin d\u00ebrguar p\u00ebr pezullim t\u00eb dyja n\u00eb vitin 2015, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Sipas relatores, megjith\u00ebse ka pasur nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb dyshuar si autor i k\u00ebsaj ngjarje, nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar procedim penal ndaj tij.<\/p>\n<p>Troplini i cil\u00ebsoi t\u00eb padrejta e t\u00eb pav\u00ebrteta shkrimet ndaj tij n\u00eb portale lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ai dha shpjegime t\u00eb detajuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje duke pretenduar se kishte kryer hetime t\u00eb plota e t\u00eb gjith\u00ebanshme, por nuk kishte pasur prova ndaj t\u00eb dyshuarit dhe prandaj nuk e kishte regjistruar emrin e si person n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Troplini u shpreh se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figurn, si dhe kualifikues p\u00ebr profesionalizmin. Ai k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 12 korrik, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Ndri\u00e7im Troplini u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 6 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati rreth kat\u00ebr or\u00eb dha shpjegime p\u00ebr problemet e konstatuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76834,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[422,934,784,853,779,118,1029,906,149,129,173],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Ndricim-Troplini-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Ndricim Troplini n\u00eb KPK | Foto: Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76833"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76833"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76833\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76835,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76833\/revisions\/76835"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76834"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76833"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76833"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76833"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}