{"id":76839,"date":"2023-07-06T20:51:28","date_gmt":"2023-07-06T18:51:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-enklid-gjini-jep-shpjegime-per-te-tre-kriteret-e-rivleresimit\/2023\/07\/06\/"},"modified":"2023-07-07T11:30:50","modified_gmt":"2023-07-07T09:30:50","slug":"prokurori-enklid-gjini-jep-shpjegime-per-te-tre-kriteret-e-rivleresimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-enklid-gjini-jep-shpjegime-per-te-tre-kriteret-e-rivleresimit\/2023\/07\/06\/","title":{"rendered":"Prokurori Enklid Gjini jep shpjegime p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Enklid Gjini i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 6 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr gjetjet dhe barrat e prov\u00ebs n\u00eb t\u00eb tre kriterte e rivler\u00ebsimit, duke pretenduar se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin Gjini po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Firdes Shulin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. Seanca u ndoq nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Steven Kessler.<\/p>\n<p>Enklid Gjini e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2004 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb. KPK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Fier, t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja e subjektit n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit, ku ai zot\u00ebron 1\/3 pjes\u00eb takuese.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar me burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2002 kundrejt shum\u00ebs 40 mij\u00eb euro, t\u00eb shlyer deri n\u00eb 2005-\u00ebn. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Gjini ka deklaruar 10 mij\u00eb euro t\u00eb dhuruara nga gjyshja, me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja dhe dh\u00ebnia me qira e pronave, si dhe t\u00eb ardhurat nga pagat e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes nga viti 1996 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli pohoi se nga hetimi administrativ ka rezultuar se gjyshja e subjektit ka krijuar t\u00eb ardhura nga dh\u00ebnia me qira e nj\u00eb sht\u00ebpie, si dhe ka qen\u00eb bashk\u00ebpronare me 1\/32 pjes\u00eb takuese n\u00eb nj\u00eb pron\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shitur p\u00ebr 320 mij\u00eb USD, duke rezultuar me burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se prokurori i Gjinit dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb investuar n\u00eb depozita bono thesari q\u00eb i kan\u00eb shitur p\u00ebrpara maturimit, p\u00ebr t\u00eb shlyer detyrimet.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar edhe nj\u00eb apartament 1+1, pasuri t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka deklaruar se e ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 kundrejt \u00e7mimit 1.9 milion\u00eb lek\u00eb, me burim t\u00eb ardhurat dhe nj\u00eb kredi. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb dokumentacionin p\u00ebr marrjen e kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb deklarat\u00eb e thjesht\u00eb ku p\u00ebrcaktohej shitja e apartamentit n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro. Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, KPK konstaton kontradikta n\u00eb \u00e7mimin e blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Shuli shpjegoi se subjekti ka pretenduar se apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb, aq sa ka deklaruar, nd\u00ebrsa 1.2 milion\u00eb lek\u00eb jan\u00eb shpenzuar p\u00ebr rikonstruksionin. Ai ka pohuar para trup\u00ebs s\u00eb KPK, se kontrata para noterit \u00ebsht\u00eb redaktuar pasi ishin dakord\u00ebsuar p\u00ebr rikonstruksionin e apartamentit, p\u00ebr shkak se kishte lag\u00ebshtir\u00eb. Sipas Shulit, subjekti ka deklaruar ishe r\u00ebnd\u00eb dakord se pala shit\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrfitonte 20 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa 10 mij\u00eb euro do t\u00eb shpenzoheshin p\u00ebr rikonstruksionin.<\/p>\n<p>Relatorja evidentoi se n\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebr marrjen e kredis\u00eb n\u00eb vitin 2007 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se do t\u00eb merrej p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe rikonstruksionin. Por, p\u00ebr shkak se kredia \u00ebsht\u00eb disbursuar rreth nj\u00eb muaj pas lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar shlyerja e vler\u00ebs, Komisioni nuk e ka konsideruar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn parparake dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 411 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse subjekti ka pretenduar se kontrata e shitblerjes \u00ebsht\u00eb lidhur me par\u00eb se t\u00eb kryhej pagesa, pasi \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar p\u00ebr t\u2019u vendosur si kolateral apartamenti n\u00eb fjal\u00eb, KPK konstaton se ai ka pasur dhe nj\u00eb tjet\u00ebr apartament n\u00eb pron\u00ebsi q\u00eb mund ta vendoste si garanci p\u00ebr bank\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Shuli evidentoi se \u00e7mimi i apartamentit sipas referencave t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, EKB-s\u00eb, duhej t\u00eb ishte m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Gjini deklaroi se \u00e7mimi ishte bazuar n\u00eb zon\u00ebn ku gjendej apartamenti dhe n\u00eb gjendjen e tij, pasi kishte lag\u00ebsshtir\u00eb n\u00eb gjith\u00eb muret. Sipas subjektit, \u00e7mimi i p\u00ebrllogaritur nga KPK kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb referenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr Tiran\u00ebn dhe jo p\u00ebr zon\u00ebn e Selit\u00ebs ku gjendet banesa. Ai theksoi se kishte dor\u00ebzuar kontrata t\u00eb shitjes s\u00eb apartamenteve t\u00eb tjer\u00eb nga nd\u00ebrtuesi, me vlera t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Gjini sqaroi se pala shit\u00ebse kishte qen\u00eb pronari i truallit ku ishte nd\u00ebrtuar pallati, duke e p\u00ebrfituar pa paguar. Sipas subjektit, kjo ishte dhe arsyeja p\u00ebrse shit\u00ebsi nuk kishte dashur t\u00eb shpenzonte as p\u00ebr rikonstruktimin dhe ishin dakor\u00ebd\u00ebsuar q\u00eb ta kryente ai vet\u00eb pas blerjes. Gjini deklaroi se ishte dashur t\u00eb l\u00ebvizeshin gjith\u00eb muret p\u00ebr t\u00eb eleminuar lag\u00ebshtir\u00ebn.<\/p>\n<p>Prokurori Gjini kund\u00ebrshtoi edhe analiz\u00ebn financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr kryerjen e pages\u00ebs, edhe n\u00ebse nuk do t\u00eb konsiderohej kredia. Ai shpjegoi se kishin menduar q\u00eb n\u00eb fillim q\u00eb t\u00eb vendosnin si kolateral apartamentin q\u00eb do blinin dhe se kredia kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme p\u00ebr \u00e7mimin e blerjes \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr nj\u00eb garazh dhe nj\u00eb apartament n\u00eb Orikum.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008 Gjini ka bler\u00eb nj\u00eb garazh p\u00ebr shum\u00ebn 3000 euro, q\u00eb sipas KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lir\u00eb se \u00e7mimi minimal fiskal. Nga analiza financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 361 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Apartamentin n\u00eb Orikum, subjekti e ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr \u00e7mimin 2.2 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 174 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7mimin e garazhit, Gjini argumentoi se kjo pron\u00eb nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb. Sipas tij, sa her\u00eb q\u00eb kishte reshje, mbushej me uj\u00eb. Po ashtu, solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se kishte dor\u00ebzuar kontrata t\u00eb ngjashme t\u00eb shitjes s\u00eb garazheve n\u00eb at\u00eb objekt, kundrejt \u00e7mimit 3000 euro. Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte pasur burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme edhe p\u00ebr blerjen e garazhit.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin n\u00eb Orikum, subjekti pretendoi se ky qytet nuk ishte zon\u00eb e preferuar dhe se ndoshta nd\u00ebrtuesi do t\u00eb kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr gjendje cash q\u00eb ishte dakord\u00ebsuar me \u00e7mimin 2.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjini ka rezultuar me bilanc pozitiv p\u00ebr krijimin e dy depozitave p\u00ebr llogari t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion lek\u00eb dhe tjetra 742 mij\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, ka rezultuar se ka pasur burime p\u00ebr investime n\u00eb obligacione n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti 200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja e subjektit ka rezultuar bashk\u00ebpronare me familjar\u00ebt e origjin\u00ebs n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb p\u00ebrfituar prej tyre nga privatizimi, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb konstatuar deklarim i sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb subjektit t\u00eb ardhurat e deklaruara nga dh\u00ebnia me qira e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, pasi detyrimet tatimore jan\u00eb shlyer gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar bilanc negativ total n\u00eb vler\u00ebn rreth 619 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjini k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat nga qiraja. Sipas tij, ligji nuk p\u00ebrcakton afat p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebtyre detyrimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shpjegimeve p\u00ebr pasurin\u00eb, prokurori Gjini tha se me shpjegimet dhe provat e tij e kishte p\u00ebrmbysur balanc\u00ebn negative. Ai shtoi se nj\u00eb diferenc\u00eb e till\u00eb, bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit nuk mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, AKSIK m\u00eb par\u00eb Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar ka depozituar fillimisht raport pozitiv p\u00ebr prokurorin Enklid Gjini. Pasi KPK i ka k\u00ebrkuar t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsoj\u00eb informacionin, \u00ebsht\u00eb ndryshuar konstatimi n\u00eb pap\u00ebrshtashm\u00ebri, bazuar n\u00eb informacionet e marra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Shuli shpjegoi se Komisioni i ka administruar dosjet e dy \u00e7\u00ebshtjeve, nj\u00eb prej t\u00eb cilave nuk \u00ebsht\u00eb hetuar nga prokurori Gjini. \u00c7\u00ebshtja tjet\u00ebr me t\u00eb proceduar shtetasin I.SH., q\u00eb \u00ebsht\u00eb pushuar nga subjekti, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb drejtim t\u00eb profesionalizmit.<\/p>\n<p>Prokurori Gjini deklaroi se ndihej i shokuar nga raporti i dyt\u00eb i AKSIK-s\u00eb, duke e cil\u00ebsuar t\u00eb hartuar vet\u00ebm mbi supozime. Ai v\u00ebrejti se nuk i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije informacionet e klasifikuara dhe se n\u00eb k\u00ebto kushte nuk mund t\u00eb mbrohej. \u201cP\u00ebrderisa \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar informacion p\u00ebr dy dosje, mendoj se ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me to\u201d, pohoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim shpjegoi se shtetasit I.SH. ishte referuar n\u00eb prokurori p\u00ebr veprat penale \u201cshkelje e rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor\u201d dhe \u201cplagosje e r\u00ebnd\u00eb\u201d. Sipas Gjinit, e d\u00ebmtuara ishte n\u00eb spital dhe nuk jepte dot shpjegime. Ai pohoi se nga akti ekspertimit autoteknik kishte rezultuar se aksidenti kishte ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes s\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor nga i hetuari. Por, sipas tij, n\u00eb raportin mjekoligjor d\u00ebmtimet ishin konsideruar si plagosje e leht\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn\u00eb kundravajtje penale.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi plagosje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Hetimi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe i sakt\u00eb. Nuk kishte rrug\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb pushohej dhe nuk \u00ebsht\u00eb kryer ankim. Informacioni p\u00ebr nj\u00eb procedim t\u00eb zgjidhur n\u00eb rrug\u00eb ligjore \u00ebsht\u00eb i pavler\u00eb\u201d, deklaroi ai dhe e cil\u00ebsoi t\u00eb tep\u00ebrt informacionin e AKSIK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Gjini dha shpjegime dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e tjera q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me aspektin profesional, t\u00eb evidentuara m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb 7 denoncimet e depozituara nga publiku. P\u00ebr pretendimet e ngritura p\u00ebr dy vendime pushimi, subjekti v\u00ebrejti se p\u00ebr nj\u00ebrin nuk kishte ankim, nd\u00ebrsa tjetri ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi dhe nga Gjykata e Apelit.<\/p>\n<p>P\u00ebr marrjen e vendimarrjes s\u00eb mosfillimit t\u00eb hetimit p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje jasht\u00eb afatit, pretendoi se kishte pasur ngarkes\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e ngritur n\u00eb nj\u00eb denoncim p\u00ebr mosnjoftimin e kall\u00ebzueses p\u00ebr vendimarrjen e tij, Gjini deklaroi se ai e kishte b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn e tij duke sh\u00ebnuar q\u00eb t\u2019i njofftohej. Sipas tij, \u00ebsht\u00eb sekretaria e prokuroris\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb realizoj\u00eb m\u00eb pas njoftimin.<\/p>\n<p>P\u00ebr pretendimin tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb denoncim, lidhur me zarritjen e hetimit n\u00ebp\u00ebrmjet zgjatjeve t\u00eb afateve t\u00eb hetimit, Gjini sqaroi se kishte qen\u00eb i detyruar pasi duhej t\u00eb kryente veprime hetimore shteruese.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi n\u00eb vijim pretendimet e ngritura n\u00eb nj\u00eb denoncim tjet\u00ebr, ku pretendohej se nuk kishte marr\u00eb ende zgjidhje nj\u00eb kall\u00ebzim i kryer prej tij ndaj tre personave p\u00ebr \u201cpushtim toke\u201d. Sipas denoncuesit, subjekti e ka regjistruar procedimin vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb person p\u00ebr \u201cvet\u00ebgjyq\u00ebsi\u201d.\u00a0 Gjini tha se kishte vler\u00ebsuar se vepra penale ishte ajo e vet\u00ebgjyq\u00ebsis\u00eb. Ai shpjegoi se kall\u00ebzuesi dhe t\u00eb kall\u00ebzuarit kishin konflikt t\u00eb vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shuli tha se nj\u00eb prej denoncuesve kishte ngritur pretendimet mbi hetimin e kryer nga prokurori Gjini p\u00ebr rr\u00ebmimin e nj\u00eb vajze nga nj\u00eb magjistrat n\u00eb vitin 2013. Sipas relatores, nga verikimi i fashikujve t\u00eb dosjes ka rezultuar se subjekti ka kryer hetime t\u00eb plota, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr zgjatjen e afateve.\u00a0 Gjini tha se dosja kishte qen\u00eb voluminoze dhe i ishte dashur t\u00eb kryente veprime hetimore.<\/p>\n<p>Nga verifikimi nj\u00eb tjet\u00ebr procedimi, Komisioni vler\u00ebsohen se duket se vendimarrja p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me aketet e hetimit dhe arsyetimi o subjektit \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Enklid Gjini deklaroi se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, si dhe kishte kaluar testin profesional. Ai k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 10 korrik, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Enklid Gjini i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 6 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr gjetjet dhe barrat e prov\u00ebs n\u00eb t\u00eb tre kriterte e rivler\u00ebsimit, duke pretenduar se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Procesi i rivler\u00ebsimit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76840,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[1030,784,118,906,119,122,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Enklid-Gjini-pas-seances-degjimore-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Enklid Gjini pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76839"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76839"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76839\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76841,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76839\/revisions\/76841"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76840"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}