{"id":76845,"date":"2023-07-07T17:37:51","date_gmt":"2023-07-07T15:37:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-perparim-vukaj-gjendet-me-probleme-ne-kriterin-e-pasurise\/2023\/07\/07\/"},"modified":"2023-07-07T17:39:32","modified_gmt":"2023-07-07T15:39:32","slug":"prokurori-perparim-vukaj-gjendet-me-probleme-ne-kriterin-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-perparim-vukaj-gjendet-me-probleme-ne-kriterin-e-pasurise\/2023\/07\/07\/","title":{"rendered":"Prokurori P\u00ebrparim Vukaj gjendet me probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori P\u00ebrparim Vukaj i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 7 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr burimet e pasuris\u00eb, kriteri i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin ishte p\u00ebrfunduar hetimi administrativ paraprak. Prokurori Vukaj nuk ishte i panish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb, por u mbrojt nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tij ligjor, Aleks Hasanika, i cili kund\u00ebrshtoi balancat negative dhe dyshimet e ngritura nga Komisioni p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehura n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjar\u00ebve, duke k\u00ebrkuar ri\u00e7eljen e hetimit n\u00eb t\u00eb tri kriteret dhe konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit P\u00ebrparim Vukaj.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Vukaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pine dhe an\u00ebtare Alma Faskajn. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>P\u00ebrparim Vukaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 dhe ka punuar fillimisht si prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs. N\u00eb vitet 2005-2012, Vukaj punoi si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet 2012-2015 e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 2015, Vukaj u komandua drejtues n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lezh\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e ushtroi m\u00eb pas funksionin edhe n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit.<\/p>\n<p>Subjekti ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 124 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, me vler\u00eb 15 milion\u00eb e 252 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb dhuruar nga i v\u00ebllai n\u00eb vitin 2011\\. Nga hetimi ka rezultuar se i v\u00ebllai e ka porositur k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr \u00e7mimin 12.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe e ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr 13 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb vijim e ka rivler\u00ebsuar p\u00ebr \u00e7mimin 15 milion\u00eb e 252 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Pine konstatoi se n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se \u00ebsht\u00eb shlyer \u00e7mimi apartamentit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, analiza financiae \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie me t\u00eb ardhura t\u00eb krijuara deri n\u00eb 2008-\u00ebn, prej nga ka rezultuar bilanc negativ.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi i sistemit TIMS ka rezultuar se v\u00ebllai i prokurorit Vukaj nuk ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb, t\u00eb shitjes dhe as n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb dhurimit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, Komisioni i vler\u00ebson jo bind\u00ebse shpjegimet e subjektit dhe i ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se apartamenti me sip\u00ebrfaqe 124 m2, nuk \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e tij.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i subjektit ka bler\u00eb dhe nj\u00eb tjet\u00ebr apartament n\u00eb vitin 2012 n\u00eb Pogradec, kundrejt \u00e7mimit 5.5 milion\u00eb lek\u00eb. Edhe n\u00eb momentin e blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie ka rezultuar se ai nuk ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar nj\u00eb prokur\u00eb e posa\u00e7me p\u00ebr bashk\u00ebshorten e subjektit q\u00eb t\u00eb mund ta shiste k\u00ebt\u00eb pasuri, transaksion q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Pine tha se subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime lidhur me burime e v\u00ebllait p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, si dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si i ka d\u00ebrguar n\u00eb Shqip\u00ebri vlerat monetare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit. Sipas Komisionit, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duket se ky apartament \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e prokurorit Vukaj.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja e prokurorit Vukaj ka bler\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 68 m2 n\u00eb Pogradec, kundrejt \u00e7mimit 1 milion e 890 mij\u00eb lek\u00eb. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Vukaj ka deklaruar nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshortja ka marr\u00eb nga v\u00ebllai i saj n\u00eb vitin 2009, q\u00eb ka sqaruar se e ka shlyer deri n\u00eb 2015-\u00ebn.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se v\u00ebllai I bashk\u00ebshortes ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme nga aktiviteti i tij privat.<\/p>\n<p>Pine konstatoi se prokurori Vukaj nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pron\u00eb nga viti 2009 deri n\u00eb 2015-\u00ebn, megjith\u00ebse ai ka pretenduar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, duke theksuar se ka deklaruar huan\u00eb p\u00ebr blerje apartamenti. Po ashtu, ai ka pohuar para Komisionit se nuk e ka deklaruar pasi nuk e kishte ende n\u00eb pron\u00ebsi ligjore.<\/p>\n<p>KPK konstaton se bazuar n\u00eb referenc\u00ebn e Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, vlera e apartamentit n\u00eb momentin e blerjes duhej t\u00eb ishte 2.9 milion\u00eb lek\u00eb, por subjekti ka pohuar se \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar bazuar n\u00eb zon\u00ebn ku gjendej dhe n\u00eb pozicionin e banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Pine tha se ka mbetur i paprovuar burimi t\u00eb ardhurave t\u00eb v\u00ebllait n\u00eb momentin e dh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 843 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 1.7 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, KPK ka vendosur q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie shum\u00ebn e mar\u00eb hua dhe as vlerat e deklaruara p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebtij detyrimi n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Porokurori Vukaj ka rezultuar me bilanc negativ dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb garazhi n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn 1 milion e 664 mij\u00eb lek\u00eb, si burim krijimi t\u00eb t\u00eb cilit ka deklaruar nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb miku i tij, shtetasi A.P., i cili jeton n\u00eb Minesota t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA.<\/p>\n<p>Pine pohoi se subjekti nuk ka provuar t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e huadh\u00ebn\u00ebsit, si dhe as m\u00ebnyr\u00ebn e transferimit t\u00eb shum\u00ebs 1.6 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare huaja dhe ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e garazhit.<\/p>\n<p>Hetimi p\u00ebr nj\u00eb automjet ka ngritur dyshimet t\u00eb Komisionit p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb lidhur me \u00e7mimin e shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Vukaj ka deklaruar shitjen e nj\u00eb automjeti \u201cBenz\u201d n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr vler\u00ebn 650 mij\u00eb lek\u00eb, \u00e7mim q\u00eb pasqyrohet edhe n\u00eb kontrat\u00ebn e dor\u00ebzuar prej tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kontrata e vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit nga Drejtoria e Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Transportit Rrugor, megjith\u00ebse ka t\u00eb nj\u00ebjtin num\u00ebr, ka \u00e7mim shitje shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb. \u201cDuket se ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb duke c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia\u201d, pohoi Pine.<\/p>\n<p>Prokurori Vukaj ka rezultuar me bilanc negativ dhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjeti \u201cToyota\u201d n\u00eb vitin 2008, kundrejt \u00e7mimit 3500 euro + 361 mij\u00eb lek\u00eb detyrime doganore.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse subjekti nuk i ka deklaruar burimet e k\u00ebsaj pasurie, ai ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit administrativ se p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs n\u00eb 2008-\u00ebn, kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat nga shitja e Benzit n\u00eb 2007-\u00ebn.<\/p>\n<p>Pine v\u00ebrejti se subjekti nuk ka deklaruar gjendje kursimesh n\u00eb fund t\u00eb vitit 2007. Sipas saj, edhe n\u00ebse do t\u00eb konsiderohet shuma 200 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shitjen e makin\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme, s\u00ebrish prokurori Vukaj do t\u00eb rezultonte me bilanc negativ. Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs n\u00eb vitin 2008 n\u00eb shum\u00ebn 741 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori VUkaj \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare dhe p\u00ebr krijimin e dy depozitave n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, n\u00eb vler\u00ebn 11, 674 euro secila. Si burime krijimi, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, si dhe shuma parash t\u00eb dh\u00ebna nga familjar\u00ebt.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka pranuar pretendimet e subjektit se bashk\u00ebshortja e tij ka krijuar t\u00eb ardhura nga kurset e zhvilluara gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs, pasi nuk ka qen\u00eb e regjistruar. Po ashtu, nuk jan\u00eb konsideruar as dhurimet e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, pasi ka rezultuar se nuk i mbulonte dot me pensionin e saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur bind\u00ebse shpjegimet se asaj i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shuma parash f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb jasht\u00eb shtetit. Nga analiza fianciare p\u00ebr depozitat ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 939 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pine tha se nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr vitet 2003-2016, subjekti ka rezultuar me balanca negative n\u00eb disa vite.<\/p>\n<p>Avokati Aleks Hasanika deklaroi se kishin dor\u00ebzuar prova dhe shpjegime t\u00eb detajuara p\u00ebr t\u00eb gjitha barrat e prov\u00ebs dhe se kishin k\u00ebrkuar ri\u00e7elje t\u00eb hetimit administrativ n\u00eb t\u00eb tre kriteret.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrejti se subjekti kishte ve\u00e7anti n\u00eb deklarimet e tij, pasi asnj\u00ebher\u00eb nuk kishte plot\u00ebsuar formularin p\u00ebr gjendjen cash n\u00eb fund t\u00eb vitit. Sipas Hasanik\u00ebs, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye KPK me t\u00eb padrejt\u00eb nuk kishte konsideruar mund\u00ebsit\u00eb financiare n\u00eb vite.<\/p>\n<p>\u201cJu b\u00ebni analiz\u00ebn financiare brenda vitit dhe del subjekti me bilanc negativ, se merret \u20180\u2019lek\u00eb gjendja n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do viti. Nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb kjo gj\u00eb,\u201d k\u00ebmb\u00ebnguli ai.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin e dhuruar nga v\u00ebllai, avokati shpjegoi se ai n\u00eb fakt e kishte bler\u00eb apartamentin p\u00ebr prind\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb me subjektin. Ai deklaroi se v\u00ebllait i prokurorit Vukaj jeton n\u00eb Holand\u00eb prej vitit 1998 dhe se ka pasur t\u00eb ardhura vjetore mbi 40 mij\u00eb euro. Sipas tij, edhe n\u00eb vitin 2008 kur e ka p\u00ebrllogaritur Komisioni pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, ai ka pasur mund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb nga i v\u00ebllai n\u00eb Pogradec, pasuri e shitur n\u00eb 2017-\u00ebn, Hasanika paraqiti argumente t\u00eb ngjashme, duke u shprehur se ai e kishte bler\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb af\u00ebr prind\u00ebrve, kur subjekti jetonte s\u00eb bashku me ta n\u00eb Pogradec.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi gjetjen e Komisionit bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e TIMS, kur v\u00ebllai i subjektit rezultonte t\u00eb mos kishte qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtyre transaksioneve. Sipas Hasanik\u00ebs, n\u00eb rastin kur rezultojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb TIMS, at\u00ebher\u00eb merren si prov\u00eb. Sipas tij, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt nuk mund t\u00eb konsiderohen pasi jo gjithmon\u00eb sh\u00ebnohen, si dhe sistemi shfaq probleme.<\/p>\n<p>P\u00ebr garazhin shpjegoi se miku i subjektit q\u00eb jeton n\u00eb SHBA, kur ka shkuar nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb, e ka pasur t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parkoj\u00eb pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij dhe n\u00eb k\u00ebto kushte kan\u00eb diskutuar p\u00ebr munges\u00ebn e vendparkimit dhe m\u00eb pas p\u00ebr huan\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se kan\u00eb provuar mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb dhe sqaroi se subjekti nuk kishte se si ta pyeste n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se kur i kishte sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas avokatit, huadh\u00ebn\u00ebsi mund ta kishte pasur t\u00eb ruajtur at\u00eb shum\u00eb dhe tek familja n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Hasanika kund\u00ebrshtoi konstatimin p\u00ebr munges\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb kunatit t\u00eb subjektit q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Pogradec. Ai tha se v\u00ebllai i bashk\u00ebshortes s\u00eb Vukajt \u00ebsht\u00eb pronar i bar \u201cOslo\u201d dhe ka t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Hasanika k\u00ebmb\u00ebnguli se subjekti kishte kryer deklarim korrekt p\u00ebr automjetin e llojit \u201cToyota\u201d n\u00eb vitin 2008 si dhe p\u00ebr shitjen e \u201cBenzit\u201d n\u00eb vitin 2007, p\u00ebrfshi dhe p\u00ebr vler\u00ebn e shitjes.<\/p>\n<p>Ai theksoi se bilanci negativ ka ardhur si pasoj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb kursimit n\u00eb fund t\u00eb vitit 2007, p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb gjendjes cash. Ai v\u00ebrejti se subjekti ka pasur dhe gjendje page n\u00eb bank\u00eb dhe se kjo nuk mund t\u00eb mohoet si e ardhur.<\/p>\n<p>Lidhur me depozitat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb subjektit, avokati argumentoi se vlerat e d\u00ebrguara prind\u00ebrve t\u00eb subjektit nga f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb shtetit duhet t\u00eb konsiderohen. Sipas tij, prind\u00ebrit kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e familjes s\u00eb subjektit dhe ato dhurime kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ekonomin\u00eb familjare.<\/p>\n<p>\u201cProvat tregojn\u00eb se ka pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e t\u00eb gjitha pasurive. Pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb paq\u00ebllimshme, nuk ka pasur q\u00ebllim fshehje. Analiza juaj \u00ebsht\u00eb e pabazuar, duke mos konsideruar as vlerat q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb bank\u00eb,\u201d pohoi nd\u00ebr t\u00eb tjera avokati Hasanika dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit vendime t\u00eb KPA-s\u00eb, q\u00eb sipas tij arsyetonin p\u00ebr situata t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim avokati Hasanika k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit n\u00eb t\u00eb tre kriteret dhe konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit P\u00ebrparim Vukaj.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 10 korrik, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori P\u00ebrparim Vukaj i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 7 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr burimet e pasuris\u00eb, kriteri i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin ishte p\u00ebrfunduar hetimi administrativ paraprak. Prokurori Vukaj nuk ishte i panish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb, por u mbrojt nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76846,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[1037,364,918,118,367,1035,119,299,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Aleks-Hasanika-scaled.jpg","fifu_image_alt":"P\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i prokurorit P\u00ebrparim Vukaj n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore me KPK-n\u00eb. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76845"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76845"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76845\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76847,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76845\/revisions\/76847"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76846"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}