{"id":76875,"date":"2023-07-12T18:33:50","date_gmt":"2023-07-12T16:33:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-gjen-probleme-ne-vleresimin-pasuror-te-gjyqtarit-aleks-nikolli\/2023\/07\/12\/"},"modified":"2023-07-12T18:35:50","modified_gmt":"2023-07-12T16:35:50","slug":"kpa-gjen-probleme-ne-vleresimin-pasuror-te-gjyqtarit-aleks-nikolli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-gjen-probleme-ne-vleresimin-pasuror-te-gjyqtarit-aleks-nikolli\/2023\/07\/12\/","title":{"rendered":"KPA gjen probleme n\u00eb vler\u00ebsimin pasuror t\u00eb gjyqtarit Aleks Nikolli"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 12 korrik me pretendimet e gjyqtarit t\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Aleks Nikolli, kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit q\u00eb e shkarkoi at\u00eb m\u00eb 10 gusht 2020 p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Kryesuesja e trupit gjykues t\u00eb KPA, Albana Shtylla sqaroi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se pas shqyrtimit t\u00eb ankimit t\u00eb Nikollit n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, \u00ebsht\u00eb vendosur kalimi i \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb publike me q\u00ebllim korrigjimin e gabimeve t\u00eb kryera nga Komisioni n\u00eb vler\u00ebsimin e nj\u00eb apartamenti dhe dy shtesa n\u00eb Lezh\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb subjektit dhe t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb vijim\u00ebsi nga ky i fundit me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb kontrate huap\u00ebrdorje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb. N\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb apartamentit n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs, subjekti i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim v\u00ebllait q\u00eb jeton n\u00eb Angli, nj\u00eb banes\u00eb dhe tok\u00ebn n\u00eb fshatin Ishull-Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Nikolli v\u00ebrejti se mbrojtja e tij ishte p\u00ebr t\u00eb gjitha shkaqet, megjithat\u00eb pranoi t\u00eb paraqiste kund\u00ebrshtimet ndaj vendimarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr shkakun p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb kaluar \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb publike.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e Komisionit lidhur me k\u00ebt\u00eb apartament konstatohet se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsia e v\u00ebllait t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij p\u00ebr krijimin e depozitave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim.<\/p>\n<p>Po ashtu, blerja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb amortizuar dhe investimi n\u00eb dy shtesa e mobilim n\u00eb\u00a0 vler\u00ebn totale 12.5 milion\u00eb lek\u00eb, vler\u00ebsohet nga Komisioni se nuk justifikon shpenzimin e lart\u00eb t\u00eb kryer nga v\u00ebllai i gjyqtarit Nikolli. Sipas KPK, blerja e banes\u00ebs krijon m\u00eb shum\u00eb dobishm\u00ebri p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, pasi apartamenti gjendet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nd\u00ebrtes\u00eb dhe kat ku ndodhet edhe apartamenti i prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>KPK arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se kontrata e huap\u00ebrdorjes s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb e lidhur nd\u00ebrmjet subjektit dhe personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e besueshme dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, krijohet bindja se apartamenti kryesor dhe dy shtesat n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs, t\u00eb regjistruara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb gjyqtarit Aleks Nikolli, jan\u00eb pasuri t\u00eb fshehura t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Komisionerja Brunlida Bekteshi n\u00eb mendimin paralel ka vler\u00ebson se nuk ka vend p\u00ebr fshehje n\u00eb gjetjet e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb p\u00ebrdorim, por ajo ndan t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim lidhur me mosv\u00ebrtetimin e burimeve t\u00eb ligjshme. Nd\u00ebrsa n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs nuk arsytohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Nikolli theksoi se relatori i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij n\u00eb Komision, Olsi Komici, ka marr\u00eb atributin e gjith\u00eb trup\u00ebs duke mbajtur q\u00ebndrim t\u00eb padrejt\u00eb e tendencioz. Sipas subjektit, duke qen\u00eb se konkluzioni n\u00eb vendimin e KPK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mendim personal i relatorit dhe jo i shumic\u00ebs, e b\u00ebn\u00eb t\u00eb parregullt procesin n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb. Sipas tij, vendimi fokusohet tek ky q\u00ebndrim personal, kur ka opinion pakice.<\/p>\n<p>\u201cShkelja \u00ebsht\u00eb flagrante dhe e pad\u00ebgjuar m\u00eb par\u00eb\u201d, pohoi Nikolli dhe e cil\u00ebsoi konkluzionin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri si q\u00ebndrim personal tr\u00eb relatorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb gabimisht n\u00eb hetimin administrativ, pasi i v\u00ebllai nuk mund t\u00eb konsiderohet person i lidhur. SIpas tij, v\u00ebllai nuk mund t\u00eb konsiderohet si person i lidhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebrse rezulton n\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb till\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pasuri tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cKontrata e huap\u00ebrdorjes jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kontrat\u00eb dhurimi apo huaje, por \u00ebsht\u00eb reciproke, nuk \u00ebsht\u00eb pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim\u201d, pohoi subjekti dhe shtoi se v\u00ebllai nuk p\u00ebsonte ndonj\u00eb d\u00ebm nga p\u00ebrdorimi i nd\u00ebrsjell\u00eb i banesave.<\/p>\n<p>Sipas Nikollit, kontrata e p\u00ebrdorimit reciprok t\u00eb pasurive ishte kryer me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb v\u00ebllait, pasi apartamenti tyre nuk ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb druheshin ta jepnin me qira tek t\u00eb tjer\u00eb persona, pasi mund t\u00eb d\u00ebmtohej.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se v\u00ebllai \u00ebsht\u00eb n\u00eb emigrim prej dekdash dhe se vjen rregullisht n\u00eb Shqip\u00ebri s\u00eb bashku me familjen dhe q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Nikolli kund\u00ebrshtoi balanc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar n\u00eb KPK p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie prej v\u00ebllait t\u00eb tij. Subjekti pretendoi se kishte v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor se v\u00ebllai kishte pasur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr investimin dhe paraqiti nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb t\u00eb ardhurave hde shpenzimeve t\u00eb t\u00eb v\u00ebllait. .<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin se v\u00ebllai kishte investuar m\u00eb pak p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Lond\u00ebr nga sa kishte shpenzuar p\u00ebr banes\u00ebn dhe shtesat n\u00eb Lezh\u00eb, Nikolli sqaroi se sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Angli i v\u00ebllai e kishte bler\u00eb nga bashkia, me \u00e7mim sa kostoja e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Po ashtul, Nikolli kund\u00ebrshtoi p\u00ebrcaktimin e KPK-s\u00eb lidhur me koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtesave duke paraqitur ortofoto.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin se banesa \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga i v\u00ebllai pran\u00eb apartamentit t\u00eb vjehrrit t\u00eb subjektit, ky i fundit tha se lidhja e vetme ishte vet\u00ebm informacioni q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb babai i bashk\u00ebshortes se sht\u00ebpia ishte n\u00eb shitje. Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk q\u00ebndronte dhe konstatimi p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, relatorja e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb KPA, Natasha Mulaj i drejtoi subjektit disa pyetje, konkretisht p\u00ebr koh\u00ebn kur kishte filluar t\u00eb banonte n\u00eb apartamentin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait dhe p\u00ebrse e kishte deklaruar m\u00eb par\u00eb si adres\u00eb banimi; p\u00ebr \u00e7eljen dhe p\u00ebrdorimin e depozitave; p\u00ebr mosdeklarimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe frekuenc\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb fshat nga ana e v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Nikolli sqaroi se pas martes\u00ebs kishte jeytuar tek sht\u00ebpia e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kat me apartamentin e t\u00eb v\u00ebllait. Sipas tij, adresa e t\u00eb dy pasurive \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb pasi nuk kan\u00eb num\u00ebr.<\/p>\n<p>Lidhur me autorizimin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e depozitave, subjekti argumentoi se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb pasi n\u00ebna ishte e moshuar. Ai deklaroi se depozitat ishin krijuar me t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve n\u00eb emigracion dhe nga bujq\u00ebsia.<\/p>\n<p>Nikolli i q\u00ebndroi pretendimit se nuk e kishte pasur detyrim t\u00eb deklaronte p\u00ebrdorimin e apartamentit n\u00eb vite dhe sqaroi se n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Ishull-Lezh\u00eb, v\u00ebllai q\u00ebndron sa her\u00eb q\u00eb vjen nga Anglia.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, trupi gjykues i KPA vendosi t\u00eb moslejoj\u00eb marrjen si prov\u00eb t\u00eb akteve q\u00eb subjekti kishte bashk\u00eblidhur ankimit. Lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e Nikollit p\u00ebr t\u00eb aksesuar informacione nga burime t\u00eb hapura, u vler\u00ebsua se ato mund t\u00eb konsultohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij gjykimi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, KPA mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim, q\u00eb do t\u00eb shpallet m\u00eb 14 korrik, n\u00eb or\u00ebn 13:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 12 korrik me pretendimet e gjyqtarit t\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Aleks Nikolli, kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit q\u00eb e shkarkoi at\u00eb m\u00eb 10 gusht 2020 p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Kryesuesja e trupit gjykues t\u00eb KPA, Albana Shtylla sqaroi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se pas shqyrtimit t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76876,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[407,597,144,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Aleks-Nikolli-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Aleks Nikolli pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76875"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76875"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76875\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76877,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76875\/revisions\/76877"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76876"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76875"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76875"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76875"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}