{"id":76884,"date":"2023-07-17T11:15:24","date_gmt":"2023-07-17T09:15:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-xhelian-seferi-konfirmohet-ne-detyre\/2023\/07\/17\/"},"modified":"2023-07-17T11:16:32","modified_gmt":"2023-07-17T09:16:32","slug":"prokurori-xhelian-seferi-konfirmohet-ne-detyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-xhelian-seferi-konfirmohet-ne-detyre\/2023\/07\/17\/","title":{"rendered":"Prokurori Xhelian Seferi konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Elbasanit, Xhelian Seferi u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 14 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur pasi dha shpjegime p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr profesionalizmin, u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb. Nj\u00eb raport negativ i Autoritetit Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurimin e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, u gjet i pabazuar nga KPK.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin Seferi u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Xhelian Seferi p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2012 dhe u em\u00ebrua si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit. Sipas relatorit Ilia, subjekti e ka kryer deklarimin e par\u00eb p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs p\u00ebr vitin 2011.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se prokurori Seferi ka pasur burime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Benz n\u00eb vitin 2016 kundrejt shum\u00ebs 4500 euro, me burim t\u00eb deklaruar kursimet n\u00eb vite dhe t\u00eb ardhurat e krijuara nga shitja e nj\u00eb makine tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se ka pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e kursimeve cash n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d. Nga analiza e gjendjes cash n\u00eb vite \u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb fund t\u00eb viit 2016 ai duhet t\u00eb dispononte likujditete jasht\u00eb sistemit bankar n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 60 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas Ilias, kjo situat\u00eb ka ardhur si pasoj\u00eb e mosdeklarimit n\u00eb vitin 2016 t\u00eb pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurori Seferi sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se ai kishte deklaruar gjendjen reale t\u00eb cashit, pas blerjes s\u00eb automjetit n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>Nga hetimi nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur kundrejt qiras\u00eb si dhe p\u00ebr nj\u00eb kart\u00eb krediti.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar edhe pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb Seferit. Ajo ka deklaruar blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2013 kundrejt \u00e7mimit 3000 euro, me burim pagat dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb mjeti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb shum\u00ebn 2200 euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se nga hetimi paraprak i KPK \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e mjetit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat nga shitja e tij. Megjithat\u00eb, subjekit dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb rezultuar me mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr shum\u00ebn 3000 euro.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se mjetin q\u00eb kishte shitur n\u00eb vitin 2013 e kishte bler\u00eb po 2200 euro, nga t\u00eb cilat 2000 euro i kishte disponuar nga shitja e nj\u00eb mjeti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm dhe se kishte shtuar vet\u00ebm 200 euro.<\/p>\n<p>Ilia konstatoi se bashk\u00ebshortja e subjektit dhe n\u00ebna e saj kishin \u00e7elur nj\u00eb depozit\u00eb bankare dyem\u00ebrore n\u00eb vitin 2012. Sipas relatorit, Seferi nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb depozit\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe as n\u00eb ato periodike. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet burimi financiar i ligjsh\u00ebm p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj depozite.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr gjith\u00eb vitet objekt rivler\u00ebsimi ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn totale 567 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Seferi deklaroi se nuk kishin kontribuar n\u00eb krijimin e depozit\u00ebs s\u00eb vjehrr\u00ebs dhe se bashk\u00ebshortja e tij nuk kishte kryer asnj\u00ebher\u00eb veprime, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk kan\u00eb pasur asnj\u00eb lidhje me at\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, n\u00ebse depozita nuk do t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb analiz\u00ebn financiare, at\u00ebher\u00eb ai rezulton me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Autoritetit Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurimin e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, AKSIK ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurorit Seferi p\u00ebr vijimin e detyr\u00ebs, bazuar n\u00eb informacione kofidenciale p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, si dhe t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje korruptive. Sipas AKSIK, subjekti mund t\u00eb vihet leht\u00ebsisht n\u00ebn ndikim nga strukturat kriminale.<\/p>\n<p>Relatori Ilia sqaroi se Komisioni ka shqyrtuar pes\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb ngritur dyshime n\u00eb informacionet e AKSIK-s\u00eb, por nuk jan\u00eb gjetur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, si dhe nuk jan\u00eb evidentuar probleme t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb c\u00ebnonin figur\u00ebn e prokurorit Seferi.<\/p>\n<p>Nga hetimi i kryer n\u00eb aspektin profesional, nuk jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb tre \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrzgjedhura nga subjekti, si dhe nga pes\u00eb t\u00eb shortuarat. Ilia pohoi se nuk jan\u00eb gjetur probleme as n\u00eb 7 denoncimet e depozituara nga publiku.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, u evidentuan gjetjet p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje. Ilia sqaroi se subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime lidhur me procedur\u00ebn e ndjekur p\u00ebr caktimin e tij si p\u00ebrfaq\u00ebsues i organit t\u00eb akuz\u00ebs n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar nga nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror. Pasi u pyet nga v\u00ebshguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Gerrit Sprenger p\u00ebr shkaqet e z\u00ebvend\u00ebsimit nga ana e tij t\u00eb nj\u00eb prokurori tjet\u00ebr, subjekti deklaroi se nuk kishte dijeni p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ai sqaroi se pokurori q\u00eb kishte z\u00ebvend\u00ebsuar n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje ishte drejtuesi i prokuroris\u00eb dhe se kishte qen\u00eb ai q\u00eb kishte kryer autorizimin.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar se prokurori Seferi ka ndryshuar kualifikimin e vepr\u00ebs penale n\u00eb nj\u00eb procedim t\u00eb vitit 2021, nga \u201cplagosje e r\u00ebnd\u00eb\u201d n\u00eb \u201cplagosje e leht\u00eb\u201d dhe e ka pushuar. Sipas relatorit, rikualifikimi i vepr\u00ebs penale \u00ebsht\u00eb kyer bazuar n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb ri ekspertimi p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuarin.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se pasi kishte rezultuar sipas ekspertimit se plagosja ishte e leht\u00eb dhe pasi denoncuesi ishte t\u00ebrhequr nga ankimi, kishte qen\u00eb i detyruar t\u00eb pushonte hetimin n\u00eb respektim t\u00eb procedur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Xhelian Seferi k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb q\u00eb ishte dhe vendimi q\u00eb u mor nga ana e trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb mesdit\u00ebn e t\u00eb premtes, rreth nj\u00eb or\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Elbasanit, Xhelian Seferi u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 14 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur pasi dha shpjegime p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr profesionalizmin, u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb. Nj\u00eb raport negativ i Autoritetit Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurimin e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, u gjet i pabazuar nga KPK. Procesi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76885,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[170,911,1018,171,149,889,695,1048],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Prokurori-Xhelian-Seferi-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Xhelian Seferi n\u00eb KPK","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76884"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76884"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76884\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76886,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76884\/revisions\/76886"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76885"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76884"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76884"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76884"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}