{"id":76905,"date":"2023-07-19T14:53:29","date_gmt":"2023-07-19T12:53:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-anila-karanxha-kundershton-bilancin-negativ-per-nje-apartament-te-babait\/2023\/07\/19\/"},"modified":"2023-07-19T14:54:40","modified_gmt":"2023-07-19T12:54:40","slug":"gjyqtarja-anila-karanxha-kundershton-bilancin-negativ-per-nje-apartament-te-babait","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-anila-karanxha-kundershton-bilancin-negativ-per-nje-apartament-te-babait\/2023\/07\/19\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Anila Karanxha kund\u00ebrshton bilancin negativ p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb babait"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Anila Karanxha u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 19 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr burimet e nj\u00eb apartamenti t\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit, pasuri p\u00ebr krijimin e t\u00eb cil\u00ebs ishte konstatuar bilanc negativ, si dhe p\u00ebr disa gjetje n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>Karanxha mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Karanxha po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Genta Tafa Bungo. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Anila Karanxha p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2006 dhe punoi si gjyqtare dhe kryetare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lushnj\u00ebs. Prej vitit 2016, ajo e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Barra e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb krijimin e likujditeteve n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb e 600 euro, me burim pagat si gjyqtare dhe pedagoge e jashtme. Zhegu sqaroi se prej hetimit paraprak ishte konstatuar fillimisht nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 179 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2007, por pasi Karanxha ka v\u00ebrejtur se kishte nj\u00eb gabim n\u00eb analiz\u00ebn financiare, Komisioni e ka korrigjuar prej nga ka rezultuar bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se Karanxha ka pasur mun\u00ebdsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Benz n\u00eb vitin 2012 kundrejt \u00e7mimit 6500 euro, me burim t\u00eb deklaruar pagat dhe nj\u00eb kredi.<\/p>\n<p>Si adres\u00eb banimi, subjekti ka deklaruar nj\u00eb apartament n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bler\u00eb prej tyre n\u00eb vitin 2006. Ajo ka shpjeguar se nuk ka kontribuar p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie pasi at\u00ebher\u00eb ka qen\u00eb ende n\u00eb vitin e tret\u00eb t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo ka shpjeguar se si burim kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti q\u00eb kan\u00eb zot\u00ebruar prind\u00ebrit m\u00eb par\u00eb, pagat e tyre, nj\u00eb shp\u00ebrblim i p\u00ebrfituar prej t\u00eb atit p\u00ebr largim t\u00eb padrejt\u00eb nga puna, si dhe nj\u00eb kredi. Zhegu pohoi se prej analiz\u00ebs financiare, ka rezultuar se prind\u00ebrit e subjektit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi administrativ ka rezultuar se prind\u00ebrit e subjektit kan\u00eb bler\u00eb nje tjet\u00ebr apartament tek e nj\u00ebjta shoq\u00ebri n\u00eb vitin 2009. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Karanxha ka deklaruar se nuk ka kontribuar n\u00eb blerjen e k\u00ebsaj pasurie. Ajo ka sqaruar se si burim kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat nga puna e prind\u00ebrve, shitja e apartamentit dhe nga vendimi gjyq\u00ebsor p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimin e t\u00eb atit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake e kryer n\u00eb Komision p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 4.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Gjyqtarja Karanxha k\u00ebmb\u00ebnguli se, nga pik\u00ebpamja ligjore prind\u00ebrit nuk mund t\u00eb konsiderohen persona t\u00eb lidhur t\u00eb saj, pasi \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga trungu familjar n\u00eb vitin 2014, pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb legjislacionit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk kan\u00eb pasur detyrim ligjor t\u00eb deklaronin pasurit\u00eb e tyre&#8221;, pohoi Karanxha.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti sqaroi se n\u00eb nj\u00eb prej apartamenteve t\u00eb prind\u00ebrve ka vet\u00ebm t\u00eb drejt\u00eb banimi. Sipas Karanxh\u00ebs, i lind detyrimi t\u00eb justifikoj\u00eb vet\u00ebm pasurin\u00eb e prind\u00ebrve q\u00eb ajo p\u00ebrdor dhe jo t\u00eb tjerat.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, gjyqtarja Karanxha pretendoi se prind\u00ebrit kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme n\u00eb vite, q\u00eb e tejkalonin vler\u00ebn e investimeve dhe shpenzimeve t\u00eb kryera prej tyre.<\/p>\n<p>Ajo tha se kishte provuar se babai ishte regjistruar dhe kishte punuar si avokat gjat\u00eb periudh\u00ebs 1993-2000 dhe se m\u00eb pas ishte em\u00ebruar si drejtor n\u00eb nje ministri.<\/p>\n<p>Karanxha tha se i ati kishte rifilluar t\u00eb ushtronte profesionin e avokatit n\u00eb viti 2007. Ajo r\u00ebnditi disa recensa e vendime q\u00eb sipas saj vertetonin ushtrimin e aktivitetit t\u00eb avokatit nga babai.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, ka qen\u00eb e pamundur t\u00eb ruhej gjith\u00eb dokumentacioni kontab\u00ebl p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn, pasi b\u00ebhet fjal\u00eb dhe p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb hershme. Ajo theksoi se disa vendime Gjykat\u00ebs s\u00eb Larte dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb r\u00ebnda ishin tregues se babai ka qen\u00eb avokat i suksessh\u00ebm dhe se ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme nga p\u00ebrfaq\u00ebsimet ligjore t\u00eb kryera prej tij.<\/p>\n<p>Karanxha tha se kishte kryer ekspertim lidhur me t\u00eb ardhurat e babait dhe se ai rezultonte me bilanc pozitiv n\u00eb shum\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb pasurit\u00eb e krijuara dhe shpenzimet e kryera.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb KPk t\u00eb konsideroj\u00eb se i ati kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme n\u00eb vite, se kishte pasur n\u00eb llogari vlera t\u00eb m\u00ebdha monetare, si dhe se kishte shitur nj\u00eb apartament t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit.<\/p>\n<p>&#8220;Prind\u00ebrit kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin. Kam provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasurive t\u00eb tyre&#8221;, theksoi Karanxha.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar ka dor\u00ebzuar raport pozitiv p\u00ebr gjyqtaren Karanxha. Po ashtu, edhe Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb drejtim t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga verifikimi \u00e7\u00ebshtjeve profesionale jan\u00eb evidentuar n\u00eb dy raste tejkalimeve t\u00eb afateve t\u00eb gjykimit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Karanxha v\u00ebrejti se nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kishte qen\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes dhe se ishte nevojitur t\u00eb pyeteshin d\u00ebshimtar\u00eb. Sipas saj, gjat\u00eb gjykimit ishte zbuluar nj\u00eb prov\u00eb e re q\u00eb kishte k\u00ebrkuar verifikime t\u00eb m\u00ebtejshme dhe p\u00ebr k\u00ebto arsye kishte vijuar rreth nj\u00eb muaj tej afatit standard.<\/p>\n<p>Karanxha k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo zgjatje e gjykimit nuk kishte c\u00ebnuar t\u00eb drejtat e pal\u00ebve, por kishte mubd\u00ebsur zbulimine motivit t\u00eb ngjarjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr shpjegoi se zgjatja kishte ndodhur p\u00ebr shkak te pritjes s\u00eb nje leter porosie nga jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Zhegu pohoi se nga shtat\u00eb ankesa t\u00eb depozituara me par\u00eb pran\u00eb inspektoriatit t\u00eb Ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb regjistruar p\u00ebr efekt t\u00eb vler\u00ebsimit profesional dy prej tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nje ankes\u00eb e kryer pran\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejtj\u00ebsis\u00eb lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuar nga subjekti \u00ebsht\u00eb arkivuar deri n\u00eb pritje t\u00eb shqyrtimit n\u00eb Apel.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb \u00e7eshtje te arkivuar, Karanxha deklaroi se afati nuk mund te ishte matematikor, pasi duhej vler\u00ebsuar dhe kompleksiteti dhe sjellja e pam\u00ebve n\u00eb proces. Sipas saj, asnj\u00ebher\u00eb shtyrjet nuk kishin ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtares Anila Karanxha jan\u00eb depozituar 14 denoncime nga publiku. Zhegu sqaroi se subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr tre prej tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej denoncuesve \u00ebsht\u00eb ankuar se kur ka kryer padi ndaj ish-kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, subjekti e ka kthyer p\u00ebr plot\u00ebsim duke i k\u00ebrkuar t\u00eb pasqyronte edhe at\u00ebsin\u00eb e t\u00eb paditurve. Denoncuesi ka pretenduar se pal\u00ebt e paditura ishin leht\u00ebsisht t\u00eb identifikueshme nga gjykata.<\/p>\n<p>Karanxha v\u00ebrejti se ve\u00e7 mospasqyrimit t\u00eb atesis\u00eb se pal\u00ebve te paditura, padit\u00ebsi nuk kishte p\u00ebrcaktuar as mas\u00ebn e d\u00ebmit q\u00eb k\u00ebrkonte. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit se ky subjekt nuk kushte b\u00ebr\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr denoncues ka pretenduar se subjekti ka zvarritur p\u00ebr dy vjet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku ai ishte pal\u00eb padit\u00ebse p\u00ebr nje konflikt pron\u00ebsie. Zhegu verejti se Karanxha kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga shqyrtimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb tjet\u00ebr denoncues ka pretenduar zvarritje t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Karanxha shpjegoi se nj\u00eb nj\u00eb prej k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve padit\u00ebsi kishte p\u00ebrdorur shprehje fyese dhe t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe p\u00ebr kete arsye kishte kryer kall\u00eb\u00ebxim penal ndaj tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7eshtjen tjet\u00ebr ajo sqaroi se ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga gjykatat m\u00eb te larta. Sipas subjektit, ankesa lidhjej me vendimmarrjen q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqyrtuar nga gjykata m\u00eb e lart\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Karanxha k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 21 korrik, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Anila Karanxha u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 19 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr burimet e nj\u00eb apartamenti t\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit, pasuri p\u00ebr krijimin e t\u00eb cil\u00ebs ishte konstatuar bilanc negativ, si dhe p\u00ebr disa gjetje n\u00eb aspektin profesional. Karanxha [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76906,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[1049,111,107,1018,171],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Gjyqtarja-Anila-Karanxha-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Anila Karanxha n\u00eb KPK | Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76905"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76905"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76905\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76907,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76905\/revisions\/76907"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76906"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76905"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76905"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76905"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}