{"id":76929,"date":"2023-07-21T14:54:52","date_gmt":"2023-07-21T12:54:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-ervin-pollozhani-jep-shpjegime-per-burimet-e-apartamentit-te-bashkeshortes\/2023\/07\/21\/"},"modified":"2023-07-21T14:56:51","modified_gmt":"2023-07-21T12:56:51","slug":"gjyqtari-ervin-pollozhani-jep-shpjegime-per-burimet-e-apartamentit-te-bashkeshortes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-ervin-pollozhani-jep-shpjegime-per-burimet-e-apartamentit-te-bashkeshortes\/2023\/07\/21\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Ervin Pollozhani jep shpjegime p\u00ebr burimet e apartamentit t\u00eb bashk\u00ebshortes"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Tiran\u00ebs, Ervin Pollozhani u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 20 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr burimet financiare t\u00eb familjes s\u00eb bashk\u00ebshortes q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti nga ana e saj. I pyetur nga v\u00ebzhguesi i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, Pollozhani dha gjithashtu shpjegime p\u00ebr tet\u00eb makina q\u00eb i kishte shitur thuajse me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim ose m\u00eb shtrenjt\u00eb nga sa i kishte bler\u00eb si dhe p\u00ebr kontaktet me kunatin e d\u00ebnuar n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtarin Pollozhani po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirko dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Ervin Pollozhani p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2006 dhe u em\u00ebrua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Elbasanit, ku punoi p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2006-2010. Prej vitit 2010, ai e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, subjekti ka pasqyruar blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2016 kundrejt vler\u00ebs 120 mij\u00eb euro, pasuri e porositur n\u00eb vitin 2014. Si burim krijimi, ai ka deklaruar shitjen e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Komisioni konstaton se bashk\u00ebshortja ka shitur n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr \u00e7mimin 130 mij\u00eb euro nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2012-\u00ebn p\u00ebr 11 milion\u00eb e 700 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb e kishte porositur n\u00eb vitin 2007 kundrejt shum\u00ebs 117 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas shpjegimeve t\u00eb subjektit, bashk\u00ebshortja ka shlyer vler\u00ebn 115 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2007 kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e porosis\u00eb dhe dy mij\u00eb euro do paguheshin n\u00eb momentin e marrjes n\u00eb dor\u00ebzim.<\/p>\n<p>Gjyqtari Pollozhani ka theksuar se burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2007, jan\u00eb krijuar p\u00ebrpara bashk\u00ebjetes\u00ebs dhe martes\u00ebs me bashk\u00ebshorten.<\/p>\n<p>Subjekti ka detajuar si burime t\u00eb ardhurat nga aktiviteti privat i babait t\u00eb bashk\u00ebshortes; nga puna e saj si p\u00ebrkthyese gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs; si dhe nga shitja e bim\u00ebve medicinale, q\u00eb i ka cil\u00ebsuar si t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr mbulimin e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit t\u00eb porositur n\u00eb 2007-\u00ebn.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar dhe nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 4.8 milion\u00eb lek\u00eb, me burim t\u00eb ardhurat dhe depozitat e krijuara m\u00eb par\u00eb nd\u00ebr vite. Qirko tha se duket se kjo depozit\u00eb e ka burimin e origjin\u00ebs n\u00eb kthimin e nj\u00eb shume 4. 4 milion\u00eb lek\u00eb nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese n\u00eb janar t\u00eb vitit \u00a02012, kur dhe \u00ebsht\u00eb realizuar kontrata finale e blerjes s\u00eb apartamentit t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Vlera e kthyer nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese n\u00eb vitin 2012 \u00ebsht\u00eb konsideruar si diferenca e \u00e7mimit t\u00eb paguar n\u00eb vitin 2007 me at\u00eb t\u00eb blerjes. Qirko v\u00ebrejti se vullneti p\u00ebr kthimin e k\u00ebsaj shume \u00ebsht\u00eb shprehur me deklarat\u00eb noteriale, si dhe ka rezultuar se ka pasur ndryshim t\u00eb sip\u00ebrfaqes. Sipas relatores, duket se shuma 4 milion\u00eb e 446 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e fondeve t\u00eb paguara n\u00eb 2007-\u00ebn, p\u00ebrpara nisjes s\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs mes subjektit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi administrativ ka rezultuar se nuk provohet ligjshm\u00ebria e t\u00eb ardhurave t\u00eb familjes s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit Pollozhani p\u00ebr t\u00eb mbuluar investimin e kryer prej saj n\u00eb vitin 2007. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, subjektit i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb jap\u00eb shpjegime dhe t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb prova p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb familjes s\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash prej 1 milion lek\u00eb, shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Qirko tha se duket se ka si burim dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fondeve t\u00eb kthyera n\u00eb vitin 2012. Megjithat\u00eb, nga analiza financiare ka rezultuar se subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr kursimin e k\u00ebtij likujditeti.<\/p>\n<p>Gjyqtari Pollozhani theksoi n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij se me shpjegimet dhe provat q\u00eb kishte depozituar n\u00eb Komision, kishte arritur t\u00eb provonte ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb pasurive t\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes. Ai n\u00ebnvizoi se, meq\u00ebn\u00ebse gjetja e KPK-s\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me pasuri t\u00eb krijuar prej bashk\u00ebshortes para martes\u00ebs dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs, do ta p\u00ebrq\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim shpjegimin e tij, si n\u00eb analiz\u00ebn ligjore, ashtu dhe t\u00eb burimeve.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se nuk kishte detyrim ligjor t\u00eb justifikonte pasurit\u00eb e krijuara prej bashk\u00ebshortes p\u00ebrpara se ata t\u00eb jetonin s\u00eb bashku. Por shtoi se, nisur nga fakti se afekton pasuri t\u00eb krijuara gjat\u00eb regjimit martesor, do t\u00eb jepte shpjegime p\u00ebr burimet n\u00eb funksion t\u00eb transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Pollozhanit, t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb barshk\u00ebshortes p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2007 kishin qen\u00eb mbi 37 milion\u00eb lek\u00eb. Ai renditi veprimtarit\u00eb prej nga ishin krijuar k\u00ebto t\u00eb ardhura, si biznesi familjar i filluar n\u00eb vitin 1994 kur ka marr\u00eb leje n\u00eb Bashkin\u00eb e Tropoj\u00ebs; pagesat e bashk\u00ebshortes si p\u00ebrkthyese nga institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare; t\u00eb ardhurat nga shitja e bim\u00ebve medicinale; si dhe nga pagat e bashk\u00ebshortes si mjeke.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga biznesi familjar i bashk\u00ebshortes t\u00eb p\u00ebrllogaritet marzhi i fitimit.<\/p>\n<p>Pollozhani shtoi gjithashtu se kishte siguruar dokumentacione t\u00eb institicioneve shtet\u00ebrore q\u00eb v\u00ebrtetonin se vjehrri nuk ishte debitor dhe kishte shlyer gjith\u00eb detyrimet; se ai kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2000 nj\u00eb furgon mallrash p\u00ebr aktivitetin tregtar dhe transportimin e bim\u00ebve medicinale. Sipas subjektit, n\u00eb vitin 2005 vjehrri kishte marr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr ambient me qira se kishte pasur shtim t\u00eb aktivitetit tregtar.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga puna si p\u00ebrkthyese, ai sqaroi se kishte depozituar deklarata noteriale p\u00ebr ushtrimin e k\u00ebtij aktiviteti prej saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat nga bim\u00ebt medicinale tha se kishte vendosur n\u00eb dispozicion lejet p\u00ebr transportin e mallrave. Sipas subjektit, provohet se t\u00eb ardhurat dhe mund\u00ebsia e kursimit e tejkalojn\u00eb vler\u00ebn e investuar n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Lidhur me shum\u00ebn e kthyer n\u00eb vitin 2012 nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, ai k\u00ebmb\u00ebnguli se duke qen\u00eb se kishte provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e investimit t\u00eb kryer, kishte v\u00ebrtetuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e shum\u00ebs 4 milion\u00eb e 446 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se ishte interesuar t\u00eb dokumentonte kthimin e shum\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb deklarimit q\u00eb kryente, por se nuk mund t\u00eb diktonte vullnetin mes shoq\u00ebris\u00eb dhe bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>I pyetur nga Qirko n\u00eb lidhje me investimin fillestar t\u00eb kryer nga bashk\u00ebshotja, subjekti deklaroi se nuk kishte pasur asnj\u00eb kontribut. Lidhur me pyetjen e relatores s\u00eb p\u00ebrse bashk\u00ebshortja e kishte p\u00ebrcaktuar si bashk\u00ebpronar n\u00eb apartamentin q\u00eb ata zot\u00ebrojn\u00eb aktualisht, kur ishte bler\u00eb me fondet e p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit t\u00eb bler\u00eb me t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb saj, Pollozhani u shpreh se ky kishte qen\u00eb vullneti i bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti u p\u00ebrball me pyetjet e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Steven Kessler, i cili solli n\u00eb v\u00ebmendje se subjekti kishte pasur njohje me bashk\u00ebshorten prej vitit 2005.<\/p>\n<p>Pollozhani pranoi se kishte qen\u00eb nj\u00eb prezantim n\u00eb 2005-\u00ebn, por ai theksoi se nuk kishte pasur lidhje dhe bashk\u00ebjetes\u00eb. Sipas subjektit, bashk\u00ebshortja n\u00eb at\u00eb koh\u00eb jetonte dhe punonte n\u00eb Tropoj\u00eb, kurse ai n\u00eb Tiran\u00eb dhe Elbasan dhe se nuk kishin diskutuar p\u00ebr martes\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga Kessler n\u00ebse vendimin p\u00ebr martes\u00eb e kishin marr\u00eb n\u00eb vitin 2007 apo 2008, Pollozhani deklaroi se nuk mund ta thoshte dot sakt\u00ebsisht. \u201cKemi diskutuar pak koh\u00eb para se t\u00eb martoheshim,\u201d shpjegoi ai, nd\u00ebrsa pranoi se bashk\u00ebshortja e kishte bler\u00eb dhe paguar \u00e7mimin e apartamentit disa muaj para martes\u00ebs.<\/p>\n<p>Kessler n\u00eb vijim v\u00ebrejti se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes kan\u00eb dhe dy djem dhe nj\u00eb vajz\u00eb tjet\u00ebr, si dhe e pyeti subjektin n\u00ebse i dukej e drejt\u00eb q\u00eb ata t\u00eb ishin treguar kaq bujar\u00eb me k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb, kur kishin dhe tre f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. \u201cS\u2019di t\u00eb them, zgjedhje e tyre\u201d, u p\u00ebrgjigj Pollozhani.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se n\u00eb vitin 2010 kishin hyr\u00eb t\u00eb banonin n\u00eb apartamentin e bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja, por p\u00ebr shkak se disa punime nuk ishin kryer; se sip\u00ebrfaqja ishte zvog\u00ebluar si dhe kishte pasur vonesa, ishte dakord\u00ebsuar kompesimi rreth 4.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pollozhani mohoi q\u00eb kjo sjellje e kompanis\u00eb nd\u00ebrtuese t\u00eb kishte lidhje me pozicionin e tij si gjyqtar. Ai shtoi se kishte hequr gjithmon\u00eb dor\u00eb nga shqyrtimi i \u00e7\u00ebshtjeve ku pal\u00eb kishte qen\u00eb kjo shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Kessler konstatoi se Pollozhani kishte bler\u00eb e shitur n\u00eb vite rreth tet\u00eb automjete, kryesisht t\u00eb llojit Benz, thuajse me \u00e7mimin e blerjes ose m\u00eb shtrenjt\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb rast me dyfishin.<\/p>\n<p>\u201cSi ia b\u00ebni q\u00eb t\u00eb jeni kaq i zoti q\u00eb t\u2019i shisni m\u00eb shtrenjt\u00eb\u201d, pyeti Kessler, p\u00ebr nj\u00eb gjetje q\u00eb nuk u referua m\u00eb par\u00eb nga Komisioni.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se prej vitit 2014 nuk kishte pasur m\u00eb makin\u00eb personale, por shtoi se zot\u00ebrojn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mjet familjar. Ai pohoi se k\u00ebto mjete i kishte bler\u00eb me \u00e7mime reale dhe se nuk kishin qen\u00eb makina luksi. Pollozhani kund\u00ebrshtoi shitjen e nj\u00eb mjeti p\u00ebr dyfishin e \u00e7mimit t\u00eb blerjes, duke shpjeguar se kishte paguar edhe vler\u00ebn e zhdoganimit.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se mjetet i kishte shitur ose me tabela t\u00eb vendosura n\u00eb to, ose n\u00ebp\u00ebrmjet informacioneve t\u00eb shp\u00ebrndara nga t\u00eb njohurit. Sipas subjekit, \u00e7mimet jan\u00eb dakord\u00ebsuar me vullnetin e pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me nj\u00eb automjet t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 400 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare. Subjekti e cil\u00ebsoi si lapsus pasakt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Qirko paraqiti raport pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs p\u00ebr gjyqtarin Pollozhani. Nd\u00ebrsa v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Steven Kessler e pyeti subjektin se \u00e7far\u00eb kontaktesh kishte me v\u00ebllan\u00eb e bashk\u00ebshortes, q\u00eb sipas tij ishte d\u00ebnuar n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe ishte deportuar.<\/p>\n<p>Pollozhani tha se ishte pyetur dhe kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb deklarat\u00ebn e figur\u00ebs kishte pasqyruar gjith\u00e7ka, por se nuk kishte pasur informacion p\u00ebr d\u00ebnimin e kunatit. Subjekti theksoi se kur ishte pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situate, kishte qen\u00eb korrekt dhe kishte siguruar informacion n\u00eb koh\u00eb rekord p\u00ebr t\u2019iu vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, vendimi ishte dh\u00ebn\u00eb 10 muaj pasi e kishte plot\u00ebsuar deklarat\u00ebn e figur\u00ebs dhe se nuk kishte pasur informacion p\u00ebr \u00e7far\u00eb kishte ndodhur.<\/p>\n<p>Gjyqtari Pollozhani deklaroi se kunati \u00ebsht\u00eb daja i f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij dhe se n\u00eb evente familjare nuk mund ta evitonte.<\/p>\n<p>Lidhur me aspektin profesional, u evidentuan gjetje p\u00ebr mosrespektim t\u00eb afatit dhe mos regjistrimin audio t\u00eb seancave. Nga 23 denoncime t\u00eb kryera nga publiku, subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr 12 prej tyre.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko konstatoi zvarritje t\u00eb procesit dhe prishje t\u00eb vendimarrjeve t\u00eb subjektit nga gjykatat m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Subjekti tha se shtyrjet kishin qen\u00eb p\u00ebr rrethana objektive dhe jo p\u00ebr shkak t\u00eb gjykat\u00ebs. Lidhur me mosregjistrimin audio ai tha se shkak kishte qen\u00eb mungesa e sallave. Ai dha shpjegime p\u00ebr secilin prej 12 denoncimeve, duke theksuar se kishte ndjekur procedur\u00ebn. Po ashtu, shtoi se Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb nuk kishte gjetur shkelje p\u00ebr ankesat e kryera ndaj tij, p\u00ebr t\u00eb cilat ngriheshin pretendime dhe n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim gjyqtari Ervin Pollozhani k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 24 korrik, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Tiran\u00ebs, Ervin Pollozhani u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 20 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr burimet financiare t\u00eb familjes s\u00eb bashk\u00ebshortes q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti nga ana e saj. I pyetur nga v\u00ebzhguesi i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, Pollozhani dha [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76930,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[1052,170,111,103,118,133,367,889,1028],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Pollozhani-pas-seance-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Ervin Pollozhani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76929"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76929"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76929\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76931,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76929\/revisions\/76931"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76930"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}