{"id":76959,"date":"2023-07-25T17:12:09","date_gmt":"2023-07-25T15:12:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-merita-selimi-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2023\/07\/25\/"},"modified":"2023-07-25T17:17:11","modified_gmt":"2023-07-25T15:17:11","slug":"prokurorja-merita-selimi-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-merita-selimi-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2023\/07\/25\/","title":{"rendered":"Prokurorja Merita Selimi jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Lushnj\u00ebs, Merita Selimi u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 25 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dhe shpjegime p\u00ebr burimet financiare t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb kredi me kushte leht\u00ebsuese, p\u00ebr burimet e likujditeteve, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb godin\u00ebs ku zhvillohen seancat d\u00ebgjimore, gjasht\u00eb qytetar\u00eb organizuan nj\u00eb mini-protest\u00eb me pankarta n\u00eb duar kund\u00ebr prokurores Selimi. Ata ngrinin pretendime p\u00ebr falsifikime t\u00eb fashikujve t\u00eb dosjeve, p\u00ebr vonesa n\u00eb dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb dhe u k\u00ebrkonin institucioneve t\u00eb vetingut q\u00eb t\u00eb largojn\u00eb nga detyra t\u00eb korruptuarit.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Selimin po kryhet nga trupa e KPK, e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Merita Selimi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1992 dhe prej at\u00ebher\u00eb ka punuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lushnj\u00ebs. S\u00eb fundmi, pas konfigurimit t\u00eb hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore, ajo e ushtron detyr\u00ebn n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit.<\/p>\n<p><strong>Barra e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_88643\" aria-describedby=\"caption-attachment-88643\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-88643\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Protesta-Selimi--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-88643\" class=\"wp-caption-text\">Gjasht\u00eb qytetar\u00eb duke protestuar ndaj prokurores Selimi. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Lushnj\u00eb, ku prokurorja Selimi rezulton bashk\u00ebpronare me an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb origjin\u00ebs, pasuri e fituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit. Po ashtu, ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb kryer deklarim i sakt\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb Lushnj\u00eb, ku bashk\u00ebshorti rezulton bashk\u00ebpronar me prind\u00ebrit e tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, asaj i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr apartament me sip\u00ebrfaqe 87 m2, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2012, me burim kursimet dhe nj\u00eb kredi me kushte leht\u00ebsuese.<\/p>\n<p>KPK konstaton mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet e gjendjes cash dhe p\u00ebr periudh\u00ebn pas vitit 2003 \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn rreth 300 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kursimet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ka rezultuar se Selimi ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2010 n\u00eb shum\u00ebn 22 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt, duket se subjekti e ka p\u00ebrfituar kredin\u00eb e but\u00eb n\u00eb mosp\u00ebrmbushje t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb kritereve. Nga ana tjet\u00ebr, kredia \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr rreth nj\u00eb jav\u00eb pas kryerjes s\u00eb pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Prokurorja Selimi deklaroi se ishte em\u00ebruar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lushnj\u00ebs prej vitit 1992, ku dhe kishte vijuar ushtrimin e detyr\u00ebs p\u00ebr tri dekada. Sipas saj, kostot e jetes\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb qytete t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se kishte pasur mund\u00ebsi kursimi prej vitit 1984 kur kishte filluar pun\u00eb e n\u00eb vijim, gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs kur kishte jetuar pran\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs, si dhe m\u00eb von\u00eb pas lidhjes s\u00eb martes\u00ebs. Selimi deklaroi se kishte provuar me dokumentacion se 80% t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb saj prej vitit 1984 e kishte kursyer. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pretendoi se e kishte k\u00ebmbyer n\u00eb monedh\u00eb t\u00eb huaj vler\u00ebn e kursyer n\u00eb vitin 1992, duke pasur gjendje 4000 USD.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, edhe v\u00ebllai kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb krijonte t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme, pasi nga privatizimi kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb dyqan prej nd\u00ebrmarrjes ku ai punonte para viteve \u201990. Selimi deklaroi se i v\u00ebllai kishte punuar si rrobaqep\u00ebs dhe m\u00eb von\u00eb kishte ushtruar aktivitet n\u00eb k\u00ebmbimin e valut\u00ebs, duke krijuar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme. Ajo tha se gjendej n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait deri n\u00eb vitin 1997, kur ai ishte licensuar. Po ashtu, subjekti shtoi se dyqani i p\u00ebrfituar nga v\u00ebllai gjendet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit dhe \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb prej tij me qira.<\/p>\n<p>Selimi theksoi se provonte se kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr pages\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb, ajo shpjegoi se kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme p\u00ebr transferim n\u00eb Tiran\u00eb dhe se epror\u00ebt e kishin vendosur n\u00eb dijeni se ishin duke e trajtuar. Sipas subjektit, dhe bashk\u00ebshorti, m\u00ebsues i l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb Matematik\u00ebs, kishte gjetur nj\u00eb vend pune n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Selimi sqaroi se pasi nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme kishte mb\u00ebrritur informacioni p\u00ebr aplikimin p\u00ebr kredi t\u00eb but\u00eb, kishte kryer k\u00ebrkes\u00eb edhe ajo, q\u00eb ishte miratuar.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se n\u00eb vijim bashk\u00ebshorti e kishte humbur ofert\u00ebn e pun\u00ebs si dhe vjehrri kishte pasur probleme sh\u00ebndet\u00ebsore dhe p\u00ebr k\u00ebto arsye kishin vazhduar t\u00eb jetonin dhe punonin n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs. \u201cFakti se nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira tregon se ka pasur destinacion t\u00eb vet\u00ebm banimin ton\u00eb,\u201d pohoi ajo.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se vlera e kredis\u00eb ishte t\u00ebrhequr m\u00eb von\u00eb nga sa \u00ebsht\u00eb paguar k\u00ebsti dyt\u00eb i apartamentit, subjekti dha shpjegime se kishte marr\u00eb nj\u00eb hua nga v\u00ebllai, q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr dh\u00ebnien e vler\u00ebs s\u00eb mbetur p\u00ebr banes\u00ebn. Megjith\u00eb pyetjet e komisioner\u00ebve dhe p\u00ebrgjigjet e subjektit, situata mbetej e paqart\u00eb, derisa nd\u00ebrhyri relatori Lulzim Hamitaj i cili sakt\u00ebsoi situat\u00ebn. Sipas tij, Selimi kishte depozituar kredin\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, por kjo e fundit e kishte kthyer prapa pasi k\u00ebrkonte pages\u00eb n\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment subjekti ka marr\u00eb huan\u00eb n\u00eb monedh\u00ebn euro prej t\u00eb v\u00ebllait kambist dhe ia ka dh\u00ebn\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. M\u00eb pas, me vler\u00ebn n\u00eb lek\u00eb, e kthyer nga kompania, i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebllait borxhin e marr\u00eb. Megjithat\u00eb, ai tha se borxhi i v\u00ebllait \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb me rezerv\u00eb, pasi nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Selimi e konfirmoi k\u00ebt\u00eb version t\u00eb fundit t\u00eb paraqitur nga Hamitaj. Lidhur me bilancin negativ p\u00ebr kursimet, ajo tha se shuma prej rreth 300 mij\u00eb lek\u00ebsh nuk mund t\u00eb sillte penalizim.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2009 kundrejt \u00e7mimit 300 mij\u00eb lek\u00eb, Selimi ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb makine tjet\u00ebr. KPK konstaton se makina e m\u00ebparshme \u00ebsht\u00eb shitur p\u00ebr \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga sa ishte bler\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion shpenzime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e atij automjeti. Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, si burim \u00ebsht\u00eb konstatuar vlera e blerjes. \u201cDuket pa logjik\u00eb shitja e mjetit m\u00eb shtrenjt\u00eb, pas 3 vjet p\u00ebrdorimi\u201d, pohoi Hamitaj. Megjithat\u00eb, ka rezultuar mjaftueshm\u00ebri p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Bilanci negativ m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb krijimin e likujditeteve. P\u00ebr obligacionet n\u00eb shum\u00ebn 2 milion lek\u00eb, subjekti ka deklaruar si burim kursime dhe kredin\u00eb e but\u00eb. Nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim. Edhe p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb 2.8 milion\u00eb lek\u00eb gjendje n\u00eb llogari rrjedh\u00ebse, subjekti ka deklaruar t\u00eb nj\u00ebjtat burme krijimi, kursimet dhe kredin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash n\u00eb vitin kur jan\u00eb krijuar likujditetet, Komisioni nuk e ka konsideruar mund\u00ebsin\u00eb e kursimit, ng aka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 2.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjishme \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb bilanc negativ total n\u00eb vler\u00ebn 3.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Selimi k\u00ebmb\u00ebnguli se ajo kishte pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e likujditeteve. Ajo tha se mosdeklarimi i pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash ka qen\u00eb i paq\u00ebllish\u00ebm. Subjekti argumentoi se nuk ka krijuar pasuri t\u00eb tjer\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kursimet kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr likujditetet.<\/p>\n<p>Po ashtu, ajo e cil\u00ebsoi si lapsus deklarimin si burim t\u00eb likujditeteve kursimet dhe kredin\u00eb. Por, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Francesco Ciardi v\u00ebrejti se lapsus mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb sh\u00ebnimin e nj\u00eb shifre, dhe jo n\u00eb deklarimin e p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb nj\u00eb burimi financiar q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e pasurive.<\/p>\n<p>Sipas Selimit, Kredia ishte p\u00ebrdorur vet\u00ebm p\u00ebr apartamentin. Ajo e cil\u00ebsoi t\u00eb drejt\u00eb konstatimin e Ciardit, por tha se kishte ndodhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paq\u00ebllimshme, p\u00ebr inerci.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, AKSIK ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebri p\u00ebr Selimin. N\u00eb vijim ka depozituar n\u00eb KPK informacione shtes\u00eb ku ngriheshin dyshime p\u00ebr veprime t\u00eb kund\u00eblrigjshme e korruptive n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje penale.<\/p>\n<p>Hamitaj shpjegoi se Komisioni ka kryer hetim t\u00eb thelluar p\u00ebr k\u00ebto informacione. Nga verifikimi dy \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb verifikuara ka rezultuar se subjekti nuk i ka hetuar dhe se nuk ka lidhje me ato \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Prokurorja Selimi deklaroi se kishte menduar se do t\u00eb ndihej m\u00eb e sigurt\u00eb n\u00eb kriterin e figur\u00ebs, pasi p\u00ebr rreth 31 vjet q\u00eb ka punuar n\u00eb sistemin e drjet\u00ebsis\u00eb, nuk kishte pasur asnj\u00eb ankes\u00eb n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjet e analizuara n\u00eb drejtim t\u00eb aspektin profesional, jan\u00eb konstatuar pretendime t\u00eb nj\u00eb qytetari p\u00ebr pezullim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nga ana e subjektit, kur ajo nuk ishte drejtuese.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se ajo kishte n\u00ebnshkruar p\u00ebr ciklimin e dokumenteve, pasi dosja do t\u00eb d\u00ebrgohej n\u00eb sekretari p\u00ebr qepje.<\/p>\n<p>Lidhur me 11 denoncimet e kryera nga publiku pran\u00eb KPK, Hamitaj tha se nj\u00eb pjes\u00eb e tyre nuk i plot\u00ebsojn\u00eb kriteret. N\u00eb dy prej denoncimeve t\u00eb verifikuara jan\u00eb ngritur pretendime p\u00ebr zvarritje t\u00eb hetimeve. Sipas Hamitajt, n\u00eb nj\u00eb rast hetimi \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb kat\u00ebr her\u00eb dhe nuk jan\u00eb njoftuar pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Prokurorja Selimi deklaroi se kishin pasur ngarkes\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb vakancave t\u00eb krijuara nga shkarkimi koleg\u00ebve. Ajo tha se pretendimet e ngitura n\u00eb denoncime ishin ndepozituar dhe n\u00eb ILD q\u00eb nuk kishte konstatuar probleme. Sipas subjektit, nuk ka pasur zgjatje t\u00eb panevojshme si dhe pal\u00ebt jan\u00eb njoftuar p\u00ebr d\u00ebrgimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokuoria Merita Selimi k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 27 korrik, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Lushnj\u00ebs, Merita Selimi u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 25 korrik me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dhe shpjegime p\u00ebr burimet financiare t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb kredi me kushte leht\u00ebsuese, p\u00ebr burimet e likujditeteve, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin profesional. N\u00eb hyrje t\u00eb godin\u00ebs ku [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76960,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[365,288,1023,118,172,1060,119,196],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Merita-Selimi-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Merita Selimi (djathtas) pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76959"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76959"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76959\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76961,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76959\/revisions\/76961"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76960"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76959"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76959"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76959"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}