{"id":76962,"date":"2023-07-25T18:22:56","date_gmt":"2023-07-25T16:22:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjen-probleme-ne-te-tre-kriteret-per-gjyqtarin-sami-ujkashi\/2023\/07\/25\/"},"modified":"2023-07-25T18:30:45","modified_gmt":"2023-07-25T16:30:45","slug":"kpk-gjen-probleme-ne-te-tre-kriteret-per-gjyqtarin-sami-ujkashi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjen-probleme-ne-te-tre-kriteret-per-gjyqtarin-sami-ujkashi\/2023\/07\/25\/","title":{"rendered":"KPK gjen probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret p\u00ebr gjyqtarin Sami Ujkashi"},"content":{"rendered":"<p>Pasi mungon prej dhjetorit 2022 n\u00eb seancat d\u00ebgjimore t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor lidhur me nj\u00eb procedim disiplinor, gjyqtari i Kuk\u00ebsit, Sami Ujkashi mungoi t\u00eb mart\u00ebn edhe n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime lidhur me gjetjet n\u00eb procesin e vetingut.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr Ujkashin po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Valbona Sanxhkatarin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Sami Ujkashi e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si avokat, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2010 u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tropoj\u00ebs. Ai u pezullua n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb pun\u00eb n\u00eb 2014-\u00ebn. Aktualisht e ushtron funksionin n\u00eb gjykat\u00ebn e juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Kuk\u00ebsit.<\/p>\n<p>Prej dhjetorit 2022, Ujkashi po p\u00ebrballet me nj\u00eb procedim disiplinor t\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, i cili k\u00ebrkon pezullimin e tij nga detyra. Hetimi disiplinor ka nisur p\u00ebr shkelje t\u00eb legjislacionit material dhe c\u00ebnim t\u00eb imazhit t\u00eb magjistratit p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi p\u00ebr ulje d\u00ebnimi dhe lirim n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb d\u00ebnuar me 15 vjet burg \u2013 probleme q\u00eb u konstatuan dhe prej Komisionit.<\/p>\n<p>Relatorja Sanxhaktari evidentoi disa her\u00eb se gjyqtari Ujkashi nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare<\/strong><\/p>\n<p>Sanxhaktari evidentoi se subjekti ka deklaruar vlera t\u00eb ndryshme p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 116 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2008. N\u00eb deklarat\u00ebn veting ka deklaruar \u00e7mimin 56 mij\u00eb euro dhe si burim ka deklaruar nj\u00eb kredi 50 mij\u00eb euro dhe t\u00eb ardhurat. Nga analiza ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr shum\u00ebn 6000 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2011 ka deklaruar si \u00e7mim vler\u00ebn 78 mij\u00eb euro, ku p\u00ebr shum\u00ebn e pambuluar nga kredia ka deklaruar t\u00eb ardhurat, kryesisht ato nga emigracioni. Sipas KPK, subjekti nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb t\u00eb ardhurat nga emigracioni.<\/p>\n<p>Sipas Sanxhaktarit, subjekti \u00ebst\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb financiare. Ajo theksoi se Ujkashi nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs q\u00eb i \u00ebst\u00eb d\u00ebrguar lidhur me k\u00ebt\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb atit nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 80 mij\u00eb euro, me interes 7%, me q\u00ebllim blerjen e nj\u00eb dyqani. Relatorja konstatoi se nuk ka asnj\u00eb gjrum\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave nga emigracioni t\u00eb deklaruara si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj shume. Nga analiza financiare ka rezultuar se Ujkashi nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj vlere monetare.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim u konstatua se bashk\u00ebshortja e subjektit nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dy llogari rrjedh\u00ebse, nj\u00eb prej t\u00eb cilave n\u00eb euro ku rezulton q\u00eb sajo t\u00eb ket\u00eb kryer transaksione t\u00eb shumta n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme. Sipas Komisionit, k\u00ebto transaksione jan\u00eb kryesisht p\u00ebr marrdh\u00ebnie biznesi dhe dyshohet se jan\u00eb kryer n\u00ebp\u00ebrmjet llogarive personale t\u00eb bashk\u00ebshortes me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb shmangur detyrimet e aktivitetit privat.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme kan\u00eb rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha, konkretisht bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro p\u00ebr apartamentin n\u00eb Shkod\u00ebr, pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00ebn 80 mij\u00eb euro p\u00ebr huan\u00eb, si dhe 3.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb analiz\u00ebn e kryer gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sanxhaktari pohoi se subjekti \u00ebsht\u00eb telefonuar q\u00eb t\u00eb aksesonte post\u00ebn elektronike p\u00ebr t\u2019u njohur me t\u00eb dh\u00ebnat e hetimit administrativ paraprak, por megjith\u00ebse ai ka marr\u00eb dijeni nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi <\/strong><\/p>\n<p>Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, AKSIK nuk ka dal\u00eb me nj\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebrfundimtar lidhur me figur\u00ebn e gjyqtarit Sami Ujkashi, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Komisionit q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsonte informacionet e siguruara nga institucionet ligjzbatuese.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb ngritur dyshime se subjekti ka favorizuar t\u00eb pandehurit. N\u00eb tre \u00e7\u00ebshtje ka rezultuar se Ujkashi ka vendosur leht\u00ebsimin e masave t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr tre t\u00eb dyshuar, nga \u201carrest n\u00eb burg\u201d, n\u00eb \u201carrest sht\u00ebpie\u201d. N\u00eb nj\u00eb rast, Ujkashi ka shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm nj\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr prodhim e shitje narkotik\u00ebsh, vendimarrje q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Apeli q\u00eb e ka deklaruar fajtor dhe e ka d\u00ebnuar me burg.<\/p>\n<p>\u201cKonstatohet se indiciet jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me provat\u201d, pohoi Sanxhaktari dhe ritheksoi se subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime dhe pse i jan\u00eb njoftuar k\u00ebto gjetje.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur probleme dhe n\u00eb aspektin profesional. n\u00eb nj\u00eb nga dosjet e shortuara \u00ebsht\u00eb konstatuar se mungojn\u00eb aktet e njoftimit t\u00eb pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Kur subjekti ushtronte detyr\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tropoj\u00ebs, ndaj tij \u00ebsht\u00eb kryer ankes\u00eb nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve p\u00ebr dy vendimarje p\u00ebr lirime me kusht. Sipas Sanxhkatarit, ka dyshime t\u00eb arsyeshme se subjekti n\u00eb vendimarrje nuk i \u00ebsht\u00eb referuar ligjit p\u00ebrkat\u00ebs, duke sjell\u00eb lirimin para kohe t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve.<\/p>\n<p>Po ashtu, ndaj Ujkashit ka pasur ankesa nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr dy vendime lidhur me praktikat e ekstradimit. Sipas Saanxhaktarit, vendimet e subjektit jan\u00eb rr\u00ebzuar nga Apeli.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr Apeli ka ndryshuar vendimin e Ujkashit q\u00eb kishte pezulluar d\u00ebnimin e nj\u00eb t\u00eb pandehuri nga ish-Gjykata e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>\u201cProvohet shkelja disiplinore\u201d, pohoi Sanxhaktari dhe renditoi gjetjet e tjera p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Sipas Relatores, ka rezultuar se Ujkashi ka marr\u00eb vendim n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb hec, megjith\u00ebse Gjykata e Apelit Administrativ, bazuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebpadin\u00eb e banor\u00ebve t\u00eb Tropoj\u00ebs dhe t\u00eb shoqat\u00ebs \u201cToka\u201d,\u00a0 kishte pezulluar punimet.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka disponuar p\u00ebr sigurimin e padis\u00eb, kur n\u00eb fakt nuk ka pasur nj\u00eb padi. Vendimarrja e subjektit \u00ebsht\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesit publik dhe n\u00eb kushtet e shkeljes disiplinore\u201d, pohoi Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtarit Ujkashi jan\u00eb depozituar n\u00eb Komision 6 denoncime nga publiku, ku n\u00eb nj\u00eb vendimarrje t\u00eb subjektit, KPK ngre dyshime p\u00ebr favorizim t\u00eb nj\u00eb t\u00eb pandehuri.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Sanxhaktari rip\u00ebrs\u00ebriti faktin se Ujkashi ishte njoftuar p\u00ebr gjith\u00eb rezultatet e hetimit si dhe p\u00ebr dat\u00ebn e senc\u00ebs d\u00ebgjimore, por se ai nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 28 korrik, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi mungon prej dhjetorit 2022 n\u00eb seancat d\u00ebgjimore t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor lidhur me nj\u00eb procedim disiplinor, gjyqtari i Kuk\u00ebsit, Sami Ujkashi mungoi t\u00eb mart\u00ebn edhe n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime lidhur me gjetjet n\u00eb procesin e vetingut. Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr Ujkashin po kryhet nga trupa e KPK [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76963,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[784,911,416,103,243,118,906,1059,173],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Sami-Ujkashi-seanca-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Trupa gjyq\u00ebsore q\u00eb po kryen vetingun e gjyqtarit Sami Ujkashi. Foto: Edmond Hoxhaj.  ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76962"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76962"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76962\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76964,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76962\/revisions\/76964"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76963"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76962"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76962"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76962"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}