{"id":76965,"date":"2023-07-26T16:00:15","date_gmt":"2023-07-26T14:00:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-dy-vleresime-per-gjyqtarin-taulant-tafa\/2023\/07\/26\/"},"modified":"2023-07-26T16:01:32","modified_gmt":"2023-07-26T14:01:32","slug":"kpk-me-dy-vleresime-per-gjyqtarin-taulant-tafa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-dy-vleresime-per-gjyqtarin-taulant-tafa\/2023\/07\/26\/","title":{"rendered":"KPK me dy vler\u00ebsime p\u00ebr gjyqtarin Taulant Tafa"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Elbasanit, Taulant Tafa u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 24 prill 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe rezultoi me bilanc negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe. Gjetjet n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe aspektit profesional u trajtuan n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. Shkarkimi i Taf\u00ebs u vendos me votat e relatores Xhensila Pine dhe an\u00ebtares Firdes Shuli, nd\u00ebrsa kryesuesi Olsi Komici doli n\u00eb pakic\u00eb duke \u00e7muar se nuk u krye hetim i plot\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se gjetjet p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb nuk mund t\u00eb sillnin penalizim.<\/p>\n<p>Taulant Tafa e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit t\u00eb Elbasanit. N\u00eb korrik 2022, Tafa u p\u00ebrball me nj\u00eb procedim disiplinor n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor p\u00ebr vendimin e tij p\u00ebr uljen e d\u00ebnimit me 720 dit\u00eb p\u00ebr Arben Grorin. Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb argumentoi se vendimi kishte favorizuar t\u00eb d\u00ebnuarin p\u00ebr vrasje dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e Taf\u00ebs, por KLGJ vendosi at\u00ebher\u00eb mas\u00ebn e pezullimit 3-mujor p\u00ebr subjektin.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Tafa ka deklaruar se ka p\u00ebrfituar me trash\u00ebgimi ligjore si trash\u00ebgimtar i t\u00eb atit, 1\/3 e nj\u00eb banese dy kate + bodrum + n\u00ebn\u00e7ati 101\/kati dhe truall n\u00eb Elbasan, nd\u00ebrsa 2\/3-at e k\u00ebsaj pasurie i ka p\u00ebrfituar me dhurim nga n\u00ebna dhe motra n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>KPK konkludon se subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb pretendimet se nj\u00eb kredi ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, pasi shuma \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar dhe t\u00ebrhequr rreth kat\u00ebr muaj pas p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve t\u00eb banes\u00ebs. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 1.6 milion lek\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar prej shumic\u00ebs se e vendos Taf\u00ebn n\u00eb kushtet e pamjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs s\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>Komici n\u00eb pakic\u00eb shprehet se, pavar\u00ebsisht se n\u00eb dokumentin e kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb pasqyruar si q\u00ebllim i marrjes s\u00eb saj rikonstruksioni i banes\u00ebs, ky p\u00ebrcaktim nuk ka logjik\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb objekti kishte p\u00ebrfunduar si n\u00eb aspektin teknik t\u00eb nd\u00ebrtimit, ashtu edhe n\u00eb aspektin ligjor me regjistrimin e tij. Sipas tij, krijohet bindja se kredia e marr\u00eb n\u00eb vitin 2004, ka pasur si q\u00ebllim vet\u00ebm kryerjen e pagesave p\u00ebr p\u00ebrfundimin e objektit ose shlyerjen e detyrimeve p\u00ebr punime t\u00eb kryera nga subjekti nd\u00ebrtues. Ai k\u00ebrkon q\u00eb kredia t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00eb, \u00e7\u2019ka do t\u00eb p\u00ebrmbyste bilancin negativ.<\/p>\n<p>Problemet m\u00eb t\u00eb shumta n\u00eb kriterin pasuror, Komisioni i ka gjetur n\u00eb transaksionet e blerjes dhe shitjes s\u00eb nj\u00eb bodrumi me sip\u00ebrfaqe 194 m2 n\u00eb Elbasan, n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se k\u00ebt\u00eb pasuri e ka bler\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me shtetasin D.D, kundrejt shum\u00ebs 14 milion\u00eb lek\u00eb, me pjes\u00eb takuese \u00bd-at secili. Po ashtu, ka deklaruar se n\u00eb mars t\u00eb vitit 2005 ka marr\u00eb nj\u00eb hua 6 milion\u00eb lek\u00eb nga shtetasi D.D. me afat 3 vje\u00e7ar, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Pasi KPK i ka k\u00ebrkuar t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb huas\u00eb, subjekti ka sqaruar se huadh\u00ebn\u00ebsi ka qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe emigrant n\u00eb shtetin italian dhe n\u00eb emigracion kishte siguruar edhe t\u00eb ardhura q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn pjes\u00ebrisht n\u00eb blerjen e bodrumit. Sipas tij, D.D. ka kryer pun\u00eb \u201cn\u00eb t\u00eb zez\u00eb\u201d pasi nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi p\u00ebr munges\u00eb dokumentacioni. Tafa ka theksuar se n\u00eb k\u00ebto kushte \u00ebsht\u00eb objektivisht \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb sigurohet dokumentacion provues n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhurat e siguruara prej tij nga emigracioni n\u00eb shtetin italian.<\/p>\n<p>Ai ka shtuar se kur huadh\u00ebn\u00ebsi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri, nga viti 2005 e n\u00eb vijim, merrej me aktivitet privat \u201cbar-kafe\u201d, si dhe me \u201cgrumbullimin e bim\u00ebve mjek\u00ebsore\u201d s\u00eb bashku me nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmin e tij q\u00eb e ka pasur k\u00ebt\u00eb aktivitet t\u00eb regjistruar prej vitesh.<\/p>\n<p>Nga hetimi i KPK p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga aktiviteti huadh\u00ebn\u00ebsit ka rezultuar se ai nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb pjes\u00eb e ortak\u00ebve, aksioner\u00ebve apo administrator\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebto kushte, pretendimi mbi t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsit nga aktiviteti tregtar ka mbetur i paprovuar me dokumentacion ligjor dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb huaja n\u00eb shum\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e treguesve financiar\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar si burim p\u00ebr bodrumin edhe nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2005 s\u00eb bashku me ortakun e tij D.D.. Por, nga verifikimi KPK ka rezultuar se pasuria \u00ebsht\u00eb bler\u00eb rreth 2 muaj para disbursimit t\u00eb kredis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb procesverbal t\u00eb mbajtur n\u00eb ILDKPKI n\u00eb janar t\u00eb vitit 2015, subjekti i rivler\u00ebsimit ka deklaruar se ka paguar 1 milion lek\u00eb nga kredia e marr\u00eb dhe se pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar nga ortaku p\u00ebr rregullimin e bodruimit q\u00eb e ktheu n\u00eb lokal.<\/p>\n<p>Referuar t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr koh\u00ebn e disbursimit t\u00eb kredis\u00eb, si dhe deklarimit t\u00eb subjektit n\u00eb ILDKPKI, Komisioni ka vler\u00ebsuar se rezulton e provuar nga dokumentacioni ligjor provues se kjo kredi nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pagimin e \u00e7mimit t\u00eb bodrumit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nisur nga fakti q\u00eb subjekti nuk ka deklaruar kursime t\u00eb mbartura deri dhjetor t\u00eb 2007-\u00ebs, duket se ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e pjes\u00ebs s\u00eb tij takuese n\u00eb kredin\u00eb e mbetur.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer nga shumica, ka rezultuar se Tafa ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 6.9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar pjes\u00ebn e tij takuese n\u00eb bodrumin e bler\u00eb n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr shum\u00ebn 14 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008, Tafa ka deklaruar shitjen e bodrumit me sip\u00ebrfaqe 194 m2n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb euro, me pjes\u00eb takuese \u00bd-at, duke deklaruar si t\u00eb ardhura vler\u00ebn 100 mij\u00eb euro. N\u00eb rubrik\u00ebn e detyrimeve financiare ka deklaruar shlyerjen e detyrimit ndaj shtetasit D.D, n\u00eb shum\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ, subjekti ka deklaruar se vlera prej 200 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb dorazi nga bler\u00ebsi jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale. Por shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK i konsideron jo bind\u00ebse k\u00ebto shpjegime, pasi nuk \u00ebsht\u00eb depozituar asnj\u00eb prov\u00eb ligjore apo financiare lidhur me k\u00ebt\u00eb pohim t\u00eb tijin.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit paraprak, Komisioni i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri p\u00ebr pamund\u00ebsi fianciare n\u00eb investimin e pjes\u00ebs s\u00eb tij takuese, pasi rezulton me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 6.9 milion\u00eb lek\u00eb; p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr shlyerjen e pjes\u00ebs takuese s\u00eb tij takuese prej 15 mij\u00eb e 400 euro; p\u00ebr mosdeklarim n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d t\u00eb shum\u00ebs 100 mij\u00eb euro, si e ardhur e p\u00ebrfituar nga shitja e pjes\u00ebs takuese t\u00eb bodrumit.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK i ka k\u00ebrkuar t\u00eb povoj\u00eb se nuk gjendet n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb lidhur me t\u00eb ardhurat nga shitja e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Edhe pas shpjegimeve t\u00eb subjektit, shumica \u00e7mon se nuk jan\u00eb kund\u00ebrshtuar barrat e prov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Komici n\u00eb pakic\u00eb e konsideron t\u00eb paplot\u00eb hetimin administrativ n\u00eb lidhje huadh\u00ebnien e nga shtetasi D.D.. Ai ka k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb hetim t\u00eb p\u00ebrfshihet nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale, ku p\u00ebrcaktohet se huadh\u00ebn\u00ebsi D.D., shum\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb dh\u00ebn\u00eb subjektit, e kishte marr\u00eb vet\u00eb hua nga nj\u00eb person tjet\u00ebr. Sipas pakic\u00ebs, Tafa e ka zbehur balanc\u00ebn financiare negative n\u00eb kufij t\u00eb pranuesh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhej mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb parimi i proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Shumica konstaton se banesa dhe bodrumi rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebrtuar nga nj\u00eb shoq\u00ebri me ortak t\u00eb vet\u00ebm, shtetasin P.K., q\u00eb ka qen\u00eb pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuar nga Tafa.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se subjekti ka pasur marrdh\u00ebnie me interesa preferencial\u00eb ekonomik\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetuara nga hetimi, si dhe marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsie me P.K., t\u00eb deklaruara nga vet\u00eb subjekti. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, shumica vler\u00ebson se Tafa \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendimarrje.<\/p>\n<p>KPK ka evidentuar dhe raste t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. N\u00eb vitin 2019, Tafa ka p\u00ebrdorur nj\u00eb automjet n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasve K.B. dhe V.B., nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb 2012-\u00ebn ka gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale ndaj nj\u00eb prej bashk\u00ebpronar\u00ebve t\u00eb makin\u00ebs, p\u00ebr veprat penale \u201cplagosje e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb kufijve t\u00eb mbrojtjes s\u00eb nevojshme\u201d dhe \u201cprodhim dhe mbajtje pa leje e arm\u00ebve luftarake\u201d dhe kanosje.<\/p>\n<p>Po ashtu, subjekti ka rezultuar n\u00eb konflikt interesi n\u00eb gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri me administratorin e t\u00eb cil\u00ebs ka pasur shoq\u00ebri, si dhe ka p\u00ebrdorur automjetin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb asaj kompanie.<\/p>\n<p>Tafa ka ka deklaruar blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2012 kundrejt shum\u00ebs 1000 euro. Nga hetimi Komisionit ka rezultuar se mjeti n\u00eb fjal\u00eb, pas hyrjes n\u00eb Durr\u00ebs nga Italia m\u00eb 6 korrik 2011, ka hyr\u00eb rishtas n\u00eb pik\u00ebn kufitare Qaf\u00eb-Than\u00eb m\u00eb 12 shtator t\u00eb vitit 2013, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zhdoganimi \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb mjeti nuk kishte probleme jasht\u00eb shtetit, ishte q\u00eb t\u00eb kalonte n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb doganore, ku m\u00eb e af\u00ebrta ishte ajo e kalimit kufitar Qaf\u00eb-Than\u00eb.<\/p>\n<p>Por, KPK konkludon se Tafa nuk arriti t\u00eb shpjegoj\u00eb se si arriti t\u00eb realizoj\u00eb daljen e makin\u00ebs nga territori shqiptar dhe m\u00eb pas hyrjen. \u201cKjo procedur\u00eb e zgjedhur dhe shpjeguar nga subjekti si m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb mjeti i bler\u00eb prej tij nuk kishte probleme, ishte n\u00eb shkelje t\u00eb legjislacionit n\u00eb fuqi n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, konstaton shumica dhe vler\u00ebson se veprimet e Taf\u00ebs nuk sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb krijimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Komici argumenton se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kalimi n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb doganore ka qen\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb automjeti t\u00eb testohej.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, Tafaj ka rezultuar me bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn totale 11 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. Pakica konsideron se subjekti e ka rrudhur mjaftuesh\u00ebm bilancin negativ, sa t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret parimi i proporcionalitetit.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raportin e p\u00ebrdit\u00ebsuar p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka konstatuar se ndaj gjyqtarit Tafa disponohen t\u00eb dh\u00ebna ku ngrihen dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb veprime korruptive dhe ushtrim ndikimi t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb disa procese gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nga hetimi i KPK nuk jan\u00eb kontatuar kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me ndonj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, por jan\u00eb gjetur probleme n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuara nga Tafa p\u00ebr t\u00eb cilat ka raportuar informacione DSIK.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb vendim penal t\u00eb vitit 2022 t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga subjekti p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje, trupi gjykues vler\u00ebson se Tafa \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb zbatim t\u00eb gabuar dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebrkesat e ligjit penal material dhe procedural. Sipas KPK, pas verifikimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, krijohet bindja se informacionet e DSIK-s\u00eb ishin t\u00eb bazuara n\u00eb fakte e rrethana konkrete.<\/p>\n<p>KPK ka arritur t\u00eb nj\u00ebjtin konkluzion edhe p\u00ebr nj\u00eb vendimarrje t\u00eb vitit 2018 dhe nj\u00eb vendim t\u00eb vitit 2005, ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit subjekti ka qen\u00eb an\u00ebtar i treshes gjykuese.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim KPK konkludon se, edhe n\u00ebse p\u00ebrfundimet e arritura n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter nuk do t\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshm\u00eb p\u00ebr ta pasur nj\u00eb konkluzion lidhur me kontrollin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs s\u00eb subjektit, \u00e7mohet se mosp\u00ebrmbushja e rregullt e detyr\u00ebs nga subjekti i rivler\u00ebsimit cenon past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe shkall\u00ebn e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Edhe gjetjet n\u00eb kriterin profesional jan\u00eb \u00e7muar n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. \u201cTrupi gjykues vler\u00ebson se edhe n\u00ebse mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb vendimet e analizuara t\u00eb subjektit, n\u00eb dosjet e shortuara nuk do t\u00eb mjaftonin p\u00ebr t\u00eb kualifikuar subjektin t\u00eb paaft\u00eb profesionalisht, sipas parashikimit t\u00eb nenit 61, pika 4 e ligjit nr. 84\/2016, referuar problematikave dhe mang\u00ebsive t\u00eb evidentuara, n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb rrethanave dhe procedurave ato do t\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit ndodhet n\u00eb kushtet e parashikimeve t\u00eb pik\u00ebs 5 t\u00eb nenit 61 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016\u201d, citohet n\u00eb vendim dhe renditen konstatimet p\u00ebr situata t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb shqyrtimin dhe vendimarrjet p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje, si dhe gjykime n\u00eb zbatim t\u00eb gabuar e n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebrkesat e ligjit penal material dhe procedural.<\/p>\n<p>Komici n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se nuk ka elemente t\u00eb bind\u00ebse p\u00ebr ta penalizuar subjektin p\u00ebr figur\u00ebn, dhe shton se ai ka arritur nivel minimal n\u00eb aspektin profesional. Edhe problemet e konstatuara n\u00eb t\u00eb tre kriteret, t\u00eb trajtuara n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia, sipas Komicit nuk arrijn\u00eb n\u00eb at\u00eb nivel sat \u00eb aplikohet shkarkimi.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Elbasanit, Taulant Tafa u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 24 prill 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe rezultoi me bilanc negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe. Gjetjet n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe aspektit profesional u trajtuan n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76966,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[1063,784,200,103,243,118,906,1064,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/Taulant-Tafa-pas-seances-1-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Taulant Tafa pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76965"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76965"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76965\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76967,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76965\/revisions\/76967"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76966"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76965"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76965"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76965"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}