{"id":76974,"date":"2023-07-27T11:30:10","date_gmt":"2023-07-27T09:30:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-i-gjeti-te-drejta-konkluzionet-e-shkarkimit-te-ervin-trashit\/2023\/07\/27\/"},"modified":"2023-07-27T11:31:34","modified_gmt":"2023-07-27T09:31:34","slug":"kpa-i-gjeti-te-drejta-konkluzionet-e-shkarkimit-te-ervin-trashit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-i-gjeti-te-drejta-konkluzionet-e-shkarkimit-te-ervin-trashit\/2023\/07\/27\/","title":{"rendered":"KPA i gjeti t\u00eb drejta konkluzionet e shkarkimit t\u00eb Ervin Trashit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuara pretendimet e ngritura nga ish-gjyqtari i Vlor\u00ebs, Ervin Trashi, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit p\u00ebr shkarkimin e tij p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb figur\u00ebs. Nj\u00eb prej an\u00ebtareve t\u00eb trupit gjykues ka dal\u00eb me mendim paralel lidhur me nj\u00eb pasuri, duke k\u00ebrkuar q\u00eb subjekti t\u00eb mos penalizohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, megjithat\u00eb ajo i \u00ebsht\u00eb bashkuar shumic\u00ebs n\u00eb konkluzionet e tjera duke n\u00ebnshkruar shkarkimin e Trashit.<\/p>\n<p>Ervin Trashi u shkarkua nga detyra m\u00eb 12 n\u00ebntor 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte kryer deklarime t\u00eb pasakta dhe t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe p\u00ebr figur\u00ebn. Sipas KPK, Trashi u gjet me balanc\u00eb negative prej 5.9 milion\u00eb lek\u00ebsh, si dhe u ngrit\u00ebn dyshime p\u00ebr fshehjen e posedimit t\u00eb nj\u00eb automjeti. Trashi u vler\u00ebsua i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb figur\u00ebs, pasi nuk kishte deklaruar nj\u00eb procedim penal p\u00ebr korrupsion t\u00eb regjistruar n\u00eb ngarkim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 56 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, Komisioni ka konkluduar se subjekti nuk ariti t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta e n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, si dhe se nuk e ka justifikuar me burime t\u00eb ligjshme investimin n\u00eb total prej 27 mij\u00eb eurosh dhe shlyerjen e kredis\u00eb 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>KPK ka arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion pasi ka konstatuar se evidentohet paqart\u00ebsi n\u00eb lidhje me \u00e7mimin e shitjes s\u00eb pasuris\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrputhjes me vler\u00ebn e sh\u00ebnuar n\u00eb t\u00eb dyja kontratat; pasi n\u00eb vitin 2008 kur \u00ebsht\u00eb kryer porosia \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar 27 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2012 kur \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata e shitjes dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, figuron vlera 24 mij\u00eb euro. Po ashtu, ka rezultuar se Trashi nuk ka pasqyruar burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie<\/p>\n<p>Trashi e ka ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e Komisionit, lidhur me krijimin e k\u00ebsaj pasurie, duke e cil\u00ebsuar t\u00eb pabazuar n\u00eb provat e paraqitura prej tij.<\/p>\n<p>Ndaj konstatimit p\u00ebr mosdeklarimit e burimit, subjekti ka parashtruar se ka deklaruar kontrat\u00ebn e kredis\u00eb, e cila ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb. Ai ka pretenduar se mungesa e p\u00ebrcaktimit t\u00eb burimit t\u00eb blerjes n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, p\u00ebrderisa nuk ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurin\u00eb, mund t\u00eb cil\u00ebsohet si pasakt\u00ebsi dhe nuk duhet vler\u00ebsuar n\u00eb d\u00ebm t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosp\u00ebrputhjen e \u00e7mimit t\u00eb blerjes, ka pretenduar se ka argumentuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bind\u00ebse dhe me prova se \u00e7mimi i apartamentit nuk ka qen\u00eb 27 mij\u00eb euro, por 24 mij\u00eb euro dhe se burimi i krijimit ka qen\u00eb i ligjsh\u00ebm. Sipas Trashit, megjith\u00ebse porosia kishte qen\u00eb p\u00ebr 27 mij\u00eb euro, p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb metave t\u00eb apartamentit, \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb konsiderohet se nga subjekti ishin kryer punime n\u00eb mas\u00ebn 3000 euro dhe se duhej t\u00eb shlyente vet\u00ebm vler\u00ebn 24 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti ka pretenduar se Komisioni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar ka konkluduar se nuk kishte provuar se v\u00ebllai i tij kishte pasur mund\u00ebsi q\u00eb me burime t\u00eb ligjshme t\u2019i jepte nj\u00eb hua prej 1.8 milion\u00eb lek\u00ebsh. Ai ka pretenduar se kishte v\u00ebrtetuar se i v\u00ebllai kishte kryer pun\u00eb e gjeneruar t\u00eb ardhura dhe se mospagimi i detyrimeve tatimore n\u00eb koh\u00ebn e krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave ka ardhur nga pakujdesia dhe se nuk ka pasur q\u00ebllim fshehjen e t\u00eb ardhurave apo shmangien e ndonj\u00eb detyrimi.<\/p>\n<p>Trashi ka theksuar se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se ai nuk ka krijuar pasuri me huan\u00eb pasi e ka shlyer me pagat, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se duhej t\u00eb ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e vitit 2011. Sipas tij, huan\u00eb e ka marr\u00eb nga v\u00ebllai p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar shpenzimet e kredis\u00eb, si ndihm\u00eb mes v\u00ebllez\u00ebrish.<\/p>\n<p>Lidhur me konkluzionin e KPK p\u00ebr pamund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb, Trashi ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00eb vledra prej 3000 euro si shpenzime p\u00ebr punimet e apartamentit duke u kryer reduktimet p\u00ebrkat\u00ebse. Sipas tij, ulja e \u00e7mimit ka qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb metat e punimeve.<\/p>\n<p>Pas shqytimit t\u00eb akteve dhe pretendimeve t\u00eb subjektit, Kolegji, i ka gjetur t\u00eb drejta konkluzionet e Komisionit. Kolegji v\u00ebren se, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb n\u00ebnshkruar gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit nga subjekti dhe shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, p\u00ebr interpretimin e kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes, deklarimet e tyre p\u00ebrputhen plot\u00ebsisht me shpjegimet e dh\u00ebna nga gjyqtari Trashi lidhur me mosp\u00ebrputhjet e rezultuara gjat\u00eb hetimit administrativ. \u201c[\u2026]Krijon bindjen t\u00eb jen\u00eb konceptuar n\u00eb favor t\u00eb subjektit\u201d, citohet n\u00eb vendimin e KPA dhe theksohet se nga aktet dhe deklarimet e subjektit rezultojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna kontradiktore lidhur me diferenc\u00ebn 3000 euro n\u00eb \u00e7mimin e blerjes s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, Trashi arrin t\u00eb provoj\u00eb se ka paguar si vler\u00eb t\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit shum\u00ebn 24 mij\u00eb euro, por nuk arrin t\u00eb provoj\u00eb se shuma 3000 euro \u00ebsht\u00eb zbritur nga \u00e7mimi fillestar i dakord\u00ebsuar p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsive n\u00eb punime dhe se nuk \u00ebsht\u00eb shpenzuar prej tij.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, KPA e vler\u00ebson si t\u00eb bazuar konkluzionin e Komisionit q\u00eb ka konsideruar se pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr ndryshimin e \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit mbeten n\u00eb nivel deklarativ dhe se vlera e investimit n\u00eb blerjen e apartamentit \u00ebsht\u00eb 27 mij\u00eb euro euro.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe KPA \u00e7mon se provat e paraqitura nga subjekti p\u00ebr t\u00eb justifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e huas\u00eb, pasi nuk kan\u00eb vler\u00eb provuese. \u201cMarr\u00ebdh\u00ebnia e huas\u00eb q\u00eb v\u00ebllai ka pasur me nj\u00eb person tjet\u00ebr, nuk \u00ebsht\u00eb tregues q\u00eb ai ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb hua 5 vjet m\u00eb von\u00eb vet\u00eb subjektit\u201d, arsyeton Kolegji dhe e gjen t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit p\u00ebr moskonsiderimin e huas\u00eb 1.8 milion\u00eb lek\u00eb si burim p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPA vler\u00ebson t\u00eb bazuar q\u00ebndrimin e majtur nga Komisioni p\u00ebr moskonsiderimin\u00a0 nj\u00eb hsume cash prej 400 mij\u00eb lek\u00ebsh, pasi Trashi ka rezultuar me bilanc negativ.<\/p>\n<p>Po ashtu, arsyetohet se subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb apartamentit ka qen\u00eb 24 mij\u00eb euro, si dhe nuk ka provuar se shuma 3000 euro \u00ebsht\u00eb zbritur nga \u00e7mimi i shitjes p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsive n\u00eb punime.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji konkludon se Trashi ka dh\u00ebn\u00eb deklarime t\u00eb pasakta n\u00eb deklarat\u00ebn veting p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar si t\u00eb pabazuar edhe konkluzionin e arritur nga Komisioni p\u00ebr pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Benz dhe se nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen n\u00eb vitin 2016, por Kolegji e gjen t\u00eb pabazuar k\u00ebt\u00eb pretendim t\u00eb subjektit pasi ka rezultuar me bilanc negativ dhe nga analiza e kryer n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vetingut. Nd\u00ebrkoh\u00eb, mungesa e deklarimit t\u00eb burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPK ngriti dyshime se subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb posedimin e nj\u00eb mjeti p\u00ebr kat\u00ebr vjet, analiz\u00ebn financiare p\u00ebrfundimtare e ka kryer sipas pretendimeve t\u00eb tij, bazuar dhe n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e KPA. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, Trashi ka rezultuar me pamund\u00ebsi financiare. KPK ka parashtruar se p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare dhe shoq\u00ebrore e ka p\u00ebrdorur mjetin nj\u00ebkoh\u00ebsisht me pronarin, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk e ka fshehur p\u00ebrdorimin e tij, pasi e ka pasqyruar n\u00eb nj\u00eb akt notarial t\u00eb vitit 2012.<\/p>\n<p>Kolegji \u00e7mon se mungesa e deklarimit t\u00eb burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklarat\u00ebn vetting e b\u00ebn deklarimin e subjektit t\u00eb paplot\u00eb e t\u00eb pasakt\u00eb dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. \u201c[\u2026]N\u00eb kushtet kur subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arrin t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb pasjen e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij automjeti, si dhe bazuar n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb rrethanave t\u00eb lidhura me p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij automjeti, mosdeklarimi i burimit merr nj\u00eb pesh\u00eb specifike t\u00eb posa\u00e7me, duke e kualifikuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb faktike si deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kontrollin e kriterit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe b\u00ebhet shkak p\u00ebr penalizimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm edhe lidhur me nd\u00ebrtimin e nj\u00eb pjese t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie banimi me tre kate n\u00eb Lushnj\u00eb, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb subjektit. Trashi ka deklaruar se kjo sht\u00ebpi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar para vitit 2006, kur ai nuk ishte n\u00eb detyr\u00eb, por nga hetimi \u00ebsht\u00eb konkuduar se deri n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishin nd\u00ebrtuar vet\u00ebm dy katet e para, nd\u00ebrsa papafingo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vjijim dhe ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr shtimin e k\u00ebtij kati. Komisioni ka vler\u00ebsuar se subjekti nuk arriti t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs n\u00eb lidhje me nd\u00ebrtimin e katit t\u00eb tret\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Trashi ka pretenduar se kjo sht\u00ebpi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar para se t\u00eb fillonte pun\u00ebn si gjyqtar dhe nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00ebn financiare, pasi aty ai ka vet\u00ebm t\u00eb drejta banimi. Sipas tij, prind\u00ebrit jan\u00eb hetuar vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb qenies n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn certifikat\u00eb t\u00eb gjendjes civile, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka asnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie financiare midis tyre.<\/p>\n<p>Por, edhe shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesi Sokol \u00c7omo dhe an\u00ebtaret Albana Shylla, Natasha Mulaj dhe Ina Rama, arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti nuk arriti t\u00eb provonte se ky nd\u00ebrtim \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe se ndodhet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Mimoza Tasi ka dal\u00eb me mendim paralel lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, duke vler\u00ebsuar se Kolegji duhej t\u00eb merrte n\u00eb konsiderat\u00eb provat e sjella nga subjekti i rivler\u00ebsimit, p\u00ebr koh\u00ebn e p\u00ebrfundimit t\u00eb katit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb banes\u00ebs para dat\u00ebs s\u00eb fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin tim, edhe pse kjo pasuri iu n\u00ebnshtrua kontrollit nga Komisioni dhe Kolegji p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebr t\u00eb cilin jam dakord, nuk duhej q\u00eb nd\u00ebrtimi i katit t\u00eb tret\u00eb, (papafingo), t\u2019i ngarkohej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb kuptim t\u00eb kontributit financiar t\u00eb dh\u00ebn\u00eb prej tij, vet\u00ebm sepse subjekti rezulton q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb certifikat\u00ebn familjare s\u00eb bashku me prind\u00ebrit\u201d, arsyeton Tasi dhe shton se Trashi nuk duhej t\u00eb penalizohej lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Kolegji konstaton, ashtu si dhe ka konkluduar Komisioni, se vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nuk ka deklaruar burimin e krijimit t\u00eb pasurive, duke e justifikuar k\u00ebt\u00eb mosveprim si nj\u00eb lapsus apo pasakt\u00ebsi t\u00eb paq\u00ebllimshme n\u00eb deklarime.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA \u00e7mon se subjekti ka kryer deklarime t\u00eb pasakta dhe q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, si dhe nga analiza financiare ka rezultuar me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn rreth 5.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe Kolegji \u00e7mon se mosdeklarimi i nj\u00eb procedimi penal i regjistruar n\u00eb ngarkim t\u00eb subjektit p\u00ebr korrupsion, \u00ebsht\u00eb penalizues me mas\u00ebn disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra. Lidhur me pretendimin e Trashit se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pushuar, Kolegji t\u00ebrheq v\u00ebmendjen se konkluzioni i Komisionit lidhur me kontrollin e figur\u00ebs nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vler\u00ebsimin e \u00e7\u00ebshtjes penale, por me detyrimin q\u00eb ai ka pasur p\u00ebr t\u00eb deklaruar procedimin penal ndaj tij n\u00eb formularin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuara pretendimet e ngritura nga ish-gjyqtari i Vlor\u00ebs, Ervin Trashi, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit p\u00ebr shkarkimin e tij p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb figur\u00ebs. Nj\u00eb prej an\u00ebtareve t\u00eb trupit gjykues ka dal\u00eb me mendim paralel lidhur me nj\u00eb pasuri, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76975,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[217,148,103,112,430],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ervin-Trashi-foto-3.jpg","fifu_image_alt":"KPA i gjeti t\u00eb drejta konkluzionet e shkarkimit t\u00eb Ervin Trashit","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76974"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76974"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76974\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76976,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76974\/revisions\/76976"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76975"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76974"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76974"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76974"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}