{"id":76989,"date":"2023-07-27T18:29:04","date_gmt":"2023-07-27T16:29:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-prokurores-mirela-zavalani-ankimohet-ne-kolegj\/2023\/07\/27\/"},"modified":"2023-07-27T18:32:43","modified_gmt":"2023-07-27T16:32:43","slug":"konfirmimi-i-prokurores-mirela-zavalani-ankimohet-ne-kolegj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/konfirmimi-i-prokurores-mirela-zavalani-ankimohet-ne-kolegj\/2023\/07\/27\/","title":{"rendered":"Konfirmimi i prokurores Mirela Zavalani ankimohet n\u00eb Kolegj"},"content":{"rendered":"<p>Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi t\u00eb enjten m\u00eb 27 korrik vendimarrjen Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Mirela Zavalani. Sipas Ninos, vendimi i Komisionit nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtueshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb me gjendjen e fakteve dhe provave t\u00eb administruar n\u00eb fashikull, p\u00ebr krijimin e bindjes se subjekti i rivler\u00ebsimit arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb. Ajo i k\u00ebrkon Kolegjit q\u00eb ta marr\u00eb n\u00eb shqyrtim shkaqet e ngritura n\u00eb kriterin pasuror dhe n\u00eb fund t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alternative, p\u00ebr ndryshimin ose l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Mrela Zavalani u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 15 qershor, pas nj\u00eb seance d\u00ebgjimore ku u evidentuan m\u00eb s\u00eb shumti gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb e vjehrrit t\u00eb saj dhe ndarja e qiras\u00eb s\u00eb paguar nga kunati n\u00eb nj\u00eb objekt n\u00eb pron\u00ebsi familjare \u2013 midis bashk\u00ebshortit t\u00eb saj dhe babait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Mirela Zavalani e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 si oficere e policis\u00eb gjyq\u00ebsore. Ajo u em\u00ebrua prokurore n\u00eb vitin 2007 dhe ka punuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Lezh\u00eb deri n\u00eb vitin 2012. Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade, ajo e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i subjektit ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting pasurin\u00eb supermarket tregtim pjes\u00eb k\u00ebmbimi + servis auto + godin\u00eb banimi\u201d, me sip\u00ebrfaqe totale 634 m2, me vendndodhje Patos, Fier, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb tij dhe t\u00eb babait t\u00eb tij me pjes\u00eb takuese 50%, me burim krijimi nga t\u00eb ardhurat nga puna e prind\u00ebrve dhe nga shitja e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar kontradikta mes dy deklaratave t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, por ka konkluduar se kjo situat\u00eb nuk sillte ndonj\u00eb pasoj\u00eb, pasi mbeteshin n\u00eb nj\u00eb nivel deklarativ. Nd\u00ebrsa pamjaftueshm\u00ebria financiare e konstatuar p\u00ebr vitet 2004-2006 n\u00eb shum\u00ebn rreth 1.3 milion\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7muar si fakt t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm q\u00eb t\u00eb penalizuar prokuroren Zavalani.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Komisionerja Nino vler\u00ebson se si pasoj\u00eb e deklarimeve kontradiktore t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb raport me p\u00ebrmbajtjen e akteve t\u00eb administruara, deklarimi i pasuris\u00eb gjendet i pasakt\u00eb dhe jo i besuesh\u00ebm. Sipas saj, k\u00ebto rrethana krijojn\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb verifikuar se cilat nd\u00ebr versionet e deklaruara nga ana e Zavalanit apo p\u00ebrmbajtja e akteve t\u00eb paraqitura prej saj, pasqyrojn\u00eb situat\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb faktike n\u00eb krijimin e pasuris\u00eb, periudh\u00ebn e nd\u00ebrtimit, vler\u00ebn e investimit, si dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrdorura.<\/p>\n<p>Nino shprehet se Institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb kontrolluar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe i k\u00ebrkon Kolegjit t\u00eb rivler\u00ebsoj\u00eb aktet e administruara n\u00eb drejtim t\u00eb arritjes s\u00eb nj\u00eb konkluzioni t\u00eb drejt\u00eb mbi besueshm\u00ebrin\u00eb e subjektit n\u00eb kontrollin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisioneres, p\u00ebrve\u00e7 sa \u00ebsht\u00eb konstatuar nga Komisioni mbi pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb financiare gjat\u00eb periudh\u00ebs 2004-2007, duhen rishikuar edhe z\u00ebrat e tjer\u00eb, si llogaritjet e Komisionit mbi shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb subjektit dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb, si dhe t\u00eb ardhurat nga qiraja prej aktivitetit privat.<\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 78.6 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr \u00e7mimin 3 milion e 144 mij\u00eb lek\u00eb, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga pagat e saj si oficere e policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe t\u00eb ardhurat nga pagat e bashk\u00ebshortit; bursa nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs; si dhe t\u00eb ardhurat nga dyqani tregtim \u2013 pjes\u00eb k\u00ebmbimi. Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs ka deklaruar kursime n\u00eb mas\u00ebn 1 milion lek\u00eb; t\u00eb ardhurat nga supermarket pjes\u00eb k\u00ebmbimi 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe dhurat\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrputhjet jan\u00eb konsideruar nga Komisioni si pasakt\u00ebsi q\u00eb nuk mund t\u00eb sillte pasoja, pasi nuk jan\u00eb shoq\u00ebruar me mungesa financiaere.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Komisionerja Publike \u00e7mon se pasakt\u00ebsit\u00eb e v\u00ebrejtura n\u00eb deklarime duhen vler\u00ebsuar n\u00eb raport me analiz\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAktet e administruara gjat\u00eb hetimit administrativ, deklarimet dhe shpjegimet kontradiktore t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb krijojn\u00eb mosp\u00ebrputhje dhe paqart\u00ebsi p\u00ebr sa i p\u00ebrket burimit real t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb. Kjo m\u00ebnyr\u00eb deklarimi ndikon edhe n\u00eb kontrollin e plot\u00eb dhe t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb sjellja e subjektit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, n\u00eb raport me kontrollin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb mos arrij\u00eb nivelin e besuesh\u00ebm\u201d, shprehet Nino dhe i k\u00ebrkon Kolegjit t\u00eb rivler\u00ebsoj\u00eb sakt\u00ebsin\u00eb dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimit t\u00eb subjektit lidhur me burimet e ligjshme t\u00eb nj\u00eb depozite bankare, e deklaruar si nj\u00eb nga burimet e p\u00ebrdorura p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, ndryshe nga sa ka vler\u00ebsuar KPK, Nino v\u00ebren se rezultojn\u00eb deklarime kontradiktore t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe personit t\u00eb lidhur me t\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ardhurat e deklaruara nga supermarketi, t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim krijimi jo vet\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb e paluajtshme, por edhe n\u00eb vijim p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve dhe krijimin e kursimeve.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik \u00e7mon se deklarimet kontradiktore t\u00eb subjektit jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb n\u00eb gjendjen q\u00eb paraqiten aktet e administruara, nuk mund\u00ebsojn\u00eb kalimin e nivelit t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb dhe pranueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, duke rezultuar n\u00eb pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb ndjeshme financiare dhe duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim k\u00ebshtu, edhe aplikimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit dhe objektivitetit\u2026\u201d, citohet n\u00eb ankim ku theksohet se mbetet i nevojsh\u00ebm rivler\u00ebsimi nga ana e Kolegjit i fakteve t\u00eb administruara lidhur me pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisionerja v\u00ebren se subjekti nuk \u00ebsht\u00eb pyetur mbi q\u00ebllimin apo burimin e disa shumave n\u00eb monedh\u00ebn USD t\u00eb derdhura cash nga bashk\u00ebshorti n\u00eb lloagrin\u00eb e tij, q\u00eb n\u00eb total arrijn\u00eb vler\u00ebn 59 USD. Nino konstaton se k\u00ebto shuma jan\u00eb transferuar n\u00eb favor t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebhsortit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebson se p\u00ebrfshirja e k\u00ebtyre transaksioneve n\u00eb analiz\u00ebn financiare, do t\u00eb ndikonte drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb financiare t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb tyre, me ndikim dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb rezultatet financiare t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb viteve respektive.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi t\u00eb enjten m\u00eb 27 korrik vendimarrjen Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Mirela Zavalani. Sipas Ninos, vendimi i Komisionit nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtueshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb me gjendjen e fakteve dhe provave t\u00eb administruar n\u00eb fashikull, p\u00ebr krijimin e bindjes se subjekti i rivler\u00ebsimit arrin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76990,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,2],"tags":[978,892,112,101,1002,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/Prokurorja-e-prokurorise-se-Rrehtit-Gjyqesor-Tirane-Mirela-Zavalani-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja e prokuroris\u00eb s\u00eb Rrehtit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, Mirela Zavalani, dat\u00eb 13 qershor 2023. Foto: BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76989"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76989"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76989\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76991,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76989\/revisions\/76991"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76990"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76989"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76989"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76989"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}