{"id":76995,"date":"2023-07-31T18:15:15","date_gmt":"2023-07-31T16:15:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-arsyet-e-shkarkimit-te-gjyqtarit-lazer-sallaku\/2023\/07\/31\/"},"modified":"2023-07-31T18:16:07","modified_gmt":"2023-07-31T16:16:07","slug":"kpk-arsyet-e-shkarkimit-te-gjyqtarit-lazer-sallaku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-arsyet-e-shkarkimit-te-gjyqtarit-lazer-sallaku\/2023\/07\/31\/","title":{"rendered":"KPK: Arsyet e shkarkimit t\u00eb gjyqtarit Laz\u00ebr Sallaku"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Laz\u00ebr Sallaku u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 26 maj 2023 pasi u konkludua se nuk kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e pasurive. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs nd\u00ebrsa p\u00ebr profesionalizmin u \u00e7mua se kishte arritur nivel kualifikues, pasi nuk gjetur shkelje procedurale apo mosrespektim i t\u00eb drejtave t\u00eb pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr shkarkimin e Sallakut u morr nga trupa e KPK e kryesuar Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Roland Ilian.<\/p>\n<p>Laz\u00ebr Sallaku ka punuar si avokat p\u00ebrpara se t\u00eb niste karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb si inspektor i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2007. Ai u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb vitin 2010 dhe e ushtroi fillimisht funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit. Prej vitit 2013 e deri n\u00eb shkarkimin nga detyra ai punoi si gjyqtar n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsia m\u00eb e madhe financiare e Sallakut ka ardhur si pasoj\u00eb e mosjustifikimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimit t\u00eb nj\u00eb vlere 40 mij\u00eb euro e deklaruar si e dhuruar ish-bashk\u00ebshortes nga n\u00ebna e saj, shum\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe nj\u00eb garazhi n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb, Sallaku ka d\u00ebshtuar t\u00eb bind\u00eb trup\u00ebn, si me arsyetimin ligjor, ashtu dhe me provat dhe argumentet e paraqitura.<\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 86.3 m2 dhe t\u00eb nj\u00eb garazhi me sip\u00ebrfaqe 22.9 m2 n\u00eb kryeqytet, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga pagat e tij, t\u00eb ardhurat nga pagat e ish-bashk\u00ebshortes; dhurata e b\u00ebr\u00eb ish-bashk\u00ebshortes nga n\u00ebna e saj; si dhe pjesa e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb ish-bashk\u00ebshortes nga babai i saj. Ai ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d se vlera e k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb 46 mij\u00eb e 332 euro dhe se zot\u00ebron 50% t\u00eb pjes\u00ebs takuese.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se pas dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs veting, kjo pasuri \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjyqtarit Sallaku. Po ashtu, ka rezultuar se ai ka marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2017-\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 36 mij\u00eb euro, me q\u00ebllim kompensim p\u00ebr pjes\u00ebtim pasurie bashk\u00ebshortore, blerje e pjes\u00ebs takuese t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament, pasuri q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur si garanci hipotekore.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se ndryshimi i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb apartamentit, duke u regjistruar vet\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit ka ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb divorcit dhe dakord\u00ebsis\u00eb s\u00eb shprehur mes tij dhe ish-bashk\u00ebshortes n\u00eb marr\u00ebveshjen e pjes\u00ebtimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas marr\u00ebveshjes, \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar mes pal\u00ebve q\u00eb pasuria apartament + garazh t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, me kushtin q\u00eb ai do t\u00eb duhet t\u2019i paguaj\u00eb ish-bashk\u00ebshortes A.S shum\u00ebn 45 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, Sallaku ka deklaruar pages\u00ebn e shum\u00ebs 45 mij\u00eb euro, me burim krijimi hua 11 mij\u00eb euro dhe kredi n\u00eb shum\u00ebn 36 mij\u00eb euro, p\u00ebsr t\u00eb cilat nuk jan\u00eb gjetur probleme.<\/p>\n<p>Por, sipas Komisionit, subjekti nuk ka provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive. N\u00eb vendim thuhet se pagat e subjektit dhe t\u00eb ish-bashk\u00ebshortes, si dy prej burimeve t\u00eb deklaruara, jan\u00eb t\u00eb konfirmuara.<\/p>\n<p>P\u00ebr dhurat\u00ebn e b\u00ebr\u00eb ndaj ish-bashk\u00ebshortes nga n\u00ebna e saj n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro, rezulton se Sallaku e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb n\u00eb vitin 2012. Gjat\u00eb nj\u00eb procesverbali t\u00eb mbajtur n\u00eb vitin 2014 n\u00eb ILDKPKI, subjekti ka deklaruar se si burim i k\u00ebsaj shume jan\u00eb pjesa e dh\u00ebn\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit e ish-bashk\u00ebshotes nga pronat t\u00eb cilat i kan\u00eb pasur n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ai ka dor\u00ebzuar si prov\u00eb nj\u00eb mandatpages\u00eb t\u00eb vitit 2004, ku sakt\u00ebsohet t\u00ebrheqja e b\u00ebr\u00eb nga n\u00ebna e ish-bashk\u00ebshortes e nj\u00eb shume prej 46 mij\u00eb e 200 euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka sqaruar se nuk disponon dokumentacion p\u00ebr pasurit\u00eb e shitura n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb pyetur nga Komisioni, Sallaku ka ritheksuar se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb dhuruar nga n\u00ebna e ish-bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, e cila e ka disponuar shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara martes\u00ebs me vajz\u00ebn e saj dhe shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se ata t\u00eb kishin krijuar lidhje.<\/p>\n<p>Ai ka pohuar se nuk ka komunikim me ish-bashk\u00ebshorten e cila sipas tij ka krijuar nj\u00eb familje tjet\u00ebr n\u00eb Itali, atje ku edhe n\u00ebna e saj ka nd\u00ebrruar jet\u00eb. Subjekti ka theksuar se mandati p\u00ebr shum\u00ebn e t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2004, provon burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb dhurimit.<\/p>\n<p>Por, KPK ka konstatuar se n\u00ebna e ish-bashk\u00ebshortes nuk ka pasur ndonj\u00eb pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj. \u201cDokumentacioni i depozituar nga subjekti si n\u00eb procesverbalin e mbajtur n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2014 , edhe gjat\u00eb hetimit administrativ, p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb dhuruar prej 40.000 euro, \u00ebsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm dhe, n\u00eb k\u00ebto kushte, duket se nuk provohet burimi i krijimit\u201d, citohet n\u00eb rezultatet e hetimit paraprak t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Duke mos e konsideruar n\u00eb analiz\u00eb shum\u00ebn e dhuruar nga n\u00ebna e ish-bashk\u00ebshortes, Sallaku ka rezultuar me bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 4.8 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr krijimin e gjendjes cash 40 mij\u00eb euro dhe mbulimin e shpenzimeve. Nga analiza financiare paraprake jan\u00eb gjetur balanca negative p\u00ebr kursimet edhe n\u00eb vitet 2010 e 2011, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shumat 167 mij\u00eb lek\u00eb dhe 1.1 milion lek\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, gjat\u00eb periudh\u00ebs 2010-2012 \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn totale 6.1 milion\u00eb lek\u00eb, duke rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe garazhit, gjetje p\u00ebr t\u00eb cilat Sallakut i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai ka k\u00ebmb\u00ebngulur q\u00eb t\u00eb mos i kalohet barr\u00eb prove p\u00ebr shum\u00ebn q\u00eb ish-bashk\u00ebshortes i \u00ebsht\u00eb dhuruar nga n\u00ebna e saj, duke argumentuar se ajo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar shum\u00eb koh\u00eb para martes\u00ebs dhe njohjes mes tyre e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka lidhje me procesin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>KPK i ka rr\u00ebzuar argumentet e subjektit p\u00ebr t\u00eb shmangur nga rivler\u00ebsimi shum\u00ebn q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dhuruar ish-bashk\u00ebshortes. \u201c[\u2026]Trupi gjykues \u00e7mon se rrethanat mbi t\u00eb cilat ngrihet ky pretendim i n\u00ebnshtrohen detyrimit ligjor q\u00eb kan\u00eb subjektet e rivler\u00ebsimit, sipas nenit D, pika 3 e Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenit 30 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, n\u00eb raport me situat\u00ebn faktike t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje dhe pasojat q\u00eb ka passjell\u00eb mosprovueshm\u00ebria e k\u00ebsaj t\u00eb ardhure n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb tij\u201d, shprehet Komisioni dhe vler\u00ebson se ligji p\u00ebr vetingun e ngarkon subjektin dhe personin tjet\u00ebr t\u00eb lidhur q\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb dhurimit t\u00eb konfirmuar, t\u00eb justifikojn\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb shum\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb q\u00eb subjekti ka p\u00ebrfituar.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se apartamenti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar kur subjekti ka qen\u00eb n\u00eb martes\u00eb dhe n\u00eb detyr\u00eb, kur fillimisht Sallaku dhe ish-bashk\u00ebshortja kan\u00eb qen\u00eb bler\u00ebs, nd\u00ebrsa aktualisht ai rezulton si pronari i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Po ashtu, konstatohet se subjekti e ka poseduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme k\u00ebt\u00eb pasuri, duke nisur q\u00eb prej vitit 2012 kur ka jetuar me qira.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka kontribut n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, e cila \u00ebsht\u00eb derivat i kursimeve bashk\u00ebshortore n\u00eb cash, p\u00ebrfshir\u00eb edhe dhurimin prej vitit 2012 e deri n\u00eb vitin 2014 kur jan\u00eb kryer pagesat, koh\u00eb kur subjekti po ashtu ka qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb\u201d, citohet n\u00eb vendim dhe shtohet fakti se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d e p\u00ebr rrrjedhoj\u00eb subjekti ka pasur detyrimin ligjor q\u00eb t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e krijimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se institucioni i ASHK-s\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast nuk konfirmoi pasuri n\u00eb em\u00ebr e llogari t\u00eb vjehrr\u00ebs s\u00eb subjektit, n\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj m\u00ebnyre fitimi. Ky fakt ka mbetur i pandryshuar edhe kur subjekti ka paraqitur shpjegime n\u00eb funksion t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht q\u00ebndrimit t\u00eb subjektit n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore se ai \u00ebsht\u00eb i pamundur t\u00eb gjej\u00eb dokumentacion p\u00ebr shkak t\u00eb divorcit e rrethanave t\u00eb tjera, trupi gjykues konstaton se nga ana e subjektit gjat\u00eb k\u00ebtij procesi nuk rezulton asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb dhuruar\u201d, citohet n\u00eb vendim ku sqarohet se ky vler\u00ebsim bazohet n\u00eb faktin se Sallaku nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb disponoj\u00eb dokumentacionin e k\u00ebrkuar n\u00eb koh\u00ebn kur ka qen\u00eb n\u00eb martes\u00eb dhe bashk\u00ebjetonte edhe me vjehrr\u00ebn e tij, sikurse ka deklaruar.<\/p>\n<p>Lidhur me diferencat negative n\u00eb vitet 2010 dhe 2011, subjekti ka pretenduar se ato jan\u00eb konstatuar si rrjedhoj\u00eb e mosllogaritjes s\u00eb shumave t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit \u201cMitsubishi\u201d dhe nj\u00eb skafi t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Duke iu referuar jurispudenc\u00ebs s\u00eb KPA-s\u00eb, Komisioni vler\u00ebson se k\u00ebto shuma nuk mund t\u00eb llogariten p\u00ebrderisa nuk jan\u00eb deklaruar nga ana e subjektit si gjendje cash, fakt q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar dhe prej tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimet e hetimit paraprak t\u00eb Komisionit lidhur me balancat negative kan\u00eb mbetur t\u00eb pandryshuara, q\u00eb jan\u00eb konsideruar rrethana t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Laz\u00ebr Sallaku.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Laz\u00ebr Sallaku u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 26 maj 2023 pasi u konkludua se nuk kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e pasurive. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs nd\u00ebrsa p\u00ebr profesionalizmin u \u00e7mua se kishte arritur nivel [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76996,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117],"tags":[365,111,103,978,118,966,367,889,973],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Lazer-sallaku-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Lazer Sallaku pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76995"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76995"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76995\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":76997,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76995\/revisions\/76997"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76996"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76995"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76995"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76995"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}