{"id":76998,"date":"2023-08-01T19:11:11","date_gmt":"2023-08-01T17:11:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-petrit-hysa-kreu-deklarim-te-pamjaftueshem-per-pasurite\/2023\/08\/01\/"},"modified":"2023-08-01T19:13:16","modified_gmt":"2023-08-01T17:13:16","slug":"kpk-petrit-hysa-kreu-deklarim-te-pamjaftueshem-per-pasurite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-petrit-hysa-kreu-deklarim-te-pamjaftueshem-per-pasurite\/2023\/08\/01\/","title":{"rendered":"KPK: Petrit Hysa kreu deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Petrit Hysa u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimimit, KPK m\u00eb 24 maj 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrssa mang\u00ebsit\u00eb profesionale nuk u konsideruan serioze e t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, q\u00eb t\u00eb sillnin penalzim.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr shkarkimin e Hys\u00ebs u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Etleda \u00c7iftja dhe an\u00ebtar Olsi Komici.<\/p>\n<p>Petrit Hysa ka punuar fillimisht si hetues n\u00eb Dib\u00ebr dhe n\u00eb Mat n\u00eb vitet 1986-1991. Ai \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1997 si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Pogradecit dhe n\u00eb vitin 1999 u transferua n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e z\u00ebvend\u00ebsdrejtuesit. Prej asaj kohe e ushtron funksionin e prokurorit n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ i KPK ka nxjerr\u00eb probleme p\u00ebr nj\u00eb godin\u00eb 3 kate + 1 kat n\u00ebn tok\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb; p\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb kryeqytet,; si dhe n\u00eb deklarimin e likujditeteve cash duke rezultuar me nj\u00eb bilanc negativ total p\u00ebr prej 12.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar disa burime financiare krijimi p\u00ebr godin\u00ebn e banimit me 3 kate + 1 kat n\u00ebn tok\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas Hys\u00ebs, kati n\u00ebn tok\u00eb dhe ai p\u00ebrdhe jan\u00eb nd\u00ebrtuar me t\u00eb ardhurat nga puna e tij si avokat; si hetues p\u00ebr periudh\u00ebn 1985 \u2013 1991; nga pun\u00ebsimi pran\u00eb Bashkis\u00eb Burrel; pran\u00eb Uzin\u00ebs s\u00eb Ferrokromit Burrel; si dhe nj pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave nga shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie t\u00eb p\u00ebrfituar nga privatizimi i banesave shtet\u00ebrore s\u00eb bashku me prind\u00ebrit. P\u00ebr katin e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb ka deklaruar se jan\u00eb kryer investime nga motra dhe bashk\u00ebshorti i saj me t\u00eb ardhurat nga puna si emigrant\u00eb n\u00eb shtetin grek prej vitit 1998 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se subjekti kishte munges\u00eb t\u00eb dokumntacionit ligjor p\u00ebr t\u00eb justifikuar t\u00eb ardhurat nga avokatia n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse subjekti ka pretenduar se gjendet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb kontrolluar v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve dhe burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb t\u00eb ardhurave nga puna si avokat, KPK v\u00ebren se nuk provohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kumulative t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat ligjore lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb objektive, pasi duhet t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se dokumenti \u00ebsht\u00eb zhdukur, ka humbur, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrs\u00ebri ose nuk merret n\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Ndon\u00ebse subjekti i rivler\u00ebsimit ka shpjeguar bindsh\u00ebm se ka ushtruar profesionin e avokatit privat, sipas provave shkresore, konkretisht vendimet gjyq\u00ebsore, ku emri i tij figuron si avokat mbrojt\u00ebs, si dhe fleta e regjistrit p\u00ebrcjell\u00eb nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Mat, ku pasqyrohet i regjistruar si avokat n\u00eb dat\u00ebn 1.6.1993, ai nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb mas\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb krijuara nga ushtrimi i avokatis\u00eb, pasi k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk jan\u00eb deklaruar pran\u00eb organeve shtet\u00ebrore dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore sipas legjislacionit n\u00eb fuqi\u201d, konstaton KPK duke i konsideruar t\u00eb ardhura e pretenduara nga avokatia n\u00eb nivel deklarativ dhe nuk i ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>KPK nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat para vitit 1991 nga puna si hetues, jurist pran\u00eb Bashkis\u00eb Burrel dhe n\u00eb Uzin\u00ebn e Ferrokromit. Duke iu referuar jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit, Komisioni v\u00ebren se p\u00ebr shkak t\u00eb inflacionit ne nivele shum\u00eb t\u00eb larta t\u00eb lekut n\u00eb vitet 1991-1992, jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurat nga pagat e subjektit nga viti 1992 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit, Hysa ka deklaruar se si burim krijimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs kan\u00eb sh\u00ebrbyer edhe t\u00eb ardhurat nga kursimet familjare t\u00eb prind\u00ebrve dhe v\u00ebllait S. H.. Komisioni v\u00ebren se subjekti nuk i ka deklaruar k\u00ebto kursime as n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting dhe as n\u00eb DPV\/2003. Po k\u00ebshtu, nuk e ka p\u00ebrcaktuar vler\u00ebn e k\u00ebtij kontributi dhe nuk ka paraqitur dokumentacion justifikues p\u00ebr t\u00eb ardhurat q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim. P\u00ebr rrjedhoj nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb kontributi i pretenduar nga kursimet familjare t\u00eb prind\u00ebrve dhe v\u00ebllait S. H..<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, subjekti ka deklaruar se si burim krijimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs n\u00eb vitin 1997, por kontrata \u00ebsht\u00eb hartuar me vones\u00eb, n\u00eb vitin 2001.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket shum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga Hysa, Komisioni v\u00ebren se nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur asnj\u00eb dokument ligjor provues q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb faktin se bashk\u00ebpronar\u00ebt e tjer\u00eb kan\u00eb hequr dor\u00eb nga t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e k\u00ebsaj pasurie. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara jan\u00eb llogaritur mbi pjes\u00ebn takuese q\u00eb subjekti zotronte, n\u00eb shum\u00ebn 434 mij\u00eb lek\u00eb. Por p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb konsideruar se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimi t\u00eb kontrat\u00ebs n\u00eb vitin 2001, nuk \u00ebsht\u00eb llogaritur si burim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs n\u00eb vitet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime \u00ebshty\u00eb kryer analiza financiare prej nga ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 3.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1992-1999, kur subjekti pretendon se ka krijuar t\u00eb ardhurat q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr nd\u00ebrtimet e kryera prej tij. Edhe pas rishikimit t\u00eb analiz\u00ebs financiare bazuar n\u00eb shpjegimet dhe provat e subjektit, bilanci ka mbetur negativ n\u00eb vler\u00ebn 2.9 milion\u00eb lek\u00eb lidhur me punimet e deklaruara prej Hys\u00ebs s\u00eb jan\u00eb kryer prej tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK vler\u00ebson se subjekti nuk arriti t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm se investimi i kryer p\u00ebr katin e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer nga ana e motr\u00ebs s\u00eb tij. Komisioni v\u00ebren se Hysa e ka deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb investimin nga motra n\u00eb vitin 2016, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka pretenduar se ato punime jan\u00eb kryer gjat\u00eb viteve 2008-2009. \u201cN\u00eb aplikimin e kryer pran\u00eb ASHK-s\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 22.9.2014 nga ana e subjektit, nuk figuron emri i motr\u00ebs apo bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, edhe pse shtesa n\u00eb investim, sipas deklarimeve t\u00eb subjektit, ishte kryer vet\u00ebm nga motra e tij\u201d, kosntaton n\u00eb vijim KPK dhe shton se nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb hap p\u00ebr kalimin e pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb motr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim theksohet se motra subjektit dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2008 nj\u00eb kredi pa interesa nga shteti grek p\u00ebr blerje banese, \u00e7\u2019ka konsiderohet si nj\u00eb tregues i nj\u00eb situate financiare jo t\u00eb favorshme p\u00ebr kryerjen e investimeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se subjekti nuk provoi bindsh\u00ebm se investimi n\u00eb katin e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer nga motra e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshorti i saj, n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb rrethanave dhe fakteve t\u00eb analizuara m\u00eb lart, trupi gjykues krijon bindjen se investimi \u00ebsht\u00eb kryer nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe e gjith\u00eb banesa \u00ebsht\u00eb pasuri e tij, ashtu sikurse rezulton e regjistruar n\u00eb regjistrat publik\u00eb, v\u00ebrtetuar me lejen e legalizimit dhe certifikat\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK e ka kryer analiz\u00ebn financiare duke i konsideruar si investime t\u00eb subjektit edhe punimet p\u00ebr katin e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb, prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni \u00e7mon se Hysa nuk ka deklaruar sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr kryerjen e investimit n\u00eb vitin 2008, si dhe se nuk ka deklaruar me v\u00ebrtet\u00ebsi k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb krijuar.<\/p>\n<p>Lidhur me deklarimin e gjendjes cash n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 50 mij\u00eb lek\u00eb, Komisioni konstaton pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimi dhe sjell n\u00eb v\u00ebmendje se subjekti ka ndryshuar q\u00ebndrim n\u00eb disa raste. \u201c[\u2026]Pasakt\u00ebsit\u00eb e tij lidhur me deklarimet e likuiditeteve cash, sikund\u00ebr e pranon edhe vet\u00eb subjekti, kan\u00eb krijuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Komisioni e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb kontrollin e dinamik\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre likuiditeteve nd\u00ebr vite, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016 t\u00eb rezultoj\u00eb nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se ajo e deklaruar nga subjekti\u201d, shprehet KPK dhe vler\u00ebson se Hysa gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se prokurori Hysa ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm edhe p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 95.26 m2 n\u00eb Tiran\u00eb dhe se ka rezultuar me munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjkti nuk e ka deklaruar porositjen e k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2006, nd\u00ebrsa pretendimet e tij n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr mosdh\u00ebnien nga ana e firm\u00ebs t\u00eb nj\u00eb kontrate me shkrim, nuk jan\u00eb gjetur t\u00eb v\u00ebrteta, pasi nga hetimi ka rezultoi se kontrata e porosis\u00eb e vitit 2006 \u00ebsht\u00eb lidhur p\u00ebrpara noterit publik dhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga bashk\u00ebshortja e Hys\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK shprehet se Hysa nuk dha shpjegim e nuk paraqiti prova lidhur me dyshimet e Komisionit p\u00ebr dy hua t\u00eb deklaruara prej tij. N\u00eb vendim thuhet se huat\u00eb nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb 2006-\u00ebn, porn \u00eb 2010-\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe apartamenti. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb provuar koha reale e dh\u00ebnies s\u00eb huave.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Konstatohen deklarime kontradiktore nga ana e subjektit lidhur me koh\u00ebn e marrjes s\u00eb k\u00ebtyre huave n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting, n\u00eb pyet\u00ebsorin standard, dhe dokumentin v\u00ebrtetim n\u00ebnshkrimi nr. ***, dat\u00eb 30.12.2010, hartuar para dhom\u00ebs s\u00eb noterit publik A. P.\u201d, v\u00ebren trupa e KPK dhe konkludon se Hysa nuk shpjegoi bindsh\u00ebm burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e saj. P\u00ebr shkak t\u00eb moskonsiderimit t\u00eb huave n\u00eb analiz\u00ebn financiare ka rezultuar bilanc negativ.<\/p>\n<p>Komisioni ka ngritur dyshime se subjekti ka fshehur nj\u00eb automjet q\u00eb n\u00eb vitin 2016 e ka pasur n\u00eb p\u00ebrdorim s\u00eb bashku me djalin, pasuri q\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb prej k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb 2018-\u00ebn. Por, KPK konkludon se nuk plot\u00ebsohet kushti p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr fshehje t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, por mbetet vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dyshimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr dy automjete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme e KPK ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ total n\u00eb vler\u00ebn 12.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve n\u00eb vite.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Petrit Hysa u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimimit, KPK m\u00eb 24 maj 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrssa mang\u00ebsit\u00eb profesionale nuk u konsideruan serioze e t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, q\u00eb t\u00eb sillnin penalzim. Vendimi p\u00ebr shkarkimin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":76999,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[364,288,1065,929,1066,1018,171,906,917,1067,149,122,227],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Prokurori-Petrit-Hysa-pas-seances-ne-KPK-Foto-Edmond-Hoxhaj.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Petrit Hysa pas seances ne KPK Foto Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76998"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76998"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76998\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77000,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76998\/revisions\/77000"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76999"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76998"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76998"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76998"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}