{"id":77001,"date":"2023-08-04T10:48:49","date_gmt":"2023-08-04T08:48:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpk-per-shkarkimin-e-prokurorit-hyrjet-lamaj\/2023\/08\/04\/"},"modified":"2023-08-04T10:49:05","modified_gmt":"2023-08-04T08:49:05","slug":"argumentet-e-kpk-per-shkarkimin-e-prokurorit-hyrjet-lamaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpk-per-shkarkimin-e-prokurorit-hyrjet-lamaj\/2023\/08\/04\/","title":{"rendered":"Argumentet e KPK p\u00ebr shkarkimin e prokurorit Hyrjet Lamaj"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Vlor\u00ebs Hyrjet Lamaj i p\u00ebrmbysi barrat e prov\u00ebs q\u00eb i\u2019u kaluan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK p\u00ebr tre prona, por nj\u00eb apartament dhuruar prej v\u00ebllait u konsiderua se kishte qen\u00eb pasuri e tij prej fillimit, duke sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK nuk gjeti probleme dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Lamaj u shkarkua m\u00eb 26 maj 2023 nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitajn.<\/p>\n<p>Ai e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb vitin 2002. N\u00eb 2005-\u00ebn u em\u00ebrua si prokuror n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrmbysja e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Lamaj ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 58.6 m2 n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2002 p\u00ebr \u00e7mimin 2.9 milion\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb shitur n\u00eb 2007-\u00ebn p\u00ebr 3.5 milion\u00eb lek\u00eb. Ai ka sqaruar se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe me burim dhurat\u00eb nga prind\u00ebrit p\u00ebr martes\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb kusyer dhe dhuruar shum\u00ebn 2.9 milion\u00eb lek\u00eb, subjekti ka shpjeguar se ata jetonin s\u00eb bashku deri n\u00eb momentin e lidhjes s\u00eb martes\u00ebs de facto me bashk\u00ebshorten, n\u00eb korrik t\u00eb 2002-it. Lamaj ka deklaruar se p\u00ebr krijimin e t\u00eb ardhurave familjare, ve\u00e7 pag\u00ebs s\u00eb tij kan\u00eb sh\u00ebrbyer edhe t\u0451 ardhurat nga toka bujq\u00ebsore dhe blegtoria, si dhe t\u00eb gjitha burimet e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar fillimisht se Lamaj nuk ka provuar n\u00eb ndonj\u00eb form\u00eb t\u00eb dokumentuar shum\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga aktiviteti bujq\u00ebsor e blegtoral i prind\u00ebrve t\u00eb tij, si dhe mund\u00ebsit\u00eb e tyre financiare p\u00ebr t\u00eb dhuruar shum\u00ebn prej 2.9 milion\u00eb lek\u00ebsh. Por, ps dor\u00ebzimit t\u00eb provave dhe shpjegimeve t\u00eb reja, KPK \u00ebsht\u00eb bindur. Duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb edhe faktin se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, Komisioni \u00e7mon se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysyr barra e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Lamaj ka qen\u00eb bind\u00ebs edhe p\u00ebr transaksionet e kryera me nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 125 m2 n\u00eb Vlor\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb 2007 n\u00eb vler\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe shitjen e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 3.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2007, Lamaj ka deklaruar se ka parapaguar para blerjes n\u00eb form\u00ebn e kaparit shum\u00ebn 2.4 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb marrr\u00eb hua nga bashk\u00ebshortja prej familjar\u00ebve t\u00eb saj. Si burim p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7mimit ka deklaruar 600 mij\u00eb lek\u00eb nga nj\u00eb depozit\u00eb dhe 400 mij\u00eb lek\u00eb nga gjendja cash e ark\u00ebtuar nga shitja e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb, subjekti ka depozituar dokumentacion p\u00ebr shitjen e nj\u00eb pasurie prej tyre n\u00eb vitin 1997 n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb, koh\u00eb kur kan\u00eb regjistruar dhe nj\u00eb aktivitet privat.<\/p>\n<p>Fillimisht KPK ka vler\u00ebsuar se dokumentacioni i paraqitur nga subjekti nuk provonte t\u00eb ardhura t\u00eb krijuara apo t\u00eb kursyera nga vjehrri subjektit deri n\u00eb vitin 2007, kur pretendohej se ishte dh\u00ebn\u00eb huaja. Po ashtu, Lamaj \u00ebsht\u00eb pyetur lidhur me trajtimin preferencial n\u00eb \u00e7mimin e blerjes s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Komisioni e ka p\u00ebrgatitur analiz\u00ebn financiare paraprake p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb dy variante. N\u00eb t\u00eb parin \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 125 m2 dhe \u00e7mimi i shitjes s\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 58.6 m2 jan\u00eb sipas kontratave t\u00eb shitblerjes dhe nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb si burim huaja nga familjar\u00ebt n\u00eb shum\u00ebn 2.4 milion\u00eb lek\u00eb e shtuar si burim gjat\u00eb hetimit administrativ, prej nga ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb variantin e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 125 m2 \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 6.1 milion\u00eb lek\u00eb sipas referencave t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave dhe se ai i shitjes s\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 58.6 m2 do t\u00eb ishte n\u00eb vler\u00ebn 2 milion e 990 mij\u00eb lek\u00eb, sipas shum\u00ebs s\u00eb transferuar n\u00eb bank\u00eb. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb si burim huaja nga familjar\u00ebt n\u00eb shum\u00ebn 2.4 milion\u00eb lek\u00eb, duke ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn rreth 5.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se vlera e blerjes s\u00eb apartamentit ka qen\u00eb \u00e7mimi i drejt\u00eb i vendosur nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese dhe jo preferencial, subjekti ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit 5 kopje t\u00eb ndryshme kontratash shitblerjeje me pal\u00eb t\u00eb tjera, n\u00eb t\u00eb cilat \u00e7mimi i blerjes ka qen\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb. Po ashtu, ka sqaruar se apartamenti nuk ishte nj\u00eb i t\u00ebr\u00eb, por p\u00ebrb\u00ebhej nga dy pjes\u00eb \u2013 nj\u00ebra prej t\u00eb cilave garsonier.<\/p>\n<p>Ai ka ritheksuar faktin se huaja ishte marr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr nga bashk\u00ebshortja tek familjar\u00ebt e saj, pasi prisnin q\u00eb t\u00eb shisnin apartamentin q\u00eb zot\u00ebronte. Subjekti ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje faktin se vjehrri ka pasur nj\u00eb gjendje llogarie t\u00eb hershme n\u00eb bank\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr gjat\u00eb vitit 2007, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr n\u00eb 2009-\u00ebn. Sipas tij, kjo e dh\u00ebn\u00eb tregon se huadh\u00ebn\u00ebsi ka pasur mund\u00ebsi financiare dhe nuk ka pasur nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00ebrheqje t\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb shum\u00ebs 2.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb borxh.<\/p>\n<p>Subjekti ka k\u00ebmb\u00ebngulur se mund\u00ebsia financiare e vjehrrit p\u00ebr t\u00eb disponuar shum\u00ebn prej 2.4 milion\u00eb lek\u00ebsh ka ekzistuar q\u00eb n\u00eb vitin 1995 kur ka shitur nj\u00eb pron\u00eb dhe ka vazhduar me t\u00eb ardhurat e realizuara nga ushtrimi i aktivitetit tregtar.<\/p>\n<p>K\u00ebto shpjegime dhe provat e Lamajt jan\u00eb gjetur t\u00eb besueshme p\u00ebr Komisionin q\u00eb ka \u00e7muar se subjekti e ka p\u00ebrmbysur barr\u00ebn e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, Lamaj e ka bindur Komisionin edhe p\u00ebr burimet e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 70 m2 dhe garazhi me sip\u00ebrfaqe 28.8 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2012 kundrejt vler\u00ebs totale 4 milion\u00eb e 778 mij\u00eb lek\u00eb. Ai ka deklaruar se n\u00eb mars t\u00eb atij viti ka shitur dy pjes\u00ebt e apartamentit 125 m2, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shumat 2 milion\u00eb e 659 mij\u00eb lek\u00eb dhe 4 milion\u00eb lek\u00eb. Pjes\u00ebn me t\u00eb madhe t\u00eb banes\u00ebs ia ka shitur t\u00eb v\u00ebllait, shtetasit M.L.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn paraprake nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat nga shitja e pjes\u00ebs s\u00eb apartamentit n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb pasi i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar subjektit t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb v\u00ebllait. Por, provat e paraqitura nga Lamaj jan\u00eb gjetur s\u00ebrish bind\u00ebse nga KPK q\u00eb n\u00eb fund ka nxjerr\u00eb bilanc pozitiv p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet p\u00ebr fshehje<\/strong><\/p>\n<p>Lamaj ka deklaruar nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 94 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka shpjeguar se ka qen\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb tij, q\u00eb ishte bler\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit e motra dhe e regjistruar n\u00eb em\u00ebr vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebllait M. L.. Subjekti e ka p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb pasuri me an\u00eb t\u00eb dhurimit nga i v\u00ebllai M.L. dhe bashk\u00ebshortja e k\u00ebtij t\u00eb fundit, n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2015. Ai ka deklaruar se kjo banes\u00eb ndodhet ngjitur me apartamntin e tij me sip\u00ebrfaqe 70 m2 dhe se aktualisht i ka bashkuar n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb vetme.<\/p>\n<p>Nga hetimi i Komisionit ka rezultuar se v\u00ebllai i subjektit e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb vitin 2012 dhe n\u00eb vitin 2015 ia ka dhuruar prokurorit Lamaj pa asnj\u00eb lloj shp\u00ebrblimi. N\u00eb kontrat\u00ebn e dhurimit \u00ebsht\u00eb cituar se, megjith\u00ebse apartamenti ishte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00ebrit prej v\u00ebllez\u00ebrve, ai \u00ebsht\u00eb investim i t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb subjektit dhe i motr\u00ebs s\u00eb tyre. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb sqaruar se dhurimi kryhej p\u00ebr shkak t\u00eb kontributit q\u00eb subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij kishin dh\u00ebn\u00eb dhe jepnin ndaj prind\u00ebrve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Por, nga hetimi Komisionit ka rezultuar se prokurori Lamaj ka kryer pagesa t\u00eb ujit dhe energjis\u00eb q\u00eb prej vitit 2012 p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb tipit 3+1, q\u00eb i referohen p\u00ebrkat\u00ebsisht apartamentit me sip\u00ebrfaqe 70 m2 t\u00eb bler\u00eb nga subjekti dhe i dyti apartamenti q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dhuruar nga v\u00ebllai.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkimet n\u00eb sistemin TIMS ka rezultuar se v\u00ebllai i Lamajt nuk ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb dat\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes m\u00eb 19 qershor t\u00eb vitit 2012, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndodhur n\u00eb dat\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb dhurimit.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait, subjekti ka shpjeguar se ai \u00ebsht\u00eb larguar n\u00eb vitin 2000 n\u00eb Itali ku fillimisht ka punuar n\u00eb nd\u00ebrtim, pastaj kur \u00ebsht\u00eb pajisur me leje ka ushtruar n\u00eb profesionin e tij si infermier. Sipas dokumentacionit t\u00eb dor\u00ebzuar p\u00ebr periudh\u00ebn 2002-2012, v\u00ebllai i subjektit ka realizuar t\u00eb ardhura n\u00eb shum\u00ebn rreth 236 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse i v\u00ebllai ka rezultuar me t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme, \u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ai ka investuar dhe pasuri t\u00eb tjera. Nga analiza e gjith\u00eb investimeve t\u00eb kryera, i v\u00ebllai ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 44 mij\u00eb e 552 euro.<\/p>\n<p>Trupi gjykues, vler\u00ebson se nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb analiz\u00ebn e burimeve t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb subjektit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7uar dhe mb\u00ebshtetur vet\u00ebm n\u00eb pasurin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb objekt i dhurimit. \u201c[\u2026]Pasi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi situata e krijuar n\u00eb vitin 2012 mbart n\u00eb vetvete dyshime dhe se k\u00ebto pasuri jan\u00eb krijuar thuajse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb kohore, ndaj nj\u00eb analiz\u00eb e shk\u00ebputur nuk do t\u00eb pasqyronte situat\u00ebn reale dhe nuk do t\u2019u jepte p\u00ebrgjigje dyshimeve t\u00eb Komisionit lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri\u201d, argumenton KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Komisioni rithekson se apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb subjektit kur ai nuk ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe rezulton q\u00eb ky transaksion t\u00eb jet\u00eb kryer nj\u00eb dit\u00eb pas blerjes nga prokurori Lamaj t\u00eb apartamentit q\u00eb ai e ka bashkuar n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb vetme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, veprimet p\u00ebr regjistrimin e apartamentit t\u00eb dhuruar jan\u00eb kryer nga bashk\u00ebshortja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto dh\u00ebna Komisioni ka ngritur dyshime se subjekti i rivler\u00ebsimit ndodhet n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb. \u201c[\u2026]Pasi nga hetimet duket sikur kjo pasuri \u00ebsht\u00eb krijuar q\u00eb prej fillimit nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit\u201d, ka vler\u00ebsuar KPK dhe i ka kaluar prokurorit Hyrjet Lamaj barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Subjekti u ka q\u00ebndruar shpjegimeve se kjo pasuri ka qen\u00eb banes\u00eb e prind\u00ebrve e bler\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit dhe motra. Ai ka pretenduar se kan\u00eb vendosur q\u00eb dhe ai t\u00eb blinte nj\u00eb apartament ngjitur me at\u00eb t\u00eb prind\u00ebrve, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb kujdesej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>K\u00ebto shpjegime t\u00eb subjektit nuk jan\u00eb gjetur bind\u00ebse nga trupa e KPK q\u00eb ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundim se apartamenti i dhuruar nga v\u00ebllai, ka qen\u00eb pasuri e krijuar prej fillimit nga prokurori Lamaj.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Lidhja e kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes n\u00eb vitin 2012, regjistrimi i saj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshortes n\u00eb vitin 2015 dhe jo n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve, si dhe pamund\u00ebsia financiare e v\u00ebllait t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr krijimin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasurish t\u00eb paluajtshme n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht, krijuan bindjen se apartamenti me sip\u00ebrfaqe 94 m2 , [\u2026], \u00ebsht\u00eb pasuri e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, e se ai ndodhet n\u00eb kushtet e nenit D pika 5 t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetutut\u00ebs\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK konstaton bilanc negativ p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2012 si dhe vler\u00ebson se subjekti ka deklaruar \u00e7mim jo real p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2013, pasi ka patur munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Komisioni vler\u00ebson se Lamaj ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe ka vendosur shkarkimin e tij.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Vlor\u00ebs Hyrjet Lamaj i p\u00ebrmbysi barrat e prov\u00ebs q\u00eb i\u2019u kaluan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK p\u00ebr tre prona, por nj\u00eb apartament dhuruar prej v\u00ebllait u konsiderua se kishte qen\u00eb pasuri e tij prej fillimit, duke sjell\u00eb penalizim. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK nuk gjeti probleme dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Lamaj [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77002,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[1068,170,938,118,171,172,149,275,173,227],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Lamaj-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Vlor\u00ebs, Hyrjet Lamaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77001"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77001"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77001\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77003,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77001\/revisions\/77003"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77002"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77001"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77001"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77001"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}