{"id":77006,"date":"2023-08-06T21:39:08","date_gmt":"2023-08-06T19:39:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dy-qendrimet-e-ndryshme-te-kpk-per-te-ardhurat-e-prokurores-miranda-bushi-nga-emigracioni\/2023\/08\/06\/"},"modified":"2023-08-06T21:41:41","modified_gmt":"2023-08-06T19:41:41","slug":"dy-qendrimet-e-ndryshme-te-kpk-per-te-ardhurat-e-prokurores-miranda-bushi-nga-emigracioni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dy-qendrimet-e-ndryshme-te-kpk-per-te-ardhurat-e-prokurores-miranda-bushi-nga-emigracioni\/2023\/08\/06\/","title":{"rendered":"Dy q\u00ebndrimet e ndryshme t\u00eb KPK p\u00ebr t\u00eb ardhurat e prokurores Miranda Bushi nga emigracioni"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Prokurorja e Tiran\u00ebs, Miranda Bushi u shkarkua nga detyra m 25 maj 2023, pasi shumica e trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK \u00e7moi se ajo kishte kryer deklarime t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe se nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e tyre dhe mbulimin e shpenzimeve, duke rezultuar me bilanc negativ total n\u00eb vler\u00ebn 28.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1992-2016.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Mungesat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha financiare u konkluduan p\u00ebr shkak t\u00eb moskonsiderimit n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb t\u00eb ardhurave nga puna n\u00eb emigracion, prej vitit 1997 kur bashk\u00ebshorti dhe ajo u shk\u00ebput\u00ebn nga profesioni i tyre n\u00eb Shqip\u00ebri, deri n\u00eb 2004-\u00ebn kur u rikthyen.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pakica vler\u00ebson se Bushi ka qen\u00eb bind\u00ebse n\u00eb shpjegimet e saj p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga emigrimi dhe sjell n\u00eb v\u00ebmendje se ajo nuk ka justifikuar me ato kursime t\u00eb deklaruara pasuri t\u00eb krijuara gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Miranda Bushi e ka ushtruar fillimisht detyr\u00ebn e prokurores n\u00eb Prokurorin\u00eb e Matit n\u00eb periudh\u00ebn dhjetor 1992 \u2013 shtator 1997. N\u00eb \u201998-\u00ebn, ajo iu bashkua n\u00eb emigrim bashk\u00ebhsortit q\u00eb ishte larguar prej vitit 1997. Kur \u00ebsht\u00eb kthyer, prej vitit 2004 deri n\u00eb 2008-\u00ebn ka ushtruar detyr\u00ebn e kancelares n\u00eb ish-Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Tiran\u00eb dhe n\u00eb vijim, p\u00ebr periudh\u00ebn janar 2008 \u2013 qershor 2012 ka mbajtur pozicionin e drejtores s\u00eb kabinetit n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme. M\u00eb pas, nga qershori 2012 \u00ebsht\u00eb riem\u00ebruar prokurore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, ku q\u00ebndroi deri n\u00eb shkarkimin e saj nga detyra.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Subjekti ka deklaruar blerjen e nj\u00eb lokali tregtie me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi 390 m2 n\u00eb n\u00eb Burrel vitin 2001 kundrejt \u00e7mimit 7.3 milion\u00eb lek\u00eb; t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 118 m2 n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr vler\u00ebn 62 mij\u00eb e 540 euro; nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb Orikum t\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb vitin 2009 kundrejt shum\u00ebs 35 mij\u00eb euro; nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb dhe dy automjete.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Si burime kryesore t\u00eb pasurive ka deklaruar t\u00eb ardhurat e akumuluara n\u00eb vite, konkretisht nga puna si prokurore dhe bashk\u00ebshorti prej m\u00ebsimdh\u00ebnies; nga emigracioni n\u00eb Itali gjat\u00eb viteve 1997-2004; t\u00eb ardhurat nga aktiviteti bar-restorant n\u00eb Burrel e nga dh\u00ebnia n\u00eb p\u00ebrdorim e k\u00ebsaj pasurie; t\u00eb ardhurat nga puna e saj pas rikthimit n\u00eb Shqip\u00ebri; si dhe kredi.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Trupa e KPK \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e t\u00eb ardhurave nga emigracioni. Shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Xhensila Pine dhe relatori Olsi Komici kan\u00eb \u00e7muar t\u00eb mos p\u00ebrfshijn\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare thuajse t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat nga emigracioni n\u00eb shum\u00ebn 188 mij\u00eb euro, me argumentin se subjekti dhe bashk\u00ebshorti nuk provuan me dokumentacion ligjor realizimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave n\u00eb periudh\u00ebn 1997 \u2013 2004, si dhe plot\u00ebsimin e kriterit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre sipas legjislacionit t\u00eb vetingut. Gjithashtu, nuk \u00ebsht\u00eb provuar as m\u00ebnyra se si k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nga subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komisioni ka konstatuar se Bushi ka v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor vet\u00ebm shum\u00ebn 1699 euro si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme nga emigracioni, vler\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Shumica nuk ka konsideruar pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb Bushit p\u00ebr reduktim t\u00eb shpenzimeve jetike n\u00eb itali p\u00ebr vitet 1998-2004 n\u00eb vler\u00ebn 8.2 milion\u00eb lek\u00eb, e cila ka k\u00ebmb\u00ebngulur se kishin pasur shpenzime minimale, pasi qiraja, uji dhe energjia jan\u00eb mbuluar nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit, nd\u00ebrsa produktet bazike ishin siguruar prej saj falas p\u00ebr shkak se punonte n\u00eb nj\u00eb furr\u00eb buke. Duke i cil\u00ebsuar k\u00ebto pretendime si deklarative, KPK ka vendosur t\u00eb rillogaris\u00eb shpenzimet jetike n\u00eb emigrim n\u00eb shum\u00ebn 8.7 milion\u00eb lek\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Po ashtu, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar si deklarativ dhe i pamb\u00ebshtetur n\u00eb prova pretendimi se shpenzimet jetike t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb vitin 1999 jan\u00eb p\u00ebrballuar nga kisha.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Deklarative jan\u00eb konsideruar edhe pretendimet p\u00ebr reduktim t\u00eb shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimeve t\u00eb vajz\u00ebs gjat\u00eb shkollimin n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. Shumica sjell n\u00eb v\u00ebmendje deklarimet periodike t\u00eb subjektit lidhur me shpenzimet e shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs, nd\u00ebrsa vler\u00ebsohen t\u00eb paqarta p\u00ebrgjigjet me email t\u00eb bankave ku sipas subjektit p\u00ebrcaktohet se nj\u00eb pjes\u00eb e vlerave t\u00eb deklaruara ka qen\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtimet.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, shumica ka vendosur t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhurat nga lokali n\u00eb shum\u00ebn 2,4 milion\u00eb lek\u00eb deri n\u00eb janar t\u00eb vitit 2008, si dhe t\u00eb ardhurat nga dh\u00ebnia n\u00eb p\u00ebrdorim e lokalit n\u00eb shum\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2008 \u2013 2012. Po ashtu, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit gjat\u00eb periudh\u00ebs 2002-2004 nga aktiviteti lokalit pasi \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se ato plot\u00ebsojn\u00eb kriterin e t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">KPK ka reduktuar shpenzimet jetike n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb mas\u00ebn 30% deri n\u00eb vitin 1998; si dhe shpenzimet jetike t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb Itali p\u00ebr vitin 2004, duke i llogaritur p\u00ebr 2 muaj dhe jo p\u00ebr gjith\u00eb vitin ashtu si n\u00eb analiz\u00ebn fillestare. Po ashtu, jan\u00eb zbritur shpenzimet e udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit p\u00ebr arsye pune dhe ato q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se jan\u00eb mbuluar nga t\u00eb af\u00ebrm.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nga analiza financiare paraprake e Komisionit ka rezultuar pamund\u00ebsi totale n\u00eb shum\u00eb 37 milion\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat 3.1 milion\u00eb lek\u00eb gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb prokurores n\u00eb periudhat 1992-1998 dhe 2012-2016.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Megjith\u00ebse pas rishikimit t\u00eb analiz\u00ebs financiare ka pasur reduktim t\u00eb konsideriuesh\u00ebm t\u00eb bilanceve negative, \u00ebsht\u00eb konkluduar s\u00ebrish pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe prej 28.2 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn 1992-2016, prej t\u00eb cilave vet\u00ebm shuma 452 mij\u00eb lek\u00eb ka mbetur gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Shuli ka dal\u00eb me q\u00ebndrim ndryshe. Ajo \u00e7mon se megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar p\u00ebrmbushja e kritereve ligjore p\u00ebr t\u00eb konsideruar si burime t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat nga emigracioni, ky fakt nuk mund t\u00eb sjell\u00eb penalizim.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ajo n\u00ebnvizon se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se pasi subjekti ka l\u00ebn\u00eb detyr\u00ebn e prokurores n\u00eb shtator 1998, ka emigruar n\u00eb Itali duke iu bashkuar bashk\u00ebshortit i cili ishte larguar q\u00eb n\u00eb \u201997-\u00ebn &#8211; p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb vitin 2004 n\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn publike si kancelare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Tiran\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas pakic\u00ebs, Bushi ka sqaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar, bazuar edhe n\u00eb dokumente shkresore, n\u00eb lidhje me situat\u00ebn pararend\u00ebse drejt stabilizimit s\u00eb bashku me familjen n\u00eb Itali n\u0451 tetor 1998, kur vendosi t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen nga detyra e prokurores, si dhe ka argumentuar qart\u00eb shkaqet q\u00eb i detyruan t\u00eb emigronin.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cN\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb parashtrimeve t\u00eb saj, si dhe faktit q\u00eb nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb dokumentuar zyrtarisht apo informacione publike t\u00eb \u00e7dolloji q\u00eb subjekti ka ushtruar veprimtari t\u00eb kund\u00ebrligjshme p\u00ebrpara largimit nga detyra si prokurore n\u00eb vitin 1997, mua m\u00eb krijohet bindja se subjekti realisht nuk e ka vler\u00ebsuar pun\u00ebn e prokurorit si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb kund\u00ebrligjshme dhe se subjekti \u00ebsht\u00eb e besueshme n\u00eb deklarimin e saj\u201d, vler\u00ebson Shuli dhe shton se Bushi ka sqaruar qart\u00eb edhe q\u00ebndrimin dhe pun\u00ebsimet n\u00eb Itali, duke pranuar se disa pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb organet tatimore. Po ashtu, pakica thekson se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb sqarime dhe p\u00ebr blerjen e pasurive.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cSa i takon t\u00eb ardhurave t\u00eb siguruara n\u00eb emigracion, subjekti ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje maksimale q\u00eb n\u00eb respektim t\u00eb afateve t\u00eb caktuara nga Komisioni t\u00eb grumbulloj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb informacione, duke deklaruar se k\u00ebto t\u00eb ardhura u materializuan n\u00eb pasuri t\u00eb luajtshme apo t\u00eb paluajtshme brenda vitit 2004 (lokali n\u00eb vitin 2001 dhe pajisjet n\u00eb lokal, pagesat e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2004)\u201d, v\u00ebren Shuli.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ajo shton se subjekti ka paraqitur prova shkresore t\u00eb p\u00ebrpiluara n\u00eb koh\u00eb reale, t\u00eb cilat v\u00ebrtetojn\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua disa shtetasve, t\u00eb cil\u00ebt ia kan\u00eb kthyer asaj dhe bashk\u00ebshortit gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ata kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb emigracion ose menj\u00ebher\u00eb pas kthimit nga emigracioni.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Duke ju referuar periudh\u00ebs kur subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb emigruar dhe ndryshimeve sociale n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, p\u00ebrfshi informalitetin dhe nivelin e lart\u00eb t\u00eb remitancave, Shuli e cil\u00ebson t\u00eb besueshme Bushin n\u00eb deklarimet e saj se pjesa m\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb fituara n\u00eb Itali, me t\u00eb cilat jan\u00eb bler\u00eb pasurit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, jan\u00eb d\u00ebrguar me transferta bankare ose cash kur vinin p\u00ebr vizit\u00eb &#8211; vlera q\u00eb jan\u00eb ruajtur nga babai i saj.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Shuli mb\u00ebshtet pretendimin e subjektit se k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb realizuar shum\u00eb koh\u00eb para rifillimit t\u00eb detyr\u00ebs si prokurore dhe shum\u00eb koh\u00eb para miratimit dhe hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb paket\u00ebs kushtetuese t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb vijim, pakica e vler\u00ebson t\u00eb padrejt\u00eb moskonsiderimin nga shumica t\u00eb deklaratave noteriale t\u00eb paraqitura nga subjekti n\u00eb parashtrimet e veta, pasi u \u00e7mua se nuk ishin bind\u00ebse se ishin realizuar gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin tim, n\u00eb kushtet kur subjekti nuk ka qen\u00eb subjekt deklarues gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb emigrimit, deklaratat noteriale dhe \u00e7do prov\u00eb e paraqitur gjat\u00eb procesit q\u00eb ka lidhje me k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, nuk mund t\u00eb anashkalohen duke u konsideruar si t\u00eb paraqitura vet\u00ebm p\u00ebr efekt t\u00eb procesit t\u00eb Vettingut, p\u00ebrkundrazi duhet t\u00eb analizohen me kujdes n\u00eb raport me t\u00eb gjitha provat e rrethanat e evidentuara gjat\u00eb hetimit administrativ\u201d, arsyeton Shuli.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ajo thekson se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb t\u00eb ardhurat nga emigracioni jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr krijimin e pasurive, pasi subjekti \u00ebsht\u00eb larguar nga detyra e prokurores p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb emigracion dhe p\u00ebrpara se ajo t\u00eb riem\u00ebrohej prokurore n\u00eb vitin 2012. Sipas Shulit, pas k\u00ebtij momenti nuk rezulton q\u00eb Bushi t\u00eb ket\u00eb krijuar pasuri apo t\u00eb ket\u00eb deklaruar likuiditete me burim nga emigracioni, \u00e7\u2019ka heq dyshimet p\u00ebr deklarim t\u00eb ardhurash nga emigracioni me q\u00ebllim justifikimin e pasurive t\u00eb krijuara gjat\u00eb detyr\u00ebs si prokurore.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201c[\u2026]N\u00eb vler\u00ebsimin tim nuk ka dyshime p\u00ebr abuzim me burimin t\u00eb ardhurat nga emigracioni n\u00eb funksion t\u00eb deklarimit p\u00ebr efekt t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, dhe jo vet\u00ebm. Ky fakt, sipas meje, p\u00ebrb\u00ebn edhe diferenc\u00ebn e subjektit Bushi me disa subjekte t\u00eb tjera rivler\u00ebsimi, t\u00eb cilat jan\u00eb penalizuar p\u00ebr shkak t\u00eb mosv\u00ebrtetimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme nga emigracioni\u201d, shprehet Shuli dhe e cil\u00ebson blancin negativ p\u00ebr periudh\u00ebn n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 452 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb pamjuaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim. <\/span><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Miranda Bushi u shkarkua nga detyra m 25 maj 2023, pasi shumica e trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK \u00e7moi se ajo kishte kryer deklarime t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe se nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e tyre dhe mbulimin e shpenzimeve, duke rezultuar me bilanc [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77007,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[1070,1018,171,931,906,149,1071,122,227,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/05\/Miranda-dhe-Antoneta-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Miranda Bushi dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e saj, Antoneta Sevdari pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Foto:Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77006"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77006"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77006\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77008,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77006\/revisions\/77008"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77007"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77006"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77006"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77006"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}