{"id":77012,"date":"2023-08-07T17:40:15","date_gmt":"2023-08-07T15:40:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-saimir-hysa-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2023\/08\/07\/"},"modified":"2023-08-07T17:41:40","modified_gmt":"2023-08-07T15:41:40","slug":"prokurori-saimir-hysa-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-saimir-hysa-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2023\/08\/07\/","title":{"rendered":"Prokurori Saimir Hysa jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Saimir Hysa u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebh\u00ebn m\u00eb 7 gusht me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegimet p\u00ebr gjetjet dhe barrat e prov\u00ebs n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profeisonalizmit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Hysa po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Willem Brower.<\/p>\n<p>Prokurori Saimir Hysa ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Hysa ka deklaruar pjes\u00eb takuese 1\/3-\u00ebn n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Goelm t\u00eb Kavaj\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, pasuri e bler\u00eb n\u00eb vitin 2005 kundrejt vler\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb. Ai ka deklaruar se ka investuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri vet\u00ebm shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, ka shpjeguar se ka qen\u00eb v\u00ebllai i cili \u00ebsht\u00eb arkitekt dhe e ushtron aktivitetin e tij n\u00eb Austri, ai i cili ka ndikuar q\u00eb t\u00eb blinin k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se si prokurori Hysa, ashtu dhe i v\u00ebllai kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti. Por, KPK konstaton se shuma 200 mij\u00eb lek\u00eb e paguar na subjekti, nuk mbulon vler\u00ebn e 1\/3-\u00ebs pjes\u00eb takuese.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se nuk ka pasur marrdh\u00ebnie tregtare mes tij e v\u00ebllait n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion. Nga sa deklaroi Hysa, i v\u00ebllai kishte kryer pun\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb nd\u00ebrtuese q\u00eb ishte vler\u00ebsuar rreth 1.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe ishte shk\u00ebmbyer me apartamentin. P\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb \u00e7mimit, subjekti tha se e kishte paguar ai duke u b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebpronar me 1\/3-\u00ebn pjes\u00eb takuese. Prokurori Hysa theksoi se kishte deklaruar gjithmon\u00eb vler\u00ebn reale t\u00eb paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018, rezulton q\u00eb prokurori Hysa t\u2019i ket\u00eb dhuruar v\u00ebllait pjes\u00ebn e tij takuese. Nga hetimi ka rezultuar se kontratat p\u00ebr sh\u00ebrbimet utilitare nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prokurorit Hysa.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se kishte diskutuar me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb q\u00eb ta shisnin apartamentin, por ai i kishte th\u00ebn\u00eb se donte q\u00eb ta mbante. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Hysa i kishte marr\u00eb nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro dhe kishte diskutuar me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb q\u00eb pjes\u00ebn e tij takuese ta k\u00ebmbenin me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb huas\u00eb dhe t\u2019i p\u00ebrcaktonte sa sa mbetej detyrimi shtes\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komisioni lidhur me ndryshimin e vler\u00ebs s\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb tij takuese me at\u00eb t\u00eb huas\u00eb, prokurori Hysa deklaroi se v\u00ebllai i kishte th\u00ebn\u00eb se ishte e mjaftueshme dhe se nuk donte vler\u00eb monetare shtes\u00eb. Ai sqaroi se v\u00ebllai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arkitekt i suksessh\u00ebm n\u00eb qytetin ku jeton n\u00eb Austri, ku ka edhe dy studio projektimi. Edhe nga relatimet e Komisionit u konstatua se v\u00ebllai i subjektit kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme n\u00eb vite t\u00eb krijuara nga veprimtaria i tij.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar p\u00ebr trajtim t\u00eb mundsh\u00ebm preferencial n\u00eb blerjen e k\u00ebsaj pasurie, pasi sipas \u00e7mimeve t\u00eb referenc\u00ebs s\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave duhej t\u00eb vlente rreth 1.7 milion\u00eb lek\u00eb. Bekteshi deklaroi se pas verifikimit t\u00eb kontratave t\u00eb tjera t\u00eb shit-blerjes t\u00eb apartamenteve n\u00eb at\u00eb objekt, t\u00eb dor\u00ebzura nga subjekti, nuk jan\u00eb ngritur dyshime p\u00ebr trajtim preferencial.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 71.2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2011 kundrejt \u00e7mimit 60 mij\u00eb euro, subjekti ka deklaruar si burime nj\u00eb depozit\u00eb 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe 17 mij\u00eb euro kursime t\u00eb bashk\u00ebshores q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb; 25 mij\u00eb euro kredi dhe nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb v\u00ebllait n\u00eb mas\u00ebn 15 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se subjekti dhe bashk\u00ebshortja kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs 400 mij\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi i kursimeve t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb mas\u00ebn 17 mij\u00eb euro, ka rezultuar se ajo ka \u00e7elur depozit\u00eb n\u00eb vitin 2006 n\u00eb shum\u00ebn 4000 euro. Si burim p\u00ebr \u00e7eljen e k\u00ebsaj depozite, ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi i bashk\u00ebshortes gjat\u00eb viteve 1999-2006. Por, Bekteshi konstatoi se nga instituciuonet shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb konfirmuar pagesa e sigurimeve shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2006, prej nga ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 109 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr depozitimin e vler\u00ebs 4000 euro.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, nga analiza e t\u00eb dy burimeve financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb ka rezultuar pamund\u00ebsi totale n\u00eb vler\u00ebn 135 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimt e kryera p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 15 mij\u00eb euro, ka rezultuar se vet\u00ebm me t\u00eb ardhurat e disa uajve t\u00eb vitit 2011 ai kishte krijuar t\u00eb burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr mbulimin e k\u00ebsaj vlere. Bekteshi pohoi se jan\u00eb kyer hetime shtes\u00eb p\u00ebr investimet e kryera nga v\u00ebllai n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, prej nga ka rezultuar se ai ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Shuma e marr\u00eb kredi ka rezultuar se i \u00ebsht\u00eb transferuar shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese dit\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb disbursuar. Megjithat\u00eb, KPK v\u00ebren se n\u00eb dokumentacion rezulton se gjith\u00eb \u00e7mimi ka qen\u00eb i likudjuar n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, Hys\u00ebs i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove lidhur me faktin se \u00e7mimi i apartamentit \u00ebsht\u00eb shlyer p\u00ebrpara disbursimit t\u00eb kredis\u00eb dhe se duket se vlera e paguar p\u00ebr apartamentin \u00ebsht\u00eb 85 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kredia rezulton t\u00eb jet\u00eb shlyer para koh\u00eb. Sipas Bekteshit, subjekti ka shpjeguar se ka marr\u00eb nj\u00eb hua pa interes nga nj\u00eb miku i tij i hersh\u00ebm me q\u00ebllim shlyerjen e kredis\u00eb. Nga hetimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se huadh\u00ebn\u00ebsi ka pasur burime t\u00eb ligjshme. Bekteshi sqaroi se dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb hetuar p\u00ebr investimet e tjera t\u00eb kryera nga huadh\u00ebn\u00ebsi, prej nga ka rezultuar se ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme, edhe n\u00ebse p\u00ebrllogariteshin ato t\u00eb vitit kur \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb shuma 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>KPK konstaton se subjekti ka deklaruar rregullisht shlyerjen e huas\u00eb dhe detyrimin e mbetur deri n\u00eb vitin 2016, kur e ka likujduar t\u00ebr\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Prokurori Hysa theksoi se ishte e dukshme se \u00e7mimi i apartamentit 60 mij\u00eb euro nuk \u00ebsht\u00eb preferencial, edhe n\u00ebse nuk p\u00ebrfshihet shuma e marr\u00eb kredi. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se kishte dor\u00ebzuar n\u00eb Komision kontrata t\u00eb tjera t\u00eb shit-blerjes s\u00eb apartamenteve n\u00eb at\u00eb objekt, prej nga rezultonte se jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me vler\u00ebn q\u00eb ka paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Subekti pohoi se kishte vendosur n\u00eb dispozicion manual t\u00eb kredidh\u00ebnies s\u00eb bank\u00ebs p\u00ebr vitin 2011, ku p\u00ebrcaktohej se duhej q\u00eb paraprakisht t\u00eb n\u00ebnshkruhej kontrata e shitjes s\u00eb pasuris\u00eb q\u00eb do t\u00eb vendosej si kolateral.<\/p>\n<p>E vemtja zgjidhje q\u00eb gjet\u00ebm ishte q\u00eb n\u00eb mir\u00ebbesim, shit\u00ebsi t\u00eb n\u00ebnshkruante kontat\u00ebn. Pasi u n\u00ebnshkrua, u regjistrua apartamenti dhe u vendos si kolateral n\u00eb bank\u00eb p\u00ebr kredin\u00eb\u201d, pohoi Hysa dhe n\u00ebnvizoi faktin se vlera e kredis\u00eb kishte kaluar p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtese q\u00eb dit\u00ebn kur ishte disbursuar.<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e institucioneve t\u00eb vetingut, si dhe faktin se kishte dor\u00ebzuar kontrata shitje t\u00eb dy koleg\u00ebve t\u00eb konfirmuar, q\u00eb kishin bler\u00eb apartamentin p\u00ebr \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nga asa ishte p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes p\u00ebr banes\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e palogjikshme q\u00eb t\u00eb paguaja nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u201d, deklaroi Hysa dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se e kishte p\u00ebrmbysur k\u00ebt\u00eb barr\u00eb prove.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai u ndal n\u00eb kursimet e bashk\u00ebshotes q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr \u00e7eljen e depozit\u00ebs n\u00eb vitin 2006, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn KPK ka konstauar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 109 mij\u00eb lek\u00eb. Ai tha se kishte dor\u00ebzuar dokumentacion zyrtar e t\u00eb koh\u00ebs t\u00eb siguluar nga drejtuesit e institucioneve q\u00eb v\u00ebrtetonte se bashk\u00ebshortja kishte punuar edhe para vitit 2004.<\/p>\n<p>Po ashtu, shtoi se kishte dor\u00ebzuar dokumentacion q\u00eb v\u00ebrtetonte se n\u00eb vitin 2011 kishte udh\u00ebtuar jasht\u00eb p\u00ebr arsye pune. Sipas tij, konsiderimi k\u00ebtij fakti duke ulur shpenzimet e udh\u00ebtimit do t\u00eb eleminonte bilancin negativ p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb.<\/p>\n<p>Bekteshi konstatoi se prokurori Hysa ka rezultuar me pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2016. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb luajtshme, subjekti ka deklaruar t\u00eb arhdurat nga shitja e nj\u00eb makine tjet\u00ebr dhe t\u00eb ardhurat nga puna. Por, nga hetimi ka rzultuar se makina e m\u00ebparshme \u00ebsht\u00eb shitur rreth tre muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Hysa shpjegoi se makin\u00ebn e kishte bler\u00eb kur kishte qen\u00eb n\u00eb Austri p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore. Ai tha se kishin konstatuar se gjendja e mjetit ishte e mir\u00eb duke u krahasuar me \u00e7mimin e shitjes q\u00eb ofrohej. Sipas subjektit, ai dhe bashk\u00ebshortja nuk kishin pasur plan p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb makin\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk kishin pasur vler\u00eb monetare me vete, por se kishte q\u00ebn\u00eb i v\u00ebllai i cili u kishte sygjeruar ta blinin n\u00ebse u p\u00eblqente dhe kishte b\u00ebr\u00eb vet\u00eb pages\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb kjo shum\u00eb t\u00eb mos konsiderohet si hua, pasi gjith\u00e7ka kishte ndodhur rast\u00ebsisht dhe brenda nj\u00eb afati t\u00eb shkurt\u00ebr. Hysa deklaroi se kur v\u00ebllai kishte ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, i kishte kthyer vler\u00ebn q\u00eb ai kishte paguar p\u00ebr makin\u00eb, nga t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e mjetit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm dhe kursimet.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 67 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb mjeti tjet\u00ebr. Sipas Bekteshit, bilanci negativ ka ardhur se subjekti nuk ka deklaruar pak\u00ebsimin e gjendjes cash dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar ky burim n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake.<\/p>\n<p>Prokurori Hysa pranoi mosdeklarimin e pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash, por ai solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit nj\u00eb procesverbal t\u00eb mbajtur n\u00eb ILDKPKI pas blerjes s\u00eb mjetit, ku kishte deklaruar se nuk dispononte gjentje cash. Sipas tij, ky procesverbal tregon se e kishte shpenzuar m\u00eb par\u00eb gjendjen cash.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb pjes\u00ebt takuese t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij n\u00eb dy apartamente t\u00eb p\u00ebrfituara me privatizim nga familjet e tyre t\u00eb origjin\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Hysa dha shpjgime p\u00ebr pretendimet e ngritura n\u00eb disa prej 16 denoncimeve nga publiku t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb Komision ndaj tij, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb gjetur indicie.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb denoncim jan\u00eb ngritur pretendime se subjekti ka vendosur mosfillimin e hetimit p\u00ebr shkaktar\u00ebt e infektimit t\u00eb nj\u00eb t\u00eb porsalinduri. Prokurori Hysa deklaroi se kall\u00ebzimi ishte i paqart\u00eb dhe se nuk paraqitej fakti p\u00ebr t\u00eb cilin k\u00ebrkohej hetimi.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se nuk kishte pasur ndonj\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb mos e filluar, megjith\u00ebse pranoi se ndoshta do t\u00eb kishte qen\u00eb e nevojshme ta th\u00ebrriste e pyeste kall\u00ebzuesin. Hysa u shpreh se n\u00eb vitin 2022 kur ishte kryer kall\u00ebzimi kishin pasur ngarkes\u00eb shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe nisur nga fakti se nuk pasqyrohej fakti, kishte vendosur mosfillim.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi vendimin e gjykat\u00ebs p\u00ebr prishjen e vendimit t\u00eb tij t\u00eb papabazuar, duke argumentuar se kall\u00ebzuesi n\u00eb ankim kishte paraqitur arsyetim t\u00eb detajuar, q\u00eb nuk kishin qen\u00eb pjes\u00eb e kall\u00ebzimit fillestar. I pyetur nga v\u00ebzhguesi i ONM-s\u00eb, se p\u00ebrse e kishte ankimuar vendimin e gjykat\u00ebs q\u00eb kishte urdh\u00ebruar hetim, prokurori Hysa tha se nuk ishte dakort, pasi gjykata duhej t\u00eb kishte gjykuar mbi t\u00eb dh\u00ebnat ku ishte bazuar dhe ai p\u00ebr vendimarrjen e mosfillimit dhe jo n\u00eb argumentet e dor\u00ebzuara m\u00eb von\u00eb nga kall\u00ebzuesi.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti i cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuara pretendimet e nj\u00eb denoncuesi tjet\u00ebr p\u00ebr shtyrje t\u00eb tet\u00eb seancave. Ai deklaroi se ishin zhvilluar gjithsej 6 seanca, tre nga t\u00eb cilat ishin shtyr\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb denoncuesit dhe nj\u00ebra pas k\u00ebrk\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>Lidhur me moszbatimin e nj\u00eb detyre t\u00eb l\u00ebn\u00eb nga gjykata p\u00ebr pyetjen e nj\u00eb personi, q\u00eb ka rezultuar nga verifikimi nj\u00eb denoncimi tjet\u00ebr, Hysa shpjegoi se kishte v\u00ebrtetuar se ai individ gjendej jasht\u00eb shtetit dhe se kjo kishte qen\u00eb arsyeja p\u00ebrse nuk i ishte marr\u00eb deklarim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr denoncim ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vendimin e pushimit t\u00eb hetimit ndaj shtetasit K.I., lidhur me vepr\u00ebn penale t\u00eb falsifikimit. Bekteshi sqaroi se pushimi ishte vendosur me argumentin e parashkrimit t\u00eb vepr\u00ebs penale, por gjykata e kishte rr\u00ebzuar duke \u00e7muar se procedimi duhej t\u00eb ishte regjistruar p\u00ebr tjet\u00ebr vep\u00ebr penale. Relatorja tha se \u00e7\u00ebshtja vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb shqyrtim.<\/p>\n<p>Prokurori Hysa deklaroi se nuk e dinte se p\u00ebrse kjo \u00e7\u00ebshtje e hetuar prej tij referohej si CEZ-DIA. Sipas subjektit, procedimi q\u00eb kishte hetuar nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr dhe prandaj dhe ishte shk\u00ebptuar e ndar\u00eb prej prokuror\u00ebve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Nga sa u relatua dhe deklarua n\u00eb seanc\u00eb, u kuptua se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr pushimin e nj\u00eb procedimi p\u00ebr falsifikim t\u00eb regjistruar ndaj Kastriot Ismailaj, biznesmeni i akuzuar se q\u00ebndronte n\u00eb mes t\u00eb skandalit CEZ-DIA.<\/p>\n<p>Hysa shtoi se n\u00eb relatim nuk u tha se vendimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb ishte shfuqizuar nga Apeli bazuar n\u00eb ankimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, prokurori Saimir Hysa k\u00ebrkoi q\u00eb bazuar dhe n\u00eb koh\u00ebn e gjat\u00eb q\u00eb ai ushtron detyr\u00ebn e prokurorit, t\u00eb zbatohet parimi i proporcionalitetit. Ai k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 10 gusht, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Saimir Hysa u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebh\u00ebn m\u00eb 7 gusht me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegimet p\u00ebr gjetjet dhe barrat e prov\u00ebs n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profeisonalizmit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Hysa po kryhet nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77013,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[365,1074,853,779,1075,1076,1018,171,671,367,537,149,122,889,1073,1077,865],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Prokurori-Saimi-Hysa-duke-u-larguar-nga-seanca-degjimore.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Saimir Hysa duke u larguar nga seanca d\u00ebgjimore","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77012"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77012"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77012\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77014,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77012\/revisions\/77014"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77013"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77012"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77012"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77012"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}