{"id":77024,"date":"2023-08-09T08:04:17","date_gmt":"2023-08-09T06:04:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vetingu-i-magjistrateve-ne-shqiperi-ngre-pikepyejte-te-parahtshme-per-koleget-e-tyre-ne-ballkan\/2023\/08\/09\/"},"modified":"2023-08-09T08:04:17","modified_gmt":"2023-08-09T06:04:17","slug":"vetingu-i-magjistrateve-ne-shqiperi-ngre-pikepyejte-te-parahtshme-per-koleget-e-tyre-ne-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vetingu-i-magjistrateve-ne-shqiperi-ngre-pikepyejte-te-parahtshme-per-koleget-e-tyre-ne-ballkan\/2023\/08\/09\/","title":{"rendered":"Vetingu i magjistrat\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri ngre pik\u00ebpyetje t\u00eb parehatshme p\u00ebr koleg\u00ebt e tyre n\u00eb Ballkan"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Prej koh\u00ebsh ishin ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr origjin\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb Artur Malajt. Por kur gjyqtari i vjet\u00ebr iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb vetingut n\u00eb Shqip\u00ebri, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. U desh nd\u00ebrhyrja e panelit t\u00eb ekspert\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb detyruar nj\u00eb rishikim, jo vet\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb Malajt, por edhe akuzave p\u00ebr lidhje me krimin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Apeli rezultoi n\u00eb shkarkimin e Malajt, pasi Kolegji i Posacc\u00ebm i Apelimit zbuloi se ai nuk kishte shpjeguar origjin\u00ebn e t\u00eb pakt\u00ebn 45,000 eurove t\u00eb ardhura. Por gjykata vendosi se nuk ishte e nevojshme t\u00eb shqyrtoheshin lidhjet e raportuara t\u00eb tij me nj\u00eb vil\u00eb luksoze n\u00eb qytetin bregdetar t\u00eb Vlor\u00ebs dhe lidhjet e dyshuara me krimin e organizuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Q\u00eb nga 31 janari i k\u00ebtij viti, Malaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga 359 gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt publik\u00eb q\u00eb jan\u00eb shkarkuar apo larguar nga detyra nga nj\u00eb proces vetingu i nisur n\u00eb vitin 2016 n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo \u00ebsht\u00eb af\u00ebrsisht 45 p\u00ebr qind e t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Megjith\u00ebse jo pa probleme, rezultatet e procesit t\u00eb vetingut jan\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Por edhe pse korrupsioni n\u00eb gjykata \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin, asnj\u00eb vend tjet\u00ebr nuk ka ndjekur shembullin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrsa i takon vetingut rigoroz t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve dhe shkarkimit t\u00eb atyre q\u00eb nuk mund t\u00eb shpjegojn\u00eb dot se si u b\u00ebn\u00eb kaq t\u00eb pasur.<\/span><\/p>\n<p><b>Apartament n\u00eb Spanj\u00eb<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Procesi i vetingut n\u00eb Shqip\u00ebri mb\u00ebshtetet n\u00eb parimin se nuk i takon trupave t\u00eb vetingut t\u00eb provoj\u00eb shkeljet; i takon gjyqtarit ose prokurorit q\u00eb po kalon procesin e vetingut t\u00eb shpjegoj\u00eb se ku i kan\u00eb gjetur parat\u00eb p\u00ebr t\u00eb financuar jet\u00ebn q\u00eb b\u00ebjn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore, komisioni paraqet gjetjet e tij dhe p\u00ebrgjigjet e dh\u00ebna nga individi n\u00eb fjal\u00eb. Vendimi p\u00ebr shkarkim mund t\u00eb apelohet dhe i gjith\u00eb procesi monitorohet nga ekspert\u00eb juridik\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Megjithat\u00eb, n\u00eb vendet e tjera t\u00eb rajonit, shpesh kriteri i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjykuar ndershm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb gjyqtari \u00ebsht\u00eb deklarimi publik i pasuris\u00eb s\u00eb tyre. Por kjo jo gjithmon\u00eb funksionon.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, deklarime t\u00eb tilla t\u00eb pasuris\u00eb mund t\u00eb publikohen vet\u00ebm me p\u00eblqimin e gjyqtarit ose prokurorit n\u00eb fjal\u00eb. Nga af\u00ebrsisht 1,400 gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb publik\u00eb n\u00eb Bosnje, rreth 10 p\u00ebr qind e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">T\u00eb dh\u00ebnat e pasuris\u00eb mblidhen nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe i Prokuroris\u00eb, por ligji nuk e rregullon si\u00e7 duhet se kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kontrollin e k\u00ebtyre pasurive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ndryshimet n\u00eb ligj q\u00eb do t&#8217;i mund\u00ebsonin vet\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb kontrollonte dokumentet e pron\u00ebs &#8211; pjes\u00eb e kat\u00ebr ligjeve ky\u00e7e q\u00eb Bosnja duhet t\u00eb miratoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb filluar bisedimet e pranimit n\u00eb Bashkimin Evropian &#8211; jan\u00eb pezulluar prej vitesh.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00eb nga rastet e rralla n\u00eb t\u00eb cilat u hetuan t\u00eb dh\u00ebnat e pron\u00ebs sh\u00ebrbeu vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb theksuar mang\u00ebsit\u00eb e sistemit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb vitin 2021, kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shtetit, Ranko Debeve\u00e7, u p\u00ebrball me nj\u00eb seanc\u00eb disiplinore pasi nuk raportoi nj\u00eb apartament n\u00eb Spanj\u00eb. Kur erdhi koha p\u00ebr d\u00ebshmi t\u00eb holl\u00ebsishme, \u00e7\u00ebshtja u mbyll p\u00ebr publikun.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Avokati i Debeve\u00e7it tha se klienti i tij ishte vet\u00ebm bashk\u00ebpronar i banes\u00ebs dhe nuk kishte asnj\u00eb detyrim ta regjistronte at\u00eb n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e tij t\u00eb pasuris\u00eb, pasi apartamenti ishte bler\u00eb para em\u00ebrimit t\u00eb tij si gjyqtar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb nj\u00eb blog, gjyqtari holandez Van der Weide, nj\u00eb k\u00ebshilltar nd\u00ebrkomb\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Prokurorial n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kritikoi faktin se &#8220;Debeve\u00e7 nuk arriti t\u00eb siguronte asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Spanj\u00eb&#8221;, por pas nj\u00eb paralajm\u00ebrimi publik n\u00eb vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, Debeve\u00e7i p\u00ebrfundimisht u shfaj\u00ebsua pas s\u00eb cil\u00ebs ai u em\u00ebrua kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shtetit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Emrat e atyre gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Bosnje q\u00eb kan\u00eb refuzuar miratimin q\u00eb deklarimet e tyre t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb publikohen nuk jan\u00eb t\u00eb disponueshme p\u00ebr publikun.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb Serbi, Mal t\u00eb Zi dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, pasurit\u00eb e deklaruara nga zyrtar\u00eb publik\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb, jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb disponueshme p\u00ebr publikun, por nuk b\u00ebhen kontrolle zyrtare p\u00ebr sakt\u00ebsin\u00eb e tyre. N\u00eb Serbi, b\u00ebhen p\u00ebrjashtime p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt q\u00eb merren me krimin e organizuar, terrorizmin dhe korrupsionin. Deklarimet e tyre t\u00eb pasuris\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb disponueshme publikisht deri n\u00eb dy vjet pasi nj\u00eb gjyqtar ose prokuror q\u00eb merret me shqyrtimin e krimeve t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb larguar nga detyra publike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">E zakonshme p\u00ebr k\u00ebto vende \u00ebsht\u00eb se deklarimet e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve i n\u00ebnshtrohen kontrolleve t\u00eb m\u00ebtejshme vet\u00ebm n\u00ebse ka arsye p\u00ebr dyshime p\u00ebr shkelje, ose n\u00eb baz\u00eb t\u00eb raportimeve t\u00eb mediave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Megjithat\u00eb, n\u00eb Serbi BIRN ka qen\u00eb d\u00ebshmitare rastesh kur, duke pyetur Agjencin\u00eb Shtet\u00ebrore Kund\u00ebr Korrupsionit p\u00ebr pasurin\u00eb e paluajtshme t\u00eb p\u00ebrcaktuar se i p\u00ebrket nj\u00eb zyrtari t\u00eb caktuar, por t\u00eb pa regjistruar n\u00eb Agjenci, i \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se zyrtari n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb fakt, e kishte paraqitur ndryshimin, por se Agjencia ende nuk i kishte p\u00ebrdit\u00ebsuar t\u00eb dh\u00ebnat e saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">M\u00ebnyra n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb ndryshim pron\u00ebsie i nj\u00eb prone regjistrohet nga gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt ndryshon n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, p\u00ebr shembull, nj\u00eb ndryshim konsiderohet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm vet\u00ebm n\u00ebse vlera e tij tejkalon 20 paga mesatare, ose af\u00ebrsisht 11,000 euro. N\u00eb Mal t\u00eb Zi, shuma \u00ebsht\u00eb 5,000 euro dhe n\u00eb Serbi nj\u00eb ndryshim pron\u00ebsie ose t\u00eb ardhurash duhet t\u00eb raportohet vet\u00ebm n\u00ebse ndryshimi vlen m\u00eb shum\u00eb se paga mesatare para taksave.<\/span><\/p>\n<p><b>Gjoba nuk jan\u00eb nj\u00eb penges\u00eb<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nga 34 gjykata themelore n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, kryegjyqtar\u00ebt e 12 prej tyre nuk dor\u00ebzuan deklarime pasurie n\u00eb vitin 2020, sipas nj\u00eb raporti n\u00eb K\u00ebshillin Gjyq\u00ebsor nga Komisioni Shtet\u00ebror Kund\u00ebr Korrupsionit. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e detyrueshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Vesna Dameva, ish-kryetarja e K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor, tha p\u00ebr BIRN se konstatimi \u201cnuk ishte futur n\u00eb rendin e dit\u00ebs t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe as nuk \u00ebsht\u00eb iniciuar procedur\u00eb disiplinore ndaj gjyqtarit\/kryetarit t\u00eb gjykat\u00ebs\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas ligjit, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb shkarkimin e nj\u00eb gjyqtari. Por BIRN nuk qe n\u00eb gjendje t\u00eb identifikonte qoft\u00eb edhe nj\u00eb rast t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb nj\u00eb gjyqtari ose prokurori q\u00eb kishte humbur pun\u00ebn e tij\/saj p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit n\u00eb lidhje me blerjen dhe fshehjen e paligjshme t\u00eb pron\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb vitin 2020, ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb kryetarit t\u00eb gjykat\u00ebs themelore n\u00eb qytetin juglindor t\u00eb Strumic\u00ebs pagoi nj\u00eb gjob\u00eb pasi nuk dor\u00ebzoi nj\u00eb deklarim pasurie. Gjoba ishte 300 euro, por meq\u00eb e pagoi brenda tet\u00eb dit\u00ebsh, ajo u p\u00ebrgjysmua n\u00eb 150 euro.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pasi nuk dor\u00ebzoi s\u00ebrish deklarimin e pasuris\u00eb n\u00eb fund t\u00eb mandatit, Komisioni Kund\u00ebr Korrupsionit hapi nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ndaj tij. Gjykat\u00ebsi k\u00ebt\u00eb her\u00eb refuzoi t\u00eb paguante, me arsyetimin se ai nuk ishte as i zgjedhur dhe as i em\u00ebruar, por se thjesht e kishte mbajtur vet\u00ebm p\u00ebrkoh\u00ebsisht at\u00eb post.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ai gjithashtu argumentoi se n\u00eb rastin e tij kishte skaduar afati i parashkrimit dhe se gjoba p\u00ebr kund\u00ebrvajtje p\u00ebr nj\u00eb person fizik, sipas ligjit, nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb 250 euro.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Komisioni Kund\u00ebr Korrupsionit i hodhi posht\u00eb argumentet e gjyqtarit. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ishte m\u00eb e thjesht\u00eb t\u00eb paguhej gjoba sesa t\u00eb respektohej ligji.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cAta e paguan gjob\u00ebn, por ende nuk e kan\u00eb dor\u00ebzuar deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb\u201d, tha p\u00ebr BIRN Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Kund\u00ebr Korrupsionit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ajo tha se emrat e atyre q\u00eb nuk kan\u00eb dor\u00ebzuar deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb ose kan\u00eb dor\u00ebzuar nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb paplot\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen publike dhe do t\u00eb njoftohen gjykatat ku punojn\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Komisioni Kund\u00ebr Korrupsionit, gjat\u00eb tre viteve t\u00eb fundit, 30 gjyqtar\u00eb dhe 10 prokuror\u00eb nuk kan\u00eb dor\u00ebzuar deklaratat e pasuris\u00eb apo raportuar ndryshimet n\u00eb pronat q\u00eb kan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, kontrollet n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb s\u00eb zyrtar\u00ebve publik\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb gjithmon\u00eb koh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb mars 2019, Komisioni Shtet\u00ebror p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit vendosi t\u00eb kontrolloj\u00eb pasurin\u00eb e pes\u00eb gjyqtar\u00ebve. Ata u zgjodh\u00ebn pas nj\u00eb <\/span><a href=\"https:\/\/mk.usembassy.gov\/wp-content\/uploads\/sites\/249\/NORTH-MACEDONIA-2018-HUMAN-RIGHTS-REPORT.pdf\"><span style=\"font-weight: 400;\">Raporti t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\"> q\u00eb pretendonte nd\u00ebrhyrje politike n\u00eb em\u00ebrimet e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kat\u00ebr vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb rastin e dy prej gjyqtar\u00ebve, nuk u gjet asnj\u00eb prov\u00eb se ata kishin arritur t\u00eb pasuroheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disproporcionale. Kontrollet vazhdojn\u00eb p\u00ebr tre t\u00eb tjer\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Problemet ndonj\u00ebher\u00eb lindin kur prona regjistrohet n\u00eb emrin e nj\u00eb personi tjet\u00ebr ose \u00ebsht\u00eb bler\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ivanovska tha se Komisioni Kund\u00ebr Korrupsionit ka r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendesh p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar shk\u00ebmbimin e informacioneve p\u00ebr zyrtar\u00ebt publik\u00eb, por ato ende nuk kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fuqi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00eb v\u00ebshtrim n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb s\u00eb n\u00ebnt\u00eb gjyqtar\u00ebve q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb rastet e krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit zbulon nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosp\u00ebrputhjesh. Disa nuk p\u00ebrmend\u00ebn as pagat e tyre, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb raportuan se kishin aksione n\u00eb kompani, por dhan\u00eb informacion t\u00eb paplot\u00eb ose t\u00eb paqart\u00eb p\u00ebr divident\u00ebt e tyre.<\/span><\/p>\n<p><b>Pothuajse zero besim te sistemi gjyq\u00ebsor<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas sondazheve t\u00eb <\/span><a href=\"https:\/\/www.rcc.int\/balkanbarometer\/inc\/get_indic.php?id=68&amp;cat_id=2\"><span style=\"font-weight: 400;\">Balkan Barometer<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\">, besimi n\u00eb gjykata, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin, n\u00eb 2023 varion nga vet\u00ebm 1.7 deri n\u00eb 2.6 p\u00ebr qind.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00eb pjes\u00eb e arsyes \u00ebsht\u00eb dyshimi se gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt marrin ryshfete p\u00ebr t&#8217;i drejtuar \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb caktuar, ose p\u00ebr t&#8217;i mbyllur fare ato.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Lejla Bicakci\u00e7, drejtore e Qendr\u00ebs p\u00ebr Raportim Hulumtues, CIN, n\u00eb Bosnje tha se &#8220;zbulimi transparent&#8221; i pasurive do t\u00eb ndihmonte shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr ren\u00eb e dyshimit nga gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb vitin 2018, CIN publikoi nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash q\u00eb kontrollonte pasurit\u00eb e politikan\u00ebve, gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve dhe nxirrte n\u00eb pah mosp\u00ebrputhjet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cDeri m\u00eb sot, nuk kemi par\u00eb asnj\u00eb hap n\u00eb at\u00eb drejtim p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb dhe kontrolle\u201d, tha Bicakci\u00e7.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb Serbi, media investigative KRIK raportoi vitin e kaluar mbi <\/span><a href=\"https:\/\/www.krik.rs\/sudija-iz-beograda-u-svajcarskoj-banci-imala-vise-od-400-hiljada-franaka\/\"><span style=\"font-weight: 400;\">t\u00eb dh\u00ebnat e rrjedhura<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\"> nga gjigandi bankar zviceran Credit Suisse q\u00eb tregonin se gjyqtarja e Beogradit Milena Trgovcevi\u00e7 Proki\u00e7 kishte nj\u00eb llogari bankare me mbi 400,000 franga zvicerane, af\u00ebrsisht 415,000 euro.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjyqtarja doli n\u00eb pension n\u00eb vitin 2020 dhe, me sa di KRIK, nuk u hap asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore p\u00ebr gjetjet e tij. Trgovcevi\u00e7 Proki\u00e7 nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkesave t\u00eb KRIK p\u00ebr koment.<\/span><\/p>\n<p><em>*Jelena Veljkovic and Semir Mujkic kontribuan raportim nga Bosnje Hercegovina.<\/em><\/p>\n<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">Ky artikull u realizua me mb\u00ebshtetjen e Programit Global: \u201cLufta kund\u00ebr flukseve t\u00eb paligjshme financiare\u201d t\u00eb zbatuar nga GIZ dhe t\u00eb mb\u00ebshtetur financiarisht nga Ministria Federale Gjermane e Bashk\u00ebpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit dhe Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme Norvegjeze. P\u00ebrmbajtja e tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e vetme BIRN dhe nuk pasqyron domosdoshm\u00ebrish pik\u00ebpamjet e GIZ-it, Ministris\u00eb Federale Gjermane t\u00eb Bashk\u00ebpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik ose Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme Norvegjeze.<\/span><\/i><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej koh\u00ebsh ishin ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr origjin\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb Artur Malajt. Por kur gjyqtari i vjet\u00ebr iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb vetingut n\u00eb Shqip\u00ebri, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. U desh nd\u00ebrhyrja e panelit t\u00eb ekspert\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb detyruar nj\u00eb rishikim, jo vet\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb Malajt, por edhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":77025,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,204],"tags":[794,1078,1079,1080,883,1081,1082,1083,1084,243,1047,118,1085,1086,1087,1088,1089,1090,1091,1092,1093,227],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Trupa-e-KPA-gjate-nje-procesi.jpg","fifu_image_alt":"Trupa e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit gjat\u00eb nj\u00eb procesi. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77024"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77024"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77024\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77025"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77024"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77024"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77024"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}