{"id":77029,"date":"2023-08-10T11:20:31","date_gmt":"2023-08-10T09:20:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-i-gjeti-te-drejta-konkluzionet-e-komisionit-per-shkarkimin-e-andi-civicit\/2023\/08\/10\/"},"modified":"2023-08-10T11:22:10","modified_gmt":"2023-08-10T09:22:10","slug":"kpa-i-gjeti-te-drejta-konkluzionet-e-komisionit-per-shkarkimin-e-andi-civicit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-i-gjeti-te-drejta-konkluzionet-e-komisionit-per-shkarkimin-e-andi-civicit\/2023\/08\/10\/","title":{"rendered":"KPA i gjeti t\u00eb drejta konkluzionet e Komisionit p\u00ebr shkarkimin e Andi Civicit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka gjetur t\u00eb pabazuara shkaqet e ngitura nga ish-gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Andi Civici ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra. N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Kolegjit paastrohen arsyetimet p\u00ebr rr\u00ebzimin e shkaqeve me natyr\u00eb procedurale dhe atyre t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Civici u shkarkua nga detyra m\u00eb 4 mars 2020, pasi iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb vetingut vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Sipas Komisionit, Civici nuk arriti t\u00eb justifikoj\u00eb pasurin\u00eb e tij t\u00eb patundshme, t\u00eb ngritur kryesisht p\u00ebrmes huave dhe transaksioneve financiare me familjar\u00ebt.<\/p>\n<p>Arsyetimi i trup\u00ebs s\u00eb Komisionit p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn nga huat\u00eb u kritikua nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs, duke mbajtur q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr kufirin se deri ku mund t\u00eb shtrihet hetimi i pasuris\u00eb p\u00ebr personat e lidhur me subjektet e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Andi Civici e filloi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 2003 si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Fierit. N\u00eb vitin 2010, ai u em\u00ebrua n\u00eb Apelin e Vlor\u00ebs, funksion q\u00eb e mbajti deri n\u00eb vitin 2016, kur u transferua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji i ka gjetur t\u00eb pamb\u00ebshttura pretendimet e subjektit se vendimi i Komisionit ishte I c\u00ebnuesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb ligjit procedural.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara shkaqet e ngritura n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, kryesisht ato lidhur me nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2012 p\u00eb vler\u00ebn 155 mij\u00eb euro. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Civici ka deklaruar shum\u00ebn prej 113 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs n\u00eb vitin 2011 dhe huan prej 42 mij\u00eb eurosh nga vjehrri D.H..<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se gjyqtari Civici nuk ka provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit lidhur me burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve, q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2003, vlera e shitjes s\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr banes\u00ebn n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK ka argumentuar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, se Civici mund t\u00eb ndodhet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb pagimin e tatimit p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit dhe se gjendja e fondeve q\u00eb ai ka pasur n\u00eb bank\u00eb nuk provon se t\u00eb ardhurat jan\u00eb t\u00eb ligjshme. Sipas Komisionit, t\u00eb ardhurat nga ushtrimi i aktivitetit privat t\u00eb avokatit t\u00eb huahd\u00ebn\u00ebsit nuk do t\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas.<\/p>\n<p>Civici i kund\u00ebrshton n\u00eb ankim konkluzionet e Komisionit duke argumentuar se dy huat p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2003, p\u00ebrpara se ai dhe bashk\u00ebshortja t\u00eb em\u00ebroheshin n\u00eb detyr\u00eb. Sipas tij, k\u00ebto marrdh\u00ebnie provohen nga deklarata fillestare e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin 2003, sikurse edhe nga deklaratat noteriale t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve. Ai ka k\u00ebmb\u00ebngulur se mund\u00ebsia financiare e vjehrrit v\u00ebrtetohet nga llogarit\u00eb bankare, regjistrimi n\u00eb organet tatimore dhe ushtrimi i aktivitetit si avokat.<\/p>\n<p>Subjekti ka parashtruar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes kan\u00eb pasur n\u00eb llogarin\u00eb e tyre bankare deri n\u00eb vitin 2004 vler\u00ebn prej 11 milion e 850 mij\u00eb lek\u00ebsh dhe jo 6.5 milion\u00eb lek\u00eb si e ka p\u00ebrllogaritur Komisioni.<\/p>\n<p>Subjekti ka theksuar se mund\u00ebsia financiare e huadh\u00ebn\u00ebsit tjet\u00ebr v\u00ebrtetohet nga nj\u00eb procedim penal, ku ai ishte viktim\u00eb e vepr\u00ebs penale p\u00ebr ngjarje q\u00eb ka pasur p\u00ebr objekt t\u00eb ardhurat nga kambizmi. Sipas Civicit, t\u00eb ardhurat v\u00ebrtetohen edhe nga nj\u00eb artikull gazete i vitit 1998 lidhur me grabitjen e disa kambist\u00ebve, mes tyre dhe huadh\u00ebn\u00ebsit Th.M..<\/p>\n<p>Civici ka dor\u00ebzuar n\u00eb Kolegj edhe akte t\u00eb tjera nga institucionet tatimore n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat ka sqaruar se ka marr\u00eb dijeni p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e tyre pas shpalljes s\u00eb vendimit, duke argumentuar se ato hedhin drit\u00eb mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb dy huadh\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht pretendimeve t\u00eb Civicit, trupi gjykues i Kolegjit e gjen t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb bazuar konkluzionin e Komisionit, se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb plot\u00ebsisht ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se aktet e reja t\u00eb sjella nga subjekti i rivler\u00ebsimit, ndon\u00ebse provojn\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e ushtrimit t\u00eb aktivitetit privat t\u00eb vjehrrit, e arrijn\u00eb t\u00eb konfirmojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb tij p\u00ebr dh\u00ebnien e huas, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, nuk do t\u00eb kishin ndikim n\u00eb lidhje me burimin e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb shkak ankimi. Kjo, pasi sipas trupit gjykues t\u00eb KPA, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet mund\u00ebsia e krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit tejt\u00ebr Th.M., p\u00ebr vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2011 nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb subjektit, p\u00ebr vler\u00ebn 16.8 milion\u00eb lek\u00eb, KPK ka konkluduar se Civici nyk ka v\u00ebrtetuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultateve t\u00eb hetimit paraprak p\u00ebr fiktivitet n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb transaksion. Sipas KPK, nuk ka ka gjurm\u00eb dokumentare t\u00eb transferimit t\u00eb shum\u00ebs prej 16.8 milion\u00eb lek\u00ebsh nga bler\u00ebsi E. K. te subjekti, apo sesi \u00ebsht\u00eb transferuar kjo vler\u00eb nga Shqip\u00ebria n\u00eb Itali ku ketonte dhe punonte i af\u00ebrmi ish-gjyqtarit.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin e tij, Komisioni ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe gjendjet bankare t\u00eb bler\u00ebsit, q\u00eb nuk provojn\u00eb disponimin e k\u00ebsaj shume n\u00eb vitin 2011, si dhe faktin se t\u00eb ardhurat e dokumentuara t\u00eb E.K. p\u00ebr periudh\u00ebn 1999 \u2013 2011 jan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 872 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb nuk v\u00ebrteton mund\u00ebsin\u00eb financiare.<\/p>\n<p>KPK ka vler\u00ebsuar se \u00e7mimi i shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb vler\u00ebn 16.8 milion\u00eb lek\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb real, pasi \u00ebsht\u00eb dy her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb sesa \u00e7mimi i referenc\u00ebs p\u00ebr qytetin e Vlor\u00ebs n\u00eb vitin 2011, sipas udh\u00ebzimit t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, EKB. Po ashtu, ka rezultuar se kush\u00ebriri i subjektit e ka rishitur pas dy muajve p\u00ebr vler\u00ebn 4.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Civici ka kund\u00ebrshtuar vler\u00ebsimin e Komisionit, duke argumentuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e transaksionit sipas dispozitave t\u00eb koh\u00ebs, ku sipas tij n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar shk\u00ebmbimi i shum\u00ebs jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, \u00e7mimi i shitjes nuk mund t\u00eb llogaritet referuar standardeve t\u00eb EKB-s\u00eb, pasi nuk ka lidhje me realitetin e \u00e7mimeve n\u00eb shitblerjen e tregut t\u00eb lir\u00eb duke qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht m\u00eb i ul\u00ebt se realiteti. P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb pretendim, subjekti ka referuar dy kontrata porosie dhe nj\u00eb kontrat\u00eb shitjeje n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs, q\u00eb datojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb kohore t\u00eb shitjes s\u00eb apartamentit nga subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa p\u00ebrket rishitjes brenda dy muajve nga ana e bler\u00ebsit, Civici ka parashtruar se kush\u00ebriri E.K. ka qen\u00eb i nxitur nga rrethana sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb papritura dhe t\u00eb vler\u00ebsuara t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar edhe kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kush\u00ebririt, duke theksuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb tejkalim t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs q\u00eb duhet t\u00eb mbaj\u00eb ai sipas ligjit. Ai ka referuar n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb turpit gjykues nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendimesh t\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>Pasi ka shqyrtuar pretendimet e Civicit, KPA ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se konkluzioni i Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion, \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer transaksion fiktiv p\u00ebr vler\u00ebn e shitjes s\u00eb apartamentit, p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimet e ligjshme q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb\u201d, shprehet KPA dhe rr\u00ebzon si t\u00eb pabazuar edhe pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb subjektit se i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove n\u00eb tejkalim t\u00eb legjislacionit n\u00eb fuqi duke konsideruar kush\u00ebririn si person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni nuk e ka kategorizuar k\u00ebt\u00eb individ si person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur. Pamund\u00ebsia financiare e z. K. \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr aspektet e analizuara nga Komisioni n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb transaksionit financiar t\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit nga subjekti. N\u00eb kushtet e rishitjes s\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs pasuri brenda disa jav\u00ebve me humbje t\u00eb konsiderueshme, Komisioni rezulton se ka analizuar mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb z. K. nj\u00ebkoh\u00ebsisht me aspektet e tjera t\u00eb transaksionit, q\u00eb paraqesin nj\u00eb panoram\u00eb fiktiviteti, sikurse marr\u00ebdh\u00ebnia e af\u00ebrt mes subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe bler\u00ebsit, mungesa e gjurm\u00ebve dokumentare t\u00eb k\u00ebtij transaksioni apo mungesa e fondeve n\u00eb dispozicion t\u00eb bler\u00ebsit, t\u00eb cilat mund t\u00eb ishin argumentuar se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen\u201d, argmenton Kolegji dhe v\u00ebren se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kuad\u00ebr \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar \u00e7mimi relativisht i lart\u00eb i shitjes nga subjekti, krahasuar me at\u00eb t\u00eb referenc\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb shitjes n\u00eb vijim nj\u00eb individi t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se vlera e shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn\u00eb rreth 72% t\u00eb burimimeve financiare t\u00eb deklaruara se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, Kolegji e gjen t\u00eb bazuar analiz\u00ebn e kryer nga Komisioni.<\/p>\n<p>\u201cVeprimet e kryera nga subjekti n\u00eb funksion t\u00eb transaksionit t\u00eb shitjes paraqiten fiktive dhe kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb justifikojn\u00eb me burime t\u00eb ligjshme krijimin e pasuris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn \u201c{***}\u201d. N\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, trupi gjykues i Kolegjit konkludoi q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit nuk provoi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e \u00e7mimit t\u00eb deklaruar t\u00eb transaksionit financiar, n\u00eb shum\u00ebn prej 16.800.000 lek\u00ebsh\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Civici ka kund\u00ebrshtuar edhe bilancin negativ n\u00eb shum\u00ebn 879 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb konstatuar nga KPK p\u00ebr shpenzimet e tjera gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2016.<\/p>\n<p>Kolegji shprehet se, pavar\u00ebsisht nga vlera negative q\u00eb p\u00ebrftohet mbi baz\u00ebn e korrigjimeve, p\u00ebr shkak t\u00eb problematikave t\u00eb tjera serioze n\u00eb form\u00ebn e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huat dhe t\u00eb fiktivitetit n\u00eb transaksionin e shitjes s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme, nuk ka vend t\u00eb zbatohet parimi i proporcionalitetit p\u00ebr balanc\u00ebn negative.<\/p>\n<p>Kolegji e ka gjetur t\u00eb panevojshme t\u00eb ndalet n\u00eb argumentet e subjektit n\u00eb ankim lidhur me mendimin paralel t\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr nj\u00eb hua, duke parashtruar si argument ekonomin\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet kur mendimi paralel i v\u00ebzhguesit, lidhur me dhurimin e 42.000 eurove nga personi tjet\u00ebr i lidhur [z. H., vjehrri i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit], nuk ka passjell\u00eb asnj\u00eb veprim procedural q\u00eb do t\u2019i n\u00ebnshtrohet kontrollit rishikues t\u00eb Kolegjit, konkluzioni i Komisionit p\u00ebr pranimin si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebtyre fondeve nga personi tjet\u00ebr i lidhur, konsiderohet se ka mbetur n\u00eb fuqi\u201d, argumenton KPA dhe ka vendosur t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-gjyqtarit Andi Civici.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka gjetur t\u00eb pabazuara shkaqet e ngitura nga ish-gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Andi Civici ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra. N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Kolegjit paastrohen arsyetimet p\u00ebr rr\u00ebzimin e shkaqeve me natyr\u00eb procedurale dhe atyre t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77030,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[751,125,208,107,1094,112,221,171,1091,420,891],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Civici-Reso-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Andi Civici dhe avokatja Irena Reso para KPK-s\u00eb. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77029"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77029"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77029\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77031,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77029\/revisions\/77031"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77030"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77029"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77029"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77029"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}