{"id":77042,"date":"2023-08-16T10:44:29","date_gmt":"2023-08-16T08:44:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-perparim-vukaj-ndermorri-hapa-per-te-fshehur-pasurite\/2023\/08\/16\/"},"modified":"2023-08-16T10:46:27","modified_gmt":"2023-08-16T08:46:27","slug":"kpk-perparim-vukaj-ndermorri-hapa-per-te-fshehur-pasurite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-perparim-vukaj-ndermorri-hapa-per-te-fshehur-pasurite\/2023\/08\/16\/","title":{"rendered":"KPK: P\u00ebrparim Vukaj nd\u00ebrmorri hapa p\u00ebr t\u00eb fshehur pasurit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Lezh\u00ebs, P\u00ebrparim Vukaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 10 korrik 2017, pasi u konkludua se nuk kishte shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb tij; se kishte nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u2019i fshehur ato; si dhe kishte kyer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pine dhe an\u00ebtare Alma Faskajn. K\u00ebrkesa e subjektit p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit administrativ p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb, at\u00eb t\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit, u rr\u00ebzua nga Komisioni me argumentin se aktet e administruara kishin nivelin e provueshm\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa Vukaj nuk arriti t\u00eb v\u00ebrtetonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e gjetjeve t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrparim Vukaj e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1999 dhe punoi fillimisht si prokuror n Shkod\u00ebr. N\u00eb vitet 2005-2012, ai punoi si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet 2012-2015 e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 2015, Vukaj u komandua drejtues n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p>Vukaj ka deklaruar se i v\u00ebllai i ka dhuruar nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 124 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, me vler\u00eb 15.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i historikut t\u00eb k\u00ebsaj prone, ka rezultuar se v\u00ebllai i subjektit e ka bler\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2011 p\u00ebr \u00e7mimin 13 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebrpara se t\u2019ia dhuronte prokurorit Vukaj, \u00ebsht\u00eb kyer rivler\u00ebsimi p\u00ebr shum\u00ebn 15.2 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb dhjetor po t\u00eb vitit 2011, kjo pasuri i \u00ebsht\u00eb dhuruar subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me burimin e kijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, subjekti ka shpjeguar se i v\u00ebllai e ka bler\u00eb apartamentin me t\u00eb ardhura nga puna n\u00eb emigracion prej vitit 1992 n\u00eb Itali dhe nga viti 1999 e n\u00eb vazhdim n\u00eb Amsterdam t\u00eb Holand\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur edhe nj\u00eb kontrat\u00eb tjet\u00ebr noteriale p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie nga v\u00ebllai i subjektit n\u00eb vitin 2008 kundrejt \u00e7mimit 12.1 milion\u00eb lek\u00ebsh, shum\u00eb e deklaruar se \u00ebsht\u00eb shlyer jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale. Por, Vukaj ka k\u00ebmb\u00ebngulur se i v\u00ebllai e ka bler\u00eb apartamentin n\u00eb 2011-\u00ebn dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit ka shlyer edhe pages\u00ebn.<\/p>\n<p>Trupa e KPK ka konstatuar se parashtrimet e subjektit lidhur me koh\u00ebn e pages\u00ebs jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me kontrat\u00ebn e firmosur n\u00eb vitin 2008, kur pal\u00ebt kan\u00eb deklaruar para noterit se kan\u00eb paguar para n\u00ebnshkrimit vler\u00ebn prej 12.1 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Po ashtu, nga verifikimi i sistemit TIMS ka rezultuar se v\u00ebllai i prokurorit Vukaj nuk \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb asnj\u00eb prej datave kur jan\u00eb n\u00ebnshkruar veprimet noteriale n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, si n\u00eb momentin e blerjeve n\u00eb vitet 2008 e 2011, ashtu dhe kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar akti i dhurimit.<\/p>\n<p>Nga analiza paraprake \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen nga v\u00ebllai i subjektit i shum\u00ebs 12.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar Vukajt barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar tej \u00e7do dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm se kjo banes\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e tij, si dhe p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb p\u00ebrdorura nga dhuruesi p\u00ebr blerjen e saj.<\/p>\n<p>Vukaj ka pretenduar se sistemi TIMS n\u00eb fillimet e veta ka pasur shum\u00eb probleme t\u00eb funksionimit, si dhe shfaq ende probleme bllokimi nga faktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, si mungesa e internetit e deri nga hakerimi. Ai ka k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk ka pasur dijeni p\u00ebr kontrat\u00ebn e vitit 2008 dhe \u00ebsht\u00eb shprehur se besonte se parat\u00eb nuk ishin paguar n\u00eb kontrat\u00ebn e par\u00eb, pasi bler\u00ebsi nuk i ka disponuar parat\u00eb. Si argument ka sjell\u00eb faktin se certifikata e pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait ka dal\u00eb n\u00eb vitin 2011, si dhe rritja e \u00e7mimit ka ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb mosshlyerjes s\u00eb vler\u00ebs s\u00eb apartametit n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>KPK vler\u00ebson se Vukaj nuk arriti t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs, duke mos provuar se ka deklaruar sakt\u00ebsisht dhe shpjeguar bindsh\u00ebm ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, pasi ka nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rrethanash q\u00eb nuk mund t\u00eb injorohen dhe t\u00eb konsiderohen si joekzistente.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, subjekti nuk arriti t\u00eb shpjegoj\u00eb munges\u00ebn e v\u00ebllait n\u00eb koh\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontratave t\u00eb shitblerjes dhe t\u00eb dhurimit. \u201c[\u2026]Subjekti dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tij ligjor nuk paraqiti asnj\u00eb dokumentacion mb\u00ebshtet\u00ebs provues p\u00ebr mosfunksionim t\u00eb sistemit TIMS dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e tij me regjistrim manual n\u00eb rastet e pretenduara\u201d, arsyeton KPK.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimet e Vukajt p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2011, trupa e KPK vler\u00ebson se bler\u00ebsi b\u00ebhet pronar i ligjsh\u00ebm q\u00eb n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast konsiderohet viti 2008.<\/p>\n<p>\u201cMe n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs s\u00eb tjet\u00ebrsimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme, p\u00ebrfituesi i t\u00eb drejtave, nj\u00ebkoh\u00ebsisht pronar i pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme, legjitimohet t\u00eb ushtroj\u00eb t\u00eb drejtat e tij p\u00ebrkundrejt t\u00eb tret\u00ebve, ndaj dhe p\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr arsyetuar trupi gjykues vler\u00ebson se rezulton e provuar se pagimi i \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb dat\u00ebn 3.10.2008, referuar aktit juridik kontrat\u00eb shitblerjeje n\u00ebnshkruar mes pal\u00ebve, dhe se hartimi i kontrat\u00ebs mes pal\u00ebve p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pasuri nuk e rr\u00ebzon konkluzionin e m\u00ebsip\u00ebrm\u201d, shprehet KPK dhe i ka q\u00ebndruar konstatimit p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb subjektit p\u00ebr shlyerjen e shum\u00ebs 12.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin se aktet noteriale t\u00eb n\u00ebnshkruara para noterit duken si p\u00ebrpjekje t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb fabrikuar dokumente q\u00eb justifikonin krijimin e pasurive prej tij, KPK arsyeton se vlera provuese e kontrat\u00ebs duhet t\u00eb \u00e7mohet duke u interpretuar sipas q\u00ebllimit t\u00eb pal\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKontratat e shitblerjes lidhur mes pal\u00ebve para autoritetit publik, si noteri n\u00eb rastin konkret, pa qen\u00eb prezent pala bler\u00ebse, v\u00ebllai i subjektit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhuruesi i k\u00ebsaj pasurie, duken si p\u00ebrpjekje e subjektit p\u00ebr t\u2019i fabrikuar k\u00ebto akte\u201d, shprehet Komisioni dhe arrin n\u00eb konkluzionin se v\u00ebrtet\u00ebsia e th\u00ebnieve dhe deklarimeve t\u00eb subjektit lidhur me burimin e krijimit nuk jan\u00eb n\u00eb pajtueshm\u00ebri me provat dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>KPK arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u00ebsht\u00eb konfirmuar p\u00ebrpjekja e Vukajt p\u00ebr t\u00eb deformuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb funksion t\u00eb paraqitjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, q\u00eb lidheshin me justifikimin e burimeve dhe veprimet noteriale t\u00eb hartuara pa qen\u00eb prezent v\u00ebllai i tij, q\u00eb jan\u00eb hartuar vet\u00ebm n\u00eb funksion t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb konstatuar.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, p\u00ebr sa i takon t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb lidhen me justifikimin e burimeve t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebrdorur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, si dhe nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb se nuk gjendej n\u00eb kushtet q\u00eb lidhen me fshehjen e burimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>Prokurori Vukaj \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 68 m2 n\u00eb Pogradec, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2009 dhe t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2016-\u00ebn, p\u00ebr \u00e7mimin 1 milion e 890 mij\u00eb lek\u00eb. Si burim t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ai ka sh\u00ebnuar nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb nga i v\u00ebllai i bashk\u00ebshortes, detyrim q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar se \u00ebsht\u00eb likuiduar gjat\u00eb viteve 2009-2015.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se kjo pasuri nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar nga subjekti dhe bashk\u00ebshortja e tij n\u00eb asnj\u00eb nga deklarimet periodike t\u00eb viteve 2009 \u2013 2016, pavar\u00ebsisht pagimit t\u00eb s\u00eb gjith\u00eb vler\u00ebs s\u00eb saj q\u00eb n\u00eb janar t\u00eb 2009-\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMosdeklarimi i subjektit dhe i personit t\u00eb lidhur mbi k\u00ebt\u00eb pasuri nga viti 2009 e n\u00eb vijim\u00ebsi jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb detyrimit ligjor, t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga neni 4 i ligjit nr. 9049, dat\u00eb 10.4.2003, \u2018P\u00ebr deklarimin dhe kontrollin e pasurive t\u00eb detyrimeve financiare t\u00eb t\u00eb zgjedhurve dhe t\u00eb disa n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb\u2019, por edhe pengon hetimin e saj nga organi kompetent\u201d, konstaton KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, \u00ebsht\u00eb konkluduar se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetohet me dokumentacion ligjor mund\u00ebsia e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 1.7 milion\u00eb lek\u00eb. Nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Pogradec.<\/p>\n<p>Vukaj ka deklaruar se ka bler\u00eb me hua edhe nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqe 17.36 m2 n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015. Po dit\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar dhe kontrata e huas\u00eb 1.6 milion\u00eb lek\u00eb, marr\u00eb nga nj\u00eb person me banim n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA prej vitit 1997. Subjekti ka deklaruar se huan\u00eb e ka marr\u00eb n\u00eb cash.<\/p>\n<p>KPK i ka kaluar Vukajt barr\u00eb prove p\u00ebr mosdokumentimin e koh\u00ebs dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb transferimit t\u00eb k\u00ebtyre likujditeteve nga SHBA-ja dhe mosv\u00ebrtetim t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e garazhit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni nuk i ka vler\u00ebsuar bind\u00ebse dokumentet e dor\u00ebzuara nga subjekti p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]K\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb deklaruara si t\u00eb disponuara nga huadh\u00ebn\u00ebsi n\u00eb SHBA nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar ekzistenc\u00ebn e burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb huas dh\u00ebn\u00eb prej tij, pasi v\u00ebrtet\u00ebsia e th\u00ebnieve nuk konstatohet e provuar dhe sepse nga analiza e t\u00eb gjith\u00eb dinamik\u00ebs dhe elementeve p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb shtjelluara, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi me gjith\u00eb elementet e tjera, \u00e7ojn\u00eb Komisionin n\u00eb dyshime p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve mbi marr\u00ebdh\u00ebnien financiare t\u00eb huas\u201d, shprehet trupa e KPK dhe e gjen t\u00eb paarsyesh\u00ebm shpjegimin e subjektit p\u00ebr rrjedh\u00ebn e ngjarjeve, sipas t\u00eb cilit vlerat monetare t\u00eb fituara nga huadh\u00ebn\u00ebsi n\u00eb SHBA u transportuan cash n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb hua subjektit p\u00ebr blerjen e garazhit.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Vukaj nuk ka mundur t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri duke rezultuar me munges\u00eb burimesh financiare.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni, n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha fakteve, provave dhe shpjegimeve t\u00eb subjektit gjat\u00eb hetimit, por edhe pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, n\u00eb lidhje me transaksionet e kryera nga subjekti me pasurit\u00eb e paluajtshme konstatoi veprime fiktive n\u00eb n\u00ebnshkrimin e disa kontratave t\u00eb shitjes apo akteve noteriale pa qen\u00eb prezent pala, t\u00eb cilat kishin si q\u00ebllim justifikimin e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb pasurive q\u00eb do t\u00eb krijonte subjekti n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, vler\u00ebson KPK.<\/p>\n<p>Probleme jan\u00eb gjetur edhe gjat\u00eb verifikimit t\u00eb pasurive t\u00eb luajtshme. Deklarimi i shitjes s\u00eb nj\u00eb automjeti n\u00eb vler\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tre her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga sa e kishte shitur, vler\u00ebsohet nga KPK si nj\u00eb p\u00ebrpjekje e subjektit p\u00ebr t\u00eb krijuar gjendje likuiditeti, q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbenin n\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb tjera. KPK arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Vukaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Vukaj ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Toyota n\u00eb vitin 2008; p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb vitin 2006 dhe shtimet n\u00eb depozitat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Lezh\u00ebs, P\u00ebrparim Vukaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 10 korrik 2017, pasi u konkludua se nuk kishte shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb tij; se kishte nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u2019i fshehur ato; si dhe kishte kyer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter. Vendimi u [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77043,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[364,1111,857,1112,118,171,1007,367,1035,1067,149,986,1113,545,1091,1114,1115,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/IMG-4919-scaled.jpg","fifu_image_alt":"KPK duke njoftuar vendimin p\u00ebr prokurorin P\u00ebrparim Vukaj. Foto:Vladimir Karaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77042"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77042"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77042\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77044,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77042\/revisions\/77044"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77043"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77042"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77042"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77042"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}