{"id":77049,"date":"2023-08-25T10:26:43","date_gmt":"2023-08-25T08:26:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-fuqi-te-shkarkimit-te-tritan-hamitajt\/2023\/08\/25\/"},"modified":"2023-08-25T10:28:04","modified_gmt":"2023-08-25T08:28:04","slug":"argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-fuqi-te-shkarkimit-te-tritan-hamitajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-fuqi-te-shkarkimit-te-tritan-hamitajt\/2023\/08\/25\/","title":{"rendered":"Argumentet e KPA p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit t\u00eb Tritan Hamitajt"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Tritan Hamitaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 17 shtator 2020 pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai nuk justifikonte me burime t\u00eb ligjshme blerjen e pasurive n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij apo t\u00eb personave t\u00eb lidhur; dh\u00ebnien e huave prej tij; aft\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb t\u00eb tret\u00ebve p\u00ebr kthimin e huave; krijimin e likuiditeteve; si dhe mbulimin e shpenzimeve p\u00ebr periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit. Komisioni konstatoi bilanc negativ n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se 14 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Po ashtu, dy an\u00ebtare t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb KPK, kryesuesja Suela Zhegu dhe relatorja Genta Tafa \u201cBungo\u201d vler\u00ebsuan se Hamitaj kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, pasi ka ndryshuar deklarimet, ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe ka mbajtur q\u00ebndrim jobashk\u00ebpunues gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit administrativ. Ky konkluzion dhe disa prej konstatimeve t\u00eb shumic\u00ebs u vler\u00ebsuan ndryshe nga komisioneri Lulzim Hamitaj.<\/p>\n<p>Ish-gjyqtari Hamitaj i kund\u00ebrshtoi konkluzionet e Komisionit duke pretenduar se nuk ishin arritur si rezultat i provave t\u00eb marra n\u00eb procesin e tij t\u00eb rivler\u00ebsimit, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb burimet financiare t\u00eb pranuara nga vet\u00eb Komisioni. Ai argumentoi se kur vet\u00eb Komisioni pranon se toka bujq\u00ebsore krijon t\u00eb ardhura q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shtrira p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs 1991-2016, kjo afekton shifr\u00ebn e konkluduar.<\/p>\n<p>Sipas tij, analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit e afekton edhe e ardhura nga puna part-time e bashk\u00ebshortes n\u00eb Institutin e Kultur\u00ebs Italiane n\u00eb vitet 2004-2008, burim i njohur nga Komisioni, por q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb pacaktuar sa \u00ebsht\u00eb e ardhura.<\/p>\n<p>Subjekti e kund\u00ebrshtoi metedologjin\u00eb e KPK-s\u00eb lidhur me analiz\u00ebn e nj\u00eb huaje dh\u00ebn\u00eb prej tij nj\u00eb shoq\u00ebrie, likujditete p\u00ebr t\u00eb cilat n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar se nuk mbulohet e gjitha me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar. Hamitaj ka pretenduar se Komisioni duhet t\u00eb kishte p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat e ligjshme p\u00ebr \u00e7do vit ose n\u00eb momentet q\u00eb ka kryer investimet, duke e cil\u00ebsuar analiz\u00ebn financiare t\u00eb paqart\u00eb dhe t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>Por, konkluzioni i Komisionit p\u00ebr shkarkimin e Hamitajt u gjet i drejt\u00eb dhe nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe an\u00ebtar\u00eb Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol \u00c7omo.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj bazuar n\u00eb kund\u00ebrshtimet e subjektit, ka pasur reduktim t\u00eb bilancit negativ, pamund\u00ebsia financiare ka mbetur s\u00ebrish n\u00eb vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb shum\u00ebn totale prej 11.9 milion\u00eb lek\u00ebsh. Sipas KPA-s\u00eb, edhe n\u00ebse do t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ardhurat e deklaruara n\u00eb vite nga tokat bujq\u00ebsore dhe ato nga puna e bashk\u00ebshortes n\u00eb Institutin e Kultur\u00ebs Italiane, q\u00eb nuk jan\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetohen me dokumentacion provues n\u00eb vlerat e deklaruara, p\u00ebrs\u00ebri balanca negative do t\u00eb mbetej n\u00eb shum\u00ebn 8.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara se kan\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb vite p\u00ebr mbulimin e investimeve dhe t\u00eb shpenzimeve, Kolegji konkludon se ato mbeten n\u00eb nivel deklarativ, pasi nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacionit ligjor provues.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA arrin n\u00eb konkluzionin se Hamitaj ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji i ka rr\u00ebzuar shkaqet e ankimit t\u00eb Hamitajt q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me procesin e rregullt ligjor si dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr kalimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike. Sipas KPA, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk gjendet situata q\u00eb do t\u00eb legjitimonte Kolegjin t\u00eb k\u00ebrkonte mbledhjen e fakteve ose t\u00eb provave, si dhe t\u00eb korrigjonte ndonj\u00eb gabim procedural t\u00eb kryer nga ana e Komisionit. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion, trupa e KPA ka vendosur t\u00eb shqyrtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi i besimit<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me konkluzionin e shumic\u00ebs s\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit, se Hamitaj ka c\u00ebnuar besimin e publikut, ky i fundit ka parashtruar n\u00eb ankim se rastet e shkarkimit t\u00eb magjistratit jan\u00eb t\u00eb parashikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe se nuk mund t\u00eb shtohen me ligj, duke e cil\u00ebsuar antikushttues p\u00ebrcaktimin e largimit nga detyra p\u00ebr shkak t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut n\u00eb legjislacionin e vetingut. Sipas tij, termi \u201cbesim i publikut\u201d \u00ebsht\u00eb evaziv dhe i pap\u00ebrkufizuar n\u00eb ligj, si dhe e ka gjetur t\u00eb paarsyetuar vendimin e Komisionit p\u00ebrsa i p\u00ebrket lidhjes me publikun.<\/p>\n<p>Hamitaj argumenton se p\u00ebrcaktimi n\u00eb ligj lidhur me bashk\u00ebpunimin gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dispozit\u00eb procedurale q\u00eb ndikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vler\u00ebsimit t\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit, por nuk mund t\u00eb sjell mas\u00eb disiplinore. Ai thekson se subjekti i rivler\u00ebsimit ka t\u00eb drejt\u00ebn e heshtjes, e cila nuk mund t\u00eb sjelli penalizim &#8211; t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shprehet se nuk e ka shfryt\u00ebzuar, pasi ka dh\u00ebn\u00eb pohime p\u00ebr faktet. Po ashtu, ka p\u00ebrdorur si argument n\u00eb q\u00ebndrimin e tij edhe jurispudenc\u00ebs e Kolegjit lidhur me zbatimin e parimit t\u00eb mosnd\u00ebshkimit dy her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkelje.<\/p>\n<p>Kolegji arsyeton se cenimi i besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb parashikon shkarkimin nga detyra, vjen si zb\u00ebrthim i nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u krijua sistemi i rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00e7mohet i pabazuar pretendimi i Hamitajt p\u00ebr antikushtetueshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebsaj dispozite.<\/p>\n<p>\u201cMosp\u00ebrkufizimi n\u00eb ligj i termit \u2018besim i publikut\u2019 nuk e b\u00ebn evaziv k\u00ebt\u00eb term, pasi veprimet dhe mosveprimet e nj\u00eb gjyqtari kundrejt zbatimit t\u00eb ligjit gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe jasht\u00eb saj, si dhe gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit duhet t\u00eb tregojn\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb personale dhe profesionale, n\u00eb drejtim t\u00eb rritjes s\u00eb besimit t\u00eb publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe dh\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb shembulli t\u00eb mir\u00eb\u201d, argumenton KPA.<\/p>\n<p>Kolegji shton se ligjv\u00ebn\u00ebsi parashikoi t\u00eb drejt\u00ebn e institucioneve t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime jo vet\u00ebm bazuar n\u00eb nj\u00eb ose disa prej kritereve; si dhe n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb tri kritereve, por edhe n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb procedurave.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Duke parapar\u00eb n\u00eb nenin 48 t\u00eb k\u00ebtij ligji se gatishm\u00ebria dhe sjellja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit gjat\u00eb k\u00ebtij procesi mbahen parasysh nga k\u00ebto organe n\u00eb marrjen e vendimit. N\u00eb k\u00ebto kushte, cenimi i besimit t\u00eb publikut, q\u00eb passjell dhe zbatimin e nenit 61, pika 5 e ligjit nr. 84\/2016, vjen n\u00eb harmoni me dispozitat e sip\u00ebrcituara t\u00eb k\u00ebtij ligji, n\u00ebse ndodhemi p\u00ebrpara nj\u00eb sjellje jo korrekte t\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, citohet n\u00eb konkluzionet e KPA.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, evidentohet se situata faktike n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me ato kur Kolegji ka zbatuar parimin e mosnd\u00ebshkimit dy her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkelje. Sipas Kolegjit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast zbatimi i p\u00ebrcaktimit ligjor p\u00ebr shkarkimin nga detyra lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shkelje ligjore t\u00eb subjektit gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit, por me sjelljet e tij gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Duket sikur subjekti konfondon k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb natyr\u00ebs administrative, n\u00eb t\u00eb cilin barra e prov\u00ebs parashikohet si detyrim ligjor i subjektit e ku vendimmarrja bazohet n\u00eb hetimin kryesisht t\u00eb Komisionit, si dhe shpjegimet dhe provat e v\u00ebna n\u00eb dispozicion nga subjekti i rivler\u00ebsimit, me procesin penal, ku jan\u00eb t\u00eb aplikueshme e drejta p\u00ebr t\u00eb heshtur apo ndalimi i vetinkriminimit\u201d, v\u00ebren trupi gjykues.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, nga analizimi i akteve t\u00eb dosjes gjyq\u00ebsore, konstatohet se ish-gjyqtari Hamitaj nuk \u00ebsht\u00eb treguar bashk\u00ebpunues mbi informacionin e k\u00ebrkuar nga Komisioni n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimit administrativ p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke u p\u00ebrgjigjur n\u00eb disa raste se nuk mban mend apo nuk disponon dokumentacion. Po ashtu, konstatohet se subjekti nuk ka treguar nj\u00eb sjellje korrekte gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit administrativ pasi veprimet e tij t\u00eb krijojn\u00eb bindjen se nuk kan\u00eb pasur p\u00ebr q\u00ebllim zhvillimin e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor, por zvarritjen deri n\u00eb pamund\u00ebsimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se kjo situat\u00eb konstatohet duksh\u00ebm me k\u00ebrkesat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr shtyrje t\u00eb seancave, t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe haptazi t\u00eb pabazuara, para dhe gjat\u00eb seancave d\u00ebgjimore. \u201cN\u00eb \u00e7do rast, subjekti i rivler\u00ebsimit ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb k\u00ebrkesa procedurale t\u00eb b\u00ebra n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procesi, por jo ato t\u00eb cilat duksh\u00ebm kalojn\u00eb kufirin e ligjores p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb abuzivitet\u201d, shton Kolegji dhe rendit n\u00eb vendim k\u00ebrkesat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb Hamitajt p\u00ebr shtyrje t\u00eb seancave; p\u00ebr t\u2019u gjykuar nga nj\u00eb trup gjykues i formuar sipas ligjit; k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e nj\u00eb komisionereje, etj. \u2013 k\u00ebrkesa q\u00eb i jan\u00eb rr\u00ebzuar prej KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMosserioziteti i treguar nga subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e paraqitjes s\u00eb k\u00ebrkesave paraprake nj\u00eb e nga nj\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb trupin gjykues t\u00eb Komisionit t\u00eb nd\u00ebrpriste disa her\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb t\u00ebrhiqej p\u00ebr shqyrtimin e tyre. K\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ngritur k\u00ebrkesa t\u00eb pajustifikuara e t\u00eb pabazuara, subjekti i rivler\u00ebsimit e ka treguar edhe ndaj Kolegjit, duke paraqitur k\u00ebrkesa t\u00eb ndryshme: p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e secilit an\u00ebtar t\u00eb trupit gjykues t\u00eb caktuar p\u00ebr gjykimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje; [\u2026] ; k\u00ebrkesa p\u00ebr konstatimin e paligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb trupave gjykues n\u00eb Komision dhe Kolegj; k\u00ebrkesa p\u00ebr pezullimin e shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Kolegj, etj.\u201d, arsyeton KPA dhe e gjen t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit p\u00ebr vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb procedurave dhe zbatimin e p\u00ebrcaktimit ligjor duke arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se ish-gjyqtari Tritan Hamitaj ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Tritan Hamitaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 17 shtator 2020 pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai nuk justifikonte me burime t\u00eb ligjshme blerjen e pasurive n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij apo t\u00eb personave t\u00eb lidhur; dh\u00ebnien e huave prej tij; aft\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb t\u00eb tret\u00ebve p\u00ebr kthimin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77050,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[407,116,103,789,112,674,989,903,696],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Tritan-Hamitaj.gif","fifu_image_alt":"Gjyqtari Tritan Hamitaj duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 15 shtator 2020. Foto: BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77049"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77049"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77049\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77051,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77049\/revisions\/77051"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77050"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77049"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77049"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77049"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}