{"id":77056,"date":"2023-08-27T10:29:42","date_gmt":"2023-08-27T08:29:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-blerim-tominajt-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurive\/2023\/08\/27\/"},"modified":"2023-08-27T10:31:07","modified_gmt":"2023-08-27T08:31:07","slug":"kolegji-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-blerim-tominajt-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-blerim-tominajt-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurive\/2023\/08\/27\/","title":{"rendered":"Kolegji e gjeti t\u00eb drejt\u00eb shkarkimin e Blerim Tominajt p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasurive"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-prokurorit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Blerim Tominaj, p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Tominaj u largua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 16 qershor 2020 p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. Mungesa e provave bind\u00ebse p\u00ebr disa veprime financiare me vler\u00eb rreth 292 mij\u00eb euro brenda rrethit t\u00eb ngusht\u00eb familjar, e \u00e7uan Komisionin n\u00eb konkluzionin e shkarkimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Tominaj kreu ankim n\u00eb Kolegj duke k\u00ebrkuar kalimin n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij; vazhdimin e hetimit administrativ dhe p\u00ebr tre komponent\u00ebt e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit q\u00eb lidhen me pasurin\u00eb, figur\u00ebn dhe aft\u00ebsin\u00eb profesionale; si dhe ndryshimin e vendimit duke e konfirmuar at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb Kolegj procedur\u00ebn e kryer nga Komisioni, duke pretenduar se Komisioni ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkesat p\u00ebr ri\u00e7elje t\u00eb hetimit dhe p\u00ebrjashtimin e trupit gjykues. Ai e ka konsideruar procesin t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm dhe t\u00eb paragjykuar n\u00eb aspektin formal, pasi Komisioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organ q\u00eb vet\u00eb heton, vet\u00eb analizon dhe m\u00eb pas vet\u00eb gjykon e merr vendim.<\/p>\n<p>Kolegji i ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara shkaqet q\u00eb lidheshin me aspektin procedural, si dhe ka gjetur t\u00eb drejta thuajse t\u00eb gjitha konkluzionet e Komisionit p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>KPK konkludoi munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb mas\u00ebn 1,9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 164 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2007, kundrejt \u00e7mimit 2 milion\u00eb. Po ashtu, u konstatua mosp\u00ebrputhje deklarimesh p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie; si dhe se \u00e7mimi i blerjes ishte joreal dhe shum\u00eb i ul\u00ebt krahasuar me ato t\u00eb referenc\u00ebs sipas Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave. Kjo, edhe n\u00eb faktin se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb pasuris\u00eb nga subjekti \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt nga sa e ka bler\u00eb shit\u00ebsja, q\u00eb \u00ebsht\u00eb motra e tij.<\/p>\n<p>Tominaj i ka kund\u00ebrshtuar konkluzionet e KPK-s\u00eb duke pretenduar se nuk ka mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimin e burimit t\u00eb krijimit, pasi gjat\u00eb hetimit administrativ ka detajuar kursimet familjare t\u00eb deklaruara m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se subjekti n\u00eb vitin 2007 nuk e ka deklaruar burimin e krijimit; n\u00eb daklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka sh\u00ebnuar kursimet familjare; nd\u00ebrsa n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit t\u00eb Komisionit ka shpjeguar se 1 milion lek\u00eb jan\u00eb nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe 1 milion lek\u00eb nga kursimet nga pagat e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se n\u00eb kushtet kur n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d subjekti ka sh\u00ebnuar si burim kursimet familjare, ky deklarim nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb k\u00ebto vlera t\u00eb krijohen nga burime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Sipas KPA, rezulton se Komisioni nuk ka konstatuar mosp\u00ebrputhje deklarimesh p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie duke u nisur nga lloji i kursimeve t\u00eb krijuara, por thelb\u00ebsore ka qen\u00eb analiza n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ose jo i v\u00ebrtet\u00eb skenari q\u00eb pretendon subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb kursimeve familjare. Kjo, pasi subjekti pretendon p\u00ebrdorimin e nj\u00eb pjese t\u00eb k\u00ebtyre kursimeve t\u00eb cilat gjendeshin n\u00eb bank\u00eb edhe pas dat\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata e shitblerjes s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Tominaj ka theksuar n\u00eb ankim se \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb sipas kontrat\u00ebs dhe jo sipas EKB-s\u00eb. Por, KPA vler\u00ebson se n\u00eb momentin kur subjekti e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2007, bazuar n\u00eb \u00e7mimin e tregut, vlera duhej t\u00eb ishte rreth 15.9 milion\u00eb lek\u00eb, shum\u00ebfish me e lart\u00eb se shuma 2 milion\u00eb lek\u00eb e paguar. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb konkluzioni i Komisionit se \u00e7mimi i vendosur n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7mim joreal.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPA sjell n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb analiz\u00ebn financiare Komisioni e ka vendosur \u00e7mimin n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i ka kaluar Tominajt barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimin e ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]\u201dEdhe n\u00ebse do t\u00eb pranohej pretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit se \u00e7mimi i kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes \u00ebsht\u00eb real, p\u00ebr Kolegjin mbetet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kontrolli i analiz\u00ebs financiare t\u00eb Komisionit, lidhur me munges\u00ebn e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb, n\u00eb \u00e7mimin prej 2.000.000 lek\u00ebsh\u201d, shprehet Kolegji.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPA konstaton se pretendimet e subjektit p\u00ebr konkluzionet e analiz\u00ebs financiare t\u00eb burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me konkluzionet e Komisionit.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioni, trupi gjykues i Kolegjit ka vendosur t\u00eb konsideroj\u00eb n\u00eb analiz\u00eb kursimet cash t\u00eb mundshme deri n\u00eb momentin e blerjes s\u00eb apartamentit, prej nga bilanci negativ ka mbetur n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb lokal me sip\u00ebrfaqe 75 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr vler\u00ebn 140 mij\u00eb euro, Komisioni ka konkluduar balanc\u00eb negative totale n\u00eb vler\u00ebn 10.2 milion\u00eb lek\u00eb. Pamund\u00ebsia ka rezultuar megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb konsideruar si burim nj\u00eb hua, q\u00eb sipas trup\u00ebs s\u00eb KPK, Tominaj nuk ka arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin pasi ka mbetur e paprovuar kryerja e transaksionit mes tij dhe huadh\u00ebn\u00ebsit. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb konstatuar mosp\u00ebrputhje deklarimesh n\u00eb lidhje me burimin e krijimit, si dhe nuk jan\u00eb provuar me dokumentacion ligjor pagesat e kryera p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Kolegji e \u00e7mon t\u00eb pamb\u00ebshtetur pretendimin e subjektit se nuk e ka administruar fizikisht huan prej 100 eurosh, pasi kjo bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrmbajtjen e aktit noterial t\u00eb hartuar n\u00eb momentin e marrjes s\u00eb huas.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka konstatuar se me t\u00eb drejt\u00eb Komisioni nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e vitit 2011 nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb huas q\u00eb mund t\u00eb kishte mbetur pas shpenzimeve t\u00eb kryera n\u00eb 2010-\u00ebn, pasi Tominaj nuk e ka deklaruar si gjendje cash t\u00eb mbetur n\u00eb fund t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Ligji n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konsistente ka k\u00ebrkuar q\u00eb subjektet deklaruese t\u00eb shprehen p\u00ebr \u2018[&#8230;] ndryshimet (shtesa dhe pak\u00ebsime\u201d nga \u201cdeklarimi i m\u00ebparsh\u00ebm deri m\u00eb 31 dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb deklarimit, q\u00eb lidhen me zyrtarin, bashk\u00ebshortin\/en dhe f\u00ebmij\u00ebt madhor\u00eb [&#8230;]\u2019. Legjislacioni n\u00eb fuqi ka qen\u00eb i qart\u00eb duke parashikuar q\u00eb deklaratat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb dokumente zyrtare dhe mosp\u00ebrmbushja e k\u00ebtij detyrimi sillte pasoja p\u00ebr subjektet deklaruese\u201d, arsyeton KPA.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji vler\u00ebson ndryshe nga Komisioni lidhur me nj\u00eb hua 8000 euro t\u00eb marr\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2011. Sipas KPA, megjith\u00ebse Tominaj nuk e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d k\u00ebt\u00eb hua, ai e ka deklaruar n\u00eb 2011-\u00ebn, si dhe ka deklaruar shlyerjen e detyrimit n\u00eb vitin 2012. KPA \u00e7mon se kjo hua nuk duhet p\u00ebrjashtuar nga analiza financiare p\u00ebr shkak t\u00eb mospasqyrimit n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr shkak se subjekti nuk ka jusitifkuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e krijimit t\u00eb huas, n\u00eb p\u00ebrfundim edhe Kolegji vler\u00ebson se nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet si e ardhur n\u00eb analiz\u00ebn e burimeve t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Tominaj ka deklaruar kursime n\u00eb vitet 2008, 2009 dhe 2010. Pavar\u00ebsisht se ai ka rezultuar me mund\u00ebsi kursimi n\u00eb vitet 2009 dhe 2010, p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar me burime t\u00eb ligjshme kursimin e deklaruar n\u00eb 2008-\u00ebn, si dhe mosdeklarimit t\u00eb pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash n\u00eb 2011-\u00ebn p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Kolegji e gjen t\u00eb drejt\u00eb vler\u00ebsimin e Komisionit se ato nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare. N\u00eb p\u00ebrfundim \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe bilanci negativ n\u00eb vler\u00ebn 9.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 55 m2 n\u00eb Durr\u00ebs, q\u00eb subjekti e ka fituar me trash\u00ebgimi nga babai i cili e kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2004, nga hetimi n\u00eb Komision ka rezultuar se nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar pagesat e kryera nga i ati i prokurorit Tominaj dhe se nuk \u00ebsht\u00eb provuar financimi i k\u00ebsaj pasurie nga motra e tij ashtu si \u00ebsht\u00eb pretenduar. Nga analiza financiare, prind\u00ebrit kan\u00eb rezultuar me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb. Pasi subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr k\u00ebto gjetje, Komisioni ka \u00e7muar se ai nuk arriti t\u00eb povonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga analizimi i vendimit t\u00eb Komisionit, Kolegji vler\u00ebson se problemet e konstatuara nuk jan\u00eb identifikuar si arsye p\u00ebr t\u00eb bazuar vendimin p\u00ebr dh\u00ebnien ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar e panevojshme t\u00eb analizohen shkaqet e ankimit p\u00ebr k\u00ebto konkluzione t\u00eb Komisionit, pasi konsiderohen se nuk mund t\u00eb sjellin pasoj\u00eb n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb Tominajt.<\/p>\n<p>Tominaj ka p\u00ebrfituar me trash\u00ebgimi nga babai edhe nj\u00eb lokal n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 179 m2. Ka rezultuar se i ati e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2008 kundrejt shum\u00ebs 170 mij\u00eb euro. Nga analiza financiare e kryer n\u00eb Komision, prind\u00ebrit e Tominajt kan\u00eb rezultuar me bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 17.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove edhe p\u00ebr mosprovimin e kryerjes s\u00eb pages\u00ebs nga i ati p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij lokali. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb provuar pretendimi i disponimit t\u00eb monedhave t\u00eb arit nga familja Tominaj, ashtu si ai ka pretenduar.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se t\u00eb ardhurat e gjeneruara nga lokali jan\u00eb p\u00ebrfituar nga subjekti, Komisioni ka krijuar bindjen se kjo pasuri ishte e tij, p\u00ebrpara se ta p\u00ebrfitonte me testament. P\u00ebr shkak t\u00eb mosv\u00ebrtetimin t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb k\u00ebsaj prone, Komisioni ka konkluduar se Tominaj gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e subjektit se \u00e7mimi lokalit ishte 70 mij\u00eb euro, KPA v\u00ebren se n\u00eb kontrat\u00eb sh\u00ebnohet 170 mij\u00eb euro dhe se \u00ebsh\u00eb likujduar para n\u00ebnshkrimit t\u00eb saj. \u201cTrupi gjykues \u00e7mon se kontrata e sip\u00ebrmarrjes [\u2026], dat\u00eb 12.10.2006, nd\u00ebrmjet shoq\u00ebris\u00eb \u2018{***}\u2019 ShPK dhe z. A. T. p\u00ebr t\u2019i shitur dyqanin n\u00eb katin e {***}, Seksioni {***}, me sip. 140 m2 , brenda 6 muajsh, n\u00eb \u00e7mimin prej 70.000 eurosh, e cila u revokua me kontrat\u00ebn nr. {***} rep., nr. {***} kol., dat\u00eb 07.05.2008, duke u kthyer pal\u00ebt n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb tjet\u00ebr juridike e pavarur nga ajo e pasuris\u00eb objekt kontrolli\u201d, citohet n\u00eb vendim dhe theksohet se n\u00eb kontrat\u00ebn e revokimit dhe t\u00eb sip\u00ebrmarrjes nuk rezulton ndonj\u00eb lidhje.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb gjendet i drejt\u00eb konkluzioni i Komisionit se analiza p\u00ebr verifikimin e burimeve t\u00eb k\u00ebsaj pasurie duhet t\u2019i referohet \u00e7mimit t\u00eb kontrat\u00ebs prej 170 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se, edhe n\u00ebse do t\u00eb pranohej pretendimi se apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs ishte financuar nga motra n\u00eb form\u00eb dhurimi p\u00ebr prindd\u00ebrit, s\u00ebrish k\u00ebta t\u00eb fundit do t\u00eb rezultonin n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00ebn 14.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e lokalit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]P\u00ebr trupin gjykues \u00ebsht\u00eb e pabesueshme kryerja e k\u00ebtij transaksioni nga babai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me nj\u00eb \u00e7mim shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe n\u00eb kushtet kur t\u00eb ardhurat kryesore t\u00eb tij, duke filluar nga viti 1993 e n\u00eb vazhdim, i kishte nga pensioni i pleq\u00ebris\u00eb\u201d, shprehet KPA.<\/p>\n<p>Lidhur me shkakun p\u00ebr shpenzimet e studimit t\u00eb vajz\u00ebs, KPA konstaton se Komisioni ka vendosur n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e pretenduara nga Tominaj, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb ndikonin n\u00eb vendimarrjen e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-prokurorit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Blerim Tominaj, p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha. Tominaj u largua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 16 qershor 2020 p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77057,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[732,348,887,112,221,171,149,864,879,1171,227],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Trupa-e-KPA-gjate-nje-procesi.jpg","fifu_image_alt":"Trupa e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit gjat\u00eb nj\u00eb procesi. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77056"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77056"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77056\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77058,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77056\/revisions\/77058"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77057"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77056"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77056"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77056"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}