{"id":77059,"date":"2023-08-29T14:06:06","date_gmt":"2023-08-29T12:06:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-me-tre-mendime-per-ish-gjyqtaren-fjoralba-prifti\/2023\/08\/29\/"},"modified":"2023-08-29T14:10:44","modified_gmt":"2023-08-29T12:10:44","slug":"kpa-me-tre-mendime-per-ish-gjyqtaren-fjoralba-prifti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-me-tre-mendime-per-ish-gjyqtaren-fjoralba-prifti\/2023\/08\/29\/","title":{"rendered":"KPA me tre mendime p\u00ebr ish-gjyqtaren Fjoralba Prifti"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-gjyqtares s\u00eb Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti, megjith\u00ebse i rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuara dy prej konkluzioneve t\u00eb arritura n\u00eb shkall\u00ebn e pare t\u00eb vetingut. Nd\u00ebrkoh\u00eb, dy prej an\u00ebtareve t\u00eb trupit gjykues t\u00eb Kolegjit kan\u00eb shfaqur mendime paralele n\u00eb disa prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb shqyrtuara.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e bazoi mas\u00ebn disiplinore p\u00ebr shkarkimin e Priftit n\u00eb konkluzionin se ajo gjendej n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb e krijuara; n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb; si dhe t\u00eb deklarimit t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji \u00e7mon se nuk jan\u00eb t\u00eb bazuara konkluzionet p\u00ebr fshehje dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb, por e la n\u00eb fuqi shkarkimin me argumentin se subjekti \u201cka d\u00ebshtuar t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dokumentacionit, q\u00eb provonte edhe p\u00ebrfitimin e s\u00eb ardhur\u00ebs n\u00eb disa raste\u201d.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se subjekti nuk arriti t\u00eb provonte ligjshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb pjese t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb p\u00ebrfituara nga puna si p\u00ebrkthyes n\u00eb institucione dhe organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huaje, t\u00eb cilat sh\u00ebrbyen si burime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Pretendimi i subjektit se ajo gjendej n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentet u gjet i pabazuar nga Kolegji.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb vendim n\u00ebnvizohet pesh\u00ebn e balanc\u00ebs negative e konstatuar n\u00eb shum\u00ebn prej 3.1 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr vitet 2003, 2006, 2007 dhe 2008.<\/p>\n<p>Kolegji shprehet se k\u00ebsaj situate i shtohet n\u00eb vler\u00ebsim edhe balanca negative p\u00ebr blerjen e apartamentit ku ish-gjyqtarja Prifti jeton, pasuri q\u00eb ndon\u00ebse i p\u00ebrket bashk\u00ebshortit t\u00eb saj formalisht, afekton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb arsyeshme edhe vet\u00eb subjektin p\u00ebr shkak se ajo \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb limitet e lidhjes s\u00eb martes\u00ebs dhe n\u00eb kushtet kur \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb p\u00ebrcaktohet sakt\u00ebsisht se kur bashk\u00ebshort\u00ebt e ardhsh\u00ebm kishin filluar t\u00eb nd\u00ebrtonin nj\u00eb t\u00eb ardhme financiare t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Vendimi n\u00eb Kolegj p\u00ebr Fjoralba Priftin u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Rama dhe an\u00ebtar\u00eb Natasha Mulaj, Mimoza Tasi dhe Rezarta Schuetz.<\/p>\n<p><strong>Mendimet paralele<\/strong><\/p>\n<p>Shumica e Kolegjit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga relatorja Ina Rama dhe an\u00ebtaret Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz kan\u00eb \u00e7muar t\u00eb mos e konsiderojn\u00eb nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro t\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe garazhi n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas shumic\u00ebs, \u201cdeklarimet e subjektit p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtij veprimi juridik, vler\u00ebn e deklaruar t\u00eb marr\u00eb hua, koh\u00ebn e kthimit t\u00eb saj, personat t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb disponuar shumat n\u00eb favor t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, kthimin e k\u00ebsaj shume si derivat i k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnie, mund\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre individ\u00ebve p\u00ebr t\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, [\u2026], mbet\u00ebn t\u00eb paprovuara dhe nuk krijuan bindjen e trupit gjykues se kan\u00eb ekzistuar n\u00eb versionin e deklaruar prej subjektit\u201d.<\/p>\n<p>Kryesuesja Albana Shtylla vler\u00ebson ndryshe, duke \u00e7muar se marr\u00ebdh\u00ebnia e huas\u00eb ka ekzistuar dhe huaja ka qen\u00eb nj\u00eb nga burimet p\u00ebr krijimin e apartamentit dhe garazhit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo sjell n\u00eb v\u00ebmendje se marr\u00ebdh\u00ebnia e huas\u00eb \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarimin fillestar t\u00eb bashk\u00ebshortit, duke referuar dhe kontrat\u00ebn e huas\u00eb s\u00eb vitit 2006. \u201cGjithashtu, marr\u00ebdh\u00ebnia e huas\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb detajuar n\u00eb deklarat\u00ebn vetting, duke shpjeguar n\u00eb t\u00eb edhe element\u00eb t\u00eb dakord\u00ebsuar mes pal\u00ebve p\u00ebr kushtet e dh\u00ebnies dhe shlyerjes s\u00eb saj\u201d, argumenton Shtylla dhe shton se megjith\u00ebse ky veprim \u00ebsht\u00eb formalizuar q\u00eb n\u00eb vitin 2006, nuk \u00ebsht\u00eb detyrim ligjor.<\/p>\n<p>Sipas Shtyll\u00ebs, n\u00eb kushtet e nj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb posa\u00e7me dhe t\u00eb ngusht\u00eb familjare \u00ebsht\u00eb e besueshme q\u00eb kursimet familjare t\u00eb krijuara n\u00eb vite nga familja t\u00eb jen\u00eb ven\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb vitin 2004, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur at\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebtyre pasurive. Ajo v\u00ebren se v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit jetonte prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Huaja \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2005, larg n\u00eb koh\u00eb nga momenti i krijimit t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb ligjore t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me z. E. P.. Gjithashtu, nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb prova t\u00eb administruara n\u00eb fashikull, q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe subjekti i rivler\u00ebsimit t\u00eb kishte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb konsoliduar dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, bashk\u00ebjetese me z. E. P. 93, fakt ky, i cili, n\u00ebse do t\u00eb provohej do t\u00eb krijonte dyshime lidhur me ekzistenc\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb huas dhe nevoj\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb simuluar nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, me q\u00ebllim justifikimin me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb pasurive apartament dhe garazh, n\u00eb Tiran\u00eb\u201d, argumenton Shtylla dhe i cil\u00ebson t\u00eb besueshme shpjegimet e subjektit se hauaja 30 mij\u00eb euro ka qen\u00eb burim p\u00ebr apartamentin dhe garazhin n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Shtylla vler\u00ebson gjithashtu se nuk duhej t\u00eb isht kontrolluar lgijshm\u00ebria e huas 30 mij\u00eb euro dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga babai para martes\u00ebs. Subjekti n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte ende larg konceptimit t\u00eb krijimit t\u00eb lidhjes n\u00eb martes\u00eb ligjore dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim subjekti nuk duhet q\u00eb t\u00eb ngarkohet me barr\u00ebn e kontrollit t\u00eb nj\u00eb pasurie t\u00eb krijuar p\u00ebrpara martes\u00ebs, duke tejkaluar q\u00ebllimin e rivler\u00ebsimit e p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Kolegji ka arsyetuar dhe n\u00eb vendime t\u00eb tjera\u201d, arsyeton Shtylla dhe shton se dh\u00ebnia nga shumica e atributit si person tjet\u00ebr i lidhur i babait t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, \u00e7on n\u00eb deformim t\u00eb q\u00ebllimit dhe objektit t\u00eb ligjit t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>K\u00ebtij mendimi i bashkohet edhe an\u00ebtarja Mimoza Tasi, e cila e bazon k\u00ebt\u00eb arsyetim n\u00eb argumentet se babai i bashk\u00ebshortit t\u00eb ish-gjyqtares e ka dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb bazuar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e posa\u00e7me at\u00eb e bir n\u00eb vitin 2004, shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb lidhej martesa ligjore me subjektin.<\/p>\n<p>\u201cProvohet nga deklarata vetting dhe nga deklarimi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb vitin 2006 se pasurit\u00eb apartament dhe garazh, sipas kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes s\u00eb dat\u00ebs 15.03.2004, jan\u00eb pasuri individuale t\u00eb bashk\u00ebshortit, t\u00eb krijuara para martes\u00ebs dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr shlyerjen e detyrimeve t\u00eb marra e kishte vet\u00ebm bashk\u00ebshorti si person i lidhur\u201d, vler\u00ebson Tasi dhe shton se subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb detajuar t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb huas\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Shtylla ndan q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm lidhur me konsiderimin nga shumica t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb kushtet e keqbesimit p\u00ebr arsye se ka zbatuar nj\u00eb mekaniz\u00ebm persistent t\u00eb vepruari, me q\u00ebllim shmangien e pagimit t\u00eb detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>\u201cRezulton se z. E. P. ka ushtruar nj\u00eb veprimtari si p\u00ebrkthyes i gjuh\u00ebs gjermane dhe p\u00ebrkthimet e realizuara prej tij gjat\u00eb periudh\u00ebs 1997 &#8211; janar 2017, pra, para dhe pas martes\u00ebs, duken se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb konsiderueshme n\u00eb num\u00ebr dhe volum, duke passjelle dhe t\u00eb ardhura t\u00eb pretenduara t\u00eb konsiderueshme\u201d, konstaton Shtylla.<\/p>\n<p>Ajo thekson se ushtrimi i k\u00ebsaj veprimtarie \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kryesisht n\u00ebp\u00ebrmjet marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb vendosur nd\u00ebrmjet tij si individ dhe marr\u00ebsve t\u00eb sh\u00ebrbimit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb kryesisht institucione shtet\u00ebrore vendase apo t\u00eb huaja, organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, misione nd\u00ebrkomb\u00ebtare, organizata jofitimprur\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb regjistruara ose jo n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe sh\u00ebrbime guide turistike gjermanfol\u00ebse.<\/p>\n<p>Sipas Shtyll\u00ebs, legjislacioni p\u00ebr tatimin mbi t\u00eb ardhurat, nuk detyron profesionist\u00ebt e k\u00ebsaj fushe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u00eb realizohet sh\u00ebrbimi i p\u00ebrkthimit, por e l\u00eb n\u00eb zgjedhjen e ofruesit t\u00eb sh\u00ebrbimit, n\u00ebse ai do t\u00eb realizohet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb subjekti tregtar t\u00eb regjistruar prej tyre, apo si individ n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie sh\u00ebrbimi me porosit\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Vler\u00ebsoj se zgjedhja e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkthyesit, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00ebr\u00ebs nga format e lejuara nga ligji i koh\u00ebs, n\u00eb rastin konkret si individ i kontraktuar\/porositur p\u00ebr ofrimin e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi, nuk tregon nj\u00eb sjellje t\u00eb q\u00ebllimshme apo veprime t\u00eb vazhdueshme me vet\u00ebdije t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u2019u shmangur detyrimeve tatimore\u201d, vler\u00ebson Shtylla he shton se bashk\u00ebshorti i subjektit prej vitit 2011 e n\u00eb vazhdim ka deklaruar n\u00eb DIVA t\u00eb ardhura t\u00eb realizuara nga sh\u00ebrbimi i p\u00ebrkthimit.<\/p>\n<p>\u201cKjo sjellje e tij, n\u00eb p\u00ebrputhje me detyrimet ligjore, zhb\u00ebn dyshimet p\u00ebr veprime apo mekanizma t\u00eb nd\u00ebrtuara prej tij, me q\u00ebllim shmangien e detyrimeve tatimore\u201d, shprehet Shtylla dhe n\u00ebnvizon se nuk u provua q\u00eb bashk\u00ebshorti i subjektit t\u00eb ket\u00eb bashk\u00ebpunuar me marr\u00ebsit e sh\u00ebrbimit, q\u00eb ligji e detyron p\u00ebr mbajtjen e tatimit n\u00eb burim.<\/p>\n<p>Edhe Tasi vler\u00ebson se, pavar\u00ebsisht se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshorti nuk arrit\u00ebn q\u00eb me provat e sjella dhe me shkresat zyrtare t\u00eb organeve tatimore t\u00eb mund t\u00eb konfirmonin pagimin e tatimit p\u00ebr periudha m\u00eb t\u00eb gjata se 5 vite, deklarimet e rregullta dhe korrekte n\u00eb deklaratat periodike p\u00ebr sh\u00ebrbimin e p\u00ebrkthimit, t\u00eb ofruara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente ndaj nj\u00eb numri t\u00eb madh institucionesh, organizatash, entitetesh vendase dhe t\u00eb huaja duhet t\u00eb kishin krijuar bindje te shumica se nuk ka pasur p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shmangur detyrimin e pagimit t\u00eb tatimit mbi t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, an\u00ebtarja Mimoza Tasi ndan q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm lidhur me moskonsiderimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit. \u00a0Sipas saj, t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit para martese q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe garazhit duhet t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00ebn financiare, pa iu n\u00ebnshtruar kontrollit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb n\u00ebn regjimin e legjislacionit t\u00eb vetingut. \u201c\u2026Duke mos e vendosur subjektin n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb krijuara para martese e duke i ngarkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joproporcionale nj\u00eb barr\u00eb prove q\u00eb e kishte t\u00eb pamundur p\u00ebr ta p\u00ebrmbysur\u201d, arsyeton ajo.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica q\u00eb ka vler\u00ebsuar munges\u00eb t\u00eb burimeve n\u00eb vler\u00ebn 4.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe garazhit, Shtylla konsideron huan\u00eb 30 mij\u00eb eur, si dhe vler\u00ebson se bashk\u00ebshorti i subjektit ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga sh\u00ebrbimi i p\u00ebrkthimit n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane, megjith\u00ebse nuk plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebrkesat sipas legjislacionit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Po ashtu, Shtylla thekson se nuk rezulton q\u00eb subjekti t\u00eb ken\u00eb kontribuar n\u00eb pjes\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb paguar para martese nga bashk\u00ebshorti; q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb konsoliduar apo bashk\u00ebjetese; q\u00eb t\u00eb ken\u00eb kryer udh\u00ebtime s\u00eb bashku jasht\u00eb vendit, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb muajin gusht 2005. Por, Shtylla v\u00ebren se se ky udh\u00ebtim \u00ebsht\u00eb larg n\u00eb koh\u00eb nga parapagimi i detyrimeve p\u00ebr pjes\u00ebt e \u00e7mimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7mon se mungesa e burimeve financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr pagesat p\u00ebr pasurit\u00eb apartament dhe garazh, n\u00eb Tiran\u00eb, para martese nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin se ish-gjyqtarja Prifti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Shtylla vler\u00ebson se subjekti rezulton s\u00ebrish me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00ebn 2.8 milion\u00eb lek\u00eb duke \u00e7muar se nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-gjyqtares s\u00eb Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti, megjith\u00ebse i rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuara dy prej konkluzioneve t\u00eb arritura n\u00eb shkall\u00ebn e pare t\u00eb vetingut. Nd\u00ebrkoh\u00eb, dy prej an\u00ebtareve t\u00eb trupit gjykues t\u00eb Kolegjit kan\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77060,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[407,1187,145,103,789,112,430,674,989],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/FjoralbaPrifti.jpg","fifu_image_alt":"????????????????????????????????????","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77059"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77059"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77059\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77061,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77059\/revisions\/77061"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77060"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77059"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77059"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77059"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}