{"id":77065,"date":"2023-08-29T18:46:22","date_gmt":"2023-08-29T16:46:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-rivleresimin-e-ish-gjyqtares-lindita-hoxha\/2023\/08\/29\/"},"modified":"2023-08-29T18:47:07","modified_gmt":"2023-08-29T16:47:07","slug":"kpk-u-nda-ne-rivleresimin-e-ish-gjyqtares-lindita-hoxha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-rivleresimin-e-ish-gjyqtares-lindita-hoxha\/2023\/08\/29\/","title":{"rendered":"KPK u nda n\u00eb rivler\u00ebsimin e ish-gjyqtares Lindita Hoxha"},"content":{"rendered":"<p>Trupat gjykuese q\u00eb kryen procesin e rivler\u00ebsimit n\u00eb t\u00eb dy shkall\u00ebt e vetingut p\u00ebr gjyqtaren e Apelit Shkod\u00ebr, Lindita Hoxha u ndan\u00eb n\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare, ku n\u00eb t\u00eb dy rastet ajo u shkarkua nga detyra me shumic\u00eb votash.<\/p>\n<p>Lindita Hoxha u shkarkua nga detyra m\u00eb 6 gusht 2020, me votat e dy an\u00ebtareve t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, Etleda \u00c7iftja dhe Xhensila Pine. Ato konstatuan pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 92 m\u00b2 n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 2006 me vler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb, pasi shumica nuk e konsideroi nj\u00eb hua prej 1 milion lek\u00ebsh, t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2006, por pa emrin e huadh\u00ebn\u00ebsit, identiteti I t\u00eb cilit u sh\u00ebnua n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Shumica e Komisionit ekonsideroi se p\u00ebrcaktimi i identitetit t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d \u00ebsht\u00eb konsideruar nga shumica si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimin e huas\u00eb, q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Dy an\u00ebtaret e KPK-s\u00eb argumentuan gjithashtu se nj\u00eb overdraft i pasqyruar si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit ishte marr\u00eb disa dit\u00eb pas kontrat\u00ebs s\u00eb shit-blerjes.<\/p>\n<p>Por, relatorja Valbona Sanxhaktari nuk u pajtua me mendimin e shumic\u00ebs dhe argumentoi se subjekti ka p\u00ebrmbushur detyrimin p\u00ebr t\u00eb pasqyruar me sakt\u00ebsi t\u00eb dh\u00ebnat e pasuris\u00eb s\u00eb saj n\u00eb dekalarat\u00ebn veting si edhe gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Edhe trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtylla dhe an\u00ebtar\u00eb Mimoza Tasi, Ina Rama e Sokol \u00c7omo dol\u00ebn me mendime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesyesja Natasha Mulaj, relatorja Albana Shtylla dhe an\u00ebtarja Mimoza Tasi i kan\u00eb gjetur t\u00eb drejta disa nga shkaqet e ankimit t\u00eb ngritura nga ish-gjyqtarja Hoxha, ato jan\u00eb konsideruar t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vendimin e Komisionit. Sipas shumic\u00ebs, subjekti rezultoi t\u00eb ket\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb e krijuara dhe shpenzimet e kryera n\u00eb vler\u00ebn prej 3.7 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, jan\u00eb rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara shkaqet e ngritura n\u00eb lidhje me procesin e zhvilluar n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Shkod\u00ebr, subjekti ka sh\u00ebnuar si burime n\u00eb deklarat\u00ebn veting nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb, overdraft 270 mij\u00eb lek\u00eb dhe kursimet n\u00eb vite. Komisioni ka arsyetuar se subjekti nuk arriti t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm mosp\u00ebrputhjet midis deklarimeve t\u00eb kryera nd\u00ebr vite n\u00eb lidhje me huadh\u00ebn\u00ebsin e nj\u00eb shume 1 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim. KPK n\u00ebnvizoi se n\u00eb vitin 2006 nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar se kjo hua \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga shtetasi S.B. ashtu si sh\u00ebnohet n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, por referohet si huamarrje n\u00eb persona t\u00eb af\u00ebrm dhe familjar\u00eb. Edhe n\u00eb deklarimin e vitit 2007 \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar shlyerja e huas, por pa p\u00ebrcaktuar shtetasin S.B. si huadh\u00ebn\u00ebs. Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna shumica e Komisionit arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Hoxha ka ndryshuar deklarimin p\u00ebr huadh\u00ebn\u00ebsin, q\u00eb e konsideroi si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimin ligjor t\u00eb justifikimit t\u00eb burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>KPK vler\u00ebsoi se nuk ishte p\u00ebrdorur si burim p\u00ebr apartamentin overdraft n\u00eb shum\u00ebn 270 mij\u00eb lek\u00eb dhe se subjekti nuk kishte deklaruar n\u00eb vitin 2006 pak\u00ebsimin e gjendjes cash, si dhe nuk ka deklaruar t\u00eb ardhurat si burim krijimi.<\/p>\n<p>Ish-gjyqtarja Hoxha e ka kund\u00ebrshtuar si subjektiv e t\u00eb pabazuar konkluzionin e Komisionit lidhur me vler\u00ebsimin e secilit prej burimeve t\u00eb sh\u00ebnuara n\u00eb deklarat\u00ebn e rivler\u00ebsimit. Ajo pretendoi n\u00eb ankim se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme dhe kishte paraqitur prova se, n\u00eb ndryshim nga sa ka konkluduar Komisioni, kjo pasuri \u00ebsht\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme<\/p>\n<p>Sipas subjektit, fakti q\u00eb nuk ka deklaruar emrin e huadh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb deklarat\u00ebn periodike, nuk e b\u00ebn inekzistente huan, pasi \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2015. Ajo ka theksuar se mosdeklarimi identitetit t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit ka qen\u00eb pa ndonj\u00eb q\u00ebllim, por p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb plot\u00ebsimin e deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Hoxha ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se ka ka paraqitur dokumentacionin q\u00eb provon mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb z. S. B. p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb. Lidhur me overdraft-in subjekti ka pretenduar se e ka marr\u00eb dhe e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e apartamentit. P\u00ebr kursimet nga puna nd\u00ebr vite, Hoxha ka theksuar se n\u00eb ankim se, duke qen\u00eb se ka deklaruar blerjen e apartamentit dhe burimet e k\u00ebsaj blerjeje, nuk e ka vler\u00ebsuar se duhet t\u00eb deklarohej pak\u00ebsimi i gjendjes cash. Por, k\u00ebt\u00eb pasakt\u00ebsi nuk e ka p\u00ebrdorur n\u00eb asnj\u00eb nga deklaratat n\u00eb vijim p\u00ebr t\u00eb shtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive t\u00eb ardhurat apo pasurit\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit v\u00ebren se Hoxha n\u00eb vitin 2006 nuk ka deklaruar burimin e krijimit t\u00eb apartamentit n\u00eb Shkod\u00ebr; nuk ka pasqyruar arsyet e marrjes dhe destinacionit e p\u00ebrdorimit t\u00eb huas, si dhe nuk ka p\u00ebrcaktuar\u00a0 identitetin e huadh\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Edhe pse ka deklaruar shlyerjen t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb huas, subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebrs\u00ebri nuk ka deklaruar se kujt ia ka shlyer k\u00ebt\u00eb detyrim. Identiteti i personit huadh\u00ebn\u00ebs shfaqet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn qart\u00ebsohen elementet e tjera t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb huas konstaton Kolegji dhe nuk e vler\u00ebson bind\u00ebs pretendimin se e subjktit se nuk ka pasur p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb plot\u00ebsimin e deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>por p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb plot\u00ebsimin e deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb, pasi kan\u00eb qen\u00eb vitet e para n\u00eb plot\u00ebsimin e saj, trupi gjykues nuk e vler\u00ebsoi bind\u00ebs, pasi formulari i deklarimit t\u00eb interesave privat\u00eb dhe pasuris\u00eb s\u00eb vitit 2006, n\u00eb faqen nr. 5, n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cDetyrimet financiare ndaj personave juridik\u00eb dhe fizik\u00eb\u201d, nd\u00ebr t\u00eb tjera shpjegonte: \u201cT\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr emra personash ndaj t\u00eb cil\u00ebve keni detyrime financiare t\u00eb plot\u00ebsohen n\u00eb flet\u00ebn nr. 6, p\u00ebr t\u00eb ruajtur konfidencialitetin e tyre\u201d. Subjekti i rivler\u00ebsimit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e zyrtarit deklarues, ka plot\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb flet\u00eb t\u00eb formularit duke deklaruar vet\u00ebm detyrimin n\u00eb shum\u00ebn 1.000.000 lek\u00eb dhe jo t\u00eb dh\u00ebnat e personave ndaj t\u00eb cil\u00ebve e kishte k\u00ebt\u00eb detyrim. N\u00eb faqen nr. 6, n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cT\u00eb dh\u00ebna konfidenciale\u201d, formulari k\u00ebrkonte qart\u00ebsisht nga zyrtari deklarues, t\u00eb plot\u00ebsonte t\u00eb dh\u00ebnat konfidenciale lidhur me identitetin e personit juridik ose fizik, huadh\u00ebn\u00ebs a huamarr\u00ebs. Subjekti nuk e ka p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb detyrim, duke mos deklaruar identitetin e personave huadh\u00ebn\u00ebs, por ka deklaruar vet\u00ebm faktin se huadh\u00ebn\u00ebsit jan\u00eb persona t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb familjes dhe t\u00eb njohurit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Formulari i deklarimit ishte i qart\u00eb n\u00eb k\u00ebrkesat e tij, duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb subjektit ta plot\u00ebsonte sakt\u00ebsisht at\u00eb. N\u00eb ndryshim nga sa ka deklaruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb formular, se huaja \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga disa individ\u00eb, t\u00eb af\u00ebrm dhe t\u00eb njohur, n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb rivler\u00ebsimit, bashk\u00ebshorti i subjektit ka deklaruar se kjo hua \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb individ i vet\u00ebm, nga z. S. B., i cili rezulton me nj\u00eb lidhje farefisnore t\u00eb larg\u00ebt me t\u00eb\u201d, konstaton shumica dhe e cil\u00ebson t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e arritur nga Komisioni se Hoxha ka ndryshuar deklarim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPA vler\u00ebson ndryshe nga Komisioni lidhur me konkluzionin se subjekti ka deklaruar q\u00ebllimisht ndryshe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rreme. Sipas shumic\u00ebs, Komisioni nuk gjendej n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb konkluzion mbi situat\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb faktike lidhur me huan dhe huadh\u00ebn\u00ebsin. Sipas Kolegjit, burimi i krijimit objekt kontrolli duhej t\u00eb verifikohej nga Komisioni sipas deklarimit t\u00eb subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb analiz\u00eb e ka kryer KPA prej nga \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se mbetet i paprovuar pretendimi i subjektit se ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb t\u00eb shtetasit S.B. p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si Komisioni, edhe KPA vler\u00ebson se overdrafti nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit pasi shuma \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr pas krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Kolegji i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Komisionit edhe p\u00ebr konkluzionin se kursimet nuk mund t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer si burim, pasi nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar pak\u00ebsimi i tyre.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto arsyetime, shumica \u00e7mon se Hoxha \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Pakica e Kolegjit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjyqtar\u00ebt Ina Rama dhe Sokol \u00c7omo ndan t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me shumic\u00ebn se Komisioni duhej t\u2019ia n\u00ebnshtronte verifikimit mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit. Por, Rama dhe \u00c7omo vler\u00ebsojn\u00eb se ish-gjyqtarja Hoxha ka depozituar dokumentacion organet tatimore q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se huadh\u00ebn\u00ebsi ka r\u00ebalizuar xhiro n\u00eb vitet 2005 dhe 2006 n\u00eb shum\u00ebn totale 14.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Kemi vler\u00ebsuar se Komisioni, por edhe Kolegji, e kishte leht\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrllogaritshme norm\u00ebn e fitimit t\u00eb realizuar prej huadh\u00ebn\u00ebsit, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr k\u00ebto vite, duke pasur n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb vijn\u00eb nga shkresa e cituar m\u00eb lart, se personi tjet\u00ebr i lidhur ka ushtruar aktivitetin si person fizik n\u00ebn fash\u00ebn e tatimit t\u00eb thjeshtuar, si edhe legjislacionin e zbatuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori subjektesh tatimore n\u00eb k\u00ebto vite\u201d, argumenton pakica.<\/p>\n<p>Sipas pakic\u00ebs, faktet e konstatuara mbi aktivitetin tregtar t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit, q\u00eb duket se ka qen\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe me nj\u00eb qarkullim t\u00eb lart\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb vitet p\u00ebr t\u00eb cilat ka t\u00eb dh\u00ebna, jan\u00eb elemente q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb besueshme si mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs prej 1 milion\u00eb lek\u00ebsh, ashtu edhe huadh\u00ebnien n\u00eb vetvete si marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse. \u00c7omo i \u00ebsht\u00eb bashkuar shumic\u00ebs lidhur me konkluzionin p\u00ebr burimin nga kursimet, gjyqtarja Ina Rama n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se subjekti ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs s\u00eb pretenduar prej 700 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Mungesa e deklarimit se jan\u00eb pak\u00ebsuar kursimet e krijuara deri n\u00eb momentin e blerjes s\u00eb pasuris\u00eb, \u00ebsht\u00eb e besueshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasakt\u00ebsi, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pasakt\u00ebsi edhe mungesa e deklarimit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb huas si nj\u00eb burim krijimi, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ajo e ka deklaruar n\u00eb DPV-n\u00eb e vitit 2005, si nj\u00eb veprim juridik q\u00eb ka ndodhur pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb vit\u201d, shprehet Rama dhe k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb konsiderohet si burim dhe shiuma 700 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas saj, mbetet pamund\u00ebsi vet\u00ebm shuma 270 mij\u00eb lek\u00eb nga overdrafti.<\/p>\n<p>Sipas shumivc\u00ebs, Hoxha \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe investimin e kryer n\u00eb nj\u00eb objekt informal, n\u00eb t\u00eb gjitha versionet e analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pakica \u00e7mon se, mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr apartamentin dhe nd\u00ebrtimin informal e vendosin subjektin n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive, balancat negative nuk duhen konsideruar si t\u00eb tilla, q\u00ebta vendosin subjektin n\u00eb kushtet e mosprovimit bindsh\u00ebm t\u00eb burimeve t\u00eb pasurive dhe as n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cPakica ka vler\u00ebsuar se pesha e k\u00ebsaj diference duhet vler\u00ebsuar n\u00eb zbatim t\u00eb parimeve t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit, edhe n\u00eb raport me q\u00ebndrimet e tjera t\u00eb mbajtura nga Kolegji n\u00eb raste t\u00eb m\u00ebparshme, duke qen\u00eb se s\u00eb pari, ajo u atribuohet dy pasurive modeste t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, t\u00eb cilat d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sjellje t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb realizuar nevojat bazike t\u00eb familjes s\u00eb tij p\u00ebr strehim dhe p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb jetes\u00ebs\u201d, argumenton pakica dhe vler\u00ebson se vendimi duhej ndryshuar dhe subjekti t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Trupat gjykuese q\u00eb kryen procesin e rivler\u00ebsimit n\u00eb t\u00eb dy shkall\u00ebt e vetingut p\u00ebr gjyqtaren e Apelit Shkod\u00ebr, Lindita Hoxha u ndan\u00eb n\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare, ku n\u00eb t\u00eb dy rastet ajo u shkarkua nga detyra me shumic\u00eb votash. Lindita Hoxha u shkarkua nga detyra m\u00eb 6 gusht 2020, me votat e dy an\u00ebtareve t\u00eb trup\u00ebs [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77066,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[407,144,103,789,112,705,430,674,903],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-e-Apelit-Shkod\u00ebr-Lindita-Hoxha.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit Shkod\u00ebr, Lindita Hoxha. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77065"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77065"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77065\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77067,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77065\/revisions\/77067"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77066"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77065"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77065"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77065"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}