{"id":77068,"date":"2023-09-01T11:08:41","date_gmt":"2023-09-01T09:08:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-anita-mici-e-papershtatshme-ne-kriterin-profesional\/2023\/09\/01\/"},"modified":"2023-09-01T11:11:10","modified_gmt":"2023-09-01T09:11:10","slug":"vendimi-i-kpa-anita-mici-e-papershtatshme-ne-kriterin-profesional","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-anita-mici-e-papershtatshme-ne-kriterin-profesional\/2023\/09\/01\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPA: Anita Mici, e pap\u00ebrshtatshme n\u00eb kriterin profesional"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e p\u00ebrmbysi si t\u00eb pabazuar vendimarrjen e Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb ish-gjyqtares Anita Mici, pasi e gjeti t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa p\u00ebr shkarkimin e saj p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Ish-gjyqtarja e Apelit Durrr\u00ebs, Anita Mici e kaloi shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut m\u00eb 4 gusht 2020, pasi trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin, vler\u00ebsoi se bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, si dhe n\u00eb bindjen e brendshme, subjekti kishte arritur t\u00eb provonte pretendimet e saj p\u00ebr gjetjet n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Roli i Micit p\u00ebr lirimin e parakohsh\u00ebm t\u00eb kreut t\u00eb band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, Lulzim Berisha u \u00e7mua nga Komisioni si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i p\u00ebrket Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe ILD-s\u00eb. Vendimarrja e trup\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe Mici, u rr\u00ebzua nga Gjykata e Lart\u00eb pas rekursit t\u00eb ushtruar nga prokuroria, ku u evidentuan probleme q\u00eb u konsideruan nga KPA n\u00eb vler\u00ebsimin e saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt.<\/p>\n<p><strong>Deklarim i pamjaftuesh\u00ebm <\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa parashtroi se subjekti kishte kryer deklarime t\u00eb pasakta n\u00eb vitin 2006 lidhur me nj\u00eb prej burimeve t\u00eb nj\u00eb apartamenti banimi me sip\u00ebrfaqe totale 104.33 m2 ndodhur n\u00eb Tiran\u00eb, konkretisht p\u00ebr kursimet familjare n\u00eb shum\u00ebn 5000 euro.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioneri pretendoi se subjekti ka kryer deklarime kontradiktore gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision mbi shlyerjen e pages\u00ebs 5000 euro. Sipas Ballhys\u00ebs, Komisioni duhej t\u00eb kishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb vet\u00ebm sa kishte deklaruar subjekti n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Ai konkludoi se Mici nuk mbulonte me t\u00eb ardhura nga burime t\u00eb ligjshme pages\u00ebn e shum\u00ebs 5000 euro t\u00eb kryer n\u00eb mars t\u00eb vitit 2006, duke argumentuar se deri n\u00eb momentin kur \u00ebsht\u00eb kryer pagesa 5000 euro, subjekti ka t\u00ebrhequr rreth 250 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se n\u00eb vitin 2006, subjekti nuk ka deklaruar detyrim t\u00eb mbetur; n\u00eb p\u00ebrgjigjet e pyet\u00ebsosit t\u00eb dyt\u00eb ka sh\u00ebnuar se vlera 5000 euro nuk ishte likujduar; nd\u00ebrsa n\u00eb pyet\u00ebsorin e pest\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur se i q\u00ebndronte deklarimit t\u00eb 2006-\u00ebs ku pretendon se shuma prej 5000 euro ishte shlyer n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb me disbursimin e kredis\u00eb bankare, n\u00eb numrin personal t\u00eb llogaris\u00eb s\u00eb investitores.<\/p>\n<p>Mici ka sqaruar se n\u00eb p\u00ebrgjigjet e pyet\u00ebsorit t\u00eb dyt\u00eb u ishte referuar deklarimeve t\u00eb bashk\u00ebshortit, i cili nuk mbante n\u00eb kujtes\u00eb shlyerjen e detyrimit 5000 euro. Lidhur me burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb shum\u00ebs 5000 euro, subjekti ka pretenduar shlyerja e k\u00ebsaj vlere p\u00ebrputhet me deklarimin periodik t\u00eb vitit 2006 n\u00eb z\u00ebrin \u201ckursime familjare\u201d, si dhe me at\u00eb vitit 2007 ku thuhet se \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar gjendja \u201ccash\u201d n\u00eb banes\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 450 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarimin e saj t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2004, subjekti nuk ka sh\u00ebnuar likujditete. N\u00eb vitin 2005 ka deklaruar gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 950 mij\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb vitin 2006 ka deklaruar se dispononte n\u00eb sht\u00ebpi shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb parashtrimeve n\u00eb Komision e n\u00eb Kolegj, Mici ka sqaruar se gjendja cash n\u00eb mas\u00ebn 950 mij\u00eb lek\u00eb e deklaruar n\u00eb vitin 2005, ka qen\u00eb diferenca nd\u00ebrmjet t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve shtrir\u00eb nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosdeklarimin n\u00eb vitin 2004, ajo \u00ebsht\u00eb justifikuar me munges\u00ebn e p\u00ebrvoj\u00ebs. Megjith\u00ebse nuk ka deklaruar pak\u00ebsimin e cash-it, Mici ka k\u00ebmb\u00ebngulur se deklarimi n\u00eb vitin 2006 i disponimit t\u00eb shum\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb nga 950 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb ishte deklaruar n\u00eb 2005-\u00ebn, tregon pak\u00ebsimin. Ajo ka petenduar se ndreqja e pasakt\u00ebsive t\u00eb nj\u00eb deklarate vjetore jasht\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk p\u00ebrb\u00ebn shkak p\u00ebr marrjen e mas\u00ebs disiplinore.<\/p>\n<p>Referuar deklarimeve t\u00eb subjektit, KPA vler\u00ebson se deklarimi 2006-\u00ebs tregon shtes\u00eb t\u00eb likujditeve nga kursimet e atij viti dhe jo si pretendohet nga Mici.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se shpjegimet e subjektit nuk e kaloj\u00eb pragun deklarativ lidhur me k\u00ebto situata dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb gjendet i bazuar pretendimi Ballhys\u00ebs se Komisioni duhej t\u00eb kishte mbajtur q\u00ebndrim ndryshe, duke e konsideruar shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb si shtes\u00eb likujditetesh cash n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se Mici ka pretenduar se shuma 5000 euro kishte burim gjendjen cash 950 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2005, \u00ebsht\u00eb kryer analiza financiare p\u00ebr vitet 2000 \u2013 2004, prej nga ka rezultuar pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb vler\u00ebn 385 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr vitet 2000 \u2013 2005 mund\u00ebsia e kursimit ka rezultuar vet\u00ebm n\u00eb shum\u00ebn 150 mij\u00eb lek\u00eb nga 950 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb pretenduara.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs 5000 euro nga kursimet familjare n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Komisioneri ngriti pretendime edhe ndaj shum\u00ebs s\u00eb deklaruar nga subjekti se i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga vjehrri si ndihm\u00eb n\u00eb vite. Sipas Ballhys\u00ebs, Mici nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e vjehrrit p\u00ebr vlerat e dh\u00ebna nd\u00ebr vite. Po ashtu, ai v\u00ebren se subjekti dhe bashk\u00ebshorti nuk i kan\u00eb pasyqruar gjat\u00eb hetimit n\u00eb deklaratat periodike, n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d dhe n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb pyet\u00ebsori, k\u00ebto ndihma nga familjar\u00ebt. Komisioneri k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb pretenduara t\u00eb mos p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Po ashtu, edhe Kolegji v\u00ebren se nuk jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga ndihma e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2016 nga 300 mij\u00eb lek\u00eb \u00e7do muaj dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Lidhur me likuiditetet cash, Komisioneri Publik pretendon se Komisioni n\u00eb p\u00ebrllogaritjet e tij n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr vitet 2006, 2007 dhe 2016 ka pak\u00ebsuar likuiditetet cash, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas tij, n\u00eb deklaratat periodike vjetore Mici ka pasqyruar vet\u00ebm shtesa t\u00eb kursimeve cash dhe n\u00eb asnj\u00eb prej tyre nuk ka deklaruar pak\u00ebsime t\u00eb k\u00ebtyre kursimeve. Ballysa ka vler\u00ebsuar se kjo analiz\u00eb bie ndesh me orientimin e Kolegjit dhe jurispudenc\u00ebn institucioneve t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Ky fakt konstatohet edhe nga Kolegji q\u00eb e gjen t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e Komisionerit Publik p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebrdorimin e k\u00ebtyre kursimeve n\u00eb analiz\u00ebn e vitit pasardh\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioni, Komisioneri k\u00ebrkoi gjithashtu q\u00eb shpenzimet e jetes\u00ebs t\u00eb familjes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb llogariten bazuar n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen familjare t\u00eb deklaruar n\u00eb deklaratat periodike vjetore p\u00ebrkat\u00ebse, duke p\u00ebrjashtuar ato t\u00eb viteve 2006 dhe 2007 kur subjekti i ka pasqyruar k\u00ebto shpenzime.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se Komisioni, n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer p\u00ebr periudh\u00ebn 2004 e n\u00eb vazhdim, nuk i \u00ebsht\u00eb referuar numrit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes sipas p\u00ebrb\u00ebrjes n\u00eb certifikat\u00ebn e gjendjes familjare, dhe as p\u00ebrb\u00ebrjes familjare t\u00eb deklaruar n\u00eb deklaratat e interesave privat\u00eb periodik\u00eb, por \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb shpjegimet e dh\u00ebna nga subjekti i rivler\u00ebsimit gjat\u00eb hetimit administrativ. P\u00ebr vitet 2004, 2005, 2008, 2009 dhe 2010, jan\u00eb p\u00ebrllogaritur shpenzimet p\u00ebr dy an\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb familja p\u00ebrb\u00ebhej nga tre an\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr vitet 2006 dhe 2007 jan\u00eb p\u00ebrllogaritur sipas deklarimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga vet\u00eb subjekti n\u00eb deklaratat periodike, dhe p\u00ebr periudh\u00ebn gusht 2010 \u2013 dhjetor 2016, p\u00ebrllogaritjet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr tre an\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb familja p\u00ebrb\u00ebhet nga kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Audi A4, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb deklaruar si burime krijimi t\u00eb ardhurat nga puna si avokat, nd\u00ebrsa n\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb sqaruar se n\u00eb momentin e blerjes \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb hua q\u00eb \u00ebsht\u00eb likujduar pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPA, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe huan 6000 euro, ka rezultuar munges\u00eb e burimeve financiare n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb makin\u00ebn, shlyerjen e borxhit dhe mbulimin e shpenzimeve t\u00eb tjera familjare.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare e kryer n\u00eb Kolegj, Mici dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb rezultuar me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2016, prej nga \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>E pap\u00ebrshtatshme profesionalisht<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji evidenton munges\u00eb n\u00eb arsyetimin ligjor t\u00eb Micit n\u00eb drejtim t\u00eb caktimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb nj\u00eb t\u00eb pandehuri. Sipas KPA, duket se subjekti nuk ka vler\u00ebsuar drejt faktet dhe rrethanat e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale, q\u00eb ishte e p\u00ebrs\u00ebritur. Sipas Kolegjit, arsyetimi i Micit lidhur me mas\u00ebn e d\u00ebnimit \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, duke mos analizuar mjaftuesh\u00ebm shkaqet q\u00eb \u00e7uan n\u00eb k\u00ebt\u00eb mas\u00eb d\u00ebnimi, n\u00eb raport me rrethanat e veprave penale dhe konsistenc\u00ebn n\u00eb kryerjen e tyre.<\/p>\n<p>Subjekti ka theksuar se vendimarrja e saj \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga Apeli, por KPA sjell n\u00eb v\u00ebmendje se K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e organit ndihm\u00ebs n\u00eb vler\u00ebsimin e gjyqtar\u00ebve dhe qeverisjes s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ka parashtruar rrethana q\u00eb evidentojn\u00eb mang\u00ebsi t\u00eb Micit n\u00eb drejtim t\u00eb caktimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit, q\u00eb jan\u00eb gjetur t\u00eb drejta.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vendimarrje p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebnim plot\u00ebsues t\u00eb k\u00ebrkuar nga prokuroria, KPA v\u00ebren se megjith\u00ebse gjykata nuk ka pasur detyrim ligjor p\u00ebr ta zbatuar, duket se disponimi i subjektit n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nuk shkon p\u00ebrtej bindjes s\u00eb brendshme t\u00eb krijuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb provave, rrethanave t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe dispozitave t\u00eb zbatueshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendimarrje e subjektit p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d ndaj nj\u00eb t\u00eb proceduari p\u00ebr \u201cvrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese\u201d, t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Apeli, me arsyetimin se vendimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit, pasi nuk plot\u00ebsoheshin kushtet ligjore. Por, pas vendimarrjes s\u00eb Apelit, i dyshuari nuk \u00ebsht\u00eb ndaluar dot pasi ishte larguar jasht\u00eb shtetit pasi ishte l\u00ebn\u00eb i lir\u00eb prej subjektit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se i akuzuari \u00ebsht\u00eb deklaruar i pafajsh\u00ebm gjat\u00eb gjykimit n\u00eb themel, Kolegji vler\u00ebson se ky fakt nuk justifikon munges\u00ebn e analiz\u00ebs ligjore t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb drejtim t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, nga \u201carrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb \u201cdetyrim p\u00ebr paraqitje n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d, n\u00eb kushtet kur nuk plot\u00ebsoheshin k\u00ebrkesat e parashikuara n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale,<\/p>\n<p>Sipas KPA, n\u00eb gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje civile me objekt rivendosjen n\u00eb afat t\u00eb ankimit, Mici rezulton se ka cenuar parimin e siguris\u00eb juridike p\u00ebr pal\u00ebt n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor, pasi nuk ka thirrur pal\u00ebn padit\u00ebse. \u201cDuke pasur n\u00eb konsiderat\u00eb q\u00ebllimin e k\u00ebtij parimi, q\u00eb vendimet e form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb gjykatave t\u00eb mos vihen n\u00eb diskutim, subjekti i rivler\u00ebsimit duhet t\u00eb kishte treguar nj\u00eb kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebtij parimi, s\u00eb pari lidhur me koh\u00ebn shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nga vendimi i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb n\u00eb vitin 2001, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik k\u00ebshtu stabilitetin e vendimeve gjyq\u00ebsore dhe paprekshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb drejtave t\u00eb fituara tashm\u00eb nga pala\u201d, arsyeton Kolegji dhe shton se Mici duhej t\u00eb udh\u00ebhiqej nga parimi i barazis\u00eb s\u00eb arm\u00ebve duke b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe pal\u00ebn padit\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim trajtohet edhe vendimarrja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs p\u00ebr lirimin e kreut t\u00eb Band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, Lulzim Berisha, ku pjes\u00eb e trupit gjykues kishte qen\u00eb edhe Mici. N\u00eb vendim konstatohet se trupi gjykues i Apelit Durr\u00ebs, ka disponuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebrkesat e ligjit penal material, pasi ka vendosur \u201clirim para kohe me kusht\u201d t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit Lulzim Berisha p\u00ebr ngjarje t\u00eb r\u00ebnda, edhe pse nuk ishte plot\u00ebsuar nj\u00eb nga kushtet ligjore, ai i vuajtjes s\u00eb 3\/4 t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndaj tij.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, subjekti ka treguar mang\u00ebsi n\u00eb analizimin e vendimeve gjyq\u00ebsore me t\u00eb cilat i d\u00ebnuari ka p\u00ebrfituar ulje d\u00ebnimi, duke mos treguar kujdes n\u00eb drejtim t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat dhe trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim\u201d.<\/p>\n<p>KPA vler\u00ebson se mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb kriterin profesional e kualifikojn\u00eb ish-gjyqtaren Mici si t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e p\u00ebrmbysi si t\u00eb pabazuar vendimarrjen e Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb ish-gjyqtares Anita Mici, pasi e gjeti t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa p\u00ebr shkarkimin e saj p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit. Ish-gjyqtarja e Apelit Durrr\u00ebs, Anita Mici e kaloi shkall\u00ebn e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77069,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[650,365,427,116,103,112,1154,172,906],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Anita-Mici-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Anita Mici pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77068"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77068"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77068\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77070,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77068\/revisions\/77070"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77069"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77068"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77068"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77068"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}