{"id":77078,"date":"2023-09-02T14:51:56","date_gmt":"2023-09-02T12:51:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dy-qendrimet-e-kpa-ne-rivleresimin-e-kastriot-gramshit\/2023\/09\/02\/"},"modified":"2023-09-02T14:52:33","modified_gmt":"2023-09-02T12:52:33","slug":"dy-qendrimet-e-kpa-ne-rivleresimin-e-kastriot-gramshit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dy-qendrimet-e-kpa-ne-rivleresimin-e-kastriot-gramshit\/2023\/09\/02\/","title":{"rendered":"Dy q\u00ebndrimet e KPA n\u00eb rivler\u00ebsimin e Kastriot Gramshit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u nda n\u00eb rivler\u00ebsimin e ish-gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Kastriot Gramshi duke paraqitur arsyetime t\u00eb ndryshme p\u00ebrsa i p\u00ebrket burimeve t\u00eb pasurive t\u00eb tij dhe shpenzimeve, ku shumica e shkarkoi p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, nd\u00ebrsa pakica \u00e7moi se duhej t\u00eb kishte q\u00ebndruar n\u00eb detyr\u00eb, pavar\u00ebsisht pasakt\u00ebsive n\u00eb deklarime.<\/p>\n<p>Kastriot Gramshi u konfirmua nga Komisioni i Pavarur, KPK m\u00eb 25 mars 2022. Gjat\u00eb dy seancave d\u00ebgjimore m\u00eb 15 shkurt dhe 24 mars, ai dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga aktiviteti tregtar i babait n\u00eb vitet 1992-1999 si dhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga puna e tij dhe e familjar\u00ebve n\u00eb SHBA, ku ka jetuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb si azilant, duke p\u00ebrfituar dhe n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb. Gramshi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe nuk u evidentuan probleme p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Vendimarrja e KPK nuk u gjet e bazuar nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM, q\u00eb \u00e7moi se vler\u00ebsimi korrekt i t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Gramshi. ONM k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb kryhet nj\u00eb analiz\u00eb e plot\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vitet, prej 2003-shit kur subjekti ka mb\u00ebrritur n\u00eb SHBA dhe n\u00eb vijim, q\u00eb u parashtrua edhe prej Komisionerit Publik, Florian Ballhysa n\u00eb ankim dhe gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Kolegj, ku dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e Gramshit.<\/p>\n<p>Gramshi argumentoi n\u00eb parashtrimet n\u00eb Kolegj se kontrolli i pasuris\u00eb s\u00eb tij nuk mund t\u2019i n\u00ebnshtrohej juridiksionit t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, pasi pasurit\u00eb objekt shqyrtimi jan\u00eb krijuar jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb kushtet e dyshtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, p\u00ebr kontrollin e tyre duhet t\u00eb aplikohet legjislacioni i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Ai referoi se zgjidhja jepej n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare private\u201d.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se ky argument \u00ebsht\u00eb ngritur vet\u00ebm n\u00eb gjykimin n\u00eb Kolegj dhe se \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb ligj, si dhe gjendet i pakuptimt\u00eb. Sipas KPA, legjislacioni i vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve parashikon hetimin e pasurive t\u00eb subjekteve, pavar\u00ebsisht vendit ku jan\u00eb krijuar dhe ndodhen, duke u materializuar n\u00eb kontrollin e sakt\u00ebsis\u00eb dhe mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb deklarimeve.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Ndryshimi i q\u00ebndrimit t\u00eb subjektit me parashtrimet n\u00eb Kolegj, ku kontrollohet vendimi i Komisionit \u2013 me t\u00eb cilin subjekti shpreh dakord\u00ebsin\u00eb \u2013 duke pretenduar papritmas munges\u00eb juridiksioni t\u00eb institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit, dhe aplikimin e legjislacionit t\u00eb huaj, vler\u00ebsohet si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb evituar t\u2019i n\u00ebnshtrohet shqyrtimit gjyq\u00ebsor t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit\u201d, shprehet KPA dhe e gjen alogjik k\u00ebt\u00eb pretendim t\u00eb Gramshit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim analizohet m\u00ebnyra e largimit t\u00eb subjektit nga detyra. KPA v\u00ebren se nga viti 1999, Gramshi ka ushtruar detyr\u00ebn e gjyqtarit, funksion q\u00eb e ka mbajtur deri n\u00eb dh\u00ebnien e dor\u00ebheqjes, n\u00eb prill t\u00eb 2004-\u00ebs, pasi ishte larguar drejt ShBA-s\u00eb n\u00eb gusht 2003-it.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrmbajtja e letr\u00ebs s\u00eb dor\u00ebheqjes, \u00ebsht\u00eb konstatuar se Gramshi nuk e ka njoftuar ish-K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD p\u00ebr faktin q\u00eb q\u00ebndrimi i tij do t\u00eb zgjaste, nuk ka k\u00ebrkuar leje q\u00eb p\u00ebrkonte me q\u00ebndrim afatgjat\u00eb dhe se planifikonte t\u00eb vazhdonte studime t\u00eb thelluara n\u00eb fush\u00ebn e s\u00eb drejt\u00ebs. KLD e ka liruar nga detyra n\u00eb maj t\u00eb vitit 2004.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se nga qershori i vitit 2003 kur subjekti ishte ende n\u00eb detyr\u00eb dhe fizikisht n\u00eb Shqip\u00ebri, kishte hyr\u00eb n\u00eb fuqi ligji p\u00ebr deklarimin e pasurive q\u00eb k\u00ebrkonte dor\u00ebzimin e deklarat\u00ebs e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin 2003. Deklarimi duhej kryer brenda marsit t\u00eb 2004-\u00ebs, detyrim ligjor q\u00eb Gramshi nuk e ka zbatuar, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb dor\u00ebhequr nj\u00eb muaj pas afatit maksimal p\u00ebr ta dor\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Sipas KPA, akti i dor\u00ebheqjes e prillit 2004 paraqet r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb disa aspekte. Kjo, pasi ai ka pretenduar se ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb SHBA edhe p\u00ebrpara periudh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka sjell\u00eb dokumentacion provues, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zyrtarisht ishte ende i em\u00ebruar gjyqtar n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr riem\u00ebrimin e tij n\u00eb detyr\u00eb pas 10 vjet\u00ebsh ka shprehur pamund\u00ebsi sh\u00ebndet\u00ebsore serioze q\u00eb sipas subjektit i kan\u00eb penguar jo vet\u00ebm kthimin e tij n\u00eb detyr\u00eb, por edhe k\u00ebrkimin e lejes p\u00ebr q\u00ebndrim t\u00eb gjat\u00eb apo shk\u00ebputjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c..Subjekti i rivler\u00ebsimit paraqitet i pasinqert\u00eb, n\u00eb versionin e pretenduar p\u00ebrpara KLD-s\u00eb ose p\u00ebrpara institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit. Konkretisht, n\u00ebse pranohet versioni i fakteve t\u00eb pretenduara n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit, subjekti ka qen\u00eb i pasinqert\u00eb kur ka pretenduar se ishte p\u00ebrballuar personalisht me probleme serioze sh\u00ebndet\u00ebsore, p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb cilave nuk ka komunikuar n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar leje apo marr\u00eb masat p\u00ebr t\u00eb paraqitur dor\u00ebheqjen\u201d, vler\u00ebson KPA dhe shton se n\u00ebse do t\u00eb pranohej versioni i paraqitur n\u00eb KLD se ai kishte pasur gjendje sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb r\u00ebnduar, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb jobind\u00ebs pretendimi i pun\u00ebsimit q\u00eb n\u00eb vitin 2003 n\u00eb ShBA, ose p\u00ebrpara korrikut 2004.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kolegji vler\u00ebson se n\u00eb kushtet kur Gramshi ka fituar azil politik n\u00eb SHBA, asnj\u00eb nga versionet e paraqitura prej tij mund t\u00eb mos p\u00ebrkoj\u00eb me realitetin.<\/p>\n<p>Po ashtu, shumica e trupit gjykues e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Albana Shtylla, relatorja Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtari Sokol \u00c7omo konstaton kund\u00ebrth\u00ebnie t\u00eb konsiderueshme t\u00eb subjekti lidhur me sa ka pretenduar n\u00eb prap\u00ebsim t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit Publik, krahasuar me \u00e7far\u00eb ka deklaruar seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore n\u00eb Kolegj dhe gjat\u00eb prap\u00ebsimeve t\u00eb rezultateteve t\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se subjekti ka argumentuar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej arsyetimit logjik t\u00eb konkludohet p\u00ebr krijim pasurie para vitit 2005, pasi objektivi ishte t\u00eb mund t\u00eb mbulonte shpenzimet minimale jetike me t\u00eb ardhurat e disponuara dhe ato t\u00eb realizuara. Ndryshe nga ky pretendim n\u00eb Kolegj, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr balanc\u00ebn negative p\u00ebr periudh\u00ebn 2005 \u20132012 t\u00eb konstatuar n\u00eb Komision, Gramshi ka deklaruar gjat\u00eb viteve 2003- 2004 kishin realizuar t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vler\u00ebn 13 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Trupi gjykues konstaton se subjekti \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish inkoherent n\u00eb pretendime p\u00ebr sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj periudhe kohore, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb paraqitur faktet n\u00eb favor t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb tij, qoft\u00eb edhe duke ndjekur qasje alogjike.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, trupi gjykues i ka vler\u00ebsuar t\u00eb pabazuara pretendimet e subjektit n\u00eb Kolegj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar harkun kohor t\u00eb viteve 2003 \u2013 2004 nga analiza financiare. Po ashtu, jan\u00eb gjetur jobind\u00ebse pretendimet e tjera deklarative p\u00ebr pun\u00ebsim.<\/p>\n<p>Ashtu si Komisioneri, KPA e gjen t\u00eb pabazuar pretendimin e Gramshit se ai gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e viteve 2003-2004 p\u00ebr shkak se ka kaluar afati iruajtjes 10-vje\u00e7ar. Kolegji v\u00ebren se subjekti nuk provoi p\u00ebrpjekje t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacionin n\u00eb fjal\u00eb prej vitit 2014 kur rifilloi detyr\u00ebn e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Nisur me faktin se periudha kohore e debatuar p\u00ebrkon edhe me koh\u00ebn kur subjekti ishte ende n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pretendimet e ngritura u vler\u00ebsuan nga trupi gjykues si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mos ia n\u00ebnshtruar kontrollit vite t\u00eb caktuara t\u00eb nd\u00ebrmjetme, ndon\u00ebse p\u00ebrkojn\u00eb me krijimin e t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb pasurie.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kryerjes s\u00eb analiz\u00ebs financiare, shumica ka gjetur jobind\u00ebse pretendimet e Gramshit p\u00ebr t\u00eb reduktuar shpenzimet e jetes\u00ebs, duke kosideruar vet\u00ebm vler\u00ebn e qiras\u00eb s\u00eb deklaruar prej tij p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2012 dhe q\u00eb t\u00eb hiqet pjesa e qiras\u00eb e p\u00ebrllogaritur nga institucionet e riler\u00ebsimit p\u00ebr kostot e jetes\u00ebs jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, shumica e cil\u00ebson t\u00eb pabazuar vendimin e Komisionit lidhur me kriterin e pasuris\u00eb, duke konkluduar se ish-gjyqtari Gramshi gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjatuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjyqtaret Ina Rama dhe Mimoza Tasi kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb pakic\u00eb duke \u00e7muar se Gramshi duhej t\u00eb ishte konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ato pranojn\u00eb pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet e Gramishit si dhe p\u00ebr shtrirjen e analiz\u00ebs financiare prej vitit 2003, \u00e7mojn\u00eb se nuk gjenden arsye penalizuese.<\/p>\n<p>T\u00eb dy an\u00ebtaret n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb se zbritja e vler\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb s\u00eb p\u00ebrllgaritur tek shpenzimet jetike dhe konsiderimi i shumave t\u00eb deklaruara nga vet\u00eb subjekti se ka paguar p\u00ebr strehimin gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2012, do ta p\u00ebrmbyste bilancin negativ.<\/p>\n<p>Rama v\u00ebren se subjekti \u00ebsht\u00eb ngarkuar n\u00eb analiz\u00eb me shpenzime qiraje q\u00eb i ka deklaruar vet\u00eb, si edhe p\u00ebr vler\u00ebn korresponduese q\u00eb i p\u00ebrket k\u00ebtij z\u00ebri n\u00eb kategorin\u00eb e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb censusit n\u00eb ShBA.<\/p>\n<p>Duke i\u2019u referuar t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, Rama v\u00ebren se n\u00eb kostot e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb SHBA, z\u00ebri \u201cqira\u201d z\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb viteve, nga 35% &#8211; 36% t\u00eb vler\u00ebs totale t\u00eb k\u00ebtyre shpenzimeve t\u00eb p\u00ebrllogaritura n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Rama shpreh mosdakord\u00ebsi me q\u00ebndrimin e mbajtur prej shumic\u00ebs se pretendimi i subjektit p\u00ebr zbritjen e nj\u00eb prej vlerave t\u00eb qiras\u00eb ishte paraqitur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kolegj e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ishte i bazuar.<\/p>\n<p>Rama dhe Tasi vler\u00ebsojn\u00eb se n\u00ebse do t\u00eb zbritet ky shpenzim i dubluar, at\u00ebher\u00eb rezultati i analiz\u00ebs financiare ndryshon krejt\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb balanc\u00eb pozitive n\u00eb vlera duksh\u00ebm t\u00eb larta, duke p\u00ebrmbysur t\u00eb gjitha balancat negative.<\/p>\n<p>Sipas Ram\u00ebs, masa e shkarkimit p\u00ebr Gramshin \u00ebsht\u00eb joproporcionale dhe nuk i p\u00ebrgjigjet q\u00ebllimit t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Ajo e bazon k\u00ebt\u00eb konkluzion n\u00eb faktin se sht\u00ebpia e banimit q\u00eb analizohet \u00ebsht\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me t\u00eb v\u00ebllain, e cila \u00ebsht\u00eb financuar nga t\u00eb ardhurat e gjith\u00eb familjes s\u00eb subjektit, duke qen\u00eb se edhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr nevoja t\u00eb strehimit. Rama v\u00ebren se financimi i k\u00ebsaj pasurie ka ndodhur n\u00eb vitin 2012, gati n\u00ebnt\u00eb vite pasi subjekti kishte l\u00ebn\u00eb detyr\u00ebn e gjyqtarit dhe ishte vendosur n\u00eb ShBA dhe dy vjet para se ai t\u00eb rikthehej n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb rifilluar pun\u00ebn si gjyqtar.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdor\u00ebzimin e deklarat\u00ebs fillestare t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb vitit 2003, Rama v\u00ebren se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga detyra e gjyqtarit n\u00eb muajin prill t\u00eb vitit 2004, vet\u00ebm nj\u00eb muaj pas mbarimit t\u00eb afatit p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar deklarat\u00ebn fillestare t\u00eb pasuris\u00eb. Sipas saj, logjiksh\u00ebm mendohet se vendimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dor\u00ebheqje \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb hershme, p\u00ebrderisa subjekti kishte nisur procedurat p\u00ebr fitimin e statusit t\u00eb azilantit polik n\u00eb ShBA.<\/p>\n<p>P\u00ebr mossigurimin e dokumenteve p\u00ebr t\u00eb ardhurat n\u00eb momentin e deklarimit para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs kur nuk ishte tejkaluar afati 10-vje\u00e7ar, Rama v\u00ebren se dispozitat ligjore p\u00ebr deklarimin e pasurive n\u00eb vitin 2014, nuk detyronin p\u00ebrcjelljen e dokumentacionit q\u00eb provonte t\u00eb ardhurat e krijuara p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs prej subjekteve deklaruese, por vet\u00ebm ato q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb deklaruara.<\/p>\n<p>Ajo e konsideron objektivisht t\u00eb pamundur nj\u00eb konkluzion definitiv mbi rrethanat e krijimit t\u00eb pasurive t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebrgjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai s\u00eb bashku me familjen e tij kan\u00eb jetuar jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja tjet\u00ebr n\u00eb pakic\u00eb, Mimoza Tasi shprehet se Komisioneri Publik n\u00eb ankim dhe shumica e Kolegjit n\u00eb vendim nuk kan\u00eb mbajtur si duhet n\u00eb konsiderat\u00eb rrethanat dhe situat\u00ebn faktike t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit q\u00eb k\u00ebto pasuri jan\u00eb krijuar gjat\u00eb nj\u00eb periudhe kohore kur nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor n\u00eb ushtrim t\u00eb funksionit t\u00eb gjyqtarit, konkretisht n\u00eb periudh\u00ebn 2003 \u2013 2014.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja an\u00ebtaret n\u00eb pakic\u00eb arijn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se me provat e dor\u00ebzuara nga subjekti, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsia e krijimit t\u00eb pasurive me burime t\u00eb ligjshme dhe se konfirmimi i tij duhej t\u00eb ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u nda n\u00eb rivler\u00ebsimin e ish-gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Kastriot Gramshi duke paraqitur arsyetime t\u00eb ndryshme p\u00ebrsa i p\u00ebrket burimeve t\u00eb pasurive t\u00eb tij dhe shpenzimeve, ku shumica e shkarkoi p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, nd\u00ebrsa pakica \u00e7moi se duhej t\u00eb kishte q\u00ebndruar n\u00eb detyr\u00eb, pavar\u00ebsisht pasakt\u00ebsive n\u00eb deklarime. Kastriot Gramshi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77079,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[407,111,103,789,380,112,101,430,989,903],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Kastriot-Gramshi.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Kastriot Gramshi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77078"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77078"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77078\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77080,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77078\/revisions\/77080"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77079"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77078"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77078"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77078"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}