{"id":77087,"date":"2023-09-05T17:12:35","date_gmt":"2023-09-05T15:12:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-u-nda-ne-vleresimin-e-pasurise-se-nure-drenit\/2023\/09\/05\/"},"modified":"2023-09-05T17:15:09","modified_gmt":"2023-09-05T15:15:09","slug":"kolegji-u-nda-ne-vleresimin-e-pasurise-se-nure-drenit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-u-nda-ne-vleresimin-e-pasurise-se-nure-drenit\/2023\/09\/05\/","title":{"rendered":"Kolegji u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb Nure Drenit"},"content":{"rendered":"<p>Trupi gjykues i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb shqyrtoi ankimin e ish-gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Nure Dreni, ndaj vendimarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr shkarkimin e saj, \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb me q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme. Shkarkimi Drenit mbeti n\u00eb fuqi me votat e kryesueses Natasha Mulaj, relatores Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtarit Sokol \u00c7omo, q\u00eb konfirmuan vendimarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. Nd\u00ebrsa dy an\u00ebtaret n\u00eb pakic\u00eb, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi \u00e7mojn\u00eb se duhej aplikuar parimi i objektivitetit dhe proporcionalitetit, duke e rikthyer n\u00eb detyr\u00eb k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 17 qershor 2020 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra ish-gjyqtaren Nure Dreni, pasi konstatoi se ajo gjendej n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet e kryera dhe pasurit\u00eb e krijuara gjat\u00eb viteve 2011-2014, duke rezultuar me bilanc negativ prej rreth 2.7 milion\u00eb lek\u00ebsh. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe u \u00e7mua se kishte arritur nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Dreni e ankimoi si t\u00eb pabazuar vendimin e Komisionit dhe k\u00ebrkoi \u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor; shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb publike; pranimin e provave t\u00eb reja dhe rip\u00ebrs\u00ebritjen e analizimit t\u00eb atyre t\u00eb dosjes s\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues \u00e7moi se aktet e reja t\u00eb sjella nga subjekti me ankimin duhet t\u00eb refuzohen, pasi nuk lejohen nga ligji q\u00eb t\u00eb shqyrtohen. Po ashtu, Kolegji ka vler\u00ebsuar se aktet jan\u00eb t\u00eb panevojshme, pasi edhe n\u00ebse do t\u00eb pranohen si t\u00eb mir\u00ebq\u00ebna, jan\u00eb pa r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Kolegji nuk ka gjetur shkelje procedurale q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb korrigjimin e tyre n\u00eb seanc\u00eb publike dhe ka vendosur ta shqyrtoj\u00eb ankimin mbi baz\u00ebn e akteve n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi. <strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mendimet ndryshe p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Dreni ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e Komisionit se ajo dhe personat e lidhur kan\u00eb pamjaftueshm\u00ebri financiare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet jetike dhe shpenzimet e tjera familjare, duke rezultuar me bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn rreth 2.7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitet 2011-2014.<\/p>\n<p>Ajo argumenton se nj\u00eb analiz\u00eb e sakt\u00eb, bazuar n\u00eb pretendimet e saj, do t\u00eb rezultonte n\u00eb kushtet e mjaftueshm\u00ebris\u00eb financiare. Pretendimet e subjektit fokusohen n\u00eb k\u00ebrkimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhura, ku p\u00ebrpos atyre q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb Komisioni, t\u00eb konsiderohen edhe dietat e p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti gjat\u00eb detyr\u00ebs, si dhe zbritjen e shpenzimeve t\u00eb caktuara &#8211; si\u00e7 jan\u00eb shpenzimet e jetes\u00ebs, t\u00eb udh\u00ebtimit jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb apo t\u00eb shkollimit t\u00eb vajzave.<\/p>\n<p>Po ashtu, Dreni ka k\u00ebrkuar rillogaritje t\u00eb cash-it jasht\u00eb sistemit bankar, sipas deklaratave periodike vjetore n\u00eb vitet 2013 dhe 2014, gjendjes s\u00eb llogaris\u00eb bankare t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej vajzave n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, si dhe rillogaritje kursi k\u00ebmbimi t\u00eb GBP britanik n\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr llogarin\u00eb bankare t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se balanca negative nga analiza e kryer n\u00eb Kolegj reduktohet vet\u00ebm me shm\u00ebn 52 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb ka ardhur si pasoj\u00eb e korrigjimit t\u00eb disa shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimit n\u00eb vitet 2011, 2012 dhe 2013, si dhe nga rillogaritja e likuiditeteve, sipas konfermave bankare n\u00eb 2011-\u00ebn. N\u00eb vijim, trupi gjykues i \u00e7mon t\u00eb pabazuara disa nga pretendimet e subjektit p\u00ebr z\u00ebra t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e trupit gjykues jan\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e nj\u00eb likujditeti cash t\u00eb pretenduar nga subjekti se \u00ebsht\u00eb disponuar q\u00eb prej vitit 2004 dhe se \u00ebsht\u00eb shpenzuar n\u00eb 2014-\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se deklarimi i subjektit p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb gjendjes cash n\u00eb vler\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2014 nuk mund t\u00eb ndodhte, pasi n\u00eb fund t\u00eb 2013-\u00ebs mund t\u00eb dispononte vet\u00ebm 44 mij\u00eb lek\u00eb cash. KPK \u00e7moi se pak\u00ebsimi i gjendjes s\u00eb cash-it deklaruar n\u00eb vitin 2014, nuk mund t\u00eb merrej n\u00eb koniderat\u00eb pasi nuk ishte deklaruar si likujditet cash q\u00eb nga viti 2004.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij konkluzioni, subjekti \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb ankim se Komisioni nuk e ka parashtruar gjendjen cash nd\u00ebr vite si problematik\u00eb. Sipas saj, gjendja e likuiditeteve jasht\u00eb sistemit bankar n\u00eb vitin 2014, n\u00eb vler\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb rrjedh nga shuma prej 1.9 milion\u00eb lek\u00ebsh, e investuar n\u00eb bono thesari n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe deklaruar prej saj n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore t\u00eb vitit 2003.<\/p>\n<p>Kjo shum\u00eb, sipas Drenit, \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb fund t\u00eb muajit tetor t\u00eb vitit 2004 dhe nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb koh\u00ebs, pasi ka menduar se gjendja \u201c0\u201d lek\u00eb n\u00eb bono thesari deklaruar prej saj, n\u00ebnkupton se cash-i \u00ebsht\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, pasi nuk kishte deklaruar as shpenzime t\u00eb tjera at\u00eb vit.<\/p>\n<p>Subjekti ka k\u00ebmb\u00ebngulur se mungesa e deklarimit n\u00eb vitin 2004 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pakujdesi, meqen\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar ruajtja n\u00eb cash e fondeve t\u00eb t\u00ebrhequra nga bonot e thesarit. N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtij pretendimi, ajo ka dor\u00ebzuar deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb vitit 2013, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai ka sh\u00ebnuar likujditete cash n\u00eb banes\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb. Dreni ka pretenduar se ky deklarim tregon gjendjen e cash-it nd\u00ebr vite, e cila \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar deri sa \u00ebsht\u00eb zeruar n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Shumica e Kolegjit e gjen t\u00eb drejt\u00eb vler\u00ebsimin e Komisionit. \u201c[..]Trupi gjykues konstaton se n\u00eb periudh\u00ebn kohore t\u00eb nd\u00ebrmjetme, nga viti 2004 e deri n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb rivler\u00ebsimit, subjekti ka deklaruar pak\u00ebsime t\u00eb gjendjes s\u00eb likuiditeteve, por asnj\u00ebher\u00eb ekzistenc\u00ebn e ndonj\u00eb sasie cash-i q\u00eb p\u00ebrkon me shum\u00ebn e deklaruar n\u00eb n\u00ebntor 2013 nga personi i lidhur. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, pretendimi i gjendjes s\u00eb k\u00ebsaj vlere t\u00eb mbajtur n\u00eb sht\u00ebpi, pas t\u00ebrheqjes nga banka n\u00eb fund t\u00eb tetorit 2004, ka dal\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb procesin e hetimit administrativ\u201d, konstaton shumica e KPA.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me deklarimin e gjendjes cash n\u00eb vitin 2013 nga bashk\u00ebshorti, \u00e7mohet se p\u00ebrderisa deklaruesi nuk specifikon burimin, prezumimi i kryer nga Komisioni p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrllogaritur mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj shume me t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb vitit, \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb ligj dhe n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Pretendimi i subjektit se \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb heshtje nj\u00eb shum\u00eb e konsiderueshme e cash-it n\u00eb banes\u00eb, p\u00ebr shkak se n\u00ebnkuptohet ekzistenca e tyre si derivat i t\u00ebrheqjes, \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb, pasi nuk p\u00ebrputhet me formimin e subjektit dhe as me pretendimet p\u00ebr pasakt\u00ebsi t\u00eb paq\u00ebllimshme\u201d, arsyeton shumica dhe shton se, n\u00eb kushtet kur Dreni nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb deklaruar n\u00eb asnj\u00eb prej deklaratave periodike t\u00eb viteve 2004-2014, posedimin cash n\u00eb banes\u00eb t\u00eb shum\u00ebs prej 1.6 milion\u00eb lek\u00ebsh ose p\u00ebrdorimin e saj, e b\u00ebn t\u00eb pamundur p\u00ebr institucionet e rivler\u00ebsimit gjurmimin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj shume n\u00eb vitet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2011-2014, Kolegji ka pranuar disa nga pretendimet e subjektit p\u00eb c\u00ebra t\u00eb caktuar, megjithat\u00eb bilanci negativ \u00ebsht\u00eb ulur vet\u00ebm me 52 mij\u00eb lek\u00eb, duke mbetur n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb e 734 mij\u00eb lek\u00eb, nga 2 milion\u00eb e3 786 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb ishte konkluduar n\u00eb Komision.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Albana Shtylla vler\u00ebson ndryshe nga shumica. Shtylla shprehet se problemet e konstatuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, duhen vler\u00ebsuar n\u00eb zbatim t\u00eb parimit t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit, q\u00eb sipas saj nuk justifikojn\u00eb mas\u00ebn disiplinore t\u00eb shkarkimit. Ajo sjell n\u00eb v\u00ebmendje pamund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb konstatuara nga KPK n\u00eb vite, p\u00ebrkat\u00ebsisht 393 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2011; n\u00eb 2012-\u00ebn 674 mij\u00eb lek\u00eb; 330 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2012, dhe n\u00ebnvizon se pjesa m\u00eb e madhe e bilancit negativ ka rezultuar n\u00eb 2014-\u00ebn, n\u00eb vler\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shtylla del kund\u00ebr shumic\u00ebs p\u00ebr moskonsiderimin n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2014 t\u00eb shum\u00ebs prej 1.6 milion\u00eb lek\u00ebsh, t\u00eb pretenduar nga subjekti si gjendje kursimesh n\u00eb cash e krijuar si rezultat i akumulimit n\u00eb vite t\u00eb shtesave dhe pak\u00ebsimeve mbi shum\u00ebn prej 1.9 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrfituar cash n\u00eb vitin 2004, si rezultat i mbylljes s\u00eb investimit n\u00eb bono thesari &#8211; investim q\u00eb \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb vitit 2003.<\/p>\n<p>Ajo sjell n\u00eb v\u00ebmendje se pasakt\u00ebsia p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit n\u00eb vite t\u00eb gjendjes cash t\u00eb krijuar n\u00eb 2004-\u00ebn, afekton analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2014 e, p\u00ebr pasoj\u00eb, gjith\u00eb diferenc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar nga Komisioni p\u00ebr periudh\u00ebn financiare 2011-2014. Po ashtu, Shtylla shprehet se mban n\u00eb konsiderat\u00eb edhe faktin se nga hetimi administrativ i kryer n\u00eb Komision, nuk rezultoi e provuar q\u00eb me mosdeklarimin e cash-it gjat\u00eb periudh\u00ebs 2004-2014, subjekti t\u00eb ket\u00eb pasur si q\u00ebllim t\u00eb mbaj\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes dhe kontrollit k\u00ebto likujditete.<\/p>\n<p>\u201cMosdeklarimi i shum\u00ebs prej 1.900.000 lek\u00ebsh si gjendje cash nga viti 2004 e n\u00eb vijim, sipas shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb persistente dhe konsekuente nga subjekti i rivler\u00ebsimit gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision dhe n\u00eb ankim, ka ardhur pik\u00ebrisht si pasoj\u00eb e perceptimit t\u00eb saj se, duke deklaruar likuiditetin bankar n\u00eb bono thesari n\u00eb gjendje prej 1.900.000 lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2003, n\u00eb kushtet kur k\u00ebto likuiditete jan\u00eb t\u00ebrhequr dhe nuk p\u00ebrfaq\u00ebsonin kursime t\u00eb krijuara n\u00eb vitin 2004, n\u00eb fakt nuk kishin p\u00ebsuar shtim apo pak\u00ebsim n\u00eb momentin e disponimit cash, por vet\u00ebm kishin ndryshuar vendin e ruajtjes s\u00eb tyre, nga banka n\u00eb banes\u00eb\u201d, arsyeton Shtylla dhe thekson se nuk rezulton q\u00eb me k\u00ebt\u00eb shum\u00eb t\u00eb jet\u00eb krijuar ndonj\u00eb pasuri apo t\u00eb jen\u00eb kryer shpenzimet.<\/p>\n<p>Ashtu si Dreni, edhe Shtylla vler\u00ebson se deklarimi i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr disponimin e cash-it 1.6 milion\u00eb lek\u00eb, v\u00ebrteton se kjo shum\u00eb ka ekzistuar realisht.<\/p>\n<p>Sipas Shtyll\u00ebs, bilanci negativ p\u00ebr periudh\u00ebn 2011-2014 sipas analiz\u00ebs s\u00eb Kolegjit, do t\u00eb mbetej n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 316 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb parimit t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit nuk do t\u00eb duhej t\u00eb kishte sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Edhe an\u00ebtarja tjet\u00ebr n\u00eb pakic\u00eb, Mimoza Tasi vler\u00ebson se subjekti nuk duhej t\u00eb ishte ngarkuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore e t\u00eb shkarkohej nga detyra p\u00ebr shkak t\u00eb moskonsiderimit, nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe t\u00eb vler\u00ebs cash 1.6 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Tasi shprehet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dakord me konkluzionin e shumic\u00ebs p\u00ebr mungesat e tjera t\u00eb viteve 2011-2014, vler\u00ebson se konsiderimi i vler\u00ebs 1.6 milion\u00eb lek\u00eb do t\u00eb ulte balanc\u00ebn negative p\u00ebrfundimtare duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur aplikimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit.<\/p>\n<p>\u201cKonstatoj se subjekti i rivler\u00ebsimit, me deklarimin e gjendjes cash, referuar kursimeve nga t\u00eb ardhurat e viteve 2003 dhe 2004, ka krijuar nj\u00eb keqkuptim dhe \u00ebsht\u00eb konfonduar duke mos e konceptuar edhe ndryshimin e statusit t\u00eb shum\u00ebs prej 1.960.000 lek\u00ebsh nga bono thesari n\u00eb gjendje cash n\u00eb banes\u00eb e p\u00ebr ta deklaruar si t\u00eb till\u00eb. Por ky keqkuptim, n\u00eb vler\u00ebsimin tim, nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb kjo shum\u00eb nuk ka ekzistuar\u201d, shprehet Tasi dhe rendit nj\u00eb s\u00ebr\u00eb argumentesh p\u00ebrse shpjegimet e subjektit i duken bind\u00ebse, si deklarimi i t\u00ebrheqjes s\u00eb bonove t\u00eb thesarit n\u00eb vitin 2004; q\u00ebnien e shum\u00ebs prej 1 milion e 960 mij\u00eb lek\u00ebsh si gjendje cash n\u00eb sht\u00ebpi, edhe pse e padeklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike, por e n\u00ebnkuptuar; moskryerjen e investimeve apo shpenzimeve n\u00eb vite me burim k\u00ebt\u00eb shum\u00eb; deklarimin nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2013 t\u00eb gjendjes vcash 1.6 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe pak\u00ebsimin n\u00eb at\u00eb vit t\u00eb nj\u00eb shume 900 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb sipas Tasit, do t\u00eb kishte qen\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb ndodhte n\u00ebse nuk do t\u00eb ekzistonte gjendja cash.<\/p>\n<p>Ashtu si Shtylla, Tasi vler\u00ebson se shumica duhej t\u00eb kishte aplikuar parimet e objektivitetit dhe t\u00eb proporcionalitetit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb konfirmonte Drenin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Trupi gjykues i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb shqyrtoi ankimin e ish-gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Nure Dreni, ndaj vendimarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr shkarkimin e saj, \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb me q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme. Shkarkimi Drenit mbeti n\u00eb fuqi me votat e kryesueses Natasha Mulaj, relatores Rezarta Schuetz [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77088,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[407,162,103,112,430,674,690,989,903],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nure-Dreni-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit, Nure Dreni n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore para KPK. Foto: Malton Dibra\/LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77087"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77087"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77087\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77089,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77087\/revisions\/77089"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77088"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77087"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77087"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77087"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}