{"id":77090,"date":"2023-09-06T18:18:27","date_gmt":"2023-09-06T16:18:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pretendimet-e-ervin-beqirit-per-pasurine-u-gjeten-deklarative-edhe-nga-kpa\/2023\/09\/06\/"},"modified":"2023-09-06T18:27:06","modified_gmt":"2023-09-06T16:27:06","slug":"pretendimet-e-ervin-beqirit-per-pasurine-u-gjeten-deklarative-edhe-nga-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pretendimet-e-ervin-beqirit-per-pasurine-u-gjeten-deklarative-edhe-nga-kpa\/2023\/09\/06\/","title":{"rendered":"Pretendimet e Ervin Beqirit p\u00ebr pasurin\u00eb u gjet\u00ebn deklarative edhe nga KPA"},"content":{"rendered":"<p>Ish-prokurori i Elbasanit, Ervin Beqiri u shkarkua nga detyra m\u00eb 3 mars 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2013, si dhe p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie. Komisioni konstatoi se Beqiri ka paraqitur deklarime t\u00eb reja gjat\u00eb hetimit administrativ lidhur me burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pagesat e k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit, t\u00eb cilat jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb nivel deklarativ dhe jo t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p>Vendimi u kund\u00ebrshtua nga subjekti i cili pretendoi se hetimi i Komisionit nuk ishte i plot\u00eb, por shkaqet e ngritura prej tij lidhur me aspektin procedural dhe p\u00ebr pasurin\u00eb u gjet\u00ebn thuajse t\u00eb gjitha t\u00eb pabazuara nga Kolegji, q\u00eb la n\u00eb fuqi shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Beqiri e ka cil\u00ebsuar t\u00eb padrejt\u00eb konkluzionin i KPK p\u00ebr apartamentin, me argumentin se nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhurat dhe mund\u00ebsit\u00eb e kursimit t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur, prind\u00ebrve dhe motrave t\u00eb tij, si dhe huat\u00eb q\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit kan\u00eb marr\u00eb nga persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka pretenduar se nuk ka pasur detyrimin t\u00eb pasqyroj\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe as n\u00eb ato periodike pasurit\u00eb e prind\u00ebrve ose t\u00eb motrave, pavar\u00ebsisht se ka bashk\u00ebjetuar me ta n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin trung familjar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore. Sipas subjektit, detyrimin p\u00ebr deklarim e kan\u00eb pasur vet\u00ebm bashk\u00ebshort\u00ebt dhe f\u00ebmij\u00ebt madhor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Beqiri ka pretenduar se sipas ligjit p\u00ebr rivler\u00ebsimin e magjistrat\u00ebve, subjektet nuk kan\u00eb pasur p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb sh\u00ebnonin n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d huat\u00eb, dhurimet ose marr\u00ebdh\u00ebniet e tjera juridike t\u00eb personave t\u00eb lidhur me persona t\u00eb tjer\u00eb, por vet\u00ebm kan\u00eb pasur detyrimin p\u00ebr t\u00eb justifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive t\u00eb tyre. Ai ka sqaruar se n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d, n\u00eb certifika\u00ebn e gjendjes civile ka qen\u00eb n\u00eb trung familjar me bash\u00ebkshorten dhe f\u00ebmij\u00ebt e mitur.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka parashtruar se n\u00eb deklaratat periodike vjetore t\u00eb paraqitura n\u00eb ILDKPKI, subjektet e rivler\u00ebsimit, nuk kan\u00eb pasur p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb deklaronin burimet e ligjshme t\u00eb dhuruesve apo huadh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tyre, por vet\u00ebm t\u00eb deklaronin me sakt\u00ebsi dhurimin, huan\u00eb ose \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie tjet\u00ebr juridike nga t\u00eb cilat buronin interesa pasurore.<\/p>\n<p>Komisioni ka \u00e7muar se Beqiri duhej t\u00eb deklaronte lidhur me familjar\u00ebt e tij, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personave t\u00eb lidhur me t\u00eb &#8211; gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duket se ai e ka shmangur me arsyetimin se ishte ndar\u00eb nga trungu familjar pas dat\u00ebs 17 tetor 2016. Sipas KPK, pasuria e krijuar prej tij n\u00eb vitin 2013 ka qen\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti e mb\u00ebshtetur financiarisht nga familjaret, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb deklaronin n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personave t\u00eb lidhur dhe jo n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Nga hetimi i kryer nga Komisioni ka rezultuar se edhe ata kan\u00eb pasur pasuri t\u00eb krijuara, nd\u00ebr vite, si likuiditete bankare dhe n\u00eb p\u00ebrfundim \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se Beqiri ka shmangur nga deklarimi \u201cveting\u201d pasurit\u00eb e familjar\u00ebve t\u00eb tij, duke e b\u00ebr\u00eb deklarimin t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit konstaton se n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve, subjekti i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn certifikat\u00eb familjare me prind\u00ebrit dhe motrat. Duke iu referuar k\u00ebtij ligji, KPA vler\u00ebson se prind\u00ebrit dhe motrat e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebr shkak t\u00eb qenies n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn certifikat\u00eb familjare, konsiderohen persona t\u00eb lidhur q\u00eb kan\u00eb pasur detyrimin p\u00ebr t\u00eb paraqitur deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb \u201cveting\u201d bashk\u00eb me gjith\u00eb dokumentet q\u00eb justifikojn\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cNdarja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nga trungu familjar, disa dit\u00eb pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, nuk i ka p\u00ebrjashtuar nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia ligjore p\u00ebr deklarimin e pasurive n\u00eb deklarat\u00ebn vetting prind\u00ebrit dhe motrat, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e certifikat\u00ebs familjare n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij ligji\u201d, shprehet KPA.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, Kolegji vler\u00ebson se Beqiri ka shmangur detyrimin p\u00ebr deklarim t\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb interesave privat\u00eb t\u00eb personave t\u00eb lidhur, gj\u00eb q\u00eb ka sjell\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb e Komisionit n\u00eb drejtim t\u00eb hetimit t\u00eb pasurive t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ndryshimi i certifikat\u00ebs familjare disa dit\u00eb pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit, si dhe pas daljes s\u00eb Udh\u00ebzimit t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, sipas Kolegjit, tregon p\u00ebr nj\u00eb veprim t\u00eb paramenduar t\u00eb subjektit p\u00ebr shmangien nga deklarimi n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar, trupi gjykues i KPA konkludon se \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb ligj q\u00ebndrimi i Komisionit se subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, pasi ka shmangur nga deklarimi pasurit\u00eb e familjar\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt kishin detyrimin q\u00eb t\u00eb deklaronin interesat pasuror\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji e gjen t\u00eb drejt\u00eb konstatimin e Komisionit p\u00ebr munges\u00ebn e burimeve p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2013, q\u00eb ka arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim pasi nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb prind\u00ebrve dhe motrave t\u00eb subjektit p\u00ebr huan\u00eb dh\u00ebn\u00eb atij n\u00eb janar t\u00eb vitit 2013 n\u00eb shum\u00ebn 5.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPA analizon burimet e pretenduara nga subjekti se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr vler\u00ebn 5.1 milion\u00eb q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb familjar\u00ebt. N\u00eb vendim evidentohet se Komisioni nuk e ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb shum\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti nga prind\u00ebrit e subjektit n\u00eb vitin 2000, t\u00eb pretenduar si burim t\u00eb huas\u00eb s\u00eb dh\u00ebn\u00eb, pasi n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ata kan\u00eb bler\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pasuri n\u00eb kryeqytet. Po ashtu, t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit jan\u00eb deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb si burim p\u00ebr kursimet e t\u00eb atit gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit konstaton se Beqiri nuk arrin t\u00eb provoj\u00eb mosp\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj shume p\u00ebr blerjen e apartamentit nga prind\u00ebrit n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb vitin 2000. \u201cI vetmi argument q\u00eb jep subjekti n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrfitimi i shum\u00ebs nga shitja e apartamentit n\u00eb Fier \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb von\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb paguar shuma p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb. [\u2026]. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga aktet konstatohet se me kontrat\u00ebn e shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Fier, pal\u00ebt jan\u00eb shprehur se shuma e blerjes \u00ebsht\u00eb shlyer jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale, pa specifikuar nj\u00eb dat\u00eb, duke rezultuar se n\u00eb harkun kohor t\u00eb disa dit\u00ebve nga prind\u00ebrit e subjektit jan\u00eb kryer transaksionet e dh\u00ebnies dhe marrjes s\u00eb shumave p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas KPA, p\u00ebrfitimi i shum\u00ebs nga shitja e apartamentit n\u00eb Fier, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb kohore me blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb arsyesh\u00ebm p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj vlere p\u00ebr financimin e banes\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb nga prind\u00ebrit e subjektit.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, subjekti nuk \u00ebsht\u00eb bind\u00ebs n\u00eb pretendimet e tij se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur cash nga prind\u00ebrit e tij p\u00ebr 13 vjet, p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb m\u00eb pas hua atij, p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb mosprovimit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb shum\u00ebs prej 1.5 milion lek\u00ebsh nga t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit n\u00eb Fier si burim p\u00ebr huan\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga i ati, si dhe nga momenti i deklarimit t\u00eb k\u00ebtij burimi vet\u00ebm gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision, Kolegji e \u00e7mon t\u00eb bazuar q\u00ebndrimin e Komisionit p\u00ebr moskonsiderimin e k\u00ebsaj vlere si pjes\u00eb s\u00eb huas\u00eb s\u00eb dh\u00ebn\u00eb subjektit nga i ati.<\/p>\n<p>Kolegji e gjen t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e subjektit se ai nuk ka pasur detyrimin t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe ato periodike pasurit\u00eb e prind\u00ebrve ose t\u00eb motrave. Por, sipas KPA, mungesa e detyrimit p\u00ebr deklarim t\u00eb prind\u00ebrve nuk passjell detyrimisht t\u00eb provuar pretendimin e subjektit se gjendja cash e kursyer prej tyre ka qen\u00eb m\u00eb e madhe se ajo e deklaruar prej tij n\u00eb vite, n\u00ebse nuk arrin t\u00eb sjell\u00eb prova n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pretendimeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPA e gjen t\u00eb bazuar q\u00ebndrimin e Komisionit se deklarimi i subjektit gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit mbetet deklarativ dhe i pamb\u00ebshtetur n\u00eb dokumentacion provues.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e subjektit se ai nuk ka pasur p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb deklaronte huat\u00eb, dhurimet ose marr\u00ebdh\u00ebniet e tjera juridike t\u00eb personave t\u00eb lidhur me persona t\u00eb tjer\u00eb, KPA sjell n\u00eb v\u00ebmendje se babai i ish-prokuorit Beqiri ka pasur detyrimin p\u00ebr t\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, gj\u00eb q\u00eb nuk kryer n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se, pavar\u00ebsisht se huat\u00eb nuk jan\u00eb marr\u00eb direkt nga subjekti i rivler\u00ebsimit, por nga babai i tij, ato shuma pretendohet se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb apartament n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka pasur detyrimin t\u00eb deklaronte dhe t\u00eb provonte me dokumentacion justifikues ligjor burimin e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji gjen t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e Beqirit, se k\u00ebto huadh\u00ebnie nuk jan\u00eb jan\u00eb deklaruar n\u00eb funksion t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer nga Komisioni, pasi ai i ka pasqyruar n\u00eb pyet\u00ebsorin standard, kur nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr rezultatet e analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>Mgjithat\u00eb, ashtu si KPK edhe Kolegji vler\u00ebson se nuk jan\u00eb dokumentuar me akte provuese dy hua q\u00eb pretendohet se jan\u00eb marr\u00eb nga babai i subjektit, duke mbetur n\u00eb nivel deklarativ.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, vler\u00ebsohet i bazuar konkluzioni i KPK se babai i subjektit rezulton me pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 228 mij\u00eb lek\u00eb p\u00eb dh\u00ebnien e huas\u00eb dhe se vet\u00eb prokurori Beqiri me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 382 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar edhe konkluzionin tjet\u00ebr t\u00eb KPK se ai rezulton n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 1.2 milion lek\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb. Beqiri ka parashtruar se shuma 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, \u00ebsht\u00eb krijuar nga kursimet e prind\u00ebrve dhe motrave, me t\u00eb cil\u00ebt jetonte n\u00eb momentin e deklarimit dhe i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua prej tyre.<\/p>\n<p>Por, Kolegji v\u00ebren se pavar\u00ebsisht sa pretendon subjekti, n\u00eb deklarimet e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmendur nj\u00eb hua tjet\u00ebr e dh\u00ebn\u00eb nga babai nga kursimet tyre. Nisur nga fakti se kjo hua ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit, KPA \u00e7mon se Beqiri ka pasur detyrimin ligjor q\u00eb ta deklaronte at\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore, megjith\u00ebse ai ka pretenduar se detyrimi \u00ebsht\u00eb shlyer brenda vitit. N\u00eb vendim thuhet se dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, subjekti nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb k\u00ebsaj huaje.<\/p>\n<p>Ashtu si n\u00eb Komision, edhe Kolegjit i ka rezultuar se babai i subjektit ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 1.2 milion lek\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00e7mohet se Beqiri ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb vitin 2013 n\u00eb Tiran\u00eb, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn rreth 1.5 milion lek\u00eb. Po ashtu, KPA vler\u00ebson se Beqiri ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, pasi ka shmangur nga deklarimi pasurit\u00eb e familjar\u00ebve t\u00eb tij duke pamund\u00ebsuar kontrollin e pasurive dhe interesave privat\u00eb t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-prokurori i Elbasanit, Ervin Beqiri u shkarkua nga detyra m\u00eb 3 mars 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2013, si dhe p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie. Komisioni konstatoi se Beqiri ka paraqitur deklarime [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77091,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[398,112,119,131],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ervin-Beqiri-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ervin Beqiri pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77090"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77090"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77090\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77092,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77090\/revisions\/77092"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77091"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77090"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77090"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77090"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}