{"id":77093,"date":"2023-09-08T14:24:12","date_gmt":"2023-09-08T12:24:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-shkarkimin-e-shkelqim-mustafes\/2023\/09\/08\/"},"modified":"2023-09-08T14:25:15","modified_gmt":"2023-09-08T12:25:15","slug":"argumentet-e-kpa-per-shkarkimin-e-shkelqim-mustafes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-shkarkimin-e-shkelqim-mustafes\/2023\/09\/08\/","title":{"rendered":"Argumentet e KPA p\u00ebr shkarkimin e Shk\u00eblqim Mustaf\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA, vendosi m\u00eb 4 prill 2023 q\u00eb t\u00eb linte n\u00eb fuqi shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Apelit, Shk\u00eblqim Mustafa p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Nd\u00ebrsa an\u00ebtarja Natasha Mulaj n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebsoi se Mustafa duhej t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar, Kolegji mori n\u00eb shqyrtim n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi shkaqet e ankimit t\u00eb Mustaf\u00ebs dhe n\u00eb shumic\u00eb i rr\u00ebzoi ato. Sipas procesit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, Mustafa dyshohej se kishte kryer veprime fiktive n\u00eb shitjen dhe blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 88.8 m2 n\u00eb Gjirokast\u00ebr,\u00a0me q\u00ebllim justifikimin e pasurive t\u00eb krijuara m\u00eb von\u00eb. Mustafa ka deklaruar blerjen e k\u00ebsaj pasurie nga vjehrri n\u00eb vitin 2006 kundrejt \u00e7mimit 3.7 milion\u00eb lek\u00eb dhe shitjen n\u00eb 2010-\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 60 mij\u00eb euro. Po ashtu, ka paraqitur n\u00eb Komision nj\u00eb dokument nga\u00a0ASHK-ja Gjirokast\u00ebr, ku konfirmohet pagesa e detyrimit financiar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7mim.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, Komisioni konstatoi se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Gjirokast\u00ebr nga subjekti n\u00eb vitin 2006\u00a0ishte pak m\u00eb i lart\u00eb se ai i referenc\u00ebs, nd\u00ebrsa\u00a0ai i\u00a0shitjes n\u00eb vitin 2010 n\u00eb vler\u00ebn 60 mij\u00eb euro ka rezultuar\u00a0pothuajse dyfish m\u00eb i lart\u00eb nga \u00e7mimi i referenc\u00ebs s\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar n\u00eb ankim se p\u00ebrllogaritja e \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb banesave i referohet t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara nga EKB-ja, vet\u00ebm n\u00eb rastin e munges\u00ebs s\u00eb provave ligjore p\u00ebr \u00e7mimet e shitjes n\u00eb tregun e lir\u00eb. Sipas tij, KPK mund t\u2019u referohej t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb EKB-s\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb rast se do t\u00eb kishte konkluduar p\u00ebr pavlefshm\u00ebrin\u00eb e provave q\u00eb ai kishte paraqitur p\u00ebr k\u00ebto transaksione.<\/p>\n<p>Lidhur me amortizimin e mobilieve, subjekti petendoi se nuk mund t\u00eb shtrohej p\u00ebr diskutim n\u00eb asnj\u00eb variant t\u00eb mundsh\u00ebm logjik, pasi kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhura nga Greqia dhe t\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsie shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr vet\u00ebm 3 vite e gjysm\u00eb prej tij.<\/p>\n<p>Mustafa argumenton se vlera e shitjes prej 4.2 milion\u00eb lek\u00eb sipas EKB-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb si p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb periferi ashtu dhe p\u00ebr nj\u00eb apartament af\u00ebr qendr\u00ebs madje n\u00eb zon\u00eb muzeale. Ai shton se, n\u00ebse k\u00ebtij \u00e7mimi do t\u2019i shtohej vlera prej 2 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson koston shtes\u00eb t\u00eb punimeve cil\u00ebsore, si dhe vler\u00ebn e mobilimit, diferenca q\u00eb do t\u00eb mbetej mes \u00e7mimit t\u00eb shitjes sipas kontrat\u00ebs dhe atij sipas EKB-s\u00eb, do t\u00eb ishte 1.8 milion\u00eb lek\u00eb dhe jo dyfishi si ka konkluduar Komisioni.<\/p>\n<p>Shumica e KPA v\u00ebren se subjekti nuk p\u00ebrcakton vler\u00ebn e punimeve cil\u00ebsore dhe at\u00eb t\u00eb mobilimit t\u00ebr\u00ebsor ve\u00e7mas. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vler\u00ebson se mobilimi p\u00ebr vet\u00eb natyr\u00ebn e investimit, \u00ebsht\u00eb i amortizuesh\u00ebm n\u00eb koh\u00eb, e gradualisht humb vler\u00ebn e tij reale pas p\u00ebrdorimit n\u00eb vite. \u201c\u2026P\u00ebr k\u00ebto arsye nuk \u00ebsht\u00eb e besueshme se mund t\u00eb afektoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb kaq t\u00eb ndjeshme, sa t\u00eb dyfishoj\u00eb \u00e7mimin e shitjes\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Kolegji vler\u00ebson se \u00e7mimi 60 mij\u00eb euro i shitjes s\u00eb apartamentit, pavar\u00ebsisht shlyerjes s\u00eb detyrimit tatimor mbi t\u00eb, mbetet joreal. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebtij shkaku ankimi, Kolegji e gjen t\u00eb drejt\u00eb q\u00ebndrimin e Komisionit se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb \u201cveting\u201d lidhur me \u00e7mimin e shitjes s\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 88,8 m2 n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Natasha Mulaj ka dal\u00eb n\u00eb pakic\u00eb, duke propozuar ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit dhe konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Mustaf\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin 88.8 m2 n\u00eb Gjirokast\u00ebr, ajo n\u00ebnvizon se transaksionet e kryera provohen me kontrata noteriale t\u00eb koh\u00ebs, me fuqi t\u00eb plot\u00eb provuese, q\u00eb nuk ka sesi t\u00eb krijojn\u00eb bindjen se mund t\u00eb jen\u00eb veprime fiktive.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb, vendndodhja e apartamentit pran\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb qytetit, pran\u00eb zon\u00ebs muzeale dhe institucioneve arsimore, sh\u00ebndet\u00ebsore e kulturore, arsyesh\u00ebm ndikon n\u00eb vler\u00ebn e shtuar t\u00eb shitjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti\u201d, shprehet Mulaj dhe sjell n\u00eb v\u00ebmendje se sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb EKB, \u00e7mimi i shitjes s\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb ndodhur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, \u00ebsht\u00eb thuajse dy her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb krahasuar me at\u00eb t\u00eb ndodhur n\u00eb periferi.<\/p>\n<p>Sipas Mulajt, nuk mund t\u00eb nd\u00ebshkohet subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave statistikore t\u00eb plota p\u00ebr qytetin n\u00eb Gjirokastr\u00ebs, lidhur me k\u00ebt\u00eb tregues.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, subjekti ka pasqyruar nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 126 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, e bler\u00eb nga shtetasi B.N., t\u00eb cilit deklaron se i ka dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm shum\u00ebn 28 mij\u00eb euro sipas deklaratave noteriale t\u00eb viteve t\u00eb m\u00ebparshme, nd\u00ebrsa shuma tjet\u00ebr do t\u2019i likujdohet me kredi n\u00eb momentin e hipotekimit t\u00eb k\u00ebsaj sht\u00ebpie. Sipas tij, mungesa e hipotekimit ka sjell\u00eb edhe vones\u00ebn e marrjes s\u00eb kredis\u00eb, p\u00ebr munges\u00eb kolaterali.<\/p>\n<p>Mustafa deklaron se banon n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb prej n\u00ebntorit 2012 dhe se ka miq\u00ebsi t\u00eb vjet\u00ebr me shit\u00ebsin B.N., i cili e ka p\u00ebrfituar banes\u00ebn n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pronarit t\u00eb tok\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar pallati.<\/p>\n<p>Shumica v\u00ebren se, n\u00eb mars t\u00eb vitit 2011 \u00ebsht\u00eb hartuar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale, ku p\u00ebrcaktohet se Mustafa i ka dh\u00ebn\u00eb hua mikut t\u00eb tij vler\u00ebn 38 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb Gjirokast\u00ebr, me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e nj\u00eb banese n\u00eb objektin q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohej n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb tjet\u00ebr noteriale t\u00eb dhjetorit t\u00eb atij viti, thuhet se subjekti i ka marr\u00eb shtetasit B.N. shum\u00ebn prej 10 mij\u00eb eurosh, nga t\u00eb cilat 4300 euro jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shpenzime t\u00eb ndryshme familjare dhe 5700 euro jan\u00eb depozituar n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, ka vler\u00ebsuar se deklarimet e subjektit, jan\u00eb t\u00eb paplota e t\u00eb pamjaftueshme, pasi ai nuk deklaron vler\u00ebn reale t\u00eb detyrimit ndaj pal\u00ebs shit\u00ebse, apo detyrimin e mbetur p\u00ebr apartamentin e zot\u00ebruar prej tij, duke e fshehur at\u00eb. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konkluduar se ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb, pasi sipas informacioneve t\u00eb dh\u00ebna nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, apartamenti ka tjet\u00ebr sip\u00ebrfaqe.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se subjekti nuk ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb, pasi sip\u00ebrfaqja e sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d p\u00ebrputhet dhe at\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb pronarit B.N.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPA v\u00ebren se nga analizimi i deklarat\u00ebs noteriale t\u00eb marsit 2011 ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar dh\u00ebnia e shum\u00ebs 38 mij\u00eb euro shtetasit B.N. p\u00ebr apartamentin, konstatohet mosp\u00ebrputhje sa i p\u00ebrket pages\u00ebs s\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr p\u00ebr blerjen e apartamentit. \u201c\u2026Pasi n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale 2011 B. N. dhe Shk\u00eblqim Mustafa kan\u00eb p\u00ebrcaktuar se kjo do t\u00eb arrihet n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje mbasi t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar apartamenti, gj\u00eb q\u00eb n\u00ebnkupton se p\u00ebrfundimi i apartamentit nuk lidhet me regjistrimin e pasuris\u00eb, por me p\u00ebrfundimin e nd\u00ebrtimit dhe subjekti i rivler\u00ebsimit deklaron se banon n\u00eb t\u00eb q\u00eb prej dat\u00ebs 18.11.2012 e, n\u00eb k\u00ebto kushte, duhet t\u00eb kishte p\u00ebrcaktuar \u00e7mimin e apartamentit dhe pages\u00ebn e pjes\u00ebs s\u00eb mbetur, si dhe ta deklaronte n\u00eb deklarat\u00ebn e interesave privat\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, gj\u00eb q\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb\u201d, vler\u00ebson Kolegji.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, shumica konstaton se p\u00ebr subjektin nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb vetvete shuma 28 mij\u00eb euro, pasi nj\u00ebher\u00eb i referohet si kapar, q\u00eb n\u00eb vetvete p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb garanci dhe nj\u00ebher\u00eb si k\u00ebst paraprak, pages\u00eb \u00e7mimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPA e gjen me vend konkluzionin e Komisionit se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb lidhur me \u00e7mimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Mulaj shprehet plot\u00ebsisht kund\u00ebr konkluzionit t\u00eb shumic\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri duke konstatuar se shpjegimet e dh\u00ebna nga subjekti i rivler\u00ebsimit, jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me aktet e administruara n\u00eb dosjen gjyq\u00ebsore dhe t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Ajo arsyeon se n\u00eb deklarat\u00ebn noteraile t\u00eb marsit 2011, mes shtetasit B. N. dhe subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00ebsisht dakord\u00ebsia e tyre q\u00eb shuma e dh\u00ebn\u00eb hua prej 38.000 eurosh, nga Mustafa, do t\u2019i kthehej nga B. N. brenda dy vjet\u00ebsh n\u00eb dy m\u00ebnyra: ose cash, ose me shitjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb pallatin q\u00eb po nd\u00ebrtohet n\u00eb truallin e tij n\u00eb Tiran\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebrcaktohej se do t\u00eb arrihej nj\u00eb marr\u00ebveshje mbasi t\u00eb kishte p\u00ebrfunduar apartamenti.<\/p>\n<p>Mulaj shton se apartamenti nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar p\u00ebr shkak t\u00eb konflikteve gjyq\u00ebsore mes shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese dhe pal\u00ebs shit\u00ebse, shtetasit B.N. Sipas saj, rrethanat e faktit nuk kan\u00eb lidhje me vullnetin e subjektit, ose t\u00eb jen\u00eb sajuar prej tij p\u00ebr efekt t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, por jan\u00eb rrethana t\u00eb krijuara nga pronar\u00ebt e truallit dhe shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Musafa ka p\u00ebrdorur nj\u00eb automjet n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb djalit t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb xhaxhait I.M., i cili jeton n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Pasi e ka bler\u00eb, IM ka l\u00ebshuar autorizim p\u00ebr p\u00ebrdorimin e mjetit nga subjekti.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, nga verifikimi i sistemit TIMS rezulton\u00a0se shtetasi I.M. del shpesh jasht\u00eb vendit me automjet, por nuk rezulton ta ket\u00eb p\u00ebrdorur makin\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i ka l\u00ebshuar autorizim p\u00ebr p\u00ebrdorim Mustaf\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti e ka p\u00ebrdorur rregullisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpesht\u00eb automjetin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nga konkluduar se subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor aft\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb mjetit p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie. \u00a0Nga hetimi n\u00eb KPK ka rezultuar se Mustafa nuk e ka pasqyruar p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij mjeti n\u00eb deklaratat periodike dhe as n\u00eb at\u00eb veting.<\/p>\n<p>Subjekti ka parashtruar n\u00eb ankim se pron\u00ebsia nuk humbet, pavar\u00ebsisht ndodhjes s\u00eb pronarit jasht\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai ka theksuar se ka depozituar n\u00eb Komision dokumetacion provues q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se pronar\u00ebt e mjetit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb blejn\u00eb jo vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb makin\u00eb, por edhe automjete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sipas tij, ndryshe nga sa konstaton KPK, bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS evidentohet qart\u00eb se I. M. ka kaluar 6 her\u00eb kufirin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me k\u00ebt\u00eb automjet. Lidhur me mosdeklarimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtij mjeti, Mustafa ka pretenduar se detyrimi ligjor ka ardhur pas ndryshimeve t\u00eb vitit 2017. Po ashtu, subjekti ka kund\u00ebrshtuar dyshimet e ngritura nga KPK se ky automjet mund t\u00eb jet\u00eb pasuri e tij.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se ve\u00e7 subjektit, me k\u00ebt\u00eb automjet ka udh\u00ebuar jasht\u00eb shtetit edhe pronari i tij, shtetasi I.M. dhe e gjen t\u00eb gabuar arsyetimin e KPK se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur prej tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ashtu si edhe Komisioni, KPA \u00e7mon se subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb \u201cveting\u201d ka kryer t\u00eb pakt\u00ebn fshehje t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim, pasi nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Mulaj v\u00ebren se \u00ebsht\u00eb e provuar se mjeti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga shtetasi I.M dhe se ai rezulton me t\u00eb ardhura financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7mon se Mustafa duhej ta kishte deklaruar p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij mjeti, por shton se nga aktet v\u00ebrtetohet se subjekti nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta fsheh\u00eb q\u00ebllimisht k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb p\u00ebrdorim, si dhe se nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e fshehur e tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA, vendosi m\u00eb 4 prill 2023 q\u00eb t\u00eb linte n\u00eb fuqi shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Apelit, Shk\u00eblqim Mustafa p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Nd\u00ebrsa an\u00ebtarja Natasha Mulaj n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebsoi se Mustafa duhej t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb detyr\u00eb. Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar, Kolegji mori n\u00eb shqyrtim [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77094,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[407,125,103,789,112,674,989,193,903],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shkelqim-Mustafa-pas-seances-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit Tiran\u00eb, Shk\u00eblqim Mustafa pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77093"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77093"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77093\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77095,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77093\/revisions\/77095"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77094"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77093"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77093"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77093"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}