{"id":77108,"date":"2023-09-11T18:19:50","date_gmt":"2023-09-11T16:19:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-adriatik-bocaj-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2023\/09\/11\/"},"modified":"2023-09-11T18:21:55","modified_gmt":"2023-09-11T16:21:55","slug":"gjyqtari-adriatik-bocaj-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-adriatik-bocaj-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2023\/09\/11\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Adriatik Bocaj jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Adriatik Bocaj u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 11 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr bilancin negativ paraprak n\u00eb vler\u00ebn totale 1.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb konstatuar p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-2016, si dhe p\u00ebr disa pretendime t\u00eb ngritura n\u00eb deoncime nga publiku. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Bocaj mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtarin Bocaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Adriatik Bocaj e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994. Ai punoi si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lezh\u00ebs deri n\u00eb vitin 2013 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Bocaj ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting historikun e burimeve financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen n\u00eb vitin 2000 t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 72.1 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. Ai ka sqaruar se n\u00eb viutin 1993 ka p\u00ebrfituar nga privatizimi nj\u00eb apartament n\u00eb Rr\u00ebshen q\u00eb e ka shitur n\u00eb \u201996-\u00ebn tek Enti Komb\u00ebtar i Banesave p\u00ebr velr\u00ebn 430 mij\u00eb lek\u00eb. Po at\u00eb vit, ka bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Lezh\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 600 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb e ka paguar me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e banes\u00ebs n\u00eb rr\u00ebzhen dhe 170 mij\u00eb lek\u00eb nga t\u00eb ardhurat nga pagat.<\/p>\n<p>Apartamentin n\u00eb Lezh\u00eb e ka shitur n\u00eb vitin 2000 p\u00ebr 2 milion\u00eb lek\u00eb, shum\u00eb t\u00eb cil\u00ebs i ka shtuar dhe 500 mij\u00eb lek\u00eb nga pagat, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar \u00e7mimin e apartamentit t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb vitin 2003, subjekti ka deklaruar se zot\u00ebronte 25% t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, nga 100% q\u00eb sh\u00ebnon n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb nuk ka pasqyruar si burim t\u00eb ardhurat nga pagat.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nga analiza financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Lezh\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 51 mij\u00eb lek\u00eb, Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb transaksionet e k\u00ebsaj prone, si dhe n\u00eb shum\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr banes\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas KPK, Bocaj ka paguar n\u00eb koh\u00eb reale edhe tatimin p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit n\u00eb Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza e kryer mbi mund\u00ebsin\u00eb e blerjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2000 \u00ebsht\u00eb konstatuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 42 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Adriatik Bocaj e fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr hetimin e kryer duke e cil\u00ebsuar t\u00eb plot\u00eb dhe racional. N\u00eb vijim ai sqaroi n\u00eb fillim se sh\u00ebnimin n\u00eb vitin 2003 se zot\u00ebronte \u00bc-\u00ebn pjes\u00eb takuese e kishte kryer pasi kishte konsideruar se secili prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes duhej t\u00eb kishin pjes\u00eb t\u00eb barabarta. Sipas tij, kishte qen\u00eb deklarimi i par\u00eb dhe se gabimi ishte korrigjuar n\u00eb vitet pasues.<\/p>\n<p>Lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb e konstatuar n\u00eb blerjen e apartamentit n\u00eb Lezh\u00eb, subjekti v\u00ebrejti se nuk ishin llogaritur disa prej t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes. Duke iu referuar jurispudenc\u00ebs s\u00eb institucioneve t\u00eb vetingut, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb shpenzimet jetike deri n\u00eb vitin 1998 t\u00eb p\u00ebrllogariten n\u00eb mas\u00ebn e 30% t\u00eb t\u00eb ardhurave. \u201cK\u00ebshtu rezulton me bilanc pozitiv 200 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb\u201d, tha Bocaj.<\/p>\n<p>Po ashtu, edhe lidhur me munges\u00ebn e konstatuar p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, subjekti v\u00ebrejti se nuk ishin p\u00ebrllogaritur disa prej t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes, si dhe k\u00ebrkoi q\u00eb shpenzimet jetike para vitit 1998 t\u00eb konsiderohen n\u00eb mas\u00ebn 30% t\u00eb t\u00eb ardhurave. Ai tha se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast rezultonte kishte pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr investimin e kryer n\u00eb vitin 2000.<\/p>\n<p>Pasuria e dyte e deklaruar nga subjekti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb automjet i llojit Skoda, e bler\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 22 mij\u00eb e 980 euro n\u00eb vitin 2012 me kontrat\u00eb qiraje financiare dhe me kontrat\u00eb shitje t\u00eb vitit 2017. Si burim ka deklaruar edhe nj\u00eb hua 7000 euro.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme lidhur me vler\u00ebn e kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb financiare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare huaja e marr\u00eb nga subjekti nga nj\u00eb i af\u00ebrm i tij, pasi ka deklaruar t\u00eb dh\u00ebna kontradiktore q\u00eb lidhur me t\u00eb ardhurat q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e asaj shume.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrat\u00ebn e huas\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar se burim i huas\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsit nga aktvitti i tij privat. Gjat\u00eb hetimit administrativ, Bocaj ka shpjeguar se i ka k\u00ebrkuar kush\u00ebririt t\u00eb tij dokumentacion p\u00ebr burimin e huas\u00eb sipas k\u00ebrkimit t\u00eb KPK-s\u00eb dhe se i af\u00ebrmi ka shpjeguar se ajo shum\u00eb rjedh nga t\u00eb ardhurat q\u00eb babai i tij kishte p\u00ebrfituar si ish-p\u00ebrndjekur politik.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb moskonsiderimit t\u00eb huas\u00eb, nga analiza financiare paraprake \u00ebsht\u00eb konstatuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 815 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e mjetit dhe mbulimin e shpenzimeve n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb deri n\u00eb vitin 2017, pasi ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 521 mij\u00eb lek\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb tre vite.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake e kryer p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn 1994-2016 ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn totale 1.7 milion\u00eb lek\u00eb, e shtrir\u00eb n\u00eb vitet 1994-1996; 1996-2000, si dhe n\u00eb vitet 2007, 2008, 2012, 2013, 2015 e 2016.<\/p>\n<p>Gjyqtari Bocaj shpjegoi se huan\u00eb e kishte marr\u00eb pasi shoq\u00ebria q\u00eb shiste mjetin k\u00ebrkonte shlyerjen filimisht t\u00eb 30% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb makin\u00ebs. Ai v\u00ebrejti se e kishte deklaruar k\u00ebt\u00eb hua q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb e kishte marr\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, lidhur me deklarimin e burimit n\u00eb kontrat\u00ebn e huas\u00eb, solli n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e institucioneve t\u00eb vetingut dhe t\u00eb Gjykat\u00ebs Evrpoiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, duke theksuar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se deklarimi i personave t\u00eb lidhur nuk mund t\u00eb jet\u00eb i t\u00eb nj\u00ebjtit standard me ato t\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Bocaj k\u00ebmb\u00ebnguli se provohej se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte pasur burime t\u00eb ligjshme. Pas konstatimeve t\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar se transaksionet p\u00ebr huan\u00eb nuk ishin t\u00eb dokumentuara, subjekti deklaroi se babai i huadh\u00ebn\u00ebsit e kishte t\u00ebrhequr cash vler\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb dhe se ia kishte dh\u00ebn\u00eb po n\u00eb at\u00eb form\u00eb. \u201cEdhe n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale \u00ebsht\u00eb shprehur se \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale\u201d, pohoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Bocaj pretendoi se shpenzimet e shkollimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe transportit jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dy her\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, nj\u00ebher\u00eb bazuar n\u00eb deklarimet e tij, si dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritura n\u00eb shpenzimet jetike. Sipas subjektit, n\u00ebse do t\u00eb hiqej nj\u00eb prej k\u00ebtyre shpenzimeve dhe do t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ardhurat e deklaruara prej tij n\u00eb vite, at\u00ebher\u00eb vlera negative do t\u00eb mbetej minimale.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Autoriteti Komb\u00ebtar p\u00ebr Sigurin\u00eb e Informacionit t\u00eb Klasifikuar, AKSIK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr gjyqtarin Bocaj. Edhe Komisioni ka arritur n\u00eb konkluzionin se nuk ka t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb t\u00eb penalizojn\u00eb subjektin n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Lidhur me aft\u00ebsit\u00eb profesionale, u evidentuan disa gjetje t\u00eb konstatuara n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e denoncuara nga publiku. Bekteshi deklaroi se ndaj subjektit jan\u00eb depozituar 14 denoncime nga publiku, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave referonin pretendime q\u00eb lidhen me themelin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Bocajt i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr 6 denoncime. N\u00eb nj\u00eb rast, subjekti \u00ebsht\u00eb pyetur lidhur me mosaplikimin p\u00ebr njoftimin e nj\u00eb pale nd\u00ebrgjyq\u00ebse edhe p\u00ebrmes faqes zyrtare n\u00eb internet t\u00eb gjykat\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb vendim me objekt ndreqje gabimi t\u00eb vitit 29010, duket se subjekti e gjykuar si \u00e7\u00ebshtje themeli duke thirrur ekspert dhe administruar aktin e e ekspertimit. Bekteshi vijoi se n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dukeshin t\u00eb paqarta veprimet procedurale gjat\u00eb seancave gjyq\u00ebsore, si dhe se kishte munges\u00eb dokumentacioni n\u00eb lidhje me njoftimin e pal\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr duket se gjykimi \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb munges\u00eb t\u00eb pal\u00ebs s\u00eb paditur si dhe nuk provohej marrja n\u00eb dijeni e saj.<\/p>\n<p>Gjyqtari Bocaj theksoi se gjithmon\u00eb ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb ishte korrekt n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs. Ai v\u00ebrejti se denoncimet jan\u00eb depozituar edhe prn\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe jan\u00eb arkivuar.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e mosnjoftimit t\u00eb pal\u00ebs s\u00eb paditur, ai shpjegoi se personi n\u00eb fjal\u00eb ishte konstatuar se ishte larguar jasht\u00eb shtetit. Sipas subjektit, u vendos zhvillimi n\u00eb munges\u00eb t\u00eb pal\u00ebs s\u00eb paditur, nd\u00ebkroh\u00eb q\u00eb as padit\u00ebsi nuk u paraqit n\u00eb tre seanca radhazi kur pritej t\u00eb paraqiste konkluzionet p\u00ebrfundimtare dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kishte vendosur pushimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se njoftimi ishte kryer i rregullt sipas procedurave, edhe me shpallje n\u00eb vendbanimet e t\u00eb paditurit.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi konstatimin e KPK lidhr me thirrjen e ekspertit n\u00eb nj\u00eb vendimarrje p\u00ebr ndreqje gabimi. Sipas subjektit, eksperti nuk ishte thirrur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e funksionit t\u00eb tij, por p\u00ebr t\u2019u pyetur n\u00ebse gjykata kishte vler\u00ebsuar drejt ose jo nj\u00eb rrethan\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtari Adriatik Bocaj k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 15 shtator, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Adriatik Bocaj u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 11 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr bilancin negativ paraprak n\u00eb vler\u00ebn totale 1.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb konstatuar p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-2016, si dhe p\u00ebr disa pretendime t\u00eb ngritura n\u00eb deoncime nga publiku. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Bocaj [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77109,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[1188,365,288,111,103,1018,172,316],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Adriatik-Bocaj-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Adriatik Bocaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77108"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77108"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77108\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77110,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77108\/revisions\/77110"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77109"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77108"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77108"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77108"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}