{"id":77111,"date":"2023-09-13T18:15:56","date_gmt":"2023-09-13T16:15:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-gjen-shkelje-ne-vetingun-e-rexhep-karajt-por-le-ne-fuqi-shkarkimin\/2023\/09\/13\/"},"modified":"2023-09-13T18:18:18","modified_gmt":"2023-09-13T16:18:18","slug":"kolegji-gjen-shkelje-ne-vetingun-e-rexhep-karajt-por-le-ne-fuqi-shkarkimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-gjen-shkelje-ne-vetingun-e-rexhep-karajt-por-le-ne-fuqi-shkarkimin\/2023\/09\/13\/","title":{"rendered":"Kolegji gjen shkelje n\u00eb vetingun e Rexhep Karajt, por l\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin"},"content":{"rendered":"<p>Ish-gjyqtari i Matit, Rexhep Karaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 25 n\u00ebntor 2021, pasi u konkludua se ai nuk justifikoi pasurit\u00eb, si dhe nuk ishte treguar bashk\u00ebpunues gjat\u00eb hetimit administrativ, duke b\u00ebr\u00eb shpesh deklarime kontradiktore p\u00ebr munges\u00ebn e burimeve financiare.<\/p>\n<p>Karaj ju drejtua Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit me ankim duke pretenduar se vendimi \u00ebsht\u00eb produkt i nj\u00eb procesi t\u00eb parregullt ligjor, pasi i \u00ebsht\u00eb mohuar e drejta p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar dhe mbrojtur. Po ashtu, ai e cil\u00ebsoi vendimarrjen e Komisionit t\u00eb pabazuar n\u00eb provat e administruara dhe k\u00ebrkoi administrimin e provave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>KPA pranoi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e provave disa prej akteve t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti, si dhe ka gjetur t\u00eb drejta disa prej shkaqeve t\u00eb ankimit, megjithat\u00eb u gjet e bazuar vendimarrja e Komisionit p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji gjeti shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale n\u00eb procesin e zhvilluar n\u00eb KPK. Karaj ka pretenduar n\u00eb ankim se zhvillimi i seancave d\u00ebgjimore \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa pranin\u00eb e tij, megjith\u00ebse p\u00ebr shkaqe sh\u00ebndet\u00ebsore ka qen\u00eb i shtruar n\u00eb spital. Ai ka theksuar se ka vendosur n\u00eb dijeni Komisionin p\u00ebr gjendjen e tij sh\u00ebndet\u00ebsore, si dhe p\u00ebr faktin q\u00eb ndodhej i shtruar n\u00eb spitalin rajonal t\u00eb Peshkopis\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se pasi ka shqyrtuar k\u00ebto pretendime t\u00eb subjektit dhe pasi verifikoi zhvillimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, si dhe dokumentacionin e fashikullit t\u00eb administruar gjat\u00eb hetimit n\u00eb Komision, jan\u00eb konstatuar shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale n\u00eb procesin e zhvilluar n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, trupi gjykues ka vendosur t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e subjektit p\u00ebr shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike, duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet dhe t\u00eb mbrohet lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Kolegji sh\u00ebroi t\u00eb gjitha pretendimet e subjektit lidhur me cenimin e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar dhe mosgarantimin e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr mbrojtje efektive, pasi Komisioni i ka zhvilluar seancat d\u00ebgjimore publike pa pranin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb kushtet kur ky i fundit ishte n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb present,\u201d arsyeton KPA.<\/p>\n<p>Karaj ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb ankim vler\u00ebsimin e Komisionit se nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues, duke prap\u00ebsuar se gjat\u00eb gjith\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb koh\u00eb komunikimeve, duke kthyer p\u00ebrgjigje brenda afatit t\u00eb akorduar. Ai ka sqaruar se i vetmi rast kur nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje, ka qen\u00eb p\u00ebr pyet\u00ebsorin nr. 3, t\u00eb cilin nuk e ka dor\u00ebzuar n\u00eb koh\u00ebn e duhur p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb situate fatkeq\u00ebsie familjare.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se Karaj nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb realisht pengesat q\u00eb ka pasur p\u00ebr mosdor\u00ebzimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb dokumentacionit t\u00eb k\u00ebrkuar nga Komisioni dhe e \u00e7mon t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues.<\/p>\n<p>Ish-gjyqtari Karaj ka pretenduar gjithashtu se \u00ebsht\u00eb i pabazuar vler\u00ebsimi i Komisionit p\u00ebr cenim t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb gjyqtarit dhe besimit t\u00eb publikut, lidhur me dor\u00ebzimin e deklarat\u00ebs periodike t\u00eb vitit 2003 kur ai nuk ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr shkaqe sh\u00ebndet\u00ebsore dhe se plot\u00ebsimi e dor\u00ebzimi jan\u00eb kryer nga bashk\u00ebshortja, e cila nuk ka pasur njohuri p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn dhe llojin e deklarimit.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se sipas legjislacionit n\u00eb fuqi, si n\u00eb koh\u00ebn e dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb vitit 2003, ashtu dhe aktualisht, plot\u00ebsimi i deklarat\u00ebs periodike vjetore \u00ebsht\u00eb detyrim ligjor personal i subjekteve deklaruese. Sipas KPA, n\u00eb rastet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs, subjekti ose persona t\u00eb autorizuar prej tij, duhet t\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb me dije ILDKPKI-n\u00eb n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb par\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme, me q\u00ebllim zgjidhjen e situat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cRezulton se edhe m\u00eb pas, subjekti nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb korrigjuar k\u00ebt\u00eb deklarim t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb sipas tij, duke e pranuar n\u00eb heshtje, dhe ka dal\u00eb me k\u00ebto pretendime vet\u00ebm p\u00ebr efekt t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, vler\u00ebson Kolegji dhe ka rr\u00ebzuar disa nga shkaqet procedurale t\u00eb ngritura n\u00eb ankim.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka arsyetuar se subjekti ka vet\u00ebp\u00ebrjashtuar trash\u00ebgimtar\u00ebt e tjer\u00eb nga pron\u00ebsia mbi nj\u00eb truall dhe sht\u00ebpi banimi. Sipas Karajt, ky arsyetim i KPK nuk q\u00ebndron pasi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e fituar me trash\u00ebgimi, por n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d dhe \u201cP\u00ebr procedurat e regjistrimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb zon\u00ebn urbane t\u00eb fshatit\u201d.<\/p>\n<p>Subjekti ka parashtruar se p\u00ebrjashtimi i motr\u00ebs nuk ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb vullnetit apo nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb tij, por p\u00ebr shkak se ka qen\u00eb e martuar dhe nuk ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen familjare.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se referuar provave dhe deklarimeve t\u00eb subjektit, kjo pasuri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pron\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are, e nd\u00ebrtuar para viteve \u201890 dhe q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb familjes s\u00eb tij prej vitesh. P\u00ebr shkak t\u00eb vendndodhjes n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb rurale, nuk i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar regjimit t\u00eb kolektivizimit duke mbetur n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes Karaj edhe para viteve \u201890.<\/p>\n<p>KPA vler\u00ebson t\u00eb pabazuar pretendimin e subjektit se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitues i pasuris\u00eb sipas p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb n\u00eb familjen bujq\u00ebsore, pasi pron\u00ebsia n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi i p\u00ebrket regjimit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb dhe jo asaj t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb fituar me ligjin \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d. \u201c[\u2026]Edhe n\u00ebse do t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat\u00eb ky pretendim i subjektit, at\u00ebher\u00eb ai k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi duhet ta kishte n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me n\u00ebn\u00ebn, sipas p\u00ebrb\u00ebrjes familjare t\u00eb vitit 1974, s\u00eb cil\u00ebs i referohet vet\u00eb k\u00ebrkuesi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pas vdekjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs n\u00eb vitin 2011, motra e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit duhet t\u00eb trash\u00ebgonte si trash\u00ebgimtare ligjore, pjes\u00ebn e saj\u201d, shprehet KPA dhe shton se Karaj nuk arrin t\u00eb provoj\u00eb heqjen dor\u00eb nga pasuria t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe motr\u00ebs, si dhe p\u00ebrfitimin ligj\u00ebrisht vet\u00ebm prej tij t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb banimit.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare t\u00eb gjyqtarit Karaj n\u00eb shum\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje 50 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2016 nj\u00eb shoq\u00ebrie, me burim kursimet familjare. Gjithashtu, KPK ka konstatuar se subjekti ka lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb porosie duke e trajtuar si kontrat\u00eb huaje, q\u00eb megjith\u00ebse vler\u00ebsohet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim q\u00eb nuk ka pasoja juridike, \u00ebsht\u00eb konsideruar e papranueshme p\u00ebr nj\u00eb gjyqtar, duke u vler\u00ebsuar n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Karaj i ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebto konkluzione duke shpjeguar se n\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb pasqyruar se huaja \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga shoq\u00ebria me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb kalohet p\u00ebr llogari t\u00eb tij nj\u00eb apartament q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsuar se nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb, pasi n\u00eb at\u00eb moment nuk ishte nxjerr\u00eb ende leja e nd\u00ebrtimit nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, Kolegji v\u00ebren se n\u00eb kontrat\u00eb pal\u00ebt jan\u00eb shprehur qart\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb lidhjes s\u00eb saj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kalimi n\u00eb t\u00eb ardhmen i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb apartamenti, por q\u00eb n\u00eb momentin e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs nuk mund t\u00eb realizohej n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb kontrate t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb porosie pasi kusht\u00ebzohej nga faktor\u00eb jasht\u00eb vullnetit t\u00eb pal\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebto arsye, trupi gjykues i KPA \u00e7mon se vet\u00ebm fakti i zgjedhjes formalisht t\u00eb nj\u00eb kontrate atipike, nuk mund ta vendos\u00eb subjektin e rivler\u00ebsimit n\u00eb kushtet e cenimit t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb tij si gjyqtar dhe e ka rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb konkluzion t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimin tjet\u00ebr t\u00eb KPK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb financiare, subjekti e ka konsideruar si pasoj\u00eb t\u00eb keqinterpretimit t\u00eb deklarimeve vjetore nd\u00ebr vite dhe sidomos t\u00eb vitit 2014, ku gjendja e kursimeve cash pak\u00ebsohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artificiale n\u00eb vler\u00ebn 5 milion e 250 mij\u00eb lek\u00eb, duke e \u00e7uar n\u00eb 800 mij\u00eb lek\u00eb nga 6 milion\u00eb e 850 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se leximi n\u00eb harmoni i deklaratave periodike t\u00eb viteve 2014, 2015 dhe 2016, p\u00ebr deklarimet e likuiditeteve cash, krijon bindjen se deklarimi n\u00eb vitin 2014, ka qen\u00eb gjendje e likuiditetit cash prej 800 mij\u00eb lek\u00ebsh dhe se subjekti po n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb, ka sh\u00ebnuar shtes\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb rrjedh\u00ebse t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe n\u00eb llogarin\u00eb e tij, q\u00eb sipas akteve t\u00eb administruara, p\u00ebrkojn\u00eb me shtesat respektive t\u00eb llogarive bankare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa deklarimet e viteve 2015 dhe 2016 p\u00ebr likujditetet, kur subjekti i ka deklaruar s\u00eb bashku likuiditetet cash dhe ato n\u00eb bank\u00eb, konstatohet se vlerat e pasqyruara p\u00ebrafrojn\u00eb me gjendjen e likuiditeteve n\u00eb bank\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se edhe n\u00ebse likuiditeti cash prej 800 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2014 do t\u00eb konsiderohet shtes\u00eb apo si gjendje, vitet m\u00eb p\u00ebrpara rezultojn\u00eb me nj\u00eb balanc\u00eb negative prej 3.2 milion\u00eb lek\u00ebsh, me pamund\u00ebsi p\u00ebr kursimet jasht\u00eb sistemit bankar n\u00eb disa vite.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb ndryshimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb deklarimeve t\u00eb likuiditeteve n\u00eb deklaratat periodike 2015 dhe 2016, n\u00eb form\u00ebn e deklarimit s\u00eb bashku me likuiditetet n\u00eb banka, por dhe n\u00eb faktin q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb rezultateve hetimore p\u00ebr vitet 2015 dhe 2016, subjekti nuk ka konsideruar shtesa n\u00eb likuiditetin cash, trupi gjykues \u00e7mon se pretendimi i subjektit b\u00ebhet i pabesuesh\u00ebm dhe se huaja \u00ebsht\u00eb me munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme\u201d, vler\u00ebson KPA dhe \u00e7mon se \u00ebsht\u00eb i bazuar q\u00ebndrimi i Komisionit se subjekti gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar dh\u00ebnien e huas\u00eb 50 mij\u00eb euro n\u00eb 2016-\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim KPA i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga puna e bashk\u00ebshortes si koordinatore n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse dhe t\u00eb n\u00ebn\u00ebs nga pensioni.<\/p>\n<p>Komisioni ka vler\u00ebsuar se t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nuk mund t\u00eb konsiderohen t\u00eb ligjshme sepse nuk v\u00ebrtetohet pagesa e detyrimeve tatimore. Nd\u00ebrsa Kolegji konkludon se subjekti i rivler\u00ebsimit arrin t\u00eb provoj\u00eb se bashk\u00ebshortja ka p\u00ebrfituar pagesa nga organizata jofitimprur\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga fakti q\u00eb subjekti arrin t\u00eb provoj\u00eb kalimin e t\u00eb ardhurave n\u00eb llogari t\u00eb bashk\u00ebshortes, si dhe nga parashikimet n\u00eb legjislacionin n\u00eb fuqi16 , q\u00eb n\u00eb rastin e pagesave p\u00ebr sh\u00ebrbimet e konsulenc\u00ebs, tatimi n\u00eb burim mbahet nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi\/kontraktuesi, trupi gjykues vler\u00ebson se t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes, n\u00eb vler\u00ebn 5.967 euro (q\u00eb evidentohen n\u00eb l\u00ebvizjet e llogaris\u00eb bankare), konsiderohen si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, t\u00eb cilat duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebrfundimtare t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, arsyeton KPA.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb ndryshim nga q\u00ebndrimi i mbajtur nga KPK, Kolegji ka \u00e7muar t\u00eb konsideroj\u00eb dhe p\u00ebrffshij\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat nga pensioni i n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjekytit n\u00eb vler\u00ebn 369 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2003-2011.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb gjetur i bazuar k\u00ebrkimi p\u00ebr konsiderimin e t\u00eb ardhurave nga pun\u00ebsimi i vajz\u00ebs, pasi ka rezultuar se jan\u00eb krijuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje informale pun\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe Kolegji vler\u00ebson se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe ka munges\u00eb burimesh p\u00ebr blerjen e tre automjeteve n\u00eb vite. Po ashtu, \u00e7mohet se Karaj nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shume 4000 euro dh\u00ebn\u00eb subjektit n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se pas kontrollit t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb Komisionit t\u00eb kryer n\u00eb Kolegj, duke konsideruar si t\u00eb drejta disa nga pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me t\u00eb ardhurat nga pensioni i n\u00ebn\u00ebs dhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse, ish-gjyqtari Karaj s\u00ebrish gjendet n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve t\u00eb tjera familjare.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA konkludon se ish-gjyqtari Rexhep Karaj nuk arriti nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb, pasi ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-gjyqtari i Matit, Rexhep Karaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 25 n\u00ebntor 2021, pasi u konkludua se ai nuk justifikoi pasurit\u00eb, si dhe nuk ishte treguar bashk\u00ebpunues gjat\u00eb hetimit administrativ, duke b\u00ebr\u00eb shpesh deklarime kontradiktore p\u00ebr munges\u00ebn e burimeve financiare. Karaj ju drejtua Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77112,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[135,103,112,449],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Rexhep-Karaj-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Rexhep Karaj pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77111"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77111"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77111\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77113,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77111\/revisions\/77113"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77112"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77111"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77111"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77111"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}