{"id":77126,"date":"2023-09-18T14:37:15","date_gmt":"2023-09-18T12:37:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-kujtim-vranici-perballet-me-vetingun\/2023\/09\/18\/"},"modified":"2023-09-18T14:40:10","modified_gmt":"2023-09-18T12:40:10","slug":"gjyqtari-kujtim-vranici-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-kujtim-vranici-perballet-me-vetingun\/2023\/09\/18\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Kujtim Vrani\u00e7i p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Kujtim Vrani\u00e7i i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 18 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb profesionalizmit, n\u00eb t\u00eb cilat Komisioni nuk konstatoi probleme dometh\u00ebn\u00ebse. P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs Vrani\u00e7i mori vler\u00ebsim pozitiv.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Kujtim Vrani\u00e7i po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>Kujtim Vrani\u00e7i e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si ndihm\u00ebs ligjor n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, ku punoi gjat\u00eb viteve 2003-2013. N\u00eb vitin 2014, ai u em\u00ebrua inspektor n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2016 u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, ku vazhdon ta ushtroj\u00eb funksionin edhe aktualisht.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli konstatoi se nga analiza financiare paraprake ka rezultuar pamund\u00ebsi e subjektit p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Benz t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2008, kundrejt vler\u00ebs 7400 euro.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie subjekti ka deklaruar kursimet dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb automjeti n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb. KPK konstatoi se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se subjekti ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e kursimeve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se automjeti i m\u00ebparsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb shitur rreth 7 muaj pas blerjes s\u00eb Benz-it n\u00eb 2008-\u00ebn. Shuli shpjeoi se subjekti ka deklaruar se \u00e7mimi i makin\u00ebs s\u00eb shitur \u00ebsht\u00eb likujduar para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs. N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtij pretendimi ka depozituar dhe nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se subjekti nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2008, por e ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb 2014-\u00ebn. Po ashtu, n\u00eb vitin 2014 Vrani\u00e7i ka deklaruar si burim krijimi vet\u00ebm kursimet, por gjat\u00eb hetimit administrativ ka shpjeguar se ka qen\u00eb lapsus nga ana e tij.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar n\u00eb vitin 2014 blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 67.5 m2, kundrejt shum\u00ebs 49 mij\u00eb euro, me burime kursimet dhe nj\u00eb hua 25 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga vjehrri n\u00eb 2012-\u00ebn.<\/p>\n<p>Shuli v\u00ebrejti se subjekti ka deklaruar kursime n\u00eb cash n\u00eb shum\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb, ku nga analiza financiare e k\u00ebsaj vlere ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 70 mij\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb 2 milion e 630 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar edhe p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e vjehrrit, prej nga ka rezutuar se ai ka pasur shoq\u00ebri tregtare prej vitit 1996 dhe se ka qen\u00eb aksioner n\u00eb dy shoq\u00ebri. Nga verifikimet ka rezultuar se ka pasur investime n\u00eb depozita bankare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha, si dhe ka kryer t\u00ebrheqje n\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Shuli tha se duket se vjehrri subjektit ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 25 mij\u00eb euro n\u00eb 2012-\u00ebn.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se bashk\u00ebshortja e subjektit ka p\u00ebrfituar rreth 5 milion\u00eb lek\u00eb nga trash\u00ebgimia e t\u00eb atit t\u00eb saj t\u00eb ndjer\u00eb, transaksione q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs. Sipas Komisionit, kan\u00eb rezultuar t\u00eb dh\u00ebna se t\u00eb gjith\u00eb trashgimtar\u00ebt e vjehrrit t\u00eb subjektit kan\u00eb fituar di\u00e7ka prej t\u00eb ardhurave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se ky apartament \u00ebsht\u00eb prositur n\u00eb vitin 2012 kundrejt shum\u00ebs 47 mij\u00eb e 250 euro nga shtetasit L dhe P.F. dhe m\u00eb von\u00eb k\u00ebta shtetas ia kan\u00eb shitur subjektit dhe bahsk\u00ebshortes s\u00eb tij, po p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb. Subjekti ka sqaruar se deklarimi i shum\u00ebs 4900 euro si \u00e7mim i k\u00ebsaj banese ka qen\u00eb nj\u00eb lapsus dhe se vlera reale \u00ebsht\u00eb ajo e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake p\u00ebr blerjen e apartamentit ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 119 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar edhe p\u00ebr nj\u00eb apartament 2+1 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb nga babai i subjektit n\u00eb vitin 2005 me kursimet familjare dhe t\u00eb ardhurat e siguruara nga v\u00ebllai prej pun\u00ebs n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Shuli tha se rezulton se babai i gjyqtarit Vrani\u00e7i ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Vrani\u00e7i ka rezultuar se ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e llogarive bankare p\u00ebr vajzat n\u00eb shumat nga 450 mij\u00eb lek\u00eb secila.<\/p>\n<p>Prej analiz\u00ebs financiare ka rezultuar n\u00eb total nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn rreth 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Vrani\u00e7i u shpreh se ishte p\u00ebrgjith\u00ebsisht dakord p\u00ebr konstatimet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. \u201cKemi v\u00ebrtetuar pasurit\u00eb q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb makin\u00eb\u201d, tha ai dhe theksoi e vjehrri ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb, si dhe se kishin pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e automjetit.<\/p>\n<p>Lidhur me aspektin profesional u evidentuan nd\u00ebr t\u00eb tjera gjetje p\u00ebr dy prej 17 denoncimve nga publiku. KPK konstatoi se n\u00eb nj\u00eb rast, gjykimi ka p\u00ebrfunduar jasht\u00eb afatit 10 ditor dhe se vendimarrja e subjektit \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Apeli.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr denoncues pretendon se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnim t\u00eb but\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr plagosje t\u00eb leht\u00eb me dashje dhe shkat\u00ebrrim prone. Po ashtu, denoncuesi ka ngritur pretendime edhe p\u00ebr korrupsion. Shuli tha se nuk \u00ebsht\u00eb provuar pretendimi p\u00ebr korrupsion, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb konstauar se gjyqtari e ka d\u00ebnuar t\u00eb pandehurin me gjob\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 160 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e par\u00eb, subjekti v\u00ebrejti se seancat ishin shtyr\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb pal\u00ebve ose p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb prokurorit. \u201cAsnj\u00eb shtyrje nuk ka ardhur nga un\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr pretendimin p\u00ebr mas\u00eb d\u00ebnimi t\u00eb but\u00eb, subjekti tha se jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kishte dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnim t\u00eb till\u00eb ndaj t\u00eb pandehurit, por se kishte vendosur mas\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga sa kishte k\u00ebrkuar prokuroria. \u201cProkuroria k\u00ebrkoi d\u00ebnim alternativ q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnim m\u00eb i but\u00eb\u201d, pohoi Vrani\u00e7i.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Kujtim Vrani\u00e7i k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 19 shtator, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Kujtim Vrani\u00e7i i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 18 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb profesionalizmit, n\u00eb t\u00eb cilat Komisioni nuk konstatoi probleme dometh\u00ebn\u00ebse. P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs Vrani\u00e7i mori vler\u00ebsim pozitiv. Procesi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77127,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[784,111,103,118,1190,1191,906,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Kujtim-Vranici-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Kujtim Vrani\u00e7i pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77126"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77126"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77126\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77128,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77126\/revisions\/77128"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}