{"id":77132,"date":"2023-09-18T18:22:17","date_gmt":"2023-09-18T16:22:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurori-bardhyl-shehu-kreu-deklarim-te-pamjaftueshem-per-pasurite-dhe-cenoi-besimin-e-publikut\/2023\/09\/18\/"},"modified":"2023-09-18T18:23:45","modified_gmt":"2023-09-18T16:23:45","slug":"kpk-prokurori-bardhyl-shehu-kreu-deklarim-te-pamjaftueshem-per-pasurite-dhe-cenoi-besimin-e-publikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurori-bardhyl-shehu-kreu-deklarim-te-pamjaftueshem-per-pasurite-dhe-cenoi-besimin-e-publikut\/2023\/09\/18\/","title":{"rendered":"KPK: Prokurori Bardhyl Shehu kreu deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb dhe c\u00ebnoi besimin e publikut"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Lezh\u00ebs, Bardhyl Shehu u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 10 gusht 2023, pasi u konkludua se nuk kishte shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive; se kishte nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u2019i fshehur dhe paraqqitur ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb; duke u arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe se ndodhet n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Shehu krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pine dhe an\u00ebtare Alma Faskaj. Hetimi u p\u00ebrmbyll vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb pasi provat u gjet\u00ebn t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin p\u00ebrfundimtar t\u00eb shkarkimit t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK konstatohet se subjekti ka paraqitur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb raportesh mjek\u00ebsore, n\u00eb faz\u00ebn e fundit t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb momentin q\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrballej me konkluzionet e n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore. Kjo sjellje konsiderohet si nj\u00eb tendenc\u00eb e q\u00ebllimshme e Shehur p\u00ebr shtyrjen e seancave d\u00ebgjimore t\u00eb caktuara, duke mos marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar t\u00eb drejt\u00ebn e tij t\u00eb mbrojtjes n\u00eb seanc\u00eb. Shehu nuk u paraqit n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore dhe as kur u shpall vendimi.<\/p>\n<p>Bardhyl Shehu e nisi karrier\u00ebn n\u00eb vitin 1985 dhe punoi p\u00ebr gati dy dekada si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 2005 dhe punoi n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kurbinit. Pas miratimit t\u00eb hart\u00ebs s\u00eb re gjyq\u00ebsore dhe deri n\u00eb shkarkimin nga detyra, Shehu e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Lezh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja e subjektit ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 138 m2 me vler\u00eb rreth 151 mij\u00eb euro dhe si burim t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ka deklaruar shum\u00ebn 181 mij\u00eb euro t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit e prokurorit Shehu dhe babai i tij, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb objekti me sip\u00ebrfaqe 16 m2 dhe sip\u00ebrfaqe toke 180 m2, po n\u00eb kryeqytet, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka deklaruar se i \u00ebsht\u00eb dhuruar m\u00eb par\u00eb bashk\u00ebshortit nga i ati.<\/p>\n<p>Ajo ka shpjeguar se 2 nga v\u00ebllez\u00ebrit e bashk\u00ebshortit kan\u00eb punuar prej rreth 14 vite n\u00eb emigracion; nj\u00ebri rreth 5-6 vjet, nd\u00ebrsa tjetri p\u00ebr pak koh\u00eb. Subjekti ka dor\u00ebzuar si dokumente justifikues t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr pun\u00ebn dhe gjendjen e llogarive t\u00eb nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve, i cili ka emigruar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ShBA n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb vitin 2013, jan\u00eb deklaruar t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr apartamentin, vler\u00ebn dhe burimet e krijimit.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtat burime jan\u00eb deklaruar dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb garazhi me sip\u00ebrfaqe 18.6 m2 kundrejt \u00e7mimit 30 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb hetimit administrativ ka deklaruar se p\u00ebr shum\u00ebn 181 mij\u00eb euro ka kontribuar dhe e motra, por bazuar n\u00eb jurispudenc\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Komisioni \u00e7mon se nuk mund t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb, pasi vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim dhe me deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar mbi burimin e krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb dh\u00ebna nga 4 v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe babai, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb objektit me sip\u00ebrfaqe 16 m2 dhe sip\u00ebrfaqe toke., prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar se nuk provohet marr\u00ebdh\u00ebnia e pretenduar lidhur me shk\u00ebmbimin e pasurive; si dhe nuk \u00ebsht\u00eb provuar ligjshm\u00ebria e burimit t\u00eb shum\u00ebs 181 mij\u00eb euro e deklaruar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga v\u00ebllez\u00ebrit dhe babai i subjektit.<\/p>\n<p>Pretendimet lidhur me t\u00eb ardhurat e motr\u00ebs t\u00eb deklaruara nga subjekti vet\u00ebm n\u00eb fundin e hetimit administrativ, vler\u00ebsohet se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga prokurori Shehu vet\u00ebm p\u00ebr efekt rregullimi t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb financiare t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve dhe babait t\u00eb tij, sipas rezultateve t\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konsideruar i pabesuesh\u00ebm dhe sfidues i logjik\u00ebs ekonomike dakord\u00ebsimi se trualli brenda rrethimit t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve dhe nj\u00eb dhom\u00eb e nd\u00ebrtuar mbi t\u00eb ket\u00eb vler\u00ebn e nj\u00eb apartamenti dhe garazhi n\u00eb nj\u00eb nga zonat qendrore t\u00eb qytetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Trupi gjykues arriti n\u00eb konkluzionin se transaksionet e pretenduara dhe dokumentacioni ligjor i hartuar nga subjekti me v\u00ebllez\u00ebrit e babain e tij, t\u00eb paprovuara nga ana ligjore e financiare, jan\u00eb hartuar vet\u00ebm me q\u00ebllim justifikimin e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur nga subjekti i rivler\u00ebsimit si burim krijimi p\u00ebr pasurit\u00eb apartament dhe garazh, n\u00eb rrug\u00ebn \u201c***\u201d Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2011\u201d, konkludon Komisioni.<\/p>\n<p>Shehu ka rezultuar me munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme edhe p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2008. Ashtu si \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb kontrat\u00eb, subjekti ka deklaruar se e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb automjet p\u00ebr shum\u00ebn 2000 euro. Por nga hetimi ka rezultuar se pala shit\u00ebse e kishte bler\u00eb pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn 838 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim konstatohet se kontrata e shitblerjes \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb shmangur deklarimin e vler\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb automjetit. Bazuar n\u00eb dokumentacionin e administruar, Komisioni ka \u00e7muar se automjeti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb shum\u00ebn 838 mij\u00eb lek\u00eb dhe se \u00e7mimi i pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe n\u00eb n\u00eb dokumentacionin e hartuar, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb luajtshme prej tij. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb arsyetim, nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Shehu \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme edhe p\u00ebr nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 1058 m2 t\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja e tij n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr \u00e7mimin 45 milion\u00eb lek\u00eb, pasuri q\u00eb \u00ebsh\u00eb shitur p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se subjekti nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d t\u00eb ardhurat n\u00eb vler\u00ebn 45 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e k\u00ebtij trualli, si dhe nuk nuk provohet burimi i ligjsh\u00ebm i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shum\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Shehu ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni p\u00ebr kryerjen e veprimeve noteriale nga bashk\u00ebshortja lidhur me shitjen e pasuris\u00eb, Komisioni sjell n\u00eb v\u00ebmendje se subjekti ka n\u00ebnshkruar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes.<\/p>\n<p>\u201cDeklarimet e subjektit p\u00ebr padijenin\u00eb e tij p\u00ebr kryerjen e veprimeve noteriale nuk mb\u00ebshteten nga dokumentacioni ligjor, kontrata e shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2010 kur subjekti ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn, duke konfirmuar se ka pasur dijeni t\u00eb plot\u00eb t\u00eb veprimeve ligjore e financiare t\u00eb kryera nga personi i lidhur me t\u00eb bashk\u00ebshortja e tij, lidhur me transaksionet e shitblerjes s\u00eb pasuris\u00eb dhe vlerave monetare p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues \u00e7mon t\u00eb n\u00ebnvizoj\u00eb p\u00ebrpjekjen e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb deformuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb funksion t\u00eb paraqitjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, t\u00eb cilat do ta shp\u00ebtonin at\u00eb nga situata q\u00eb lidhej me justifikimin e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb tij, duke u ndodhur n\u00eb kushtet e pik\u00ebs 5 t\u00eb nenit D t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, shton n\u00eb vijim Komisioni.<\/p>\n<p>Shehu \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare dhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn rreth 3.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, veprimet e subjektit p\u00ebr t\u00eb fshehur apo paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb, si dhe konkluzioni se ai ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, jan\u00eb \u00e7muar se sjellin si pasoj\u00eb ndodhjen Shehut n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Lezh\u00ebs, Bardhyl Shehu u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK m\u00eb 10 gusht 2023, pasi u konkludua se nuk kishte shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive; se kishte nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u2019i fshehur dhe paraqqitur ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb; duke u arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se ka b\u00ebr\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77133,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[364,1192,1133,1069,899,118,367,537,149,299,1113,1092,1114,420,698],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/Trupa-qe-hetoi-rastin-e-prokurorit-Bardhyl-Shehu-nga-e-majta-Xhensila-Pine-Pamela-Qirko-dhe-Alma-Faskaj.jpg","fifu_image_alt":"Trupa q\u00eb hetoi rastin e prokurorit Bardhyl Shehu (nga e majta) Xhensila Pine relatore, Pamela Qirko kryesuese dhe Alma Faskaj an\u00ebtare. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77132"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77132"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77132\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77134,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77132\/revisions\/77134"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77133"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77132"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77132"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77132"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}