{"id":77150,"date":"2023-09-20T19:38:24","date_gmt":"2023-09-20T17:38:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/alibia-e-ish-gjytarit-te-gjykates-kushtetuese-per-pasurine-e-motra-ka-qarkulluar-20-milione-euro\/2023\/09\/20\/"},"modified":"2023-09-20T19:39:41","modified_gmt":"2023-09-20T17:39:41","slug":"alibia-e-ish-gjytarit-te-gjykates-kushtetuese-per-pasurine-e-motra-ka-qarkulluar-20-milione-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/alibia-e-ish-gjytarit-te-gjykates-kushtetuese-per-pasurine-e-motra-ka-qarkulluar-20-milione-euro\/2023\/09\/20\/","title":{"rendered":"Alibia e ish-gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr pasurin\u00eb: \u201cE motra ka qarkulluar 20 milion\u00eb euro\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Seanca gjyq\u00ebsore t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 20 shtator lidhur me procesin penal n\u00eb ngarkim t\u00eb\u00a0 ish-an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Fatos Lulo, i akuzuar p\u00ebr fshehje t\u00eb pasurive u dominua nga konstatimet dhe pyetjet e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb tij ligjor, avokatit Klodian Sk\u00ebnderi lidhur me analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga tre ekspert\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ardhurat, shpenzimet dhe pasurit\u00eb e t\u00eb pandehurit.<\/p>\n<p>P\u00ebr afro tre or\u00eb, Sk\u00ebnderi u drejtoi me dhjet\u00ebra pyetje tre ekspert\u00ebve kontab\u00ebl, Albana Beqiri, Enida Sk\u00ebndaj dhe Flamur Lalo, duke i pyetur n\u00ebse i kishin lexuar gjith\u00eb fashikujt hetimor\u00eb dhe p\u00ebrse nuk ishin shprehur lidhur me gjith\u00eb vlerat e likujditeteve t\u00eb t\u00eb pandehurit dhe personave t\u00eb lidhur, ashtu si kishte urdh\u00ebruar gjykata n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrejti se ishte p\u00ebrcaktuar q\u00eb analiza financiare t\u00eb kryhej n\u00eb dy versione, ku t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebr gjith\u00eb t\u00eb ardhurat, likuijditetet, investimet dhe shpenzimet, nd\u00ebrsa varianti dyt\u00eb sipas burimeve t\u00eb njohura.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt u shpreh\u00ebn se e kishin kryer analiz\u00ebn financiare bazuar n\u00eb pyetjet q\u00eb u kishte drejtuar prokurorja e \u00e7\u00ebshtjes Doloreza Musabelliu.<\/p>\n<p>Avokati Sk\u00ebnderi pretendoi se ishte e v\u00ebrtetuar se Lulo kishte marr\u00eb paga mujore n\u00eb vler\u00ebn 1640 USD si administrator i nj\u00eb shoq\u00ebrie, por ekspert\u00ebt u shpreh\u00ebn se vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebrshkruhej se kjo shum\u00eb ishte marr\u00eb nga i pandehuri. Sipas tyre, kjo ishte arsyeja p\u00ebrse nuk ishin konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare shumat e tjera. \u201cP\u00ebr mua ka interes origjina e parave\u201d, tha eksperti Lalo. N\u00eb vijim ekspert\u00ebt theksuan se n\u00eb analiz\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb ato t\u00eb ardhura q\u00eb jan\u00eb konsideruar t\u00eb ligjshme, t\u00eb cilat kan\u00eb fatur\u00eb tatimore.<\/p>\n<p>Edhe prokurorja Musabelliu konstatoi se jo \u00e7do lloj pagese mund t\u00eb konsiderohet si pag\u00eb mujore.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnderi evidentoi se kishin v\u00ebrtetuar se i pandehuri ka jetuar me familjen n\u00eb Kanda p\u00ebr disa vite, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shpenzimet jetike ishin p\u00ebrllogaritur nga ekspert\u00ebt bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb pyetur edhe nga gjyqtarja Elsa Ulliri, ekspert\u00ebt sqaruan se n\u00eb rastet kur personat jetojn\u00eb jasht\u00eb u referohen t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr vendet q\u00eb publikon INSTAT, nd\u00ebrsa p\u00ebr rastet kur nuk gjenden t\u00eb dh\u00ebna zyrtare, p\u00ebrllogaritjet kryhen sipas shpenzimeve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Avokati Sk\u00ebnderi i pyeti ekspert\u00ebt se ku ishin bazuar p\u00ebr \u00e7mimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb dyqani nga motra e subjektit e cila ia ka dhuruar k\u00ebtij t\u00eb fundit, kur n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb dhe mandatin e pages\u00ebs rezultonte e nj\u00ebjta vler\u00eb, q\u00eb ishte 99 mij\u00eb euro. Ekspert\u00ebt than\u00eb se ishin bazuar n\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb shitjes ku figuronte vlera 120 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se Lulo ka p\u00ebrfituar dhurim edhe nj\u00eb vler\u00eb 100 mij\u00eb euro nga e motra, n\u00eb seanc\u00eb u trajtuan gjat\u00eb t\u00eb ardhurat dhe burimet e saj financiare.<\/p>\n<p>Sipas Sk\u00ebnderit, motra rezulton t\u00eb ket\u00eb pasur likujditete bankare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb shifr\u00ebn e 20 milion\u00eb eurove n\u00ebse p\u00ebrllogariten p\u00ebr gjith\u00eb vitet. Sipas tij, ajo zot\u00ebron reth 27 prona, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave i\u2019ua ka dh\u00ebn\u00eb me qira p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Bashkimit Evropian, Ambasad\u00ebs \u00c7eke dhe Ambasad\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA. Sk\u00ebnderi deklaroi se nuk q\u00ebndronte konstatimi se motra e Lulos nuk i kishte dh\u00ebn\u00eb me qira ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb nj\u00eb apartament, pasi sipas tij ajo fillimisht kishte lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr pron\u00ebn e saj, kurse m\u00eb von\u00eb e kishte lidhur p\u00ebr llogari t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr personi. Ai tha se kishte depozituar dokumentacion q\u00eb v\u00ebrtetonte se nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i ambasad\u00ebs shprehej p\u00ebr marrdh\u00ebnien e qiras\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt ritheksuan se analiz\u00ebn e kishin kyer bazuar n\u00eb pyetjet e prokuroris\u00eb. N\u00eb vijim ata dhan\u00eb shpjegime p\u00ebr pretendimet e Lulos lidhur me t\u00eb ardhurat e motr\u00ebs s\u00eb tij si sip\u00ebrmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>Avokati Sk\u00ebnderi v\u00ebrejti se motra e subjektit kishte vepruar si individ dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk deri n\u00eb vitin 2012 nuk kishte lindur detyrimi taimor p\u00ebr t\u00eb deklaruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsi.<\/p>\n<p>Por, ekspert\u00ebt u shpreh\u00ebn se, kur dikush vendos t\u00eb b\u00ebj\u00eb biznes duhet q\u00eb paraprakisht t\u00eb regjistrohet dhe t\u00eb paguaj\u00eb m\u00eb pas detyrimet. Sipas tyre, nuk ka transaksione dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk jan\u00eb konsideruar k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb pretenduara.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn se megjith\u00ebse n\u00eb llogarit\u00eb e motr\u00ebs s\u00eb Lulos ka pasur fluks t\u00eb hyrjeve dhe daljeve t\u00eb likujditeteve, nuk v\u00ebrtetohet burimi i tyre.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk mund t\u00eb analizojm\u00eb gjith\u00eb flukset hyr\u00ebse dhe dal\u00ebse, p\u00ebrve\u00e7 kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me dhurim. Pyetjet ishin t\u00eb p\u00ebrcaktuara dhe nuk mund t\u00eb dilnim jasht\u00eb kontekstit\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera ekspertja Beqiri.<\/p>\n<p>Avokati Sk\u00ebnderi ritheksoi se ishte devijuar me t\u00eb padrejt\u00eb vendimi gjykat\u00ebs q\u00eb kishte urdh\u00ebruar analiz\u00ebn e llogarive bankare t\u00eb subjektit dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij. Ai ngriti pretendime mbi metodologjin\u00eb, lidhur me koh\u00ebn kur ishte shtrir\u00eb analiza financiare p\u00ebr burimet, duke e konsideruar si kufizues afatin 10 ditor para kryerjes s\u00eb transaksionve.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt u shpreh\u00ebn se analiz\u00ebn e kishin kryer p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb n\u00eb momentet e kryerjes s\u00eb veprimeve financiare.<\/p>\n<p>T\u00eb pyetur nga gjyqtarja Ulliri se p\u00ebrse nuk kishin konsideruar nj\u00eb prej dhurimeve si t\u00eb ardhur, ekspert\u00ebt than\u00eb se gjendej jasht\u00eb analiz\u00ebs financiare. Ata pranuan se pas konstatimeve t\u00eb mbrojtes dhe gjykat\u00ebs, v\u00ebrenin se mund t\u00eb kishte lapsuse dhe nevoj\u00eb p\u00ebr rishikimin e analiz\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, avokati Sk\u00ebnderi k\u00ebmb\u00ebnguli se motra e ish-gjyqtarit Fatos Lulo kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dhurimet e kryera, pasi rezultonte t\u00eb kishte qarkulluar rreth 20 milion\u00eb euro n\u00eb vite.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 11 tetor, n\u00eb or\u00ebn 11:00, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb reflektojn\u00eb mbi paqart\u00ebsit\u00eb e konstatuara pas pyetjeve t\u00eb drejtuara nga mbrojtja dhe gjykata.<\/p>\n<p>Ish-an\u00ebtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Fatos Lulo ishte i pari q\u00eb iu n\u00ebnshtrua procesit t\u00eb vetingut dhe gjithashtu i pari q\u00eb humbi vendin e pun\u00ebs p\u00ebr shkak se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se pasuria e tij qindramij\u00ebra euroshe nuk mund t\u00eb justifikohej me burime t\u00eb ligjshme. Ai u shkarkua nga detyra m\u00eb 23 mars t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 2020, SPAK regjistroi procedim penal ndaj ish-gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Fatos Lulo e Bashkim Dedja, si dhe ndaj ish-gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Shk\u00eblzen Selimi, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cRefuzimi p\u00ebr deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rrem\u00eb i pasurive, interesave privat\u00eb t\u00eb personave t\u00eb zgjedhur dhe n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb ose i \u00e7do personi tjet\u00ebr q\u00eb ka detyrimin ligjor p\u00ebr deklarim\u201d.<\/p>\n<p>Lulo, 57 vje\u00e7, pati nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb si jurist, avokat dhe gjyqtar. Ai rezultoi se kishte krijuar nj\u00eb pasuri me vler\u00eb prej 92 milion\u00eb lek\u00ebsh, nga t\u00eb cilat 75 milion\u00eb pretendoi se i kishte krijuar p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs si gjyqtar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Seanca gjyq\u00ebsore t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 20 shtator lidhur me procesin penal n\u00eb ngarkim t\u00eb\u00a0 ish-an\u00ebtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Fatos Lulo, i akuzuar p\u00ebr fshehje t\u00eb pasurive u dominua nga konstatimet dhe pyetjet e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb tij ligjor, avokatit Klodian Sk\u00ebnderi lidhur me analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga tre ekspert\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ardhurat, shpenzimet dhe pasurit\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77151,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[1195,765,330,1196,1197,107,118,149,259,1198],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/spak4.jpg","fifu_image_alt":"Gjykata e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar. Foto: Xhemali Moku","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77150"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77150"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77150\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77152,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77150\/revisions\/77152"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77151"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77150"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77150"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77150"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}