{"id":77168,"date":"2023-09-26T16:35:49","date_gmt":"2023-09-26T14:35:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/suela-salavaci-kundershton-bilancet-negative-per-pasurite-e-dhuruara-nga-prinderit\/2023\/09\/26\/"},"modified":"2023-09-26T16:37:54","modified_gmt":"2023-09-26T14:37:54","slug":"suela-salavaci-kundershton-bilancet-negative-per-pasurite-e-dhuruara-nga-prinderit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/suela-salavaci-kundershton-bilancet-negative-per-pasurite-e-dhuruara-nga-prinderit\/2023\/09\/26\/","title":{"rendered":"Suela Salava\u00e7i kund\u00ebrshton bilancet negative p\u00ebr pasurit\u00eb e dhuruara nga prind\u00ebrit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Suela Salava\u00e7i u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 26 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati rreth tre or\u00eb e gjysm\u00eb u njoh me barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb, q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin kryesisht me bilancet negative t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr disa pasuri q\u00eb i kishin dhuruar, si dhe me pamund\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb vite p\u00ebr investimet dhe shpenzimet e kryera prej saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit. Salava\u00e7i e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit duke pretenduar se p\u00ebr prind\u00ebrit duhet t\u00eb kryhet vet\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb e dhuruara dhe jo analiz\u00eb e p\u00ebrgjithshme e tyre. Po ashtu, k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte p\u00ebrmbysur edhe bilancet negative t\u00eb konstatuara p\u00ebr familjen e saj.<\/p>\n<p>Ajo mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebkroh\u00eb q\u00eb dha shpjegime p\u00ebr disa gjetje n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokuroren Suela Salava\u00e7i po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p>Suela Salava\u00e7i e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2003 si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit. Prej vitit 2009, ajo e ushtron funksionin pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Analiza e pasurive t\u00eb dhuruara<\/strong><\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar dhurimin e tre pasurive t\u00eb paluajtshme nga prind\u00ebrit, t\u00eb nj\u00eb banese + truall n\u00eb rrug\u00ebn \u201cDon Bosko n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb dy apartamenteve &#8211; nj\u00eb me sip\u00ebrfaqe 121 m2 n\u00eb kyeqytet dhe tjetri n\u00eb Golem me sip\u00ebrfaqe 84 m2.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu sqaroi se si buime krijimi t\u00eb k\u00ebtyre pasurive, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve q\u00eb rrjedhin kryesisht nga shitja e pasurive apo dh\u00ebnia me qira e tyre, n\u00eb t\u00eb cilat n\u00ebna rezulton si bashk\u00ebpronare; t\u00eb ardhura sipas vendimeve gjyq\u00ebsore; si dhe t\u00eb ardhurat nga puna e pensionet.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi se nga verifikimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve \u00ebsht\u00eb konstatuar se p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb k\u00ebto t\u00eb fundit nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare. N\u00eb analiz\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb as t\u00eb ardhurat e deklaruara se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga n\u00ebna gjat\u00eb disa viteve nga puna n\u00eb Greqi, pasi sipas KPK nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar pagesa e sigurimeve shoq\u00ebrore dhe detyrimeve t\u00eb tjera. Komisioni ka p\u00ebrjashtuar nga analiza financiare edhe t\u00eb ardhurat nga dh\u00ebnia me qira e nj\u00eb objekti Ambasad\u00ebs Franceze p\u00ebr periudh\u00ebn 1994 -2006, pasi nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar pagimi i tatimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb ardhur. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurat nga dh\u00ebnia me qoira e k\u00ebsaj godine p\u00ebr periudh\u00ebn e m\u00ebvonshme, me arsyetimin se legjislacioni parashikon se tatimi duhet t\u00eb paguhet prej qiramarr\u00ebsit. Po ashtu, nuk jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurta nga qiradh\u00ebnia e nj\u00eb apartamenti, pasi nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar shlyrja e detyrimeve. Sipas KPK, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar as e ardhura e deklaruar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar me trash\u00ebgimi nga tezja e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit, pasi nuk ka rezultuar q\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u2019u jet\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb ndonj\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>N seanc\u00eb u evidentua edhe nj\u00eb tjet\u00ebr e ardhur n\u00eb vler\u00ebn 15.8 milion\u00eb lek\u00eb e pretenduar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga n\u00ebna sipas nj\u00eb akt-marrveshje t\u00eb vitit 2003, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb dh\u00ebnies p\u00ebr investim t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb truall.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nga analiza financiare paraprake ka rezultuar pamund\u00ebsi e prind\u00ebrve t\u00eb subjektit p\u00ebr k\u00ebto pasuri q\u00eb i kan\u00eb dhuruar, konkretisht n\u00eb shum\u00ebn 6.1 p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, balanc\u00eb negative 6.3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb Golem dhe rreth 890 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn \u201cDon Bosko\u201d.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme konstatohet prej KPK edhe p\u00ebr likujditete q\u00eb i jan\u00eb dhuruar subjektit, apo p\u00ebr depozita dyem\u00ebrore ku ajo ka tagrin e p\u00ebrdoruesit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Zhegu tha se nuk \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm i nj\u00eb shume 10 mij\u00eb euro dhuruar subjektit nga e \u00ebma. Salava\u00e7i ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat e siguruara nga n\u00ebna nga shitja e nj\u00eb pasurie t\u00eb paluajtshem ku ajo ka qen\u00eb bashk\u00ebpronare, por p\u00ebr shkak t\u00eb mosv\u00ebrtetimit t\u00eb shlyerjes s\u00eb detyrimeve tatimore, shuma e p\u00ebrfituar nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Sipas KPK, prind\u00ebrit jan\u00eb gjetur me balanca negative dhe p\u00ebr dy depozita t\u00eb \u00e7elura n\u00eb vitet 2003 dhe 2004. Zhegu v\u00ebrejti se megjith\u00ebse subjekti ka bashk\u00ebjetuar me prind\u00ebrit n\u00eb at\u00eb preiudh\u00eb, nuk rezulton q\u00eb t\u00eb ket\u00eb koontribuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb tjet\u00ebr dyem\u00ebrore t\u00eb prind\u00ebrve ka rezultuar se burim kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat nga ekzekutimi i nj\u00eb vendimi dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk jan\u00eb gjetur probleme.<\/p>\n<p>Nga sa u deklarua n\u00eb seanc\u00eb, dy prej depozitave kan\u00eb qen\u00eb dyem\u00ebrore, ku edhe subjekti ka pasur tagrin p\u00ebr t\u00eb kryer veprime.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi dhe p\u00ebr dy depozita n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajzave, si burim i t\u00eb cilave jan\u00eb deklaruar dhurimet nga familjar\u00ebt e subjektit.<\/p>\n<p>Prokurorja Salava\u00e7i deklaroi se m\u00eb shum\u00eb hetim ishte kryer p\u00ebr prind\u00ebrit se p\u00ebr at\u00eb vet\u00eb. Ajo theksoi se prind\u00ebrit nuk kan\u00eb qen\u00eb subjekte deklarues dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb e kishte pasur t\u00eb v\u00ebshir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb siguruar prova p\u00ebr transaksionet e kryera prej tyre n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e KPA-s\u00eb dhe legjislacionin p\u00ebr vetingun, ajo argumentoi se pasakt\u00ebsit\u00eb e paq\u00ebllimshme q\u00eb nuk kan\u00eb sjell\u00eb pasoja, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb t\u00eb lidhura me pamund\u00ebsi financiare, nuk mund t\u00eb sjellin penalizim.<\/p>\n<p>\u201cBurimet financiare rjedhin nga pasurit\u00eb dhe puna e prind\u00ebrve. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb kryer me transaksione bankare\u201d, deklaroi subjekti.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebrejti se prind\u00ebrit konsiderohen si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb analiza financiare duhet t\u00eb kryhet vet\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb e dhuruar apo kur mardh\u00ebnia ka si objekt nj\u00eb hua dhe jo si e ka kryer Komisioni, q\u00eb ka analizuar t\u00eb gjith\u00eb pasurit\u00eb e prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Sipas Salva\u00e7it, KPK n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shkel parimin e proporcionalitetit duke i ngarkuar nj\u00eb barr\u00eb q\u00eb nuk i takon subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe q\u00eb sipas saj, del jasht\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb ligjit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat n\u00eb vler\u00ebn 15.8 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga n\u00ebna prej akt-marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2003 si dhe p\u00ebr t\u00eb ardhura t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij lloji, subjekti v\u00ebrejti se n\u00eb kushtet kur k\u00ebto transaksione nuk jan\u00eb p\u00ebrfunduar apo pronat e shitura nuk jan\u00eb regjistruar, nuk mund t\u00eb paguhet tatimi mbi t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara pasi nuk cil\u00ebsohen si p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb dyem\u00ebrore t\u00eb vitit 2003, ku subjekti rezulton trash\u00ebgimtare e 1\/3-\u00ebs pjes\u00eb takues t\u00eb babait t\u00eb ndjer\u00eb, ajo sqaroi se kur ishte \u00e7elur kjo depozit\u00eb nuk ishte em\u00ebruar ende si prokurore. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se prind\u00ebrit nuk mund t\u00eb konsiderohen si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb depozit\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga n\u00ebna prej shitjes apo dh\u00ebnia me qira e pronave, si dhe nga puna e saj n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se sipas analiz\u00ebs s\u00eb saj prind\u00ebrit rezultonin me bilanc pozitiv p\u00ebr \u00e7do pasuri t\u00eb paluajtshme apo shum\u00eb monetare q\u00eb i kan\u00eb dhuruar asaj apo vajzave.<\/p>\n<p>Salava\u00e7i pretendoi se kishte dor\u00ebzuar prova q\u00eb v\u00ebrtetonin se t\u00eb ardhurat e tezes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs ishin shp\u00ebrndar\u00eb tek trash\u00ebgimtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Lidhur me huan\u00eb 30 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga n\u00ebna n\u00eb vitin 2005, subjekti deklaroi se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr burimin. Sipas saj, n\u00ebna e kishte dy depozita, por nuk kishte dashur t\u00eb prishte interesat dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte marr\u00eb hua nga v\u00ebllai i saj, i cili dhe ai kishte p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e trash\u00ebgimtarit t\u00eb familjes Kapo.<\/p>\n<p>\u201cKund\u00ebrshtoj analiz\u00ebn financiare progressive t\u00eb Komisionit p\u00ebr prind\u00ebrit, pasi po konsiderohen si persona t\u00eb lidhur dhe jo si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur\u201d, deklaroi Salva\u00e7i.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi korrigjimin e analiz\u00ebs financiare p\u00ebrsa i p\u00ebrket p\u00ebrllogaritjes s\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit. Sipas saj, vlerat e p\u00ebrfituara nga n\u00ebna kan\u00eb qen\u00eb kryesisht n\u00eb USD dhe se n\u00eb analiz\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer paraqitje fiktiva e dollarit n\u00eb momedh\u00ebn lek\u00eb.<\/p>\n<p>E pyetur nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Ferdinando Buatier se p\u00ebrse prind\u00ebrit kishin qen\u00eb m\u00eb bujar n\u00eb dhurime me at\u00eb se sa me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, subjekti deklaroi se ajo kisht q\u00ebndruar m\u00eb pran\u00eb prind\u00ebrve dhe ishte kujdesur p\u00ebr ta. Sipas saj, v\u00ebllai ishte larguar me studime q\u00eb prej vitit 1999 n\u00eb Itali dhe se edhe aktualisht jeton jasht\u00eb vendit me familjen e tij.<\/p>\n<p>Sipas Salava\u00e7it, ka qen\u00eb dakord\u00ebsi mes gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes, pasi edhe v\u00ebllai ka shprehur m\u00eb shum\u00eb inters p\u00ebr prona n\u00eb Jal\u00eb ku e \u00ebma \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimtare. Ajo deklaroi s ejan\u00eb dakord\u00ebsuar me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb q\u00eb ai t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb atje pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb n\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Analiza p\u00ebr subjektin<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi t\u00eb subjektit n\u00eb shum\u00ebn rreth 600 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vler\u00ebn 6690 euro.<\/p>\n<p>Nga hetimi i kryer p\u00ebr pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb privatizuar nga n\u00ebna e tij n\u00eb vitin 1993. Ai ka rezultuar me mund\u00ebsi financiar p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua se n\u00eb vitin 2005, n\u00eb llogarin\u00eb e subjektit \u00ebsht\u00eb depozituar nj\u00eb shum\u00eb 30 mij\u00eb USD. Salava\u00e7i ka shpjeguar se depozitimi \u00ebsht\u00eb kryer me q\u00ebllim marjen e nj\u00eb vize dhe se vlera i \u00ebsht\u00eb marr\u00eb hua n\u00ebn\u00ebs dhe i \u00ebsht\u00eb kthyer brenda vitit.<\/p>\n<p>Zhegu pohoi se nuk jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurat e subjektit si trajnuese, pasi nuk \u00ebsht\u00eb provuar pagesa e detyrimeve tatimroe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga analiza e kursimeve cash n\u00eb vite \u00ebsht\u00eb konstatuar se nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar pak\u00ebsimi. Sipas relatores, n\u00eb vitin 2016 vlera e kursimeve cash duhej t\u00eb ishte rreth 6 milion\u00eb lek\u00eb dhe rezulton se kjo shif\u00ebr nuk p\u00ebrputhen me gjendjen faktike.<\/p>\n<p>Prokurorja Suela Salava\u00e7i ka deklaruar se disa udh\u00ebtime jasht\u00eb shetit jan\u00eb financuar nga pronarja e nj\u00eb agjencie turistike. Megjith\u00ebse KPK nuk ka gjetur konflikt interesi n\u00eb k\u00ebt\u00eb marrdh\u00ebnie, relatorja Zhegu v\u00ebrejti se Salava\u00e7i ka pranuar dhurime p\u00ebr udh\u00ebtimet gjat\u00eb periudh\u00ebs 2009-2018 n\u00eb shum\u00ebn rreth 8400 euro. \u201cQ\u00eb duket se nuk p\u00ebrputhet me etik\u00ebn e magjistratit\u201d, deklaroi Zhegu.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake p\u00ebr subjektin dhe bashk\u00ebshortin e saj, sipas KPK, ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebn 6.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016.<\/p>\n<p>Salava\u00e7i e kund\u00ebrshtoi edhe analiz\u00ebn financiare p\u00ebr familjen e saj, duke sqaruar se nd\u00ebr vite kishte deklaruar kursimet dhe jo shtesa, ashtu si i ka konsideruar KPK.<\/p>\n<p>Lidhur me shpenzimet e udh\u00ebtimit ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e KPA duke argumentuar se n\u00eb rastet kur provohej mbulimi k\u00ebtyre shpenzimeve, n\u00eb analiz\u00eb p\u00ebrllogaritej vet\u00ebm kosto e parave t\u00eb xhepit n\u00eb shum\u00ebn rreth 5 euro dita.<\/p>\n<p>Ajo kund\u00ebrshtoi konstatimin se duket se \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb magjistratit n\u00eb pranimin e mbulimit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimit. Sipas subjektit, n\u00eb relacionin e KPK nuk p\u00ebrcaktohet se \u00e7far\u00eb rregulli \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Salava\u00e7i shpjegoi se me pronaren e agjencis\u00eb turistike kan\u00eb marrdh\u00ebnie familjare dhe se ajo u ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb kryesisht vende q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lira n\u00eb avion\u00ebt \u00e7arter, apo dhoma q\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrfituar falas nga hotelet me t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00ebpunojn\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkoi uljen e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimeve t\u00eb bashk\u00ebshortit q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij. Sipas Salava\u00e7it, ajo rezulton me bilanc pozitiv edhe p\u00ebr investimet dhe shpenzimet n\u00eb familjen e saj.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se kam delaruar sakt\u00ebsisht pasurit\u00eb dhe kam shpjeguar bindhsm\u00eb burimin e pasurive t\u00eb mia\u201d, deklaroi prokurorja Suela Salava\u00e7i dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvilohet m\u00eb dat\u00eb 28 shtator, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Tiran\u00ebs, Suela Salava\u00e7i u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 26 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati rreth tre or\u00eb e gjysm\u00eb u njoh me barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb, q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin kryesisht me bilancet negative t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr disa pasuri q\u00eb i kishin dhuruar, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":77169,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2],"tags":[364,288,1202,1018,119,122,1200,695],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Suela-pas-seances-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Suela Salava\u00e7i pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77168"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77168"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77168\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":77170,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77168\/revisions\/77170"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77169"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77168"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77168"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77168"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}